Londra bën sikur nuk i sheh paratë e “pista” ruse
Nga Arkiva
Britania e Madhe bëri një sy qorr ndaj parave të “pista” ruse, duke rrezikuar sigurinë kombëtare.
Raporti i cilësuar si “Ari i Moskës: Korrupsioni rus në Britani” i drejton akuza të forta Londrës duke e akuzuar atë se po fsheh asetet e korruptuara të Presidentit rus, Vladimir Putin.
Raporti është bërë nga Komiteti për Çështjet me Jashtë i Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik, dhe i bën thirrje ministrave që të hetojnë boshllëqet në regjimin e sanksioneve që lejojnë qeverinë ruse dhe individë të lidhur me Presidentin Putin të vazhdojnë të grumbullojnë fonde në Londër.
Pavarësisht helmimit të ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, raporti thekson se biznesi vazhdon si më parë për Mbretërinë e Bashkuar, diçka që dëmton përpjekjet britanike për t’u përballur me spektrin e plotë të mjeteve ofensive të Putinit.
“Reagimi letargjik i Britanisë së Madhe po konsiderohet si provë që ne nuk guxojmë t’i ndalojmë. Tregjet e Londrës po mbështesin përpjekjet e Kremlinit”, deklaroi për mediat kreu i komitetit, deputeti konservator Tom Tugendhat para publikimit të raportit.
Raporti gjithashtu i bën thirrje qeverisë që të tregojë lidership më të fortë politik dhe të marrë masa ndaj korrupsionit që vjen nga Kremlini, pasi dëmi që shkaktojnë paratë e “pista” ruse është shumë më i madh sesa fitimet e transaksioneve ruse në Londër.
Por, ministri i Sigurisë dhe Krimit Ekonomik, Ben Wallace tha se atij nuk i ishte kërkuar të fliste para komisionit, diçka që, sipas tij, dobëson bazat e raportit.
l.h/ dita
Keshtu ka vepruar kurdohere kurva Britani , sa here ka perpara verdhushka.
Raporti Totali aseteve/PBB vjetor
USA 8
Gjermania 7
Franca 6
Anglia 11
Rusia 2
Parate e naftes qe prodhohet ne Rusi
I “ha” Anglia
Kuptohet qe ato asete Jane nen emrat e
Delfinave te Putinit por investohen
Ne Anglia
Behet fjale per triliona dollar
Big money
Ai helmimi i agjentit RUS , tashti i dolli “kallai” ,paska qene sajese e Anglezeve per te fshehur rrjedhjen e Rublave Ruse ne arken e Bankes Angleze. Keshtu plotesohet boshlleku qe u krijua ne bankat Angleze nga dalja e Anglise nga BE! Paraja i zbut armiqesite!
Ai helmimi i agjentit RUS , tashti qe i dolli “kallai” duket se ,paska qene sajese e Anglezeve per te fshehur rrjedhjen e Rublave Ruse ne arken e Bankes Angleze. Keshtu plotesohet boshlleku qe u krijua ne bankat Angleze nga dalja e Anglise nga BE! Paraja i zbut armiqesite!