Lokali hap dyert, Call centeri nuk respekton rregulloren, gjoba dy bizneseve në Durrës

March 17, 2020 16:56

Lokali hap dyert, Call centeri nuk respekton rregulloren, gjoba dy bizneseve në Durrës

Një call center dhe një lokal në qytetin bregdetar janë gjobitur, pasi janë kapur me shkelje të Aktit Normativ për situatën e koronavirusit duke mos zbatuar rregullat e parashikuara.

Policia thekson se në call center punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse dhe për këtë arsye është gjobitur me 700 mijë lekë. Ndërkohë që të njëjtin fat ka pasur edhe një lokal, që është gjetur i hapur. Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.

Njoftimi i Policisë: 

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, nga ana e Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, gjatë kontrollit të qytetit, për zbatimin e Telegramit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit me Nr. 1952 Prot., datë 10.03.2020 për “Moslejimin e grumbullimeve në ambientet e hapura dhe të mbyllura”, si dhe aktit normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, gjatë ditës të sotme janë konstatuar subjektet si më poshtë:

•Subjekti call center, në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z. Pas kontrollit në ambientet e brendshme të këtij subjekti u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.

•Lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.

l.h/ dita

March 17, 2020 16:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim