Londër/ Shqiptari vdiq pas rrahjes barbare, identifikohen tre persona

February 26, 2018 10:11

Londër/ Shqiptari vdiq pas rrahjes barbare, identifikohen tre persona

Mediat vendase bëjnë me dije se policia ka çuar përpara drejtësisë tre burra, të cilët akuzohen se kanë dhunuar për vdekje shqiptarin Jozef Boçi, 30 vjeç.

Policia ka bërë përgjegjës për ngjarjen shtetasin anglez Oluwatimilehin Oniyitan, 20 vjeç, Ibrahim James, 21 vjeç dhe Dominic Brown, 29 vjeç.

Ndërkohë që një i katërt, emri i të cilit akoma nuk dihet, 21 vjeç, i arrestuar me dyshim për vrasje, është në paraburgim.

Shtetasi Boçi është sulmuar në juglindje të Londrës, të shtunën e kaluar. Ai është plagosur shumë rëndë në kokë, pasi u godit në mënyrë të përsëritur me objekte të forta nga tre burra.

Shqiptari Jozef Boçi humbi jetën një ditë më parë, pa mundur dot të shpëtonte nga plagët e marra.

s.a/dita

 

February 26, 2018 10:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*