Logoja e Coca-Colës…pse gjithmonë e kuqe?

February 28, 2019 22:53

Logoja e Coca-Colës…pse gjithmonë e kuqe?

Coca-Cola dhe ngjyra e kuqe janë të lidhur me njëra tjetrën që prej shumë e shumë kohësh.

Por e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kompania vendosi këtë ngjyrë për logon e saj?

Disa thonë se ngjyra e kuqe erdhi nga reklama e parë e kompanisë, ku përfshiheshin Santa Claus veshur me kostumin e tij të kuq dhe të bardhë dhe mbante në dorë një shishe Coca Cola.

Por sipas kompanisë Coca-Cola, logoja e saj e famshme daton që në fillimet e vetë markës. Mbi 130 vjet më parë, Coca-Cola u shit në fuçi në dyqanet amerikane.
Alkooli u shpërnda në të njëjtën mënyrë. Por, ndërsa alkooli u tatua në atë kohë, kjo nuk ndodhi me pijet jo alkolike.
Pra, kompania Coca-Cola filloi të pikturojë fuçi të kuqe në mënyrë që të ndihmonte zyrtarët doganorë dhe taksapaguesit që t’i dallonin ato nga fuçitë me pije jo alkoolike.

e.t./dita

February 28, 2019 22:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*