Londër, Rama me artistët Paci e Hila në galerinë e Londrës

January 16, 2015 18:59

Londër, Rama me artistët Paci e Hila në galerinë e Londrës

Shqipëria  u prezantua sot në galerinë e famshme “Architectural Association” në Londër me punimet e dy artistëve të saj, nga më të vlerësuarit në arenën ndërkombëtare, Adrian Paci me veprën e tij “The column” dhe Edi Hila me serinë e pikturave “Penthouse”. Pavijoni i Shqipërisë titullohet “Potential Monuments of Unrealised Futures” (Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuara).

Në Londër ka qënë edhe Kryeministri Rama, i cili në përshtypjet e tij hedhur në rrjetet sociale, shkruan: “Sëbashku me Edi Hilën e Ardian Pacin për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër.  Shqipëria do të flasë përsëri me gjuhën e kulturës europiane në zemrën e një metropoli, ku shpesh shqiptarët janë paragjykuar si keqbërës!”

January 16, 2015 18:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*