Londra, qyteti ku fliten 300 gjuhë

October 10, 2018 15:59

Londra, qyteti ku fliten 300 gjuhë

 

 

Londra është një qytet i mrekullueshëm dhe sigurisht mikëpritës për shumë turistë. Ajo ka një histori të gjatë, të mbushur me kulturë dhe art. Por ka disa fakte interesante që nuk i dinit për të:

  • Londra nuk është quajtur gjithnjë e tillë. Ka pasur emra si Londonium, Ludenwic apo Ludenburg.
  • Në 2016, Londra është renditur si qyteti i gjashtë më i shtrenjtë për të jetuar.
  • Është e jashtëligjshme të vdesësh në Shtëpitë Parlamentare. Nuk bëjmë shaka!
  • Londra është një ndër qytetet më të pasura, me më shumë se 70 miliarderë.
  • Ekziston një lokal i quajtur “Cereal Café” që shërben më shumë se 100 lloje cerealesh nga pjesë të ndryshme të botës.
  • Big Ben është një ndër atraksionet kryesore, por a e dini që nuk bëhet fjalë për kullën? Big Ben është në fakt emri i këmbanës që ndodhet brenda saj.
  • Londra u përpoq të konkurronte kullën Eiffel duke u përpjekur të ndërtonte një ndërtesë më të lartë. Por dështoi, pasi nuk ishte themele të qëndrueshme.
  • Në 2016, Londra u vizitua nga 16 milionë njerëz duke fituar kështu titullin qyteti më i vizituar.
  • Të gjithë e dimë që duhet ta ngasësh makinën në anën e majtë, por në fakt në Londër ka dhe një rrugë ku është e detyrueshme të kalosh me makinë patjetër në anën e djathtë.
  • Vetëm në këtë qytet fliten më shumë se 300 gjuhë, prandaj mos u shqetësoni se do gjeni dikë që di dhe gjuhen tuaj.

l.h/ dita

October 10, 2018 15:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*