“Edhe pa çantën time, Prokuroria mund të çojë në burg shumë politikanë”

October 11, 2018 12:46

“Edhe pa çantën time, Prokuroria mund të çojë në burg shumë politikanë”

Në këtë pjesë të dytë të intervistës me deputetin dhe politikanin Spartak Braho ai këmbëngul se pa u bërë reforma në drejtësi, pritshmëritë janë të zbehta.

Braho e quan të turpshëm aktin e qeverisë Rama për sjelljen e eshtrave të Mit’hat Frashërit.

Opinioni i deputetit për ish-kampin e Tepelenës që do të kthehet në “Aushvicin shqiptar” dhe pse e ka prekur një akt i Bashkisë së Vlorës.

(Vijon nga numri i kaluar)

– I nderuar Spartak, çfarë “fshihet” realisht në çantën tuaj? Ma kanë thënë këtë lexues të shumtë të gazetës DITA pasi lexuan bashkëbisedimin tonë të djeshëm… Pra le të kthehemi edhe një herë te çanta juaj dhe ato që “fshihen” apo ruhen brenda saj…

– Ju e kishit hiperbolizuar shumë atë punën e çantës në gazetë. Edhe mua më kanë telefonuar shumë njerëz sot. E meqë ju këmbëngulni në këtë pikë le të sqarohemi: Çanta është një simbol, është kujtesë, një memorie historike, është metaforë. Ky simbol dhe kjo memorie mbart kuptimin e një shoqërie që ende vuan nga krimi e korrupsioni ende të pandëshkuar. Por memoria historike nuk na lejon të gabojmë. Ajo na kujton se krimet duhen ndëshkuar dhe duhet të marrë fund njëherë e mirë mendësia e pandëshkueshmërisë. Për shembull ne dje folëm për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Unë isha në krye të një komisioni parlamentar dhe treguam me gisht përgjegjësit e asaj gjëme që ndodhi. Por çfarë u bë më tej? Kanë kaluar 20 vjet. Cili u ndëshkua? Asnjë. Kjo është e pafalshme…

– E pra, çfarë fshihet ndonjë gjë me interes për lexuesit tanë, natyrisht nga ato që nuk përbëjnë “sekret” dhe që nuk ndikon në reputacionin tuaj?

– Meqë e filluam dje me dosjen e grushtit të shtetit të shtatorit të vitit 1998, do t’ju tregoj se shpejti dosjen hetimore për ngjarjet e vitit 1997. Në krye të komisionit parlamentar në atë kohë ishte Spartak Ngjela dhe unë. Do t’jua jap…

– Edhe unë si metaforë e përdora çantën tënde dje, pasi në një farë mënyre ajo çantë është bërë legjendë. E pra, a do të kemi së afërmi ndonjë “hata” të madhe në politikën shqiptare për shkak të çantës suaj?

– Jo vetëm prej “çantës” sime, po për shumë çanta të tjera dosje të tjera. Ka kaq shumë çanta dhe dosje të paeksploruara në këtë vend. Por ne nuk kemi drejtësi ende në këtë vend. Nuk kemi prokurori të hetojë dhe gjyqtarë që të ndëshkojnë fajtorët. Nuk jam vetëm unë që mund ta bëj këtë. Shiko, Xhevdet, unë kam rreth 30 vjet në politikë. Kam parë e dëgjuar shumë, ndërsa kam qenë edhe avokat në shumë çështje për emra të njohur të politikës. Për ato ngjarje që folëm dje ku mund t’i mbaja dokumentet dhe dëshmitë e kohës përveçse në çantë. Sot ka ecur shumë teknologjia. Me një USB mund të mbash brenda një bibliotekë të tërë. Ka mjete regjistrimi dhe përgjimi shumë të sofistikuara. Megjithatë, po të kemi një drejtësi të ndershme mund të ndodhin çudira. Drejtësia është një nga shtyllat kryesore të shtetit, të një Republike të re që duhet të ngrihet…

– Besoj se nuk e kini fjalën për Republikën e re të Lulzim Bashës që e shpalli vitin e kaluar te çadra?

– Jo mor jo. Nga andej, domethënë nga opozita, unë nuk pres asgjë. E kam fjalën për ndërtimin e një shteti modern, ashtu sikurse synohet nga qeveria aktuale. Varet nga vendosmëria… Shiko, ne rrimë e kujtojmë ngjarje të së shkuarës. Mirëpo ne kemi kujtesë të shkurtër. Më 1997 në këtë vend u bë një hata e paparë, u shkatërrua shteti në të gjithë elementët e tij. Pasojat e atij viti të zi ne po i vuajmë edhe sot e kësaj dite. Mirëpo ngrehina e shtetit nuk ngrihet dot as në një ditë e as në disa vite. Edi Rama i vetëm nuk mund ta bëjë dot shtetin. Duhet të punojnë të gjithë.

– Ju jeni i kënaqur nga Edi Rama dhe qeveria e tij?

– Është e vërtetë që Rama si kryeministër punon shumë. Ka vizion, ka pasur kyçin dhe staturën e një drejtuesi shtetëror. Do rregull, do ligjin por jo të gjitha gjërat që bën më pëlqejnë. Ka edhe gjëra që nuk i miratoj ose jam hapur kundër. Për shembull, nuk e di sa e vërtetë është ajo që përflitet se për eshtrat e Mit’hat Frashërit dhe do të ngrihet nga shteti një memorial për të…

– Është e vërtetë, së shpejti…

– Nuk e kam besuar dhe kam thënë se po bëjnë shaka këta që flasin për një marrëzi të tillë. E këtë unë e quaj një turp. Kjo është skandaloze. Jam krejtësisht kundër. Unë jam familje dëshmorësh dhe kam dy dajallarë që m’i ka vrarë Mit’hat Frashëri, domethënë ballistët e tij. Ç’i duhet Ramës ky gjest? A e di Rama se cili ka qenë Mit’hati dhe se si ka punuar kundër Shqipërisë pasi u arratis në vitin 1944? E Mit’hatin nuk e vrau Sigurimi i Shtetit, sikurse pretendon ndonjë edhe sot e kësaj dite. Atë e eliminuan të vetët, mbase dhe eprorët e tij. Nejse. Kjo është çështje tjetër. Fjalën e kam se kjo qeveri duke nderuar Mit’hatin padashje apo me qëllim ngrihet kundër Luftës Antifashiste, fyen dhe poshtëron veteranët e asaj lufte, dëshmorët që derdhën gjakun për liri.

– Po aktin për ta kthyer ish-kampin e Tepelenës në “Aushvicin shqiptar” a e quani normal?

– Aspak. Regjimi i Enver Hoxhës e ka mbyllur ciklin e tij, ai regjim ra për paaftësinë e tmerrshme që shfaqi sidomos në dhjetëvjetshin e fundit të tij kur e çoi vendin në një mjerim të paparë. Ndaj dhe kur dëgjoj se ka ngjallje të nostalgjisë për Enverin, e justifikoj me paaftësinë e politikanëve dhe qeverive të pas vitit 1990. Edhe këto përpjekje për muzera të terrorit komunist jo vetëm më duken të tepruara, por edhe absurde. Populli kërkon mirëqenie, kërkon stabilitet, kërkon shpresë për të ardhmen. A jemi në gjendje ta bëjmë këtë? Ky është kyçi. “Aushvici shqiptar” i Tepelenës është një paradoks dhe ia ul reputacionin dhe besueshmërinë kësaj qeverie. Ky paradoks u kthye në komedi kur doli se denoncuesi i Tërmet Peçit, pra Tritan Shehu, kishte qeni përkëdheluri i Enverit, një aktivist i flaktë rinie që kishte shembur kisha dhe xhamia dhe kishte privilegjin të takohej e të dilte në fotografi me Enverin dhe Ramizin, një privilegj që e kishin shumë pak njerëz në atë kohë. Atë privilegj nuk e ka pasur as Sali Berisha.

Mirëpo sot më gëzoi shumë gjesti i shkëlqyer i Bashkisë së Vlorës për ngritjen e memorialit për viktimat e nazizmit. Është një akt që duhet të shërbejë si shembull si përqeverinë qendrore, ashtu dhe për bashkitë e tjera. Më ka prekur ky gjest i vlonjateve që na shkund të gjithëve dhe na bën të kujtojmë vlerat dhe jo antivlerat.

– I nderuar Spartak, gjatë bisedave që kemi bërë së bashku, ju shpreheni skeptik për politikën dhe drejtësinë e sotme. Pse ky skepticizëm?

-Për politikën po, jo për drejtësinë. Unë besoj te reforma në drejtësi dhe mendoj se ajo do të bëhet, duam apo nuk duam ne. Unë jam i pakënaqur me ritmet, me shpejtësinë që po ecën. Këtë mendim ia kam shprehur edhe ambasadorit amerikan, zotit Donald Lu. Unë kam besim te ndërkombëtarët dhe sidomos tek amerikanët për këtë reformë. Kurse për politikën… A e pe Salianjin e PD-së dje në TV? Po të kishte Prokurori në këtë vend ai sot duhej të ishte marrë i pandehur. Ka kaq muaj që mashtron një opinion të tërë dhe ai lihet i lirë. Del edhe në TV dhe i hedh hi syve një populli të tërë. Pra, le të fillohet me ngjarjet më të freskëta, me ata që po krijojnë plagë të reja në këtë vend. Pastaj le të merremi edhe me ngjarjet e së shkuarës…

– Një lexues më pyeti sot: Mos e ka rënduar pak si shumë dorën Spartaku me Berishën, pra e ka ngarkuar me më shumë përgjegjësi nga ç’i takojnë? Pra thelbi i shqetësimit ishte: Pse të fajësohet vetëm ai?

– Unë nuk e kam rënduar dorën aspak me Berishën. Tek ai emër fillon dhe mbaron krimi në këtë vend, tek ai fillon dhe mbaron pandëshkueshmëria. Ai është përgjegjësi për gjithçka të mbrapshtë në këtë vend. Ai është ideatori i gjithë skenarëve më të zinj kundër këtij vendi dhe këtij populli. Basha, Salianji, Alibeaj e të tjerë në atë parti janë të gjithë lolo të Berishës. Ata i frymëzon dhe i trimëron ai. Pa u ndëshkuar ai njeri, keq e më keq do të shkojnë punët jo vetëm në atë parti, por edhe për të gjithë shqiptarët. Megjithatë, Berisha i pandëshkuar, nga këto që them unë vetëm guduliset. Prandaj i thuaj atij mikut që të ka marrë në telefon dhe të tjerëve që mund të kenë atë mendim se unë nuk e kam rënduar aspak dorën me Berishën.

– Besoni ju se do të hapen ndonjëherë dosjet e Gërdecit, të 21 janarit etj., për të cilat flitet aq shumë dhe qëpopulli mendoj se është shumë i interesuar?

– E pra, le të fillojmë me Salianjin e të tjerët që shpikën Babalen. Jam i sigurt se me një drejtësi të reformuar do të hapen edhe mjaft çështje të tjera që deri më sot janë lënë të paprekura ose konsideruar tabu, pasi drejtësia ishte e kapur. Në këtë kuadër mund dhe duhet të hapen edhe dosjet e tjera si ajo për vitin 1997, për grushtin e shtetit në 1998,  për Gërdecin e 21 janarin. Por edhe për shumë çështje të tjera të mënjanuara e të harruara.

– Sa e vërtetë është ajo shprehja se po hapët çantën, gjysma e politikanëve duhet të shkojnë në burg?

– Është metaforë që ka një bërthamë të vërtete brenda saj. Por ta thashë, Prokuroria edhe pa çantën time po veproi mund të çojë në burg shumë politikanë. Prandaj dhe unë këmbëngul te bërja e reformës në drejtësi. Arsyeja që ajo pengohet këtë synim ka: mosndëshkimin e të inkriminuarve në politikë, etj. Dhe këtë pengesë e bën politika. Prandaj dhe

Ju e njihni skenën e politikës sonë. Sa optimist jeni për të ardhmen?

– Më pëlqen të jem optimist. Do të isha më shumë optimist po të kishim një opozitë më serioze që të mendonte e punonte për të mirën e vendit dhe të ardhmen. Mirëpo me këtë opozitë që kemi, Edi Rama mund të gabojë më lehtë. Kjo situatë ma zbeh disi optimizmin…

– Ju falënderoj Spartak dhe mos harro të takohemi nesër për të vazhduar intervistën. E kam fjalën për atë dosjen hetimore të 97-s…

– Me kënaqësi! Mirupafshim!

Intervistoi Xhevdet Shehu / Vijon nesër…

October 11, 2018 12:46
Komento

7 Komente

  1. cubi October 11, 14:31

    Do te ishte mire qe ti te ishe i pari dhe te prije politikanet burgaxhi, hajdute e kriminele, sepse je ti qe u hapen rrugen atyre per te vepruar ne kundershtim me ligjet e ketij vendi. I harrove more zoteri privatizimet ne durres, duke vjedhur kete popull te varfer. Pra prokuroria duhet te fille nga ty, e me pas te vazhdoje me liken e monen e soji i tyre.

    Reply to this comment
  2. Tak heyuesi October 11, 14:31

    O Taku, ti je simbol i cdo gjeje te piste jo vetem ne politiken shqiptare por ne shoqerine Shqiptare gjithashtu.
    Je gershetim i korrupsionit politik,sigurimit te shtetit dhe krimit.

    Reply to this comment
  3. intelektuali October 11, 15:43

    SPARTA BRAHO, PROKUROR GJAKATAR I ENVERIT, KAPOBANDE E KRIMIT PUSHTETAR, TUTOR PROSTITUTASH, GERDALLE QE PO I VJEN NGORDHJA QE EDVIN DROGA E BERI KESHILLTAR TE VETIN, BESNIK I KAUZES SE HAJNISE DHE PABSEISE ENVERISTE

    Po a ka kriminel si LOLO budalla se dinosauri prehistorik Spartak Braho? Iku nga LSI e Like Floririt dhe HOP sa te hapesh e mbyllesh syte ja ku eshte tek Edvin Droga per ta keshilluar Kryeministrin tone Kaqol si te sajoje kompromatet me Babale dhe Xhisiela me finte enveriste qe i ka mesuar ne rini tek Partia e Punes.

    Ne ndihme vjen gazetari besnik i Nexhmijes, Xhevdet Shehu dhe hedh teorine e CANTES SE ZEZE si qumuri i Krrabes, cante famoze qe ka brenda kompromate te llahtarshme qe po te hapen do te vije fundi i Botes dhe Shqypnine do ta kaploje Qameti.

    PO IK O SPIUNI I ENVERIT, SPARTAK BRAHO SE NUK TREMB DOT NJERI ME LLOGJET IDIOTE QE HEDH PA DOGANE NE MEDIA,

    sepse:

    Koha e Dinosaureve Prehistorike te Partise se Punes ka ikur me kohe

    Reply to this comment
  4. ETHEM October 11, 17:54

    BABA TAKU+XH.SHEHU NE DITA PO I BEJNE NJE SHENIM NE MEMORJE POPULLIT FUKARA SIDOMOS TE MAJTE,PASI SIC KA NDODHUR SHOESH-“TEK NE NGJARJET RROJNE 3 DITE..”
    -ME KETE RAST BESOJ SE TAKU E KO DO TE KEN PERGATITUR SHUME USB ME MBI 165 DOSJE TE KRIMIT TE SALIUT QE NGA 2 PRILLI 1991 NE SHKODER..QE TAKU NUK PO E EVIDENTON AKOMA.
    -NJE DOSJE MUNDET TA PERGATIS DHE UNE,KUR HORRAT E SB ME FUTEN NE BURG NE 1996,PASI DONIN P/VERBALIN E FITORES PA VOTUARE DHE NE OREN 01.TE NATES NA DHUNUAN NE TE PS,KU P.KOÇIT E V.SHEHUT NE BURG U QETHEN KOKAT ME BRISK “0”.
    BEMAT E GJEMAT E SB NUK NUMUROHEN,NDAJ TAKU KA TE DREJTE KUR THOT SE KA FOLUR PAK DERI TANIME
    NESE SB DESHI TA VRASI E.RAMEN NE 21 JANAR ME SNAIPERIN E TIJ DHE SOT KERKON TA HAJE PERSEGJALLI PER TI MARRE PUSHTETIN,UNE KERKOI QE AI TE ARRESTOHET E TI SEKUESTROHET PASURIA E VENE MBI DJERSEN E POPULLIT.
    -PER SB CDO SHQIPETAR KA SHUME PER TE SHKRUARE.EDHE UNE,NDONSE I MOSHUAR NUK ME DEL SHPIRTI PA E PARE SB ME HEKURA NE DUAR.POR GJENE NUK BESOJ.SE NUK KEMI DREJTESI AKOMA.DHE SE ARTA MARKU DHE E.RAMA PO PUNOJNE E LUFTOJNE SI NE RRETHIM.
    -POR SI USHTARAK MADHOR QE KAM QENE,KU SB NA DHUNOI,NUK ME HARROHET NJE PARIM I ARTIT TON USHTARAK TE PAEA 90-TES:”ÇDO RRETHIM E KA NJE TE DALE..”FLM

    Reply to this comment
  5. xen October 11, 18:03

    Nese ka dokument me te dokumentuar per nje krim te kryer publikisht eshte ne kete FAKTE TE REGJISTRUARA te ambasades amerikane,dhe nuk ka nevoje per “gje a gjeza” me canten e Takut

    -Ta pakten Shkelzen Berisha duhej te ishte prapa hekurave si terrorist..

    CDO PROKUROR NE PLANET EDHE ME I PJERDHURI FARE DUHET TE BURGOSTE KETO DY PERSONA ME LART PER KETO FAKTE:

    Fakti i PARE

    Gërdeci”, ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha përfiton azil politik në SHBA
    18 Dhjetor 2013 –
    Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha i akuzuar lidhur me ngjarjet e Gërdecit, përfiton azil politik në SHBA.

    Ish-gjenerali Hoxha i cili u dënua me 5 vjet burg u largua nga Shqipëria para se gjykata të japë vendimin për tragjedinë e Gërdecit. Ish-zyrtari i lartë i Forcave të Armatosura, ka lënë Shqipërinë në datën 1 janar 2012, “së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

    ***
    Fakti i DYTE

    Kabllogramet, Shkëlzeni presion me jete Luan Hoxhës
    Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
    .
    shkurt
    MALLKUAR QOFSH NE JETE TE JETEVE EDI RAMA !
    KE VOTA TE PLOTA NGA POPULLI PER TE CUAR NE BURG DINASTINE KRIMINALE TE BERISHAJVE
    DHE TE KANE VENE TI SHURROSH ME BOLET E TUA JETIMET E 21 JANARIT…NQS TI KANE ZENE BOLET ME PINCE DOLADLUTE E RRADHES…..IK SA ME PARE SE PO TREGON NJE IMPOTENCE KRIMINALE ME ZI SE SALIKRIMINELI DHE LULBEDELI

    Reply to this comment
  6. Kulmaku October 12, 06:22

    E kuptoni.cfare mashtruesi eshte ky Spartak Braho.Ne.canta ka vetem letra higjenik ku edhte shtypur ne.gjithe gjatesine.emri Spartak.Nuk ka.asgje ose me mire ka nje mut.

    Reply to this comment
  7. MH October 13, 00:13

    Canta e yte nuk asht kushedise cfare.
    Populli ka sy dhe vesh.Jeton cdo dite e nate me te gjitha hallet qe nuk i shqiten nga koka deri tek kembet.Ju ndjek si juve dhe gjithe politikanet dhe ishet e ato qe jane e do te vijne qe kushdo pushtet qe do vije jane per xhepin e vet.Per popullin ban sehire dhe e ngope me politike coroditese.
    Nji shembull konkret.Z.Xhezair Zaganjori qe kaloi vettingun me sukses,ngrihet komisioneri Publik dhe kerkon shkarkimin nga detyra.Pra nji rast qe canta e yte nuk e ka brenda por e ka syni dhe vshi i popullit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*