Loja e rrezikshme me paktin detar

March 7, 2018 10:53

Loja e rrezikshme me paktin detar

 

Viktor Malaj

Për shoqërinë dhe përpara Zotit një njeri i ndershëm vlen më shumë sesa të gjithë rufjanët e kurorëzuar me pushtet gjatë gjithë kohërave“/Tomas Pein*

Nuk ka asnjë dyshim se bisedimet dhe arritja e marrëveshjeve me vendet fqinj, sidomos të atyre marrëveshjeve që kanë të bëjnë me kufirin ndarës gjeografik, janë ndër punët më të vështira të çdo qeverie, qoftë ajo shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër. Bisedimet dhe arritja e marrëveshjeve me shtetin grek, për arsye historike dhe politike, mbetet një nga gjërat më të vështira për qeverinë shqiptare, por edhe një nga gjërat më të domosdoshme. Është e domosdoshme për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, por, jo më pak, edhe për qeverinë dhe popullin fqinj grek. Aktualisht, detyra dhe puna e qeverisë shqiptare në bisedimet dhe marrëdhëniet me Greqinë vështirësohet akoma më shumë edhe për dy shkaqe të tjera, veç atyre të përhershme: Së pari, bisedimet dhe përpjekjet për të zgjidhur disa probleme dhe mosmarrëveshje me shtetin grek zhvillohen në kushtet e ekzistencës gati dhjetëvjeçare të një marrëveshjeje midis qeverive respektive mbi ndarjen e kufirit detar, të një marrëveshjeje haptas të dëmshme për Shqipërinë, por edhe që është bërë nul nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të RSH në prill 2010. Së dyti, bisedimet midis dy qeverive zhvillohen në një moment të rëndësishëm politik dhe historik kur Shqipëria pret të marrë dritën jeshile drejt BE dhe Greqia, si anëtare e kahershme e tij, kërcënon “me marifet” për vendosjen e vetos, nëse qeveria shqiptare nuk iu nënshtrohet kërkesave greke.

Ndërsa, personalisht, besoj deri diku se qeveritarët e rinj grekë të shekullit të 21-të do të jenë pak më të iluminuar dhe më të arsyeshëm se paraardhësit e tyre, ajo që bën përshtypje negative është qëndrimi vonues dhe dëmtues i Presidentit të RSH në këtë “mesele”. Bazuar në Kushtetutën e RSH, Ligjin 43/2016 “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në RSH”, si dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të prillit 2010 është mjaft e qartë se bisedimet dhe marrëveshjet për ndarjen e kufirit detar me Greqinë i bën Qeveria shqiptare pasi Presidenti i vendit i ka dhënë asaj autorizimin për plotfuqishmëri në ndjekjen e gjithë procedurës përkatëse.

Një nga shkaqet pse Gjykata Kushtetuese e RSH e rrëzoi marrëveshjen e bërë nga Qeveria Berisha në 2009 është fakti se Presidenca u anashkalua, as nuk u informua, as nuk u pyet dhe as u bënë këshillime të përbashkëta. Anashkalimi shpreh sëmundjet kronike të parakut Berisha, megalomaninë e tij, si i pari i vendit që merr vendime që të tjerët duhet vetëm t’i zbatojnë me përulësi, dhe përçmimi iu takon atyre që nuk i nënshtrohen për gjithçka. Ndërkohë që për çështje të tilla madhore edhe sikur të mungonte mekanizmi ligjor duhet të ketë gjithnjë bashkëpunim midis institucioneve kryesore të shtetit shqiptar.

Për arritjen e një marrëveshjeje tjetër me Greqinë lidhur me këtë problem, por edhe për probleme të tjera që kërkojnë zgjidhje, duket se qeveria shqiptare ka vite që bën përpjekje dhe bisedime politike në mënyrë që, në parim, midis dy qeverive të bihet dakord se duhen zgjidhur një herë e mirë disa probleme të mbartura historikisht, zgjidhje që do të ishin në të mirën e dy vendeve dhe me ndikim për mirë në rajon.

Qeveria shqiptare, duke i dërguar Presidentit Meta kërkesën për autorizim për të filluar e përfunduar procesin e negociatave me shtetin grek edhe në aspektin teknik, ka bërë detyrën e saj në përputhje me kërkesat kushtetuese e ligjore.  Dhe, duhet thënë, se aspekti teknik nuk është vetëm delikat dhe i vështirë, por edhe shumë i rëndësishëm. Ligji nuk e detyron qeverinë t’i dërgojë Presidentit listën e emrave të grupit negociator. Megjithëkëtë ka vepruar drejt, pasi dërgimi i kësaj liste dhe diskutimi me Presidentin rreth saj dhe përmbajtjes së projekt-marrëveshjes i shërben më mirë interesit kombëtar. Në këtë kuptim dhe për këtë qëllim institucionet shqiptare duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin, veçanërisht për probleme të këtyre përmasave dhe rëndesave, pavarësisht konsideratave që ata kanë për drejtuesit e njërit apo tjetrit institucion. Konsideratat personale shprehen në një kohë tjetër, ato hidhen në librat që shkruhen kur shtetarët largohen nga politika.

Duke u nisur nga nevoja e bashkëpunimit për të realizuar një marrëveshje në dobi të vendit, Presidenti Meta kishte të drejtë të kërkonte informacion shtesë edhe më të hollësishëm. Por Presidenti nuk kishte asnjë të drejtë ligjore dhe as morale që, pasi iu dërguan informacionet e kërkuar herën e parë, të fillonte të hidhte “vickla” duke kërkuar gjëra të tjera shtesë dhe jo fort të nevojshme. Ky qëndrim është pengues për fillimin në kohë të bisedimeve teknike dhe politike rreth problemeve midis dy vendeve. Ato që kërkoi Presidenca shqiptare dhe shqyrtimi i dokumentacionit përkatës, nëse vullneti është i mbarë do të duhej të përfundonin brenda një jave. Kur Presidenti i Shqipërisë e vonon procesin me muaj merret lehtë me mend se sa për keq ndikon në tërësi, por veçanërisht për vendimin që pritet të marrë BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë. I parë problemi në këtë kontekst kushdo ka të drejtë të pyes: përse e bën Presidenti shqiptar një “film” të tillë? Para dy javësh ai tha se donte “ta qepte mirë” nga ana ligjore etj. Logjikisht kjo është e drejtë, por vargu i disa veprimeve të tij, përpara dhe pas zgjedhjes President, të çojnë në përfundimin se z. Meta po e përdor postin presidencial për të bërë politikë në shërbim të familjes së tij politike dhe biologjike dhe në shërbim të politikës së vjetër shqiptare. Produkti i kësaj loje është i dëmshëm për interesat kombëtare. Jam i vetëdijshëm se z. Meta nuk ka për qëllim të dëmtojë interesat kombëtare, por pasoja që vjen nuk ka emër tjetër, ndonëse nuk vjen nga qëllimi i drejtpërdrejtë.

Arsyeja e shëndoshë ta do që, përveç këshilltarëve politikë, juridikë dhe ushtarakë të Presidencës, z. Meta duhej të konsultohej edhe me juristët më të mirë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe me konstitucionalistët më të mirë të Shqipërisë. Në vend të kësaj ai zgjodhi të konsultohej dhe të merrte mendimin e atyre që patën ideuar, drejtuar dhe miratuar marrëveshjen antikushtetuese të 2009, me Sali Berishën, Tritan Shehun etj. Këto veprime të tij ishin qartazi karshillëk ndaj qeverisë të sotme, një përpjekje për ta futur atë në kurthin e mosdurimit dhe, sidomos, për ta njëjtësuar me qeverinë e mëparshme që pati bërë marrëveshjen e gabuar dhe të rrëzuar. Kërkesa e tij për të ditur hollësi rreth bisedimeve të mëparshme politike midis dy qeverive ngjan si përpjekje për të gjetur një “gremç” në të cilin të varen pretekstet e rreme për ta njëjtësuar procedurën e ndjekur sot me atë të ndjekur para dhjetë viteve në bisedimet me shtetin grek.

Duke vërejtur qëndrimet të krijohet përshtypja sikur Z. Ilir Meta, si atëherë kur ishte në pushtet me PS (2013-2017), ashtu edhe pas kësaj kohe ndihet shpirtërisht, moralisht dhe politikisht pjesë e establishmentit politik berishist. Kjo të shtyn drejt bindjes se marrëveshja elektorale e vitit 2013 ka qenë më tepër e imponuar nga faktori politik ndërkombëtar dhe nga vetëdija për diskreditimin e pushtetit berishist në të cilin bënte pjesë dhe kishte kontribuar jo pak edhe Meta me partinë e tij. Dëshira për të qenë gjithmonë në pushtet e ka shtyrë atë të endet sa në njërin krah politik tek tjetri. Përveç mungesës së idealizmit, karakteristikë e shumicës së politikanëve shqiptarë majtas e djathtas, Metën e lidhin me Berishën edhe shumë momente të rëndësishme politike në vend. Ata i lidh ngjarja e 21 janarit 2011, ku njëri është vrasësi i papenduar dhe tjetri miratuesi moral i aktit; i lidhin aferat me zë e figurë, ku njëri është projektuesi i veprime të paligjshme financiare dhe tjetri është xhandari që mban shkopin mbi kokën e gjyqtarëve për të urdhëruar pafajësinë e bashkëqeverisësit; i lidh Reforma në Drejtësi, ku njëri është i frikësuari i madh dhe tjetri, po për këto arsye, është “garantuesi” i imponimit të “konsensusit” reformues në mënyrë që çfarëdo reformimi të ndodhë të mos prekë mëkatarët kryesor; i lidh Çadra e Kotësisë në bulevard, ku njëri ishte ideatori dhe tjetri simpatizuesi, frymëzuesi dhe syshkelësi i çadristëve; i lidh marrëveshja antikushtetuese me Greqinë e vitit 2009, ku njëri është drejtuesi dhe urdhëruesi i nënshkrimit të saj dhe tjetri është avokati moral dhe politik i aktit dhe aktorëve.

Duke qenë në pozita të tilla dhe duke pasur përballë një kundërshtar politik mospërfillës dhe jo fort të përulur si z. Rama, Berisha dhe Meta, herë me marrëveshje dhe herë me nënkuptime, kanë punuar dhe punojnë vetëm për një qëllim: të thyejnë pushtetin aktual ramist. Deri këtu mund të mirëkuptohen, por jo kur kur përpjekjet e tyre mund të kenë dëmtuar ose dëmtojnë interesat afatgjatë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por, aktet e dërgimit të letrës z. Donald Tramp pas votimit shqiptar në OKB kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit apo dhënia shtypit e teksteve të korrespondencës zyrtare midis Qeverisë dhe Presidencës i dëshmojnë opinionit se niveli i Presidencës së sotme, pavarësisht rafinimit, nuk është më i lartë se ai paraardhës  që kryesohej nga Bujar Nishani. Shenjat po tregojnë se zgjedhja e Metës në funksionin më të lartë dhe të nderuar politik, në atë të Presidentit të Republikës ka qenë një gabim i shumicës parlamentare dhe, veçanërisht, i z. Rama. Jo vetëm Ilir Meta por, sipas bindjes time, në postin presidencial nuk duhen vënë asnjëherë kryetarë partish. Në postin presidencial, si tempull i dëshiruar i unitetit kombëtar, nuk duhen vënë skifterë politikë, nuk duhen vënë njerëz që e keqpërdorin atë pushtet për t’i shërbyer të shkuarës apo të ardhmes së vet politike, që e përdorin si gurëhedhës ndaj kundërshtarëve politikë dhe si qendër bamirësie për ata që i kanë ndihmuar apo shpëtuar në karrierën e vet politike. Presidenca nuk iu duhet besuar atyre individëve shqiptarë që, pas përfundimit të mandatit presidencial, mendojnë dhe përpiqen të mbeten të kacavarur përsëri në politikë. Z. Meta tha pak ditë pas zgjedhjes President se ia kishte dorëzuar teserën e partisë Petrit Vasilit, por e kishte porositur ta ruante fort, gjë që nënkupton se pas mbarimit të mandatit politik si figurë e unitetit kombëtar do të nxjerrë kthetrat e skifterit politik partiak. Në botën e qytetëruar, ata që kanë nderin të ulen në poltronin e Presidentit, menjëherë pas lënies së tij largohen “me lezet” nga politika aktive dhe mbesin figura referuese për politikën dhe popullin.

Me qëndrimet dhe veprimet e tij më të fundit, fatkeqësisht, z. Meta po përpiqet të arrijë disa synime: të dobësojë pozitat politike të kryeministrit nëpërmjet vonesës dhe, pse jo, edhe dështimit të marrëveshjes së re ndërqeveritare; të mbështesë propagandën politike të opozitës, sidomos të partisë së tij, se qeveria aktuale ka acaruar dhe përkeqësuar marrëdhëniet me fqinjët; të shpëtojë sadopak nderin e rrëgjuar dhe të rrënuar të pushtetit berishist dhe, sidomos, të Sali Berishës duke u përpjekur të krijojë iluzionin se edhe marrëveshja e mëparshme, pavarësisht vendimit të GJK, nuk ka qenë e dëmshme; të ndikojë në mosarritjen e marrëveshjeve ndërqeveritare të shpejta dhe, pastaj, çdo dështim për t’u afruar me BE si rezultat i konflikteve me fqinjët, ta paraqesë si dobësi dhe të metë të qeverisë Rama dhe, nëse mundet, tërthorazi t’iu thotë shqiptarëve se “shpëtimin” duhet ta presin nga çifti politik Basha-Kryemadhi.

Vonesat e pakuptimta dhe të pajustifikuara të Presidencës në dhënien e autorizimit për bisedime me qeverinë greke lidhur me përcaktimin e kufirit detar mund t’i shërbejnë kujtdo përveç Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Lojëra” të tilla politike, të dëmshme dhe të rrezikshme, nuk meritojnë përveçse përbuzje dhe braktisje morale.

* Thomas Paine-Filozof, teoricien dhe aktivist politik anglo-amerikan i shek.18-19.

March 7, 2018 10:53
Komento

19 Komente

  1. Baftiari tek Gjiri i Lalezit March 7, 10:58

    Pika ju rente….!
    Po a nuk me caktuat ju vet President!?
    Tani mos me cani tr..

    Reply to this comment
  2. Gezimi March 7, 11:28

    Ku e di ti o Tore se si e ka bere paktin detar me Greqine ai Bushati qe greket e vune si cingie te kercente ato vallet greke ne Krete? Ku e di ti Tore se presidenti Meta “hedh vickla” si thua zotrote, nga qe e di se ai pakt i Bushatit eshte me i turpshem se pakti i 2009?
    Tore, do te jesh i besueshem, beji publik dy paktet, Paktin detar te 2009 dhe Paktin detar TE 2018 (po ta tregoi Bushati)!
    Boto hartat e dy pakteve te gjykoje sejcili pastaj sa patriot eshte Bushati, te shohe mire kushdo se kush tentoi ta shese ne 2009 dhe kush po tenton ta shese ne 2018, por kete here ne fshehtesi.
    Ne se ke fakte o Tore se Bushati eshte patriot dhe ja ka vene grekeve dy kembet ne nje kepuce duke bere nje pakt ne favor te Shqiperise, beje publik dhe trego Paktin. Sa kohe qe kete nuk e ben, vetem grin sallate kot per te masturbuar militantet.

    Reply to this comment
    • shvejku March 7, 23:20

      O Gezim!’
      Se pari na rrufsh sumen per trute prej tallashi qe paske!
      Mareveshjen e 2009 qe beri Berisha e morem vesh dhe kjo u gris perderi sa Gjykata Kushtetuese e hodhi poshte!
      Sa per keto mbrockullat ve tua prej katundari idiot se le t’i krahasojme te dy mareveshjet dhe te shikojme se kush eshte me e mira,ketu ke te drejtew.se je gomar e aq ta pret!
      Ku ke degjuar ti se eshte bere ndonje mareveshje e re me Greqine?
      Shiko se mos e ke lexuar tek letra higjenike e shtepise tende pasi ke fshire sumen, o ditezi me boje!

      Reply to this comment
  3. Adih March 7, 12:06

    I nderuar Z V..Malaj . faleminderit per kete artikull,Mos ma merni per ters ,mos e perdorni as edhe nje here te majtet dhe te djathtet ne republiken e bananeve te Shqiperise . Keto cdo gje mund te jene , por te djathte ose te majte ,kurr nuk jane dhe kurre nuk do te jene .Stalini , Ducja ,Enveri e kane pasur nga nje emer ,por keta te ketij tranzicioni post komunist , jane pa emer . Me keqeardhje ,por realiteti eshte kokforte ..Koha se shpejti ,do ti hedhi ne koshe te plehrave ashtu si pikturat e Rames . Faleminderit i nderuar ,per ndihmesen e radhes z Viktor dhe respekte .

    Reply to this comment
  4. malsori March 7, 12:14

    Rama dhe populli shqiptar do te mbajne ne kurris pasojat negative te ketij palo presidenti,Ilir floririt qe i sherben gruas se tij Monika chizmes dhe kriminelit Sali.Hajduti Ilir Meta per te shpetuar nga drejtsia bashkpunon edhe me djallin,prandaj qendrimi i tij ne kete post eshte fatkeqsi kombtare.Ilir Floriri eshte nje Nishan i dyte dhe me i ndyre.Malsori

    Reply to this comment
  5. Meta duhej të konsultohej edhe me juristët më të mirë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe me konstitucionalistët më të mirë të Shqipërisë March 7, 12:22

    Ujku mjergull kerkon njesoj si Presidenti qe zotron shume mire intrigen dhe masken njesoj si binjaku i tij Salihi!

    Reply to this comment
  6. Niku March 7, 12:44

    Shkrim i sakte, por ne baze te kushtetutes, PS me 71 vota mund ta shkarkoje Meten dhe te caktoje nje president tjeter qe nuk eshte i korruptuar dhe qe mendon per interesat e Shqiperise. Pra PS nuk duhet qe meqe beri gabimin e pare qe e zgjodhi, te beje gabimin e dyte qe te demtoje Shqiperine.

    Reply to this comment
    • mirel March 7, 22:21

      Po ja ka mundesi qe nuk e di PSja qe mundet ta shkarkoje.
      Po ka dhe mundesi qe PSja nuk do ta shkarkoje, perderisa e ngarkoi vete, e ka nje qellim kjo apo jo?
      Me sa duket punet, duke u nisur dhe nga bemat e “mira” te Ilir Metes, dhe Ramuti per te miren e Shqiperise e ka zgjedhur, apo jo?

      Reply to this comment
      • Niku March 7, 23:57

        Faleminderit Mirel per zgjuarsine qe po tregon. Po ta kisha une ne dore, do ta hiqja Bashen nga PD-ja dhe do te te vendosja ty, se vetem ti di se si ta luftosh Ramen.

        Reply to this comment
  7. Perse nuk thirret ne Parlament ky putane skrapi ,e japi llogari , per corben qe gatuan mbi gjasme Autorizimin !!! March 7, 12:46

    o shtet funderinash ,
    na e keni sjell ne maje te Hundes o putana bij putanash
    qe e keni shndruar ate shtet ne nji Mall perfitimi
    te bordellos politike .

    Ku e gjeti te drejten ku bij kurve anadolli ,ku cop muti qe pushtat e vune ne presidenc qe Shqiperia te vazhdoj te qelb ,
    te luaj me fatet e Shqiperise dhe trajtoje presidencen
    si nji llogore nga ku ai mundet te luftoje pushtetin
    ne interes te partise tij te gruas se tij ?!

    Kjo eshte marrezi e kaluar marrezise .
    Perswe bllokon ky putane skrapari shtetin Shqiptare te verpoje dhe
    a ka forma e ligje ,
    qe Pushtat mundet ta zhbllokojne bythen e ktij rropsie presidenti ?
    Nqs po ,
    perse nuk e bejne por heshtin ????

    Intersat e kujt perfaqson ky mut president ,
    i zgjedhur pa deshiren e shqiptare madje i urryer nga gjithe Shqiperia ,
    dhe cfar loje ben ky Pushtet qe hesht ,mbas cdo skandali politike ,
    mbas Deklarates se salih berrishes qe pranoj ne Tv se ai eshte urdheruesi vrasjeve ne 21-Janare ,
    dhe lidhjeve te Pd-se me Ruset e financimin e bashes per te kapur pushtetin ne Shqiperi ????

    Perse fshihet kryeministeri Rama dhe nuk prononcohet
    para ekranit , per kto Skandale ne Politike ????

    Mos valle si bandat antishqiptare pd-lsi (president)

    edhe vet Pushteti dhe vet Rama ,jane pjes e se njejtes
    bande antishqiptare e luajn me shqiptaret ????

    Pers i shmanget skandaleve te Tilla zoti kryeminister ?
    Nqs eshte i paafte te japi doreheqen ,ose te bej detyren
    si Kryeminister i verete !!!!!!!

    Reply to this comment
  8. Pellazgos March 7, 15:45

    Rama per kolltukun e Tij zgjodhi per President nje hajdut te njohur nga gjithe shqipetaret dhe me fakte te padiskutuara te deklaruara ne mediat shqipetare.
    Ky ishte dhe eshte nje krim moral tjeter qe i beri Rama ketij populli.
    Pyetja eshte.
    Cfare mund te prese populli nga nje hajdut? Kete pyetje duhet ta jape sot zoti Rama,se neser do jete vone.

    Reply to this comment
    • pfff...! March 7, 17:03

      Pellasgos;
      ke shume te drejte ,
      ne Bordellon e Politikes Shqiptare ,

      Morali eshte i tregetushem …shitet e Blihet ,
      saher ja do putanave ne politike .

      Reply to this comment
  9. enter"" March 7, 16:31

    Ky artikull merret me ligjshmerine e Shqiperise.

    Sipas te drejtes nderkombetare asnje shkelje nuk ka. Gjeografikisht gjithcka eshte percaktuar qarte.

    Llafet e tjera jane fukarrallek

    Reply to this comment
  10. MH March 7, 20:31

    Z.Viktor Malaj ne cdo artikull merr lavderime te merituara.Se keshtu asht “brumi” i Tije dhe nuk i shkon mendja te nderroj “teknologji”.
    Une do te baj koment ne lidhje me kohen e veprimeve te dy periudhave ne lidhje me detin dhe Berishen.
    Po te kishim punue per te mos punue ne vitin 2009 per percaktimin e kufirit detar.Sot nuk do bejshim punen e lanun per te punue.
    Ndaj deshiroj qe ne ceshtje teper delikate por edhe deri tek ato ordinere te mbeshtesim filozofin:
    “Te punojme per te mos punue”.
    Kjo t’na bahet edukate per te ardhmen.Ne te kunderten do lindin artikuj si e ati te Ylli Popes:Ne kerkim te kohes se humbur.
    Te punosh dy here per te njejten ceshtje asht kohe e humbur.
    Ju baj thirrje te punojme per te mos punuar.

    Reply to this comment
  11. mirel March 7, 21:49

    Popo, nga ju mbiu ky dreq presidenti.
    Problemet jane mbartur thone, apo jua ka qefi ta thoni ashtu.
    Problemet i zgjidhi kushetetuesja.
    Perse shteti shqiptar nuk rivendosi kufirin me te njejtin akt qe Berisha e la pa kufi ne 2008en.
    Perse genjeni qe shteti ka mbartur problemet e 2009es
    Problemi eshte i mbartur pre 2008es.
    Kudret Cela, komandanti i Flotes e theksoi si nevoje urgjente rivendosjen e Kufirit te 2008es.
    Lenia pa kufi ishte vendim i Berishes, i pasuar nga Rama., kjo i rendon shume Shqiperise ne raport me Greqine.. kete theksoi Cela
    Ju merreni akoma me peralla me gogole.
    Gogolet e Ramutit qe i zgjedh per pazare, dhe jo per shtet.

    Reply to this comment
  12. anticensurë25642654 March 8, 10:11

    viktor malaj,ose më mirë ta quajmë me gjuhën e agjenturës”mbrojtësi në gjumë”(agjent i fjetur)!
    fillimet e forta të shkrimeve të vikit,të gazetarit të fuqishëm,të pa kompromentueshëm,që ta thoshte mendimin në “sy” pa iu dridhur qerpiku,e pasuan,sipas situatës shkrime të porositura,ose më mirë hosten i ngulur në mullaqe për të shkruar pro atyre që i kishte kundërshtuar me “dinjitet”,”vendosmëri”!!
    ky është një shkrim në vazhdën e atyre në mbrojtje të edi ramës!!
    tipa si viki janë dhe “ndershmëria e tij”braçe i pakorruptueshmi dhe mbi të gjthë ben pianec duka!!
    viktor malaj para se të flasësh për president bllokun fol për këtë K/ministrin që duket sikur e ka zënë diarrea!sikur nuk i pritet për të dhjerë!!
    fol për këtë ndyrësirë,që nuk e ke hapur gojën që nga fillimi i trahdëtis së tij me varrezat e pakufizara për gërkun!!fol për fshehtësinë që po përpiqet ti bëjë këto marrveshje!për atë fshehtësi që kërkoi ta mbante dhe gërku!fol përse ndodh e gjitha kjo!!
    FOL PËR ZGJERIMIN E ZONAVE TË MINORITETI dhe KUOTAT NË ADMINISTRATË!!
    fol një herë për atë nënshtetësinë që i dha janullatosit ky president që ti po sulmon sot,dje harrove principe dhe patriotizëm!!
    kështu o viktor mavria!
    u rreshtove dhe ti hapur kundër shqipërisë!u rreshtove dhe ti në krahë të tradhëtisë!!
    plasi sytë dhe lexo 10 pikat e kseno krisafit dhe mos ha mut me shkrime të tilla!
    TRADHËTAR!!

    Reply to this comment
    • mirel March 8, 18:59

      Filloi fushata greke. Duan vend ku te vijne e te qajne te vdekurit.
      Rama do varur prej gjuhe. Tradhetari me i ndyre we ka pare ky vend.

      Reply to this comment
  13. antonio salvatores March 11, 12:21

    Zotni Viktor, lrxova artikullin tend. Berisha qelbesire se ja futi vendit vet dhe shyqyr qe nderhyni gjykata Kushtetuse. Rama nuk e mora vesh,se simbas teje ka nji platforme bisedimesh (per te cilen ti nuk shprehesh). Meta kodosh politik qe nuk autorizon hapien e bisedimeve, por nuk mora vesh aresyen e pengeses. Skenari jot eshte se pushtetaret nuk jane ne gjendje ta zgjidhin (me dashje ose pa dashje) ose e zgjidhin ne dem te Shqiperise. Me sa di une ka zyra juridike nderkombetare te cilave mund t’ ju besohet ky problem, natyrisht ne fazen e pregatijes te bisedimeve. Ne tryezen e bisedimeve do ulen perfaqesuesit e qeverise shqiptare dhe juristet kalojne ne rolin e avokatit. Ti Viktor keto gjera i di njelloj si edhe une, pse na torollis koken me Salira, Nishanra, Metra e Ramra. Ne do ta ndihmosh çeshtjen jep konkretisht nje mendim. Ato qe shkruan ti jane te qarta dhe te njohura.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*