Lojrat e vogla gjeopolitike humbëse të Francës me Armeninë. Dhe basti francez në Ballkanin Perëndimor tek interesat serbe dhe një shtet anti-atlantik si Serbia

December 9, 2020 10:47

Lojrat e vogla gjeopolitike humbëse të Francës me Armeninë. Dhe basti francez në Ballkanin Perëndimor tek interesat serbe dhe një shtet anti-atlantik si Serbia

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

 

Franca i ka hipur një treni të gabuar gjeopolitik. Lufta gjashtë javore në Nagorno-Karabakh midis Armenisë dhe Azerbajxhanit konfirmoi një konfiguracion të ri gjeopolitik në Kaukazin Jugor, duke dëshmuar për aktorët e jashtëm të konfliktit, një fitore gjeopolitike të Rusisë dhe të Turqisë, dhe një dështim të dukshëm gjeopolitik të Francës.

Është e vështirë për diplomatët dhe gjeopolitikanët të shpjegojnë arsyet e linjës së gabuar që ndoqi Franca në këtë konflikt lokal, në një kohë që Franca është një nga tre bashkëkryetarët e Grupit të Minskut, të ngritur nga OSBE në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje politike të konfliktit të Nagorno-Karabakhut.

Presidenti francez Makron vendosi ta rreshtonte vendin e tij hapur në mbështetje të Armenisë në konfliktin e tanishëm, duke komprometuar neutralitetin, që duhet të mbajë Franca si ndërmjetëse në konflikt. Jo vetëm që neutraliteti francez nuk u ruajt, por u shkallëzua me veprime të habitshme acaruese të institucioneve të rëndësishme franceze edhe pas marrëveshjes së paqes, që arritën dy shtetet ndërluftuese me ndërmjetësimin e Rusisë në datën 10 nëntor.

Në këtë linjë të acarimit të konfliktit, parlamenti francez miratoi në datën 3 dhjetor një rezolutë, ku i kërkon qeverisë franceze të njohë të ashtuquajturën “republikë” të Nagorno-Karabakhut.

Një javë më parë të njëjtën rezolutë me të njëjtën kërkesë kishte miratuar edhe senati francez. Është një akt politik dhe parlamentar tepër i habitshëm, i cili nuk i shërben, por e vështirëson shumë rolin gjeopolitik dhe diplomatik të Francës jo vetëm për Nagorno-Karabakhun, por për gjithë rajonin e Kaukazit. Pavarësisht se rezoluta e parlamentit nuk është detyruese dhe Ministria e Jashtme franceze deklaroi se refuzon ta ndërmarrë një hap të tillë, e vërteta është se u krijua një konturim i ri parlamentar i politikës së jashtme dhe i diplomacisë franceze, që nuk sjell ndonjë përfitim as gjeopolitik dhe as gjeostrategjik për vetë Francën.

Azerbajxhani protestoi zyrtarisht ndaj miratimit të rezolutës së parlamentit francez për njohjen e të ashtuquajturës  “republikë” të Nagorno-Karabakhut, duke kërkuar që Franca të përjashtohet nga posti i saj i ndërmjetësit në Grupin e Minskut. Presidenti Alijev deklaroi që Franca në vend që t’u japë territor azerbajxhanas armenëve, le t’u japë Marsejën.

Presidenti Alijev udhëzoi qeverinë e tij që t’i drejtohet OSBE-së me kërkesën që t’i heqë Francës postin e bashkëkryetarit të Grupit të Minskut.

Ka një logjikë politike, diplomatike dhe shtetërore në kërkesën e Azerbajxhanit, sepse nuk mund të pranohet të jetë ndërmjetës një shtet dhe një diplomaci, të cilat në mënyrë zyrtare dhe publike kanë marrë anën e njërës palë. Madje Ministri i Jashtëm francez  Jean-Ives Le Drion në datën 10 nëntor, ditën e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë nën  ndërmjetësimin e presidentit rus Putin, deklaroi përsëri se “Në këto kohëra të vështira Franca riafirmon miqësinë zemërplotë me popullin e Armenisë”.

Rreshtimi i hapur i Francës në anën e Armenisë në konfliktin e tanishëm, duke arritur deri në rezolutat emotive të senatit dhe të Asamblesë Kombëtare të Francës për njohjen e të ashtuquajturës “republikë” të Nagorno-Karabakhut, ka krijuar një klimë habie dhe eksplorimesh në qarqet diplomatike europiane dhe ndërkombëtare, për shkak të mungesës së perspektivës së një taktike të tillë gjeopolitike dhe strategjike.

Së pari, duke përkrahur Armeninë për çështjen e Nagorno-Karabakhut Franca shkel parimet e marrrëdhënieve ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare për respektimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të shteteve sovrane. Qëndrimi francez për Nagorno-Karabakhun shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe dokumentet e OSBE, të cilat të gjitha e njohin Nagorno-Karabakhun si pjesë e sovranitetit dhe e integritetit territorial të Azerbajxhanit.

Këto rezoluta të OKB i respekton edhe Rusia, e cila e ka aleate Armeninë, ka baza usharake ruse në Armeni dhe Armenia është shtet anëtar i aleancës ushtarake ruse “CSTO”, dhe natyrisht i njeh rrethanat historike dhe juridike të çështjes së Nagorno-Karabakhut më mirë se Franca, sepse të dy shtetet, Armenia dhe Azerbajxhani, kanë qenë pjesë e federatës së Bashkimit Sovjetik të drejtuar nga Rusia.

Në datën 4 dhjetor, pas rezolutës së parlamentit francez, sekretari i shtypit i presidenti rus, Dmitri Peskov, deklaroi se Rusia e njeh Nagorno-Karabakhun si pjesë e integritetit territorial të Azerbajxhanit.

Së dyti, nuk kuptohet se me çfarë logjike politike dhe diplomatike mund të kërkojë parlamenti francez njohjen e të ashtuquajturës “republikë” e Nagorno-Karabakhut, kur atë nuk e njeh as edhe një nga shtetet e OKB. Dhe që ironia e situatës të jetë më e madhe, këtë të ashtuquajtur “republikë”, që e ka krijuar Armenia nëpërmjet pushtimit të territorit azerbajxhanas 30 vjet më parë, nuk e njeh as vetë Armenia.

Nuk mund të mos tingëllojë komike, kur kryeministri i Armenisë, Pashinian, në datën 9 tetor i kërkonte Francës të njihte pavarësinë e Nagorno-Karabakhut, dhe vetë qeveria e tij nuk e ndërmori këtë hap. Është një element që evidenton karakterin flagrant të rezolutës parlamentare franceze për njohjen e të ashtuquajturës “republikë” të Nagorno- Karabakhut.

Së treti, Franca humbi rolin dhe postin e ndërmjetësit në konfliktin e Kaukazit Jugor. Kursi i gabuar gjeopolitik i ndjekur në konfliktin e tanishëm pakëson hapësirën dhe mundësitë e manovrimit të diplomacisë franceze dhe të interesave të saj në një rajon të rëndësishëm strategjik ndërkombetar. Ndërmjetësimi i shteteve të mëdha në konfliktet lokale shpreh një rol prej aktori global në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndaj humbja e tij në një konflikt lokal në Kaukaz dëmton pozitën e Francës si aktore globle.

Së katërti, Franca me anësinë e saj prish dhe çon në nivelin më të ulët marrëdhëniet e saj me Azerbajxhanin, por njëkohësisht dëmton marrëdhëniet dhe interesat e BE me Azerbajxhanin. Projekti i rëndësishëm energjetik dhe strategjik i BE me emrin “Korridori Jugor i Gazit”, që do të sigurojë pavarësinë energjetike të BE, bazohet në furnizimet me gaz nga Azerbajxhani. Është lehtë të kuptohet se çfarë krisjesh mund të pësojë ky projekt strategjik i BE nga mosrespektimi i të drejtave sovrane të shtetit furnizues të gazit nga shteti i dytë më i rëndësishëm i BE. Rëndësinë e kuptimit realist të konfliktit e theksoi në datën 6 dhjetor edhe Ministri i Zbulimit i Izraelit, Eli Cohen, i cili deklaroi se “Azerbajxhani është partneri ynë i rëndësishëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik”.

Së pesti, me këtë politikë aprioristike proarmene, të ndjekur në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, Franca i krijoi mundësi të reja Rusisë të mënjanonte angazhimin e diplomacisë perëndimore në zgjidhjen e konfliktit.

Me zgjidhjen e konfliktit u angazhua presidenti i  Rusisë, Vladimir Putin, i cili duhet pranuar se siguroi një fitore të re gjeopolitike të Rusisë në rajon, por edhe të rolit ndërkombëtar të saj. Moska u imponua si protagoniste e pushimit të luftës dhe e vendosjes së paqes dhe arriti objektivin e vendosjes si paqëruajtës të trupave ruse në atë pjesë të mbetur të Nagorno-Karabakhut, fakt i ri gjeopoltik që praktikisht nxjerr jashtë loje Grupin e Minskut.

Është e kuptueshme që nëse do të kishte pasur impostim tjetër diplomatik francez për neutralitetin dhe për angazhimi mbi palët në konflikt, rezultatet do të kishin qenë më të favorshme për interesat e Perëndimit.

Së gjashti, Franca ndoqi në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë një linjë që dukej se nuk ishte në konkordancë me atë të Gjermanisë dhe të BE, të cilat kanë qenë të ekuilibruara. Ndoshta llogaria e Parisit ka qenë se duke marrë anën e Armenisë në këtë konflikt do të promovojë një avancim të interesave të veta në atë rajon, gjë që rezultoi një bumerang për diplomacinë dhe për politikën e jashtme franceze.

Dashamirësit e Francës përpiqen ta justifikojë këtë linjë proarmene të Parisit me komunitetin armen, që jeton në vend. Por gjeopolitika dhe strategjia e politikës së jashtme të një shteti nuk ndërtohen mbi interesat lokale dhe elektorale të një grupi të vogël etnik siç janë 400 mijë armenët në një shtet të madh si Franca.

Sepse politika e jashtme franceze nuk është ndikuar për shembull nga 800 mijë turqit, që jetojnë në Francë, për të ndjekur një politikë miqësore ndaj Turqisë. Nuk është ndikuar as nga mbi tre milionë algjerianët, që jetojnë në Francë, për të qenë aq miqësore me ta, siç është me armenët dhe me Armeninë.

Mund të thuhet se Franca e Makronit zhvilloi një lojë të  vogël gjeopolitike humbëse në Kaukazin Jugor. Është një impostim i gabuar gjeopolitik, duke vënë bastin mbi Armeninë, të cilën nuk mund ta shkëpusë kurrë nga Rusia. Është i njëjti gabim gjeopolitik i bërë në konfliktin e ri në Mesdhen Lindor, ku Franca ndoqi kursin e armiqësisë së ashpër me Turqinë dhe të tifozllëkut të sëmurë për Greqinë, duke mos ndihmuar zgjidhjen e konfliktit, por duke e acaruar atë. Praktikisht Francës nuk i takon as gjeografikisht dhe as historikisht Mesdheu Lindor dhe ishte tepër emotiv një lloj fanatizmi i pakuptuar diplomatik progrek në Mesdheun Lindor. Diferenca e qëndrimit francez me qëndrimin gjerman në konfliktin e Mesdheut Lindor ishte e hapur.

Franca iu kundërvu Gjermanisë, e cila ndërmori nismën diplomatike të deshkallëzimit të konfliktit midis Turqisë dhe Greqisë, por edhe angazhimit të të NATO-s, e cila organizoi bisedimet e qetësimit dhe kompromisit midis dy anëtarëve të Aleancës Atlantike. Në antitezë gjeopolitike Franca mobilizoi mjetet ushtarake për demostrime të panevojshme në Medheun Lindor dhe organizoi manovra sfiduese ushtarake me Greqinë. Konflikti në Mesdheun Lindor nuk kishte nevojë për rrugën e gabuar të përplasjes ushtarake, që nxitnin Greqia dhe Franca, sepse edhe SHBA, edhe Gjermania, me vizionin e tyre të mbrojtjes globale të interesave atlantike dhe perëndimore, nuk mund të lejonin një konflikt ushtarak midis dy aleatëve të NATO-s.

E njëjta lojë e vogël humbëse gjeopolitike po zhvillohet nga Franca e Makronit edhe në Ballkanin Perëndimor, ku Parisi ka vënë bastin e vet te një shtet antiatlantik si Serbia dhe te  interesat serbe. Strategjia dhe gjeopolitika e Francës në Ballkanin Perëndimor mbështetet në rolin hegjemon të Serbisë në rajon.

Mbi këtë objektiv presidenti francez mbështeti planin serb të shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës qysh në vitin 2018. Është një kurs i gabuar gjeopolitik, sepse Franca nuk mund të zëvëndësojë dot Rusinë në Serbi.  Një kurs i gabuar gjeopolitik në rajonin tonë, që bie ndesh me interesat jetike të kombit shqiptar, që për fatin e tij të keq qeveriset nga lobe franceze.

Çështja shtrohet për rolin e emocioneve të llojeve të ndryshme, që ndikojnë në gjeopolitikën e sotme franceze, që nga ambicjet personale të presidentit Makron për t’u afirmuar si lider i Europës e deri te paragjykimet e tij fetare ndaj popujve dhe shteteve të tjera. Por emocione të kësaj natyre gjithmonë kanë patur pasoja negative në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në biografitë personale të udhëheqësve shtetërorë. Emocione të tilla po ndikojnë në disa lojra dhe lëvizje diplomatike dhe gjeopolitike të Francës, të cilat nuk sinjalizojnë erë të mbarë as për Francën dhe as për rolin dhe interesat e Aleancës Atlantike apo të Perëndimit.

Janë lojra të vogla gjeopolitike humbëse, që mund të japin kënaqësinë e momentit, por jo suksesin afatgjatë të strategjisë së politikës së jashtme. Strategjia dhe gjeopolitika e BE nuk mund të neglizhojë dy elemente.

Së pari, që duhen marrë në konsideratë interesat e gjithë shteteve të mëdha të BE dhe të NATO-s.

Së dyti, bota ka ndryshuar shumë nga koha e presidentit De Gol. Tani raportet e forcave midis shteteve, që nga Kaukazi e deri në Mesdheun Lindor kanë ndryshuar, ndaj gjeopolitika e BE dhe e NATO-s duhet të llogarisë këto ndyshime me qëllim që të jetë efikase. Realizmi amerikan dhe gjerman është një model me vlerë.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

December 9, 2020 10:47
Komento

17 Komente

  1. Iliri December 9, 11:49

    Analize “brilante” ! Duhet mbajtur “mbi tavoline”,nga ata qe e kane detyre,per tu orientuar si duhet ne politiken tone te jashtme,natyrisht ne “pozicionin mbrojtes” te saj. Veçanerisht ata qe “mbahen” apo kane qasje mbivleresuese te rolit francez ne rajonin tone dhe mbi te gjitha ndaj nesh.Nga pikpamja strategjike,politika jone shteterore,krahas zgjedhjes se SHBA’se si “mbrojtes” se çeshtjes shqiptare,duhet te “zgjedhe” pa ekuivok.,Gjermanine dhe nga te “vegjelit” e BE’se,Austrine (kurresesi nuk duhet harruar roli Perandorise Austro-Hungareze ne formimin e shtetit shqiptar).Iliri

    Reply to this comment
    • Elton December 9, 12:07

      Franca kurve ka qene e kurve do mbetet.
      Nuk ka budalla qe se kupton kete. Gjithmone ka qene kunder interesave te Shqiptareve dhe gjithmone do jete kundra.
      Le te hane mut keta frankofonet e trapit tim qe kemi ketu… loqe jane e loqe do mbeten.

      Reply to this comment
    • Lum Baca December 10, 08:04

      Te bererat e Frances kunder Shqiprise dhe shqiptarve jane shum mdha.Politika dhe ushtria franqez kane luaj rrol ne pushtimin e tokave shqiptare nga fqinjet.Ajo edhe sot sillet ne ket menyre ndaj antarsimit te Shqiprise ne Bashkimin Europian.Shum shpejt i harrojm te keqijat .

      Reply to this comment
  2. Filozofi December 9, 12:58

    Zoti MURATI ! Analist I shkelqyer por mos nguro t’i japesh kerbac edhe situates ne diplomacine e ndryshkur dhe antikombetare ne vend.

    Reply to this comment
  3. Mollosi December 9, 13:46

    Z. Murati duhet ta kuptoje qe armenet jane autoktone kurse azeret jane ardhacake nga stepat e Azise se Mesme.

    Reply to this comment
  4. Filoeuropiani December 9, 14:30

    Fondacioni ALSAR në sulm dhe spahiu Shaban ka marrë përsipër të bëjë avokatinë e Erdoganit me “këshillat” që po i jep Francës e sipas stilit te Sulltanit drejton luftën ndaj një personi, presidentit Macron.
    Pse kaq nervozë Shabano?! Duker sikur halli eshte me nxit nje ndjenjë antiperendimore duke atakuar vendin me te spikatur, Francen, por bën sikur harron se kjo i eshte atashuar zyrtarisht Procesit te Berlinit dhe eshte angazhuar seriozisht nga pikepamja diplomatike ne ecurine e tij. Per kujtese Shabe qe ben analiza per katundaret proislamike dhe antieuropiane “avokatet” Europiane ne ate proces jane edhe Gjermania si iniciuese, Austria, Italia dhe disa vende perreth.
    Procesi i Berlinit do vazhdoje Shabano pavaresisht atyre qe do shkruani juve. Kufiri i Europës mbaron ne Detin i Zi dhe jo aty ku ia ka qejfi Sulltanit. USA po vendoset ushtarakisht ne rajon. Te tjerat do vijne avash avash.

    Reply to this comment
    • Remo December 9, 21:41

      Po Shabe turkoshaku pati bere nje shkrim mbi Qipron Turke, rreth dy jave me pare!
      Perse te njejtin problem e trajton si ti doje qejfi ky Shaba? Ne fund te fundit Armenet jane autoktone sic edhe jane Shqipetaret e Kosoves, por ky parapelqente versionin Turk per ate pjese te Qipros(me dy republika brenda ishullit, qe pervec Turqise askush nuk i njeh) version qe i shkon per shtat edhe Beogradit(me autonomine e komunave Serbe), tani perse i qendroka keq ajo pavaresi qe paskej proklamuar Nargoni-Karabak?
      Vazhdon ti sherbeje si Qen rrymave anti Europiane dhe si Erdoganist i thekur ja ka bere siper ceshtjes kombetare!

      Reply to this comment
      • Filoeuropiani December 10, 08:40

        Shabani u perpoq t’i hipnotizoi me Francen, karamelja qe e hajne kollaj turbopatriotet po ne thelb eshte antiperendimor. Po shet patriotizem me ngjyra islamike por mbeshtetja e Azerbajxhanit eshte frymemarrje dhe shprese per Serbine qe te rimarre Kosoven. Mundet edhe me nejt asnjanes ne ate konflikt te larget por nuk e le gjaku i te pareve.

        Reply to this comment
        • Remo December 10, 11:57

          Kur emocionet perzihen me perkatesine fetare ndodh kjo qe ndodh me Zotin Shabe!
          Ja ka bere siper me kohe ceshtjes kombetare ky ish diplomat me nje fryme te hapur antiperendimore, ky eshte vertete per tu mbushur boshllekun turbopatrioteve(dhe bukur ua ke gjetur kete epitet) por edhe te ushqeje tek Arbenet neo osmane ne hapsiren Shqipetare, ndjenjen dhe deformimin e origjines per ti pregatitur si kolonizues te ketyre tokave, me nje fjale nje rruge e dy pune!
          Edhe Serbet dalin “autoktone” edhe babe dovleti realizon enderren qe la mbrapa nje shekull me pare.
          Ku po shkojme me keta dallkauke!

          Reply to this comment
  5. Lili December 9, 14:52

    Franca ka nje problem: keshilltaret e saj per politiken ne Balkan i ka ish komunistet apo bijte e tyre!.. edhe keta kane nje defekt: jane Aq bythelepiresa sa qe kur nuk guxojne me shkue kunder deshirave te atyre qe i perdorin! Prandaj Franca kur nuk ka nje pasqyre te mire te situates e ka gjithmone defekte ne analizat e saja!

    Reply to this comment
    • Remo December 10, 11:34

      Bravo Lili, ja paske gjetur ilacin.
      Tani shko dhe i bej nje konsultim ashtu si duhet atij trapit Macron dhe te shikosh ti si ndryshon politika Franceze ne Ballkan!
      Beni akoma lufte me mullijte e eres!!!

      Reply to this comment
  6. Marku December 9, 14:59

    Kjo eshte nje analize shume e bukur e fakteve por fatkeqesisht tirana zyrtare antishqipetare edhe sot mbetet e drejtuar nga prototipa te cilet ashtu si edhe francezet qurravece punojne kunder interresave te kombit shqipetare .
    Vetem ne 30 vitet e fundit ka shume raste teper flagrante kur franca qurravece dhe frikacake ka nderhyre kunder interesave te kombit shqipetare.
    SHBA dhe Mbreteria e Bashkuar I marrin zvarre aleatet e NATOs per ta bombarduar jugoslavine ne 1999. Franca kundershtonte .
    Forcat franceze I jepnin informacjon forcave serbe 1999
    Ndarja e mitrovices dhe kosoves tek ura e lumit iber I dedikohet po ketyre qurraveceve.
    Kundershtimi I fuqishem I frances qe shqiperia te mos futej ne NATO.
    SHBA te nuk I pyesin fare francezet qurravec per kete por ne minutat e fundit franca I ven veton edhe njehere shqiperise vetem e vetem qe kjo e fundit te blinte 8 helikoptere transporti nga firma franceze eurobus
    Angazhimi I frances per ndarjen e territorit te kosoves .
    Pengesa e frances per liberalizimin e vizave per qytetaret e shqiperise.
    Pengesa e frances per formimin e ushtrise se kosoves .
    Pengesat e frances sot per liberalizimin e vizave per qytetaret
    e kosoves .
    Pengesa e frances per hapjen e negocjatave per antaresimin e shqiperise .
    Franca e sheh sot serbine gjenocidjale si nje “leader” te ballkanit pa marrur parasysh faktin se jane me mijera civile shqipetare nga po keta .
    Per kombin shqipetare asgje e mire nuk ka ardhur dhe nuk pritet te vije nga keta qurravece frikacake qe asnjehere nuk mund te qendrojne te vetem .

    Reply to this comment
    • Lum Baca December 10, 08:10

      Zotri i keni numruar pik per pike dhe nuk ka qka te shtohet as te hiqet ketu per kohen e sotme por kaq sa i keni numru ketu aq edhe ndoshta edhe ma keq ka vepru Frnaca kunder Shqiprise dhe trojeve shqiptare gjate luftave ballkanike dhe mbas .

      Reply to this comment
  7. Katiu December 9, 16:44

    Shabën s’e lexova , por komentet po .
    Kë quan qurravecë ti more , francezet , kush je ti more ?!
    Në historinë botërore , jo një herë , drita franceze ka ndriçuar botën e pushtuar nga errësira .
    Francezet janë popull vullkanik, si heq dot për hunde , janë krenarë , revolucionet e tyre kanë tronditur globin dhe me shëmbullin e tyre kanë frymëzuar popujt e skllaveruar .
    Ata edhe heroin e tyre de Golin e nisën në shtëpi e , jo si ti e si unë që një bandë rrugaçësh ka 30 vjet që tall bythën me ne, e prit ku është fundi !
    Unë e ti jemi popull , s’jemi ministria e jashtëme, por , kur i hedhim mendimet në letër , duhet menduar mirë , se edhe unë e ti mund të prishim punë !
    Apo jo , i nderuar Mark ?!

    Reply to this comment
  8. K9 December 9, 16:53

    Duket se Makron ka bindjen e te qenit nje gjeostrateg futuristik, qe mund te lere goje hapur nga qeverite e gjithe botes e deri tek gazetat e skandaleve roze, por fatekeqsisht Franca per te perballuar problemet e saj, ka nevoje thjesht, vetem per nje lider te pjekur.
    Ka vetem pak menyra se si te jesh nje interlokutor me peshe ne konflilktet nderkombetare qe pretendon te zgjidhesh. E para eshte se sa e rendesishme eshte ekonomia jote ne ekonomine e vendeve ne konflikt. Pervec ishkolonive te Afrikes qendrore qe vazhdon e mban peng me Frangen CFA, tjeter kund ekonomia franceze eshte gati inegzistente. E paperfillshme po ta krahasosh me Kinen, Ameriken, Gjermanine.
    Menyra tjeter eshte ana ushtarake. Sa force ushtarake ka Franca per te imponuar nje zgjidhje edhe me force nese eshte e mundur, si Amerika apo Rusia dhe e dyta sa te varur jane vendet ne konflikt nga furnizimet dhe industria ushtarake franceze ne kete rast?
    Zero. 95% e furnizimeve ushtarake te Armenise dhe Azerbajxhanit i takojne industrise ushtarake ruse, pjesa tjeter industrise se avancuar turke dhe isrealite.
    Franca shet arme te sofistikuara kudo, por ka nje ushtri mediokre dhe pervec qeverive kukulla afrikane, qe mbrojne interesat e Frances, asnje vend i botes nuk varet teresisht nga armet franceze, paret apo prodhimet franceze.
    Ne fund eshte edhe menyra brilante qe po perdor me sukses Gjermania. Asnje lloj protagonizmi dhe pompoziteti individual, por seriozitet, ekuiliber, prestigj ekonomik dhe dhe bashkepunim ne emer te parimeve, te BE, NATOs dhe aleancave Perendimore qe sigurojne mirqenjen dhe sigurine e te gjitheve.
    Problemi eshte se me pasigurine totale qe shfaq BEja, gjithmone e me teper, te gjitha vendet e perfshira ne konflikte te ngrira apo te nxehta, ne Ballkan, Mesdhe, ne Lindje dhe kudo tjeter, po kerkojne te zevendesojne Francen e paftuar dhe emotive, qe sillet 2000 km larg sikur te jete vend kufitar i perfshire ne konflikt, me seriozitetin dhe forcen e heshtur gjermane, per te zgjidhur situatat ku Franca korr vetem deshtime. Dhe problemi qendron, se kur ne nje tryeze nderkombetare negocjatash, ulet ne menyre te gabuar nje diplomaci qe eshte garanci e vazhdueshme deshtimi, faturen e katastrofes se paralajmeruar e paguajne te gjithe.

    Reply to this comment
  9. @9 December 9, 18:32

    Nje proverb zviceran citon;
    “Nuk eshte rastesi qe francezet kane gjelin si simbol kombetar, pasi eshte e vetmja kafshe qe kendon edhe kur i ka kembet ne mut”.
    Komplimente autorit per analizen! Po ta krahasosh me llumin mediatik tribal te Saliut, Gjekes, Pekes, Mustafajit, Grides apo hajvanlleqeve mediatike te Braces, Lubonjes, Bushatit e shume te tjereve, eshte vite drite larg.
    Kisha vetem nje verejtje, megjithe qendrimin jo shume miqsor dhe jo serjoz te Frances ndaj shqiptareve, ne nuk duhet te biem ne te njejten gracke, duke i dhene vleren percmuese qe na japin. Ne duhet tju njohim kulturen, aftesite teknologjike dhe peshen e padiskutueshme qe kane ne Europen e perbashket, sic do te kishim bere jo per pasjon frankofon, por per parim dhe si shoqeri e civilizuar, me kedo shtet tjeter po te ishte ne vend te tyre. Pra ne i respektojme per aq sa e meritojne, shpesh e dime qe duhet te jemi lojrare te mire me letra e keqija te nje vendi te vogel edhe perballe Frances qe ndan letrat, por ne fund edhe ti japim te kuptoje, qe per gjera qe Franca nuk eshte ne lartesine e duhur, zgjedhim aleate me te afte dhe me serjoze.
    Historia na dha te drejte! Ne rastin e Kosoves, Franca ju nenshtrua kunder vullnetit te saj, vullnetit te atyre qe konsideruam si te vetmit qe mund ta zgjidhnin ceshtjen e Kosoves. Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne Europe e vleresojme, por i kemi treguar qe rrolin, seriozitetin dhe peshen e Gjermanise tek ne nuk e ze dot, biles edhe duke paguar nje lloj hakmarrje gjobvenese nga Franca.
    Ne nje fare menyre duhet tja bejne te qarte edhe pse nuk jemi te gatshem ti nenshtrohemi vullnetit, oreksit perandorak, etheve ksenofobe, intrigave apo vizjonit te tyre, jemi gjithmone te gatshem ti respektojme per ate qe jane dhe te lozim “kumar” me ta, me letrat tona te keqija perballe letrave te tyre historikisht te mira.

    Reply to this comment
  10. Alban December 10, 00:01

    Vleresoj analizen e diplomatit Sh.Murati.Por ne se bej paralele me situaten ne Kosove dalim te kercenimi i Vucicit.Armenet jane autoktone ne N-K si dhe shqiptaret ne Kosove.Cfar qendrimi duhet ne kete rast z.Shabani ne se Rusia do bente te njejten ne favor te Serbise sic beri me Azerin?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim