Lokomotiva e së keqes

August 18, 2019 13:39

Lokomotiva e së keqes

Nga Bedri Islami

Në fillimin e mandatit të tij presidencial, Berisha ishte në Shkodër, në sallën e teatrit “Migjeni”, në njërin nga takimet e para entuziaste të tij. Sapo kishte filluar shprishja e çdo gjëje që ishte ngritur dhe “ teoria zero” apo ajo e “çekut të bardhë” ishin bërë , nga njëra anë fillimi i shprishjes dhe rrënimit të çdo gjëje dhe, nga ana tjetër, ngritja e institucioneve të një lloji të ri, rëndesa e të cilëve ndjehet sot e kësaj dite.

Mes të tjerave, kishte filluar edhe ngritja e institucioneve të drejtësisë; ishin mbledhur me turravrap militantë të ndryshëm në Durrës, në atë që mori emrin e merituar, “shkolla e plepave” dhe, si pritej, prej tyre do të merrte hov një sistem krejt tjetër, që, si më parë, partinë e kishte mbi të gjitha. Dhe, pas partisë, xhepin e tyre. Më shumë se gjysma e atyre që “studiuan” drejtësinë në pak muaj tek Plepat, janë rrëzuar nga Vettingu dhe shumë të tjerë presin të rrëzohen. Ata krijuan “gjingjnizmin” në drejtësi, si njëra nga përcaktimet e zhvatjes së shtetit, duke qenë shërbëtor i verbër i shtetit apo i partisë.

Në mesin e mbledhjes presidenciale, një ish i dënuar politik, i ndjeri Dedë Kasneci, befas e pyeti presidentin entuziast, përse në krye të Gjykatës më të lartë të vendit, kishte dërguar një gjyqtar si Rustem Gjata, i cili, mes të tjerave, do të ishte i fundmi gjykatës në gjykatën e Shkodrës, që, pa asnjë provë bindëse, do të dënonte me vdekje dy ushtarakë, Enver Bicakani dhe Rustem Tabaku, e me shumë vite të tjera ushtarakë e fakirë, që mezi ushqeheshin me bukë. Më ka rastisur të ndjek atë gjyq, pasi bëhej në sallën e shfaqjeve të një institucioni ku punoja përkohësisht dhe ishte njëra ndër britmet më arrogante të një pushteti arrogant, ku dhuna përzihej me hipokrizinë dhe ku njerëzorja ishte terratisur. I kam ende para syve skenat dhe dëshmitë e dhëna, sjelljet çjerrëse të trupit gjykues dhe të prokurorit, brutalitetin dhe çastin kur një nënë dëshmori, biri i të cilës nga Vlora, ushtarak, po dënohej me grupin, ngrihej të dënonte birin e saj dhe, kur po dilte, pyeste të afërmit : po, ç’ka bërë a të keqen, se nuk e muarmë vesh?!!!

Përgjigja e Berishës do të mbetet fillesa e mendësisë që çoi shtetin në këtë rrënim dhe në krizat e vazhdueshme.

-Ai na ka shërbyer Dedë, na ka shërbyer. Më jep ti disa emra dhe unë i bëj gjykatës dhe prokurorë.

Dedë Kasneci i tha shkurt se kjo nuk ishte punë e tij, se ai nuk është për këtë punë dhe se këtë do e bëjë vetë shteti, por ta bëjë me mend dhe jo të sjellë xhelatë në kreun e drejtësisë.

Në të vërtetë shtetit i duheshin shërbëtorë. I duhen ende sot. Pavarësisht se cilët kanë qeverisur, të djathtët, të majtët apo një mish-mash majtas – djathtas, mendësia e shtetit për të pasur të heshturit dhe shërbyesit e vet, nuk ka ndryshuar.

Mendësia e shërbëtorit në politikë dhe e thyerjes së shtetit, nisur rrëmujshëm nga demokratikasit dhe, përmes një emri të përveçëm, Berishës, u trand edhe më tej, në të gjitha qeverisjet që erdhën më pas, duke u bërë rruga drejt pushtetit, drejt parlamentit, drejt shtetit.

Po të krahasosh parlamentin e vitit 2017, kur ende nuk ishte braktisur nga një njeri i trembur që trembi edhe të tjerët, me atë të vitit 1991, do të kesh të qartë se si mendësia e shërbëtorit ka trumfuar mbi atë të njeriut të ditur, të përkushtuar dhe intelektual. Po të shkosh më tutje, se si vetë deputetët e vitit 1991 janë transformuar, do të jesh i bindur se pushteti të afron dy rrugë: ose bindje të plotë deri në verbëri, ose duhet të largohesh.

Në 30 vite asgjë më shumë se sa kjo nuk e ka rrënuar shtetin. E ka marrë nëpër këmbë, i ka zbehur fizionominë e tij, i ka përdhosur vlerat, e ka çnjerëzuar, e ka sakatuar, e ka bërë kokëulur dhe, në fund, ka lejuar krijimin e një sistemi bandash, që tashmë nuk janë hije apo alibi politike, por realitet i dukshëm, i frikshëm dhe enigmë.

Këto ditë gazeta DITA ka shtruar njërën ndër temat më vitale të historisë sonë, Luftën Antifashiste. Më shumë se me të djeshmen, ka të bëjë me të ardhmen. Më shumë se me historinë, ka të bëjë me projektimin e rrugës së nesërme.

Përdhosja e vlerave të Luftën Nacional Çlirimtare ka qenë e natyrshme të vijë nga një trupë e djeshme drejtuese e politikës kolaboracioniste përmes vazhduesve të tyre. Askush nuk pret që pinjollët e Cakranëve të Ballit të jenë pro luftës së djeshme, pasi ata e shohin si revansh bjerrjen e vlerave, kërkojnë të ringrenë një histori që ka pasur një përplasje të pazakontë dhe, në të cilën rreshtimi në krahun e fuqive aleate antifashiste ka qenë zgjidhja e vetme. Nëse Balli u gjend në kohën e gabuar, vendin e gabuar dhe krah një fuqive naziste, kjo nuk ka të bëjë me të sotmen. Ata, pinjollët e sotëm, vazhdojnë t’i shërbejnë një mendësie politike, e cila ka pasur një përcaktim të përbashkët europian, kolaboracionizëm. Pra, askush nuk ka pse të presë prej tyre, ashtu si nga disa historianë që ngjarjet e vitit 1942 e më tej, i trajtojnë me çka erdhi më pas në jetën e vendit. Ne jemi i vetmi vend në Europë, ku nga një përplasje e brendshme, fitimtarët kishin shumë herë më tepër të vrarë se sa humbësit; ku kolaboracionizmi mori trajtën e divizioneve SS, dhe ku u përfshinë mijëra njerëz, me idenë e rajasë.

Ajo çka nuk pritej ishte heshtja e një elite drejtuese ose jo e së majtës politike, e cila ku rrjedhimet e para pikërisht nga idetë e kësaj lufte dhe nga gjen përkrahjen më të fuqishme votuese. Në fakt, ata janë në pushtet, pikërisht nga njerëzit që e mbështetin , qoftë si ide, qoftë të lidhur përmes gjakut, Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Për shumë vite e majta ka qenë mbështetëse e kësaj vlerë europiane, antifashizmit.

Tani, njerëzit e saj kanë heshtur.

Për tri arsye mendoj unë.

  1. Më e rëndësishmja , pasi vetë shefi i tyre politik, që është edhe shefi i qeverisë, jo për pozë politike, por për bindje të rrënjosura, është kundër kësaj lufte dhe ka konceptin që e shfaqi haptas ,“ulni kokat”, kur ju drejtua atyre që kundërshtonin mbivlerësimin e Mit’hat Frashërit.

Meqenëse ky shef i ka të gjitha në duart e tij, pushtetin, tenderët, listën e deputetëve, pasurinë, tatimet, taksat, të ardhmen, ata, si oportunitet politik dhe mungesë karakteri njerëzor, heshtin.

Të jesh besnik i shefit, je gjithçka. Jo rastësisht, Edi Rama largoi nga drejtimi i qarkut të Shkodrës, një intelektual të klasit të parë dhe, ndoshta, ministri më i mirë i jashtëm i këtyre tri dekadave, Ditmir Bushati, xhaxhai i të cilit, Nuri Bushati, 17 vjeçar,  është vrarë nga gjermanët në Kukës, pasi u burgos nga kolaboracionistët dhe në vendin e tij emëroi një figurë të panjohur, nën një justifikim absurd, të cilin nuk e besoi as ai vetë.

2.Përgjithësisht të zgjedhurit në forumet e larta të së majtës, si në parlament, janë biznesmenë, mendja e tyre nuk lodhet fort për politikë, ide dhe vizione. Mendja e tyre synon paranë përmes pushtetit. Duke qenë të tillë ata as e çajnë kokën për një të djeshme dhe, për më tepër, nga diçka që mund t’i zemërojë me shefin e tyre.

3.Është krejt e mundshme që një shumicë e tyre as nuk e dinë se çfarë ka qenë kjo luftë, kush dhe pse ishte përballë njëri-tjetrit, çfarë vlerash mbronin dhe çfarë përcaktimesh kishin. Duke qenë një klasë parapolitike nga më të palexuarat në historinë tonë, por nga më të pasurat, ajo as ia ka idenë se për çfarë bëhet fjalë. Për to gjithçka që nuk ka lidhje me biznesin e tyre, është e tepërt, qoftë edhe leximi i një libri.

Ndërsa heshtja e një elite të lartë drejtuese brenda së majtës , e cila i njeh dhe i ka mbrojtur këto vlera është ulëritëse.

Disa ditë më parë u bë e njohur një e dhënë, që, në shumë raste, do të kishte qenë tronditëse për mentalitetin e të keqes që ka marrë para shumë gjëra: nga 338 personalitete të njohura apo studentë, të cilët, në dhjetor 1990, kishin firmosur aktin e krijimit të PD-së, sot, në strukturat e tij drejtuese, kishte mbetur vetëm një: Berisha. Thuajse të gjithë të zgjedhurit në forumet më të larta drejtuese të sotme të PD-së, vijnë nga familje, prindërit e të cilave, kanë qenë komunistë dhe në disa raste komunistë fanatikë dhe shërbëtorë të bindur. Në strukturat më të larta të saj janë tepër të radhë vazhdues të familjeve të njohura apo të ardhur nga shtresa e ish të përndjekurve politikë. Nëse në vitin 1990 kjo mund të justifikohej, pasi dyert e arsimit të lartë kishin qenë të mbyllura për to, tani, 30 vite pas, nuk është më alibi ngritja e tyre, por mendësia e të shërbyerit, të cilën nuk e kanë gjetur aty, por tek ata që mëkatin e kanë brenda vetes.

Në 6 vitet e “ liderizmit” Basha, nga PD janë përzënë rreth 70 figura të njohura politike, të shpallur armiq të shefit.

E njëjta gjë po ndodh edhe brenda së majtës. Shefat po krijojnë detashmentin e tyre politik me njerëz që i shërbejnë.

****

Botuar në Dita. Të gjitha të drejtat, e rezervuara. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

August 18, 2019 13:39
Komento

26 Komente

  1. katarakti August 18, 17:18

    Tema e trajtuar eshte interesante. Por kam pershtypjen se autori i ka rene ca si teper shkurt. Kishte shume me teper per te folur dhe per te shkruar per “Lokomotiven e se keqes”!

    Reply to this comment
    • Beni August 18, 18:37

      Dhe djali i kriminelit rustem serb gjata eshte sot ne kryesine e pd. A ka akoma budallenj ky vend qe ende besojne se pd eshte parti antikomuniste dhe mbeshtet ish shtresen e te perndjekurve politike ?

      Reply to this comment
      • Petro August 19, 11:41

        Kam jetuar ne Shkoder per 20 vjet rresht dhe Rustem Gjata ishte kryetar i Gjykates se Rrethit,qe merrte persiper gjykimin vetem te personave qe parashikohej denimi nga mbi 25 vjet e deri me vdekje!
        Ja ky eshte demokrati Rustem Gjata dhe kelyshi i kriminelit Clirim Gjata!
        Prandaj keta,si edhe Berisha apo Rama per te fshire imazhin e tyre prej komunistesh besnike te sistemit diktatorial,po hiqen si antikomuniste ekstremiste,por qe ne fakt te gjithe duhen SHPORRUR NGA postet e larta!

        Reply to this comment
  2. Dulla August 18, 17:42

    Po. Nje shkrim i njehte si shume te tjere paraardhes qe rrahin te njejtat fakte rreth te njejtit person.

    Pyetja 1 meleonshe eshte :

    PERSE SALI BERISHA NUK ESHTE NE BURG ?

    Reply to this comment
    • Shoku Taras August 18, 19:00

      Pyetja tënde s’kushton as edhe një qindarkë, pasi përgjigjen e duhur ajo e morri pikërisht në ditën e gënjeshtrës më 1. prill 2013, kur Kali i Trojës që gjëndet brenda selisë rrozgë beri haleancë djallëzore me strumullarin e protestës së 21 janarit, pasi kishte gëlltitur më parë mirë e mirë ngjalën ke Gjiri i Lalzit.

      Reply to this comment
  3. intelektuali August 18, 18:11

    Sepse o Dulla vllai:

    NJE MELEON QEN QE VOTUAN LE TE LEHIN, KARAVANI ME LEKA TE SHKOJE PERPARA!

    Reply to this comment
  4. mirel August 18, 18:11

    Detashment politik, shprehje teper e sofistikuar per te emertuar banden shteterore te mafies, bande agjenturore me maske politike. GJithe sherbyesit e saj jane te kapur me mafien dhe spiunazhin e huaj. Duket qesharake po ashtu eshte.
    Psh Ulaj, Fusha,,jane miq te Berishes, ve bast qe jane ne tave me mafien serbe, si eshte dhe Sinan Idrizi spiun i Erdoganit. Idrizi fjaloset koke me koke me Ramutin ne Vlore per Aeroportin!? Perse, cfare biznesesh kane qe i kane kaq personale, dhe qe kerkojne perfshirjen e pasurive publike dhe taksave te shqiptareve?

    Reply to this comment
    • Shoku Taras August 18, 21:38

      Një si biçim parathënie for free…

      “Një shtet mund të ndërtohet në mënyrë të atillë, që askush të mos detyrohet të bëjë atë që nuk është i detyruar ta bëjë me ligj, dhe askush të mos detyrohet të ndalohet nga kryerja e asaj që lejon ligji.” – < Montesquieu : Nga Fryma e Ligjeve, Libri i njëmbëdhjetë, kap. 4

      “Për më tepër, nuk ka liri nëse pushteti gjyqësor nuk është i ndarë nga ligjvënësi dhe ekzekutivi. Nëse pushteti gjyqësor është i lidhur me fuqinë legjislative, kështu pushteti do të do të ishte arbitrar mbi jetën dhe liria e qytetarëve, sepse gjyqtari do të ishte njëkohësisht edhe ligjvënës. Nëse pushteti gjyqësor do të ishte i lidhur me fuqinë ekzekutive, gjykatësi do të kishte fuqinë e një shtypësi.” Montesquieu – Mbi Frymën e Ligjeve (Libri i njëmbëdhjetë, kapitulli 6)

      ***

      Pasi i kisha hedhur një vështrim të shpejtë faqes së kopertinës, shkrimin me titull fillestar “Lokomotiva e së keqes dhe shpurra e shërbëtorëve të verbër ndaj shefit” po e prisja për ta lexuar, jo pse mbante si autor njërin prej shërbëtorëve mendjendritur të PPSH-së, por më tepër për rëndësinë e madhe që ruan përbrenda ky titull kaq domethënës.

      Mëndësia e vrazhdë e njëshave tanë të pamerituar (e theksoj të pamerituar, se faktikisht shumica e tyre supozohet të jenë katapultuar me metoda mjaft dubioze), për tërhequr pas vetes mundësisht sa më shumë shërbëtorë çapaçula, besnikë dhe gojëkyçur, është thelbi i gjithë dështimeve spektakolare të demokraturës saliniste.

      Po ta veçojmë dhe ta analizojmë fjalë për fjalë thënien: “Ai na ka shërbyer Dedë, na ka shërbyer. Më jep ti disa emra dhe unë i bëj gjykatës dhe prokurorë.”, do vëmë re se këtu kemi të bëjmë me një rast flagrant, kur nje kryetar partiak, makar dhe shteteror, i akordon vetvetes atributet e nje te gjithfuqishmi, para të cilin edhe feudalët e mesjetës do ta kishin zili.

      Kjo thënie fare e papeshuar përbën në vetvete një gafë të rëndë politike, për arësyen e thjeshtë se lë të kuptosh se ky burracak shteti që i ra fati të marrë në dorë mashën e drejtimit të partisë së parë demokratike të vendit, aso kohe as që duhet t’ja kishte patur aspak idenë e principit bazë të demokracisë funksionale.

      Duke i akorduar vetvetes atributet e vendimmarrësit për emërtimin e gjykatësve dhe prokurorëve, pseudo-komunisti viçidolas i konvertuar në antikomunist (https://www.welt.de/kultur/article2321743/Als-Kommunisten-gegen-Kommunisten-kaempften.html), dashur pa dashur ai pranon se nuk ja ka haberin as prinicipeve më elementare të demokracisë.

      Përkundrejt një kasapi demokracie të këtij kalibri, ato 338 “personalitetet” e njohura, po të kishin patur sado pak zgjuarsi dhe nuhatje të thellë politike, duhej të ishin organizuar në një grupim tjetër paksa të mënjanuar (kjo vlen ndoshta dhe sot për socialistët), dhe jo të prisnin deri sa të binin si njëri pas tjetrit viktima të naivitetit, ambicjeve personale dhe më në fund dhe të përçarjes.

      Reply to this comment
      • Drenova August 19, 07:29

        I dashur armik,shoku Taras!
        Me siper ke cituar se,”“Për më tepër, nuk ka liri nëse pushteti gjyqësor nuk është i ndarë nga ligjvënësi dhe ekzekutivi. Nëse pushteti gjyqësor është i lidhur me fuqinë legjislative, kështu pushteti do të do të ishte arbitrar mbi jetën dhe liria e qytetarëve, sepse gjyqtari do të ishte njëkohësisht edhe ligjvënës. Nëse pushteti gjyqësor do të ishte i lidhur me fuqinë ekzekutive, gjykatësi do të kishte fuqinë e një shtypësi.” – Montesquieu – Mbi Frymën e Ligjeve (Libri i njëmbëdhjetë, kapitulli 6)
        Kjo qe thua ti zbatohej ne kohen e DIKTATURES KOMUNISTE,se atehere gjyqtaret,prokuroret dhe ndihmesat e tyre nuk EMEROHESHIN nga politika,por ZGJIDHESHIN ME VOTIME nga populli!
        Ne ate kohe gjyqtari dhe prokurori njihte per ZOT popullin dhe nuk bente vaki qe te merrte vendime antiligjore,se vinte dota,qe ai popull nuk e votonte dhe ai shkonte ne fshat ose miniere!
        Ndersa sot,ne kohen e LUMTUR te demokracise gjyqtaret dhe prokuroret vetem EMEROHEN,pra ata njohin per PADRON vetem ate qe i emeroi ne pune dhe jo popullin,qe e trajton thjesht si KLIENT!
        Ketu fillon KORRUPSIONI,padrejtesia dhe degradimi i DREJTESISE!
        Se edhe Vetingu merret kryesisht me cfare kane deklaruar pasuri gjyqtaret e prokuroret,por jo me SHKAKUN E KETIJ PASURIMI,qe jane vetem marrja prej tyre te VENDIMEVE TE PADREJTA ,ANTILIGJORE gjithmone ne favor te FAJTOREVE te vertete!
        Kurre nuk gjendet e verteta e pasurimit te gjyqtareve e prokuroreve ne se nuk kontrollohen te gjitha vendimet e marra prej tyre,te pakten ato te ankimuara nga VIKTIMAT e tyre!
        Ndryshe,kjo pune do vazhdoje si me pare!
        Dhe kulmi fare:
        -Cfare drejtesie eshte kjo sot,kur ne shkallen e pare te gjykimit gjykon vetem nje gjyqtar dhe jo TRE,si ne kohen e diktatures?
        Si mundet nje gjyqtar te jape drejtesi kur ai njihet me dosjen e radhes vetem kur hyn ne salle bile as deshmite e paleve nuk i degjon fare se eshte duke lexuar dosjen?
        Dhe kjo ndodh edhe per nje arsye se ne dite nje gjyqtar mund te kete edhe 20 ceshtje gjyqesore dhe merret me mend sa kohe ka ai per te dhene drejtesi!
        Por a mund te ndryshoje ky sistem?
        Kurre,sepse sot vendos PERANDORI,DIKTATORI,qe eshte KRYEMINISTRI!
        Kurre nuk kishte Enver Hoxha me shume kompetenca se Edi Rama,bile me pak,se ky,se Rama edhe te shan,te tall,te perbuz etj dhe as do t’ia dije se kush je se te gjitha pushtetet i ka nen vete!

        Reply to this comment
        • The gjë? August 19, 09:40

          I paske rënë ca si gjatë për të përsëritur dhe një herë thëniet lapidare të Monteskit, por gjithsesi një drenovari të ftohur në tajare s’mund tja vësh re trapllëkun, aq më tepër kur ai e konsideron mendimin ndryshe si armiqësi. Kthjellët gamor me zile dhe këtë humorin e shpatë.

          Reply to this comment
          • Drenova August 19, 11:31

            Ti “The gje” ne fakt nuk ke kuptuar asgje nga sa kam replikuar une me lart!
            Se une pikerisht thenien e sipercituar nga “Shoku Taras” kam shtjelluar por me humor paksa grotesk!
            Shkurt:Kam pohuar gjithcka thote ai ne idene e tij,por me fakte te kunderta,duke arsyetuar se sot behet e kunderta e asaj qe thoshte Montesquieu !
            Por ti sic duket,duke qene vetem me dy kjlase fillore nuk i kap dote as ironine,as satiren e as llogjiken groteske ne shtjellimin e problemeve!
            Kur te rritesh do me kuptoosh me mire,te keqen xhaxh!
            Nuk te them se je TRAP,por i tille qenka vetem yt ate,qe te ka cuar coban me dhi!

          • The gjë? August 19, 12:53

            Edhe pse ti druvar pe Drenove na justifikohesh se ke dashur të pohosh gjthshka cfarë ka shprehur Tarasi, tendenca jote për të glorifikuar gjykatësit kasapë të diktaturës nga njëra anë, dhe denigruar këta të demokraturës saliniste nga ana tjetër, nxjerr bythëzbuluar fare-fare jo vetëm miopinë e theksuar të një fshatari teveqel, por edhe interesin tënd për të kundërshtuar indirekt faktet e pakundërshtueshme të një dëshmitari okular. Me një farë skuthërie të përzjerë me një fije humor katundaresk, ti s’është se ke dashur të përkrahësh mendimin e Tarasit, por për të kundërshtuar me djallëzi ato që autori i ka bërë të qarta qysh në fillim të shkrimit..

            Qe te bindesh per gomarllekun tend, zamet e ke po nuk i pastrove pak sklepat e diktatures dhe te lexosh me vemendje dhe nje here kete pasazh te shkeputur:

            Citat:Në mesin e mbledhjes presidenciale, një ish i dënuar politik, i ndjeri Dedë Kasneci, befas e pyeti presidentin entuziast, përse në krye të Gjykatës më të lartë të vendit, kishte dërguar një gjyqtar si Rustem Gjata, i cili, mes të tjerave, do të ishte i fundmi gjykatës në gjykatën e Shkodrës, që, pa asnjë provë bindëse, do të dënonte me vdekje dy ushtarakë, Enver Bicakani dhe Rustem Tabaku, e me shumë vite të tjera ushtarakë e fakirë, që mezi ushqeheshin me bukë. Më ka rastisur të ndjek atë gjyq, pasi bëhej në sallën e shfaqjeve të një institucioni ku punoja përkohësisht dhe ishte njëra ndër britmet më arrogante të një pushteti arrogant, ku dhuna përzihej me hipokrizinë dhe ku njerëzorja ishte terratisur. I kam ende para syve skenat dhe dëshmitë e dhëna, sjelljet çjerrëse të trupit gjykues dhe të prokurorit, brutalitetin dhe çastin kur një nënë dëshmori, biri i të cilës nga Vlora, ushtarak, po dënohej me grupin, ngrihej të dënonte birin e saj dhe, kur po dilte, pyeste të afërmit: Po ç’ka bërë im bir a të keqen, se nuk e muarmë vesh?!!!

          • Drenova August 19, 16:36

            Ti “The gje”,dukesh qe nuk ha…mut kot,se ca gjera i kap mire,sidomos kur mbush grushtet me mut!
            Me ndiq me vemente,o trap zalli,antikomunist i zgjebosur,qe na kerkon tani demokracine!
            Sa per Rustem Gjaten kerkoja sat’eme dhe tyt eti bashke me partine tende antishqiptare qe ke votuar per 29 vjet,se Rustem Gjaten kryetar Gjykate te Kasacionit dhe kelyshin e tij kryetar te KQZ e vute ju,e vuri Berisha,ndonese e dinin se ai ishte kriminel!
            Por pikerisht kriminelet i duheshin Berishes,se me ata ai di shkaterronte Shqiperine sic e beri ne fakt!
            Se ne 92-shin edhe mua donte te me vinte Berisha ne nje post te larte,si shpirt rebel qe isha,por kur mori vesh nga spiunet e tij se une rebelizmin e kisha kunder antishqiptasreve,u terhoq dhe me la fare pa pune!
            Por per komunistet nuk ka kala qe nuk e marrin dhe sot jam per bukuri dhe kunder Berishes,Metes,Rames dhe te gjithe antishqiptareve te tjere!
            Se te gjithe ish komunistet hajdute,kriminele,maskarenj etj i keni ne te gjitha partite,qe nga me i vogli e deri tek ministrat,kryeministrat,presidentet etj!

          • The gjë? August 20, 10:18

            O njeri me bisht Sa per dijeni, replikën e fundit ma paksa gëlltitur redaktori. Kush e di, ndoshta iu ka dukur edhe më banale se sa surrati yt si hale. Që i qënke vardisur ta prapa Berishës për të të punësuar, kjo s’çudit askënd. Me thëne të drejtën, ajo që më bëri më tepër përshtypje është gabimi i Berishës, se punëtor më të mirë se ty ai edhe me qiri ta kishte kërkuar s’do e kishte gjetur. Pse do pyesësh ti? Shumë e thjeshtë. Kanalizacionet e mutit rilindjotas janë bllokuar aq keq sa ai që s’thuhet po noton ke bulevardi “Thiu i Parë,” Hahaha Hec tash vromësirë, shko lëpiju Ramës të të fusi më kokë në pusetë

  5. info analitike August 18, 18:19

    Ministri me i mire i jashtem??? Mos valle harrove o bedriu i partise qe ishte ky ministri qe ishte gati te shiste pjese te ShShqiperise grekeve ne ca marreveshje sekrete buzuqeve.
    Ti edhe mund ta kesh kujtesen e shkurter po jo te gjitheve jua merr mendte propaganda kunder kriekaqolit.
    Kur une ju shkruaja se cfare malli ishte kriekaqoli te gjithe, perfshire edhe ty, ishin entuziaste te 1 milione shuplakave. Sot na kakarisni si pula te lagura.
    Jeni kthyer ne lecka shume perdorimshe te partise dhe keni humbur cdo besueshmeri perderisa asnje prej jush nuk ka gxim ti dale kunder e te ballafaqohet me kriekaqolin qe ju ka uzurpuar partine e qe u shqep duke bere pazare me Lulin dhe Saliun ndersa ju akoma llomotisni faqeve te gazetave. Qershia mbi torte ishte memoriali per Erdoganin ku PD-PS-LSI moren pjese tinezisht.

    Reply to this comment
  6. albi August 18, 19:50

    Zoti Islami.
    Rrenjet e te keqes jane me thelle.Ju shkruani vetem konstatime.Per se ndodhen keto qe thoni ju.Pse u krijua Partia Demokratike si nje force politike qe do te trumbetohej si e djathte por programi dhe anetaresia ishin e njejte me Partine e Punes. Kujt i i ntereson kjo gje.Ju e dini se Shqiperia ka 200 vjet qe lengon nga plaget e copetimit dhe mosfuqia per bashkim kombetar.Ju e dini se ndaj kombit shqiptar ka politika te ngritura ne rang akademike per platforma dhe politika genocidale nga Serbet dhe greket.Sot kur Shqiperia ne shekullin e 21 po ecen ngadale dhe e drobitur ne kete demokraci te venitur ndodhet perballe sfides se ekzistences.Shikoni cfare politikanesh jane ne udheheqje.Ka 30 vjete qe njerez ordinbere ,vasale, te korruptuar dhe servile ndaj te huajve bejne hair ne kete vend.Kush eshte sot vendi aleat qe e mbeshtet kombin shqiptar.Ju do te thoni Amerika.Atehere si fuqia me e madhe asaj i takon detyra te beje gjerat e duhura ne Shqiperi.Po te jemi realist Amerika duhet ta shohe me me dashuri dhe realizem politiken e saj .Sot eshte krijuar nje pershtypje dhe mendim mos kundershtoni Ameriken.Ne rast se eshte mik i popullit shqiptar duhet t’ja themi se Amerika ka gabime e veta ne kete lloj politiike qe luhet ne Shqiperi.Pse nuk e di Amerika lojen qe eshte bere ne Shqiperi qe u be gjoja nje tranzicion i buter pa gjak ne Shqiperi dhe e drejta historike nuk u vendos.U be gabimi fatal qe populli nuk e pranon, qe “demokracine” e perlane komunistet dhe femijet e tyre.Te mirat ekonomike te trasheguara nga sistemi i kaluar i moren ata,Sot po ata udheheqin ne cdo fushe.U be loje me shtresat e shtypura dhe te vrara nga regjimim komunist i Enver Hoxhes.Vertet problemi i prones ka qene i veshtire ne Shqiperi por jo i pazgjidhshem.Te gjithe ata apo paraardhesit e tyre qe kane mallkuar petr 50 vjet pronen private dhe kapitalizmin dhe Ameriken vete sot jane bere kapitalista.A nuk i di Amerika keto.Patjeter qe i di por nuk do te i zbatoje.E verteta keshtu eshte.Prandaj trimerohen sot lloj lloj bandash qe vjedhin, mashtrojne ne kurriz te popullit dhe te idealeve shekullore te shqiptareve per bashkim.Ne Shqiperi kane ngelur akoma burra dhe gra qe mund ta udheheqim mire kete vend.

    Reply to this comment
  7. Limani August 18, 20:02

    I nderuar Bedri ,
    Për kë shkruan , kujt i drejtohesh, një populli të vdekur ?!
    Shqipëria ka vdekur , e vdiqën shqipëtaret , armiku ynë më i madh , jemi vetë ne ; sa mirë na paska njohur Konica !
    Sërbi , greku, imperializmi , socialimperializmi …….keto kanë qenë e janë llafollogji boshe e krerëve tanë , për të justifikuar paaftësinë dhe tradhetinë e tyre .
    Ne jemi peng e naivitetit tonë , e injorancës sonë .
    E kush mendon sot për Shqiperinë , ku është truri i kombit , ku janë personalitetet , ku janë heronjtë , ku janë patriotët , ku janë partitë e majta , ku janë komunistët apo ish komunistet , sot , kur fashizmi është ngjitur në pushtet ?! Këta që përmënda më lart , as kanë ekzistuar ndonjeherë , kanë qenë pseudo , të rremë .
    Po përsëris atë që e kam thënë disa herë në këto forume – ne jemi një popull , në gjene , fashist , partitë politike janë të gjitha fashiste , në vënd të parë ka dalë PS , si socializmi dhe demokracia janë të huaja , të parakohëshme për fiset që jetojnë me kanun në shekullin 21 !
    Koha dëshmoi se , Partia Socialiste ( zyrëtare ) është një organizatë qelbësirash e hajdutësh . Kjo kërmë që po qelb dynjanë e mori në qafë Shqiperinë , duhet të varroset dhe zyrat e saj duhet dezinfektuar deri në themel !

    Reply to this comment
  8. Rezart August 18, 20:17

    Cfare doje me teper ti pinjolli i ballistit,spiunit,diversantit,kriminelit,hajdutit,pederastit etj sot?
    Ke 30 vjet,qe ky shtet fashist po te jep dhjetra milione leke pa asnje te drejte,vetem me llogjiken kriminale se babai yt paska qene burgosur ne socializem!
    Por askush nga ju nuk e fitoi pafajesine me gjyq,pra ju keni perfituar padrejtesisht miliona leke,kur ne bijte e komunisteve,puntoreve e fshatareve te thjeshte u hodhem ne mes te 4 rrugeve,pa pune,pa shtepi,pa te ardhura se ky shtet bandit duhet t’u jepte ju milionat e bukes se femijve tane!
    Po pse kesaj i thoni ju DEMOKRACI?
    Per kete regjim kriminal qenkeni bere antikomuniste ju?
    Ja pra pse ju paska denuar socializmi,se ju keni qene dhe mbeteni rraca me e poshter e popullit shqiptar qe meritoni perbuzjen tone!

    Reply to this comment
  9. vickëla August 18, 21:23

    PO mire, ky i biri Rustemi qe na çane menderen tere diten Clirim Gjata i di qe babain e ka pase kriminel? Po Lulezim bytheqiri e di qe ber “kuadro” Clirim Gjaten? Po parti qe eshte kthyer ne OJQ e di?…..U marte lumi si u ka marre por jo pasurine se ajo do sekuestrohet dhe kalon ne buxhet.

    Reply to this comment
  10. Albi August 18, 21:26

    Kush je ti mor morrakulish?

    Reply to this comment
  11. Albi August 18, 21:34

    Demokraci= ha dhe fol fashizem = ha , mos fol. Komunizem = mos ha , mos fol

    Reply to this comment
  12. naim dimashi August 18, 22:25

    prandaj demokracia nuk vjen kurre dhe e keqja nuk ka per tu ndeshkuar kurre,sepse PD e PS jane shkrire ne nje e veteme dhe mbrojne njeri tjetrin.Rilindasit jane oligarke dhe oligarket e PD jane komuniste.Vetingu e reformat e tjera jane perralla sa te jete Rama dhe Berisha,

    Reply to this comment
  13. gjermani i fundit August 19, 00:11

    sikur Rama te kishte bindje do ishte qederi me i vogel. Por nuk mendoj se ka bindje, veçse luan bllofin. Bllofi dhe prononcimi antiTramp perpara zgjedhjeve ishte nje gafe unike per nje kryetar qeverie. Pastaj ai fjalimi i shplare kur erdhen eshtrat e Mithat beut qe nje orvatje e Rames per te gjetur alibite e mundshme qe ceremonia te behej me çdo kusht, sepse si duket, ia vune perpara si gjelle qe dyhej me patjeter ta hante ne publik. Ceshtja mendoj se eshte shume me e thelle; kush eshte Rama? Kush Berisha? Kush eshte Meta apo edhe Basha? Kush i leviz me spango ketp marioneta nga pas kuintave? Po te ishte veç Kapitali hajde de, por jo. te gjithe keta lideret i drejton e njejta dore. Qe nuk ka interes qe brezi i ri ta dije se kur organizohen, shqiptaret dijne te bejne shtet te pavarur.

    Reply to this comment
    • Yes August 19, 10:28

      Shalgjati s’është as e para dhe as e fundit marionetë e telekomanduar me pult. Këta zorzopër kanë një jetë që luajnë bllofe. Bllofi është metoda më efikase për t’ua matur pulsin humbamenove. Zgjidhja?

      Reply to this comment
  14. Duhet rallë dhe jo radhë... August 19, 09:22

    redaktor,

    Ftillohu dhe hiq dorë nga censura selektive. Asgjë ditë pengon ta publikojsh komentin e korrigjuar të postuar dje në mbrëmje nga Shoku Taras.

    Përveç kësaj, nga fundi i shkrimit të Bedriu ka një gabim gjuhësor. Është paksa trashanik.

    Reply to this comment
  15. K. GJ. August 20, 10:36

    Zgjohuni qafira se mbetet duke u shpalli me gjum

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim