Lobimin me vendet skeptike duhet ta bëjë Komisioni Europian, jo qeveritë kandidate!

April 28, 2018 11:36

Lobimin me vendet skeptike duhet ta bëjë Komisioni Europian, jo qeveritë kandidate!

Komisioni i Europës,
që dha Rekomandimin,
duhet-me vendet skeptike,
ta bëjë vetë lobimin!

Ne një nga një kemi bërë,
gjithë detyrat e shtëpisë,
dhe të shkojë derë më derë,
nuk i takon Shqipërisë!

Këtë punë që nisi Rama,
tani nga Berlini,
duhet-ta bëjë me patjetër,
zonja Mogherini!

Kryetari i Komisionit,
që ne na dha pikët,
s’ka pse vjen tek kandidatët,
të shkojë tek skeptikët!

Vendet e perëndim Ballkanit,
për ju që s’i doni,
duhet-në qeverinë tuaj,
të vijë Komisioni!

Komisioni që dha pikët,
i di punët mirë,
dhe çdo vend-të flasë për vete,
e ka të vështirë!

Ka dhe vende që nuk kanë,
gjuhë shumë korrekte,
ndaj mund të jetë një rrezik,
përplasja direkte!

Europa ka probleme,
halle pa kufi,
ndaj dhe emisarët tanë,
u duken bezdi!

Për ne s’është shumë dinjitoze,
të shkojmë derë më derë,
ndryshe gjuhë e Komisionit,
ka më peshë e vlerë!

Qeveritë e Ballkanit,
s’mund ta bëjnë lobimin,
ndryshe kur vetë Komisioni,
mbron Rekomandimin!

Ka ca shtete në BE,
s’e duan Ballkanin,
dhe janë gati që të djegin,
për një plesht jorganin!

Veç një kundër dhe gjithë puna,
do na prishej sot,
dhe në derën e një shurdhi,
do trokisnim kot!

A.DUKA

April 28, 2018 11:36