Një përpjekje për të përfshirë ushtarakët e Kosovës në ’97-n

January 12, 2017 10:50

Një përpjekje për të përfshirë ushtarakët e Kosovës në ’97-n

Bedri Islami

Këto ditë, në DITA, por edhe në media të tjera, po risillen ngjarje dhe bëma të vitit famëkeq 1997, si preludi i dëshiruar serb për shkatërrimin e Shqipërisë, vendosjen e një vije ndarëse mes veriut dhe jugut, përfshirjen e vendit në një luftë civile, nga e cila nuk do të kishte të fituar, por vështirë që kombi të mund të merrte veten edhe pas dekadash.

Shumë gjëra kanë mbetur të pathëna deri në fund dhe shumë të tjera do të mbeten për shumë kohë enigma të panjohura. Disa janë thënë saktësisht, disa të tjera sipas syrit politik, me të cilin janë vështruar.

Një “dritare” e zezë ka mbetur ende pa u hapur: përfshirja e mërgimtarëve shqiptarë të Kosovës, ish ushtarakë shqiptarë të kohës së shtetit jugosllav, ish punonjës të strukturave të larta të shërbimit sekret serb dhe mitingashë të partisë “pacifiste”, LDK-së,  në ngjarjet e vitit 1997.

Janari i vitit 1997 ishte për lëvizjen çlirimtare më i rëndi i përjetuar deri asaj kohe. Në fillimin e këtij muaji shërbimi sekret serb bëri arrestimin e më shumë se 100 militantëve të lëvizjes çlirimtare, sidomos të Lëvizjes Popullore të Kosovës,, të cilët, në një shumicë të madhe ishin edhe pjesë e formacioneve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në të premten e fundit të janarit 1997, 31 janar, në një pritë të organizuar saktësisht dhe mizorisht, do të vriten tre nga drejtuesit kryesorë të luftës: Zahir Pajaziti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe drejtues i Shtabit Qendror Operativ, Hakif Zejnullahu, zëvendëskomandant i Zonës Operative të Llapit, që përfshinte dhe Prishtinën dhe Edmond Hoxha, njëri ndër liderët e Lëvizjes Studentore. Pak ditë më parë ishte arrestuar edhe Nait Hasani, në atë lideri politik në Kosovë i UÇK-së.

Arrestimet e tyre ishin vazhdë e një bashkëpunimi, tashmë të provuar, mes shërbimit sekret serb dhe shërbimit informativ kombëtar të shtetit shqiptar, i cili, në këtë kohë, korrik 1996 – mars 1997, po bënte të gjitha përpjekjet që përmes njerëzve të zgjedhur bashkërisht me shërbimin informativ të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga Rexhep Gjergji dhe Anton Kola, stuhinë që parashikohej të ndodhte në Tiranë nga shembja e firmave piramidale, ta transferonin në Prishtinë. Është edhe koha kur marrëdhëniet mes Berishës dhe Rugovës shkëputen plotësisht, pa asnjë lidhje tjetër, por edhe kur ndërlidhjet mes Berishës dhe Bukoshit forcohen jashtëzakonisht. Bukoshi ëndërronte që përmes Berishës të merrte në duart e tij lëvizjen politike në Kosovë, ndërsa Berisha synonte të zaptonte këtë lëvizje përmes Bukoshit, duke e mënjanuar Rugovën.

Aksionet e UÇK-së ishin në një pikë vlimi dhe, duhet pranuar, elita politike në Tiranë dhe në Prishtinë, i dënoi ato me të njëjtën terminologji si edhe Beogradi. Nganjëherë edhe saktësia në shprehje ishte e njëllojtë, me dallimet e ndryshme në përkthimin nga gjuha serbe.

Marsi i vitit 1997 nuk ishte i papritur për Bukoshin, Isa Mustafën dhe qeverinë e tyre në hije. Përmes Dardania Bank ata kishin qenë pjesë e sistemit të madh mashtrues dhe, duke e parë se loja po dilte jashtë kontrollit, morën masat për mbylljen e saj, por pasi kishin dorrovitur mirë trupën politike në qeverisjen e Shqipërisë.

Shpërthimi i revoltës në jugun e vendit u pasqyrua në shtypin pacifist të Kosovës si një lëvizje me frymëzim grek, e stimuluar nga një elitë politike komuniste shqiptare, e cila, aq sa ishte progreke , aq ishte edhe antikosovare. Ngjarjet e marsit nga drejtuesit e qeverisë Bukoshi u shpallën rrezik kombëtar dhe për këtë u bë thirrje, herë herë e hapur, për të qenë pranë qeverisë dhe presidentit Berisha, dhe, si mund të kishte ndodhur vetëm nën nazismin, të rrëmbenin armët dhe të luftonin për vatanin. Simbioza e Divizionit famëkeq Skënderbeg ishte e mundshme të ngjallej.

Edhe në jugun e Shqipërisë, emisarë të ndryshëm politikë përhapën parullën se nga Kosova po vijnë njerëzit e Berishës dhe këtyre u duhet vënë pushka, sepse po vijnë për të bërë pushke pro regjimit. Një shok i lëvizjes çlirimtare që arriti të futej në jugun e Shqipërisë si korrespondent i angazhuar nga “Der Spiegel” e kishte shumë të vështirë të ruante kokën e tij, pasi shumë vetë e kujtonin se ishte njëri ndër agjentët kosovarë të dërguar nga Berisha.

Në fakt, në këtë kohë, mars 1997 dhe pak javë më pas, grupi i mbledhur rreth Bukoshit bëri disa takime urgjente me ish ushtarakë të lartë shqiptarë që kishin qenë nën shërbimin e shtetit jugosllav dhe disa prej tyre edhe u nisën në Shqipëri. Njëkohësisht edhe ndihma financiare, pikërisht në këtë kohë, përmes korrierëve specialë, u nis drejt Shërbimit Informativ Shqiptar, për të mbështetur kolonat e mobilizuar me civilë nga veriu i Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj loje ishte thelbësisht i qartë: përmes një ndeshje veri jug, aq më tepër Kosovë – Jugu i Shqipërisë, do të kishte një ndarje fatale mes pjesëve të kombit dhe lufta çlirimtare që po vinte jashtëzakonisht shpejt do të kishte goditjen më të pashembullt.

Militantët e mobilizuar nga qeveria Bukoshi, kur arritën në Shqipëri, e panë se nuk ishte fjala për të “shtypur” një grusht rebelësh, të cilët do të ishin pakicë e revoltës që kishte nisur. Masiviteti i ndjeshëm, i cili nuk ishte thjeshtë një fenomen jugor, por po shtrihej në tërë vendin, i trembi dhe bëri që vetëm pak vetë prej tyre të përfshiheshin në “rradhët” e falangistëve të trupës presidenciale Berisha. Disa prej këtyre, më pas, në vitin 2005, me riardhjen në pushtet të Berishës u bënë pjesë e strukturave qeveritare dhe diplomatike, si shpërblim për “ besnikërinë” që kishin dëshmuar.

Loja me “dy porta” e Berishës në ngjarjet e vitit 1997, sidomos këmbëngulja e tij dhe e Bukoshit, për të përfshirë edhe shqiptarë të uniformuar  në përleshjet që kishin menduar si hap i parë drejt luftës civile, ishte nga më të rrezikshmet, më të rëndat dhe me pasojat më të ndjeshme në forcimin e ndjenjës së kombit.

Ushtarakët që erdhën si “kamikazë” në ngjarjet e vitit 1997, të gatshëm t’i jepnin dërmën popullsisë shqiptare të jugut, ku trumbetonin se po luftonin forcat progreke në Shqipëri, kur erdhi koha e provës së tyre, për të luftuar në Kosovë, u strukën në Tiranë, nën hijen e qeverisë socialiste, e cila, duke qëndruar indiferente ndaj tyre lejuan që mes Shqipërisë të formohej një korpus i armatosur rëndë, i cili as nuk luftoi dhe as nuk e kishte ndër mend të luftonte për Kosovën. Ata ishin të gatshëm të luftonin kundër jugut të vendit, por jo kundër forcave serbe që vinin nga veriu.

Vetëm në qershorin e vitit 1999 qeveria socialiste u zgjua nga gjumi dhe kur këto forca, thellësisht të armatosura, morën rrugën drejt Kosovës, ku ishte e mundur të niste një luftë tjetër brenda shqiptare, u kujtua dhe ndërmori çarmatosjen e tyre, një akt i vonuar, por tejet i çmuar.

Viti 1997 nuk ka prekur vetëm shtetin shqiptar. Presidenca e kohës kërkoi që të bëhej pjesë e një skenari të frikshëm edhe pjesa shqiptare e Kosovës, çka, për fat të mirë, ngeli vetëm ëndërr, por që, edhe ashtu, do të kishte pasojat e saj të rrezikshme.

January 12, 2017 10:50
Komento

21 Komente

  1. D.o.D January 12, 11:30

    “Në të premten e fundit të janarit 1997, 31 janar, në një pritë të organizuar saktësisht dhe mizorisht, do të vriten tre nga drejtuesit kryesorë të luftës”
    Ne kete date kam qene ne pune ne Ministrine e Mbrojtjes tek grupi I drejtimit dhe lajmi i vrasjes per te tre ka ardhur pak pas mesnate. Ne dijeni te ardhjes ne Shqiperi te tyre kane qene vetem Berisha, Adem copani dhe Zhulali. Ata jane vrare sa kane kaluar kufirin ne anen e Shqiperise dhe Zhulali ishte sinqerisht i tronditur ne telefon, keshtu qe presidenca e asaj kohe ngelet e vetme ne faj.

    Reply to this comment
  2. xheku January 12, 12:46

    E ku ka nevojë për komente pas gjithë këtyre bëmave të Berishës dhe qeverisë së tij! “Komenti” i vetëm eshtë vetëm nxjerrja para gjyqit, por pas Vetingut, i cili ka pasigurinë e vet. Berisha, dhe gjithë ata që i shërbyen atij me qëllimin e tij të mbrapshtë apo thjesht për “sahanlëpirje” dhe përfitime vetiake kur këtu “u bë deti kos”, meriton lënien në mëshirë të aftësive tê tij fizike dhe jo mendore djallëzore. Ah Vetingu! A do arrijë ai të pastrojë ndyrësirat dhe plehrat e kombit shqiptar brenda e jashtë kufijve të sotëm për të rinisur jetën që meritojmë? Ky është problemi sot!

    Reply to this comment
  3. populli para 90 January 12, 12:46

    Nuk jam i sigurt nga ato qe thua zoti Bedri. Se pari me duken shume hamendje se sa fakte.Kur shkruhet nje shkrim duhen fakte te pakundershtueshme se keshtu ben dhe akuzon rende nje tjeter.qe ta besh artikullin sa me te lezueshem, dhe te kuptueshem qe te mbedhesh sa me shume lexuesh duhen gjithmone ne fakte sepse kjo eshte demokracia. Sot nuk ka nevoje njeri per spekullime.

    Reply to this comment
  4. Demi January 12, 13:10

    Zoti Adi Thano.
    Ju lutem jepini pak lejen e zakonshme Bedriut sepse ngaqe shkruan perdite dhe shkrimet e tij sa vjen e jane te shterura dhe te perseritura, eshte lodhur shume dhe nuk ka me rendiment.
    Bedri kemi hallin tend bej pak pushim. Shkrim sot, shkrim neser, shkrim pasneser, edhe Adi ska cben, sdo me ta prish qefin, e per hater ti boton.

    Reply to this comment
    • Bari January 12, 16:38

      Truri yt i sheshte te jep lodhje per veten tende. Prandaj mos u shqeteso nese lodhen ose jo te tjeret.

      Reply to this comment
      • Demi January 12, 20:14

        @Bari. Je Bari i Italise, apo je bari dhishe.??
        Patjeter qe je kjo e dyta. Nga delet tek Bedriu eshte hap i madh. Prandaj te duket Bedriu i pa lodhur ne ato qe thote perdite.
        Nese je vete Bedriu, i mbetem mendimit qe ne fillimet e tua Bedri do te kesh kaluar patjeter nga dhite….

        Reply to this comment
  5. proletar January 12, 13:25

    Mbas 1990 Erdhen BARBARET .

    Ku vazhdon OFENSIVA e barbarve Kapitalist
    ne dem te Proletariatit ,
    Me konseguenc e Objektiv
    tashme te arritur ne DEKOMPOZIMIN E te drejtave , dhe Arritjeve qe puntoret kishin
    fituar ne sistemin e Enverit .

    Prishem Fabrikat per te Ndertuar Diskoteka .
    Shendetsine e Kishim pa leke e beme me Leke ,
    E drejta per pune e nje shtepi ishte Ligj .
    Kurse sot Puna e shtepia eshte nje Ender .

    Shqiperine e Shiten sikur te ishte nje lope
    me PRIVATIZIMET E KONCENSIONET .

    kISHIM RREGULLIN E saliu na solli Kaosin .
    Barbarine .

    Reply to this comment
  6. haku January 12, 16:31

    Shoku Bedri Islami po shkruan ne te njejtat vale me parimet e propagandes se DIKTATURES SE PRPLETARIATIT.Gjera te tilla nuk duhet shkrua koturo.Ne baze te cilit dokument Bedriu mendon se Sali Berisha i ka qitur ne pusi ata tre veprimtare?Shqiptaret vriteshin vriteshin kudo.Vriteshin ne Shqiperi.Po, vriteshin edhe ne Shqiperi.Vriteshin edhe me heret.Ne keto vrasje e likuidime te gjithe,kush me shume e kush me pake, kane marre pjese.Greqia nuk eshte mike e shqiptareve, as e shqiptareve ortodoks e as atyre komunista.Argument i thjeshte eshte vete sjellja e Diplpmacise greke e cila me te madhe e satanizon z.Rama.Nuk eshte cudi nese z. Bedriu del me ndonje shkrim edhe kunder z.Rama ne lidhje me te drejtat e shqiptareve.Jo z. Islami, ne asnje menyre nuk mund te mohosh egzistencen e propagandes greke ne ne trazirat e vitit 1997.Askush nuk mund te mohoje as ‘DOREN E GJATE’ te propagandes serbe. Gjithshtu nuk mund te thuhet, pa kurnjefare dileme, se propaganda e tyre ishte dhe eshte e ndihmuar nga te sojit tane,nga shqiptaret.P.sh. Selim Brosha,si Shef i puneve te brendshme te Kosoves ne Jugosllavi, ka patur spiunin e vet shqiptar ne cdo forum,takim, mbledhje etj. te shqiptareve.Me siguri qe njeriun e vete e ka ptur edhe ne afersi te Ramiz Alijes, Sali Berishes, Nanos etj.
    Per kete t’i thuash kosovarit se Greqia nuk eshte perzier ne kete rrebelim eshte absurd.Serbia,Greqia e nga pak edhe Italia e Bullgaria gjithnje kane qene prezent ne ceshtjet e pazgjidhura shqiptare.Po, gjthmon, qe nga dyndja e sllaveve dhe e grekeve ne trojet shqiptare.E pse z. Islami viti 1997 te jete perjashtim?Ata ende nuk e njohin kombin shqiptare dhe si do te pohojme nje gje te tille kur po shohim se propaganda e tyre eshte super aktive kunder shqiptareve.
    Tani z. Islami, shkrimi i juaj nuk eshte ne sherbim te nje pajtimi te domosdoshem gjithekombetar.Shkrimi i juaj po me armoqeson me Bukoshin. Mos shkruani nga fakte me dilema. Une e di se Brosha e tradhetoi mikun e vet Kadri Zeken e bashke me te edhe vellazrit Gervalla.Por e di edhe nje fakt tjeter:se Broshen e vrane bashkepuntoret e vet.E vrane se Brosha ishte njeri i sinqerte edhepse me bindje projugosllave.Ai do te tregonte, me emer e mbiemer me qindra e qindra mjerane shqiptare.

    Reply to this comment
    • Karafili January 13, 10:11

      I dashur Haku, diktaturen e proletariatit e vazhdoi per fat te keq Saliu duke e quajtur demokraci. Edhe Enveri demokraci popullore e quajti diktaturen e vet por se besoi njeri, kurse Saliu grushtin e tij e quajti demokraci te vertete. Nqs ti je shok i Saliut kuptohet qe pse skruan keshtu, i besoje po deshe. Une per vete asnjerin se kam besuar, me Saliun pata ca iluzione ne fillim, por pastaj atij i plasi cipa e tregoi fytyren e vertete. Por cdo te thote ajo qe shqiptaret vriteshin, vriteshin kudo. Edhe ne Shqiperi. Ne keto vrasje” kane marre pjese te gjithe”. si duhet interpretuar kjo more zoteri? Pse vriteshin, per lopen vriteshin atehere? Pse nuk shkruan qe ata i vrane ne prite se po vinin te zaptonin Shqiperine, ose se do merrnin hak per lopen e vrare, ose i vrau serbi e jo Berisha, Berisha nuk arriti ti mbronte. Vrasja nuk eshte bere kot ashtu per sport, apo per te provuar armen. Te pakten po ta dije ta thuaje qe nuk i vrau Berisha, se ti e di se kush i vrau, por nuk e thua. Kjo do ishte me ndershme, por jo qe ne ate kohe vriteshin, vriteshin sikur te thoje qe na ate kohe binte shi, shume shi, sikur po flet per fenomene te natyres e jo lufte njerezore (kupto politike)

      Reply to this comment
  7. PO.PO January 12, 17:51

    Reaksioni i krimbave te kriminelit Berisha , ashtu sic pritej dhe sic ndodh gjithmone , kur u zbulohen pislleqet , shpertheu serisht edhe sot . Kete lloj plehu , nuk e shqetesojne aspak krimet monstruoze te agjentures serbe ndaj Shqiperise e Kosoves , por e shqetesojne “lodhja” dhe “nevoja per pushim” , e gazetarit te nderuar Bedri Islami ! Si gjithenje , keta krimba , nuk rrahin e argumentojne problemin , por i versulen dhe perbaltin autorin e shkrimit ! Te tjere , perpiqen yte largojne vemendjen me djallezi e hipokrizi te pa permbajtur , sikur Bedriu i dalka ne mbrojtje politikes shoviniste greke ,dhe anashkalojne problemet kryesore , sikur te mos kete ndodhur gje . Per ta , nuk eshte asgje , perteritja e divizjonit nazist “Skenderbeu” , dhe bile , nuk ua kap as syri dhe as veshi , pa folur per Saline , qe nuk guxojne t`i permendin as emrin .

    Reply to this comment
    • Demi January 15, 20:40

      @Po. PO

      Me sa duket ti Po.Po e lexon rralle gazeten DITA dhe vete Bedriun. Ne te kundert do ta kuptoje se Bedriu perserit veten. Perserit edhe te tjeret. Na i ka thene e sterthene keto gjera e ngjarje duke vendosur veten gjithnje ne qender te tyre si i vetmi person qe i di keto e ato pune me mire se te tjeret.
      Une asnjehere nuk kam pritur qe te mesoj sjelljet dhe krimet e Sali Berishes nga Bedriu apo ndonje tjeter ne emigracion apo jo. Besoj e di qe Bedriu jeton jashte Shqiperise dhe perpiqet te na orientoje e ndricoje nga jashte. Arsyeja qe i jam drejtuar Bedriut nuk eshte aspak Sali Berisha, por eshte tatepjeta e shkrimeve te perditshme te Bedriut qe sa vjen e shterrojne nga permbajtja e nga cilesia gazetareske. Bedriu duhet ta kuptoje se nuk mund te dale perdite ne nje gazete te nderuar dhe me lexues te nje niveli mbi mesataren, me shkrime nen nivelin mesatar. Lexo para ketij shkrimi shkrimin e Bedriut per Ramushin, te ben per te qare. Por jo nga mjeshteria por nga gropa e sindromes se Belulit. Cte te them tjeter more Po. Nuk e di a me kuptove. Dhe mi kurse ata krimbat se as nuk jam e as nuk me duhen, dhe as nuk dua te te pervesh ndonje epitet interesant edhe ty.

      Reply to this comment
  8. fteri January 12, 20:59

    Ne sot pas 26 vjet demokratoshkërdhatësi shikojm S.B në parlament që po luan të trimruarin ,dhe kërkon të mbushë mendjen vetes dhe shqiptarve se për të nuk ka ndëshkim,po i kujtojm Saliut dhe përgjegjësve të prokurorisë disa bëma të S.B.

    1- Me 26 maji të v. 1976 përlau kutit e votimit në krah me shikun famkeq e Gazidedes dhe Policinë e shtetit e kthyer në shërbim të Saliut i mbushi me fletë votimi dhe doli me fitore PD-ja 180%.

    Të nesërmen i zhdepi në dru kundërshtarët e popullin që guxuan e ngritën zërin.

    2- Pastaj si i babzitur ngriti në rërë piramidat dhe u tha shqiptarve se ato shtohen si me magji ! Dhe shqiptarët i besuan këtij katili ,po ç’far ndodhi ? PARAT E POPULLIT I ” PËRPIU DHEU ” !

    3- Sali Berisha si ” trim i çartur ” i mbushi brekët kur populli u ngrit në revolta nuk gjeti vrim ku të futej dhe për pak sa nuk u fut në vrimë të sudes ,por shyqyr u fut nën fustan të sajë ,se do të na duheshin qenë kufirit ta gjenin në atë vrimë të qelbur të jevgjites..!

    4- Populli u ngrit në revolta “duam parat tona “-ky nën dhëmbë u përgjigjej “paratë e satëmë” !

    5- Populli në revolta vuri përpara Saliun me parullat “Duam parat tona ! ” S. Berisha ju përgjegj me pushkë e mitralozë ,topa e avion ,me mercenar të veriut kundër jugut të paguar me bujari me këto para të firmave piramidale .
    Mercenarve u dha udhëzime të qëllonin pa mëshirë popullin ” kryengritës ” e jugun me qendër Vlorën e gjirokastërn.

    Për këtë hapi depot e ushtrisë me urdhër të tijë në veri se po na sulmon jugu i shqiprisë.!!!!!!!!!!!!!!!!

    6- KRIMET E VITIT 1997 JAN KRIMET MË TË ZEZA TË KRIMINELIT S.BERISHA dhe Sehirgjinjve Socialistë të pa aftë ose armiq ,totalisht për të ndaluar shkatrrimin e shqiprisë.

    7-Një vit më vonë në v. 1988, vendosi të kthehet në pushtet me dhunë ,akuzoi F.Nanon se vrau A.Hjdarin ,kur e kishte ekzekutuar vetë.
    -Dhe me arkivol të A.Hajdarit në krah sulmoi kryeministrinë ku Fatosi mori arratinë .Sulmoi RTVSH ku e pushtoi dhe kreu grushtin e shtetit ku mori pushtetin. Por falë ndërkombëtarve që ndërhynë e ndaluan kriminelin të ralizoi luftën civile.!!!

    7-Me marrjen e pushtetit S.Berisha mendonte gjithmon për të vjedhur e gllabruar prona e të pasurohej me pasurinë e djersën e popullit fukara.

    8-Shqiprinë e shqiptarve S.Berisha nuk nguroi ta quajë Çiflig të vetin,mund ta shesësh kur të dojë me 1 EURO,me Fazlliq e maliq !

    9-Shiti toka dete e minjera e lumej , krom ,naftë ,hekur armë,municione ,plantacoine portokallesh dhe limonash,pemtore e frutore ,makineri dhe pasuri të shqiptarve sideshi vetë me stafin e hajdutve që e kishin rrethuar ,dhe grupin e gjykatësve që i shërbenin krimeve të tijë,deri në grabitjen e bankës së shtetit 2 herë me përmasa epike .SHiti uzina ,makineri të shtrejta,shiti parkun e eksport -importeve shqiptare me çmime qesharake.

    Të mos zgjatemi shiti nga çifligu io tijë të quajtur shqipëria qi zuri syri si në mallë të babjt tijë Karaxhixhit.

    DORA E HAJDUTRISË SË TIJË NUK U NDAL!
    -U sshtri kudo :
    -në shkolla .ku krijoi universitet piramida si sudja !
    -Në spitale ku lulëzoi vjedhja e fondeve ,në spitalin Nënë TEREZA ishte mbushur plot më kjoska bigjozi,tregëtije .hashashi .degjenerim .novojtore wcc etj të sëmurët duhej të merrnin batanie me vete ndryshe do vdisje nga të ftohtit.
    -Vjedhje në ujsjellsa ,kanalizime ku u mbushën plot tropojan të pa aftë për të kryer detyrën .disa paguanin shumica jo.
    -Vjedheje makabre të ÇEZIT.!!!!!!!!!! Ku sot 7 milon euru u zhdukën nga Shkelzen Berisha.

    9 -Harrami u plasi në gërdec me 26 viktima ,300 shtëpi të shkatrruara qindra të plagosur e kafshë shtëpiake të vrara.plus tonelata municoine e armatime të hedhura në erë.

    10 -e krimet makbre nuk kan të sosur kur ky vrau 4 qytetar e këcënoi 100 mijë të tjerë në sheshin para kryeministrisë se ja kishte lënë baba KARAXHIXHI

    @-Dhe ky njeri vazhdon me përkushtim në kafshërinë e tij duke kërcënuar në parlament dhe e majta heshtë !
    Kryeparlamentari Meta habitet sa pak flet ky Saliu ,kurse Edi largohet nga foltorja kur e merr pa radhë fjalën Çifligari Sali.
    *****Reformat në drejtësi presim ti bëjë ky Saliu !

    Reply to this comment
  9. skifteri January 12, 21:39

    ?…

    Reply to this comment
  10. alphade January 12, 22:25

    Vettingu dhe vetem Vettingu do ta ndaje shapin nga she-
    qeri,po qe se zbatohet ashtu si na kane premtuar nder-
    kombetaret: SHBA-ja dhe BE-ja ,perkatesisht ambasado-
    ret e nderuar: Donald LU dhe Vllahutin . Besojme jasht-
    zakonisht ne kete binom se po te ishte per Ramen apo
    Bashen Ligji i Vettingut as per nje qind vjet nuk do te rea-
    lizohet. Do te preknin vetem disa ” cironka” ,ndersa
    ” peshkaqenet” ata qe kane vjedhur miliona euro apo
    dollare amerikane do te flejne te qete mbi krimet e tyre
    ekonomike,politike e sociale. Demoni i Vicidolit do ja
    hidhte paq duke gezuar pasurine e grabitur te shqiptare-
    ve ne gjirin e Lalezit dhe ne ujrat e ngrohta te Oqeanit
    Indian,Ishujt Maldivias,ne Karaibet , etj.etj. “Pero esta
    banda de delicuentes y ladrones NO PASARA ” !!!

    Reply to this comment
  11. antonio January 13, 00:02

    Nuk eshte vetem 97-ta krim shteteror,por te 26 vjetet e demokracise kapitaliste kane qene nje skenar nderkombetar per zhdukjen e Shqiperise dhe popullit shqiptar!
    Nuk ka asnje vend ne bote qe te jete vepruar aq mizorisht sa ne Shqiperi nga klika serbe e Berishes dhe klikat e tjera antishqiptare gjoja socialiste apo LSI-ste!
    Dhe Berisha ka bere dhhe vazhdon te beje ligjin nazist ne Shqiperi,por bota nuk i ka bere asnje kritike direkte ketij krimineli,sepse ai ka vene ne zbatim planin e tyre!
    Perendimi ka vendosur qe populli shqiptar ta paguaje shtrenjt mbeshtetjen qe i ka dhene Enver Hoxhes,prandaj hesht para poshtersive te Berishes dhe te tjereve si ai!
    Edhe tani qe thone se do bejne reforme ne drejtesi,nuk thane asnje fjale per pergjegjesine e tyre qe heshten kur BBerisha plotesonte drejtesine me njerezit e tij te besuar duke e cuar ate ne mesjete!
    Shteti u shkaterrua por ne vend qe te merren me tre sotmen e premtuar me plot buje,por te deshtuar,keta merren akoma me Enver Hoxhen,M.Shehun etj!
    Dhe se fundi thuhet se Berishes i eshte premtuar se NUK DO TE GJYKOHET PER KRIMET E TIJ TE PA NUMERTA!
    NJE VRIME NE UJE!
    Ja pra pse perendimi na masdhtroi,se qellimi ishte vetem rrezimi i socializmit e jo mireqenia e shqiptareve!

    Reply to this comment
  12. antonio January 13, 00:03

    Nuk eshte vetem 97-ta krim shteteror,por te 26 vjetet e demokracise kapitaliste kane qene nje skenar nderkombetar per zhdukjen e Shqiperise dhe popullit shqiptar!
    Nuk ka asnje vend ne bote qe te jete vepruar aq mizorisht sa ne Shqiperi nga klika serbe e Berishes dhe klikat e tjera antishqiptare gjoja socialiste apo LSI-ste!
    Dhe Berisha ka bere dhhe vazhdon te beje ligjin nazist ne Shqiperi,por bota nuk i ka bere asnje kritike direkte ketij krimineli,sepse ai ka vene ne zbatim planin e tyre!
    Perendimi ka vendosur qe populli shqiptar ta paguaje shtrenjt mbeshtetjen qe i ka dhene Enver Hoxhes,prandaj hesht para poshtersive te Berishes dhe te tjereve si ai!
    Edhe tani qe thone se do bejne reforme ne drejtesi,nuk thane asnje fjale per pergjegjesine e tyre qe heshten kur BBerisha plotesonte drejtesine me njerezit e tij te besuar duke e cuar ate ne mesjete!
    Shteti u shkaterrua por ne vend qe te merren me tre sotmen e premtuar me plot buje,por te deshtuar,keta merren akoma me Enver Hoxhen,M.Shehun etj!
    Dhe se fundi thuhet se Berishes i eshte premtuar se NUK DO TE GJYKOHET PER KRIMET E TIJ TE PA NUMERTA!
    NJE VRIME NE UJE!
    Ja pra pse perendimi na mashtroi,se qellimi ishte vetem rrezimi i socializmit e jo mireqenia e shqiptareve!

    Reply to this comment
  13. Kola January 13, 04:36

    Bravo Bedri! Keto mysybete te shpellarit te Vicidolit duhen kujtuar gjithnje. Ka eddhe sy e faqe tu kerkoje prape voten shqiptareve kjo lecke e pergjakut.

    Reply to this comment
  14. ETHEM January 13, 10:55

    BEDRI ISLAMIN E NJOH NGA SHKRIMET E TIJE TE PERKRYERA NE D I T A.ATA QE NUK E PELQEJN NATE JANE BANDIT TE RRESHTUARE MR KRYEBANDITIN SALI BERISHA.KY DHENDRI BEOGRADIT ESHTE DERGUARE ME MESION PREJ TYRE QE TE MBAJ NEN THERROR SHQIPERINE POR DHE KSOVEN E PSE JO BALLKANIN DUKE I.MBAJTUR SI ALEAT GREKUN DHE SERBIN DHE PRET NGA ATA PUSHTETIN PA ZGJEDHJE SE GJOJA VOTAT DO JA VJEDH EDI RAMA,NDAJ ZGJEDHJETNE 18 WERSHORIT DUHET TE BEHEN PA RAMEN KM.SB ESHTE ME KEQ SE HITLERI,STALINI,ZOGU DHE ENVERIT TI MARRI TE KEQEN SE AS NUK VODHI E AS NUK SHITI PJESE TE VENDIT AME.ESHTE FATKEQSI KOMBETARE QE DREJTEDIA TE NE NUK PO BEHET,POR DHE PO TE BEHET SI LIGJ NUK KA PER TU ZBATUARE KURRE SA TE JET GJALLE SB DHE ATA QE E VUNE DHE E MBROJNE ATE ME ÇDO KUSHT,QE SHWIPERIA TE JET GJITHMON NEN OMBRELLEN E SERBIT E TE GREKUT TE NDIHMUAR NGA AGJENTURAT E BRENDESHME ME NE KRYE BANDITIN SALISERBIN.NDAJ D I T A ME GAZETARET E MIRE TE SAJ TE INTESIFIKOJ ARGUMENTET PER BEMAT E SALIUT E KO ME QELLIM QE BANDA E PD ME NE KRYE SB TE MOS VIJE KURRE NE PUSHTET,NDRYSHE KY VEND ESHTE NE RREZIK TE DESTABILIZOHET SI 20 VJET ME PARE TE CILEN VET KRIMINELI E KA DEKLARUARE HAPT”..O FITORE NE 2017 O DESTABILIZIM SI NE ’97…”SIÇ DEKLAROI SE RAMEN DO E VRISTE…NESE DO VAZHDONTE PROTESTAT.PRA VRAU 4 VET ME DOREN E TIJ DHE NUK U NGOP E NUK PO E GJEN GJE.SE TE NE NUK KA DREJTESI E NUK BRSOJ SE KY NJERI-FANTAZME MUND TE DENOHET NDONJEHERE..!

    Reply to this comment
  15. paci January 13, 12:30

    Nuk i mjaftonte lufta civile dhe percarja e shqiptareve ne shtetin ame .Turp i madh qe po e kaperdijne lehtesisht bashke me socialistet qe kur marrin votat harrojne premtimet dhe kthehen ne specialista ne shume raste .

    Reply to this comment
  16. haku January 13, 18:01

    Z.Karafili, prapseprap nuk jeq dore nga pohimi se vriteshin kudo shqiptaret.Nuk e them se Berisha nuk mbane pergjegjesine per 1997,por kane pergjegjesi edhe te tjeret.Nuk mund te pohoni se nuk ishte ne pyetje edhe rivaliteti.Sadopak, Bedriu ne shkrim nuk e veri 1997 ne nje ballans, jo te barabarte,por bile ate qe egziston.
    Ju pershendes per pranimin e mendimit edhe te te tjereve!Ju falemnderit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*