Lonely Planet: Tirana, metropoli i fuqishëm që ka pësuar transformim

May 22, 2018 12:20

Lonely Planet: Tirana, metropoli i fuqishëm që ka pësuar transformim

 

Prestigjiozja amerikane “Lonely Planet”që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, ka renditur Tiranën ndër 10 vendet që duhen vizituar patjetër nga turistët këtë verë.

Në artikullin e saj, “Lonely Planet” shkruan se kryeqyteti shqiptar nuk është vetëm një qytet “portë” por është metropol i fuqishëm që ka pësuar transformim.

“Dikush vështirë se do të impresionohej lehtë, nëse do t’i tregonin një destinacion udhëtimi më të mirë sesa Tirana, një qytet që gjendet mes brigjeve të Adriatikut dhe Alpeve Shqiptare. Por ky nuk është thjesht një qytet hyrës për në këtë vend, është vërtet një metropol plot energji që ka përjetuar një transformim rrënjësor, falë ish-kryebashkiakut që tani është kryeministri i Shqipërisë. Ai i ktheu ndërtesat e mërzitshme dhe gri, në disa pallate shumëngjyrëshe, inkurajoi banorët që të linin makinat për të përdorur biçikletat, dhe rivendosi fokusin në hapësirat e gjelbërta të qytetit. Rezultati është vërtet bindës”, thotë “Lonely Planet”.

Prestigjiozja  evidenton mrekullinë që ofron mali i Dajtit, ku nuk duhet humbur edhe një udhëtim me teleferik për të shijuar pamjen panoramike dhe më pas për të shijuar ushqimin tradicional.

Mbrëmjet në zonën e njohur si ish-“Blloku”, janë një tjetër element që veçohet nga “Lonely Planet”, ku turistët mund të shijojnë atmosferën fantastike.

“Një ditë tipike në Tiranë, përfshin një xhiro me teleferik nga qendra e qytetit në majën më të lartë, në malin e Dajtit. Pamje panoramike, eksperiencë me ushqim tradicional dhe bio, në restorante lokale, dhe më pas një tur në baret e shumta natën, në vende ku shërbehen koktejle, dhe bare të dizenjuara në bazë të trendit të fundit në lagjen e ish Bllokut, njëherë  e një kohë, territor i bosave të korruptuar komunistë”, shkruhet më tej në artikullin e një prej faqeve më të njohura në botë për turizmin.

10 vendet turistike më të mira të Europës

 

Emilia-Romagna, Itali

Cantabria, Spanjë

Friesland, Holland ë

Kosova

Provence, Francë

Dundee, Skoci

Small Cyclades, Greqi

Vilnius, Lituani

Vipava Valley, Slovenia

Tirana-Shqipëri

Artikullin origjinal e gjeni KËTU

l.h/ dita

May 22, 2018 12:20
Komento

3 Komente

  1. Bora May 22, 12:51

    Bukuri! Po përse duhet ta vini Tiranën të parën në listë, kur Lonely Planet e ka renditur të 10-ën?! Një mashtrim i vogël, apo duam patjetër të jemi të parët?!
    Gjë e vogël, thuaj. Mos u merr me vogëlsira të tilla. Por kur duam të “shtyjmë” për të dalë të parët në radhë, edhe kur jemi në pozicion të mirë, diçka tregon.

    Reply to this comment
  2. Epo kjo pune May 22, 14:25

    bosat e korruptuar komuniste!!!! … ikni germoni se mos kane marre qypa me vete… bota akoma na sheh me syzet e vicidolsit

    Reply to this comment
  3. Travell May 22, 22:31

    Mrekulline ne Tirane turistet mund ta prekin me dore vetem ne….YZBERISHT (KMY)!
    Ne se doni te shijoni nje GETO moderne hajdeni ne Yzberisht!
    Mafia e ndertimit ne bashkepunim me kryekomunarewt hajdutre te Sali Berishes,ndertuan dhjetra pallate 10 kateshe,pa asnje rruge te shtruar, pa asnje cerdhe,kopesht apo shkolle per mbi 5 mije femije,pa asnje kend lodrash,pa asnje lulishte,pa trotuare,pa peme,pa poste policie,pa poste shteterore,pa asnje filial banke etj!
    Po atehere perse duhet te vijne turistet ne Yzberisht?
    Ja kete pergjigje ata mund ta marrin vetem duke vizituar kete lagje banimi me 50 mije banore qe shteti i ka trajtuar si qytetare te kategorise se trewte,te barabarte me sklleverit!
    Le te vijne turistet,qe tre shikojne vete diskriminimin qe shteti po na ben ne banoreve tre Yzberishit (jo fshat)!
    Nje rruge na ndan me pallatet “Cabej”, nje zone ku ka rreth 200 shtepi perdhese,mbase te pa legalizuara akoma,por qe Bashkia po nderton rruge sikur kjo te ishte parajsa e Tiranes,ndersa ne qe jetojme ne pallate me nga 200 familje secili,aq sa ka e gjithe zona perballe nesh, jetojme ne mes te baltes e pluhurit etj!
    Ejani ne Yzberisht te prekni mrekulline Erion Veliane!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*