Loja me eshtrat e Francos në Spanjë

October 4, 2019 18:01

Loja me eshtrat e Francos në Spanjë

Më shumë se 44 vjet pas vdekjes së diktatorit spanjoll Francisco Franco, betejës politike mbi varrin e tij duket se po i vjen fundi. Gjykata Supreme e Spanjës vendosi unanimisht të martën zhvarrosjen e tij dhe dërgimin e eshtrave në një varrezë publike.

Në vitin 2018, kongresi miratoi që eshtrat e Francos të hiqeshin nga mauzoleumi te Lugina e të Rënëve. Kreu i qeverisë në detyrë dhe kryetari i partisë socialiste së Spanjës, Pedro Sánchez është shprehur prej kohësh kundër qëndrimit të eshtrave të ish diktatorit në këtë monument publik, sëbashku me ata të 34 mijë dëshmorëve të luftës civile 3-vjeçare, që filloi pasi Franco rrëzoi qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Shumë prej atyre që pushojnë në këtë luginë janë kundërshtarë të Francos dhe shumica nuk kanë arritur të identifikohen.

Por pasardhësit e Francos kundërshtuan zhvarrosjen e tij me një proces gjyqësor, i cili përfundoi të martën.

Vendimi i diskutueshëm i gjykatës vjen në një kohë kaosi politik në Spanjë, vetëm një javë pasi Sánchez u detyrua të shpallë zgjedhje të përgjithshme për herë të dytë brenda këtij viti, pasi ai nuk arriti të marrë mbështetjen e nevojshme për të formuar qeverinë.

Kush ishte Françesko Franco?

Gjenerali Francisco Franco drejtoi kryengritjen ushtarake kundër qeverisë së Spanjës në vitin 1936. Kryengritja ndezi një luftë civile tre-vjeçare, gjatë së cilës mbetën të vrarë rreth 500 mijë persona. Forcat e Franco e fituan luftën dhe ai, pasi ndërtoi një diktaturë nacionaliste të ekstremit të djathtë, e udhëhoqi vendin deri në vdekjen e tij në 1975.

Regjimi diktatorial i Francos shtypi me dhunë çdo lloj kundërshtie politike. Në fakt, 140 mijë persona rezultojnë të zhdukur. Në vitin 2008, abuzimet e regjimit të tij kundër të drejtave të njeriut u shpallën krime kundër njerëzimit. Regjimi i Francos, gjithashtu persekutoi pakicat, censuroi ashpër mediat dhe implementoi ndasi gjinore, duke ndarë ashpërsisht rolet e grave.

Për Sánchez, zhvarrosja e Francos ishte një përparësi politike që në momentin që ai mori detyrën në vitin 2018. Sipas tij, zhvarrosja e diktatorit do të ndihmojë në “shërimin e vuajtjeve të viktimave të regjimit”. Vitin e kaluar, Sanchez, gjithashtu shpalli krijimin e një komisioni për të hetuar krimet e regjimit.

Sipas analistëve politikë, lufta kundër ideologjisë së Francos, vë vërtet në lëvizje votuesin e majtë. Për më tepër, sipas tyre, ndryshe nga programet shoqërore, ajo nuk kushton asgjë.

Zhvarrosja e Francos ka tendencën të ndajë spanjollët, sipas bindjeve politike. Sipas një sondazhi të vitit të kaluar, shumica e votuesve të majtë e mbështesnin zhvarrosjen e tij, ndërsa shumica dërrumese e votuesve të partive popullore dhe të ekstremit të djathtë ishin kundër.

Ndonëse shumë pak mbrojnë abuzimet e të drejtave të njeriut nën regjimin e Francos, shumë mendojnë se zhvendosja e eshtrave të tij nuk shërben për ndonjë gjë.

Një lider i një prej partive të djathta rivale të Sanchez, u shpreh se kryeministri kishte kaluar një vit duke luajtur me eshtra teksa përpiqej  t’i ndante njerëzit në të kuq e në blu, por tashmë kjo nuk ka rëndësi për shumicën e spanjollëve.

Ndërsa për një udhëheqës të partisë së ekstremit të djathtë Vox, e cila në vitin 2018 ishte forca e parë e ekstremit të djathtë që arriti të hynte në parlament që nga vdekja e Francos e quajti nismën: “përdhosja e varreve dhe gërmimi i urrejtjes”.

Ngritja e forcave të reja politike, ka varfëruar numrin e votave të partive kryesore në Spanjë, duke e bërë thuajse të pamundur që zgjedhjet të fitohen nga një parti.

Sánchez u detyrua të shpallë zgjedhjet e 10 nëntorit, pasi ai nuk arriti dot të bënte koalicion me aleatët e tij Podemos. Sipas sondazheve as këto zgjedhje nuk do të mund ta zgjidhin ngërrçin politik, pasi asnjë parti nuk parashikohet të fitojë shumicën.

Burimi: Time

e.ll./dita

October 4, 2019 18:01
Komento

3 Komente

  1. Lala October 5, 14:52

    Silleni ne Shqipëri tek Mit”hati , te bëjmë dhe status gjithashtu!!!???

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta October 5, 16:11

    Nji shembullqe duhet te ndjeke Shqiperia dhe PS.ne pushtet per te hequr “Azemerine” nga varrezat e deshmoreve.

    Reply to this comment
  3. mondi October 5, 18:35

    Hiqni ju me pare ata varrezat e ushtareve greke qe bene masakra ne Shqiperi e pastaj te tjeret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim