Londër/ Në qarkullim autobusët që lëvizin me kafe

November 21, 2017 12:07

Londër/ Në qarkullim autobusët që lëvizin me kafe

Llumi i kafesë mund të përdoret për shumë gjëra, si maskë për flokët, eleminimin e erërave, për të reduktuar celulitin etj por nga sot mund të përdoret edhe si karburant.

Në Londër kanë nisur udhëtimin e tyre autobusët e parë që lëvizin pikërisht me kafe falë shpikjes së Arthur Kay, një 27 vjeçar britanik.

Kay themelues dhe shef ekzekutiv i start-up Bio-bean, ka arritur të ideojë një proces për të nxjerrë jashtë nga pija më e famshme e botës, vajin e kafesë, që teksa bashkohet me dieselin tradicional krijon një biometan, B20 që është në gjendje të bëjë të funksionojnë autobusët londinezë.

Avantazhet e shpikjes janë të shumta. Përveçse lejon riciklimin e mbetjeve të kafesë, që pas përdorimit do të hidhen, kjo jep mundësi të limitohet Co2 dhe të kursehet karburant.

Deri tani Bio-bean ka prodhuar 6 mijë litra vaj kafeje, ekuivalente me 2.55 milion filxhanë kafeje, të mjaftueshme për të furnizuar një autobus të Londrës për 12 muaj.

Nëse mendojmë që britanikët mesatarisht konsumojnë 2.5 miliard filxhanë kafeje në vit rreth 200 mijë tonelata bazë kafeje, bëhet fjalë për një riciklim që mund ti plotësojë nevojat për lëndën e autobusëve.

November 21, 2017 12:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*