Lodra e famshme mbush 44 vjeç

May 23, 2018 11:18

Lodra e famshme mbush 44 vjeç

U ideua në majin e vitit 1974 nga skulptori dhe arkitekti Ernö Rubik (në foto).

U konceptua fillimisht për të ndihmuar nxënësit e arkitekturës dhe për të marrë një perspektivë vizuale të tri dimensioneve.

Por në vitet 80 suksesi i kësaj lodre arriti kuota të pabesueshme si tek të rinjtë ashtu edhe tek publiku i rritur, duke e shndrruar në lodrën më të shitur në botë (me më shumë se 350 milionë njësi).

Kjo gjëegjëzë lejon 43.252.003.274.489.856.000 kombinime dhe falë një algoritmi më modern është e mundur ta zgjidhësh vetëm me 20 lëvizje.

Ernö Rubik ishte profesor në Budapest, Hungari kur në vitin 1974 i shkoi ndërmend ta ndërtonte si një mjet mësimdhënieje.

Në maj të atij viti Rubiku, 29 vjeç asokohe, përfundoi prototipin dhe e prezantoi në klasë, pa e imagjinuar se modeli do të shndrrohej në një dukuri botërore.

Kubi pati një sukses kaq të madh mes nxënësve, saqë vitin pasardhës ai duke qenë edhe skulptor vendosi t’i marrë një patentë, e cila iu miratua në fillim të vitit 1977.

Kjo lodër ishte në të gjitha dyqanet e Hungarisë, por duke qenë një vend socialist ishte i vështirë tregtimi jashtë vendit.

Historia ndryshoi kur një tregtar i quajtur Tibor Laczi, i apasionuar pas matematikës, zbuloi kubin , ndërsa po pinte një kafe në një restorant, kur pa një kamarier të luante me të dhe iu duk një mrekulli. Në pak kohë u bashkua me Rubikun për t’i folur për mundësinë e biznesit që kishte kjo lodër 3D, nëse shitej jashtë vendit.

Në vitin 1979 Laczi mori pjesë në një panair ndërkombëtar të lojërave në Nuremberg, Gjermani në të cilin ekspozoheshin risitë dhe ku lidheshin kontaktet tregtare. Nuk u prezantua si një ekspozitor zyrtar, kaloi nëpër panair duke luajtur me kubin dhe në fund foli me britanikun Tom Kremer, themelues i sipërmarrjes Seven Towns Ltd.

Duke parë lodrën sipërmarrësi, ekspert në lojëra, nuk pati asnjë dyshim mbi mundësitë e kësaj loje, kështu që vendosi ta liçensonte për të filluar një shpërndarje botërore. Kremer arriti që shoqëria amerikane “Ideal Toy” ta merrte përsipër.

Në fillim shoqëria amerikane filloi ta shiste si “kubi magjik”, por më vonë vendosi ta ndryshonte emrin e ta quante si “nyja gordiane”.

Në fund i shkoi ndërmend që kjo lodër duhej të mbante emrin e krijuesit të vet, kubi i Rubikut.

n.s. / dita

May 23, 2018 11:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*