Loni Çuko: Si u arrit që perimet ‘Made In Albania’ të pushtonin Evropën

Nga Kujtim Boriçi September 23, 2013 14:30

Loni Çuko: Si u arrit që perimet ‘Made In Albania’ të pushtonin Evropën

Edhe pse ka më shumë se katër dekada si specialist e drejtues në sektorin e bujqësisë, Loni Çuko, një nga emrat e njohur të këtij sektori në vend, e ruan freskinë, gjallërinë, e mbi të gjitha angazhimin me eksperiencën e dijet e tij edhe sot. Ka punuar në bazë e deri funksionar i lartë në Ministrinë e Bujqësisë dhe është drejtues i eksperimentit të parë të prodhimit të domates e perimeve të tjera në

Sera. Ai rrëfen se falë prodhimeve cilësore, perimet ‘Made In Albania’, për shumë dekada në diktaturë, pushtuan tregjet e kontinentit të Evropës. Duke qenë objektiv për praktikat e kohës në kohën e monizmit, si kudo dhe në sektorin e bujqësisë, Çuko nuk e fsheh krenarinë për veten e kolegët që falë përpjekjeve deri në përkushtim dhe punës shkencore, bënë aq sa mundën dhe lanë një eksperiencë të dokumentuar dhe me vlerë për brezat që vijnë…

 

Zoti Çuko! Ju jeni një nga specialistët e njohur në fushën e bujqësisë në Shqipëri, veçanërisht në perime, me një aktivitet të gjerë në vitet kur perimet shqiptare ishin ndër më të kërkuarat në Evropë?

-Po. Unë jam specializuar në shumë shkolla e kurse për bujqësinë, përkatësisht në profilin Horti-Frutikulturë dhe kam punuar jo pak, por mbi 40 vite pa ndërprerë në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Kam punuar në fushën e eksperimentimit shkencor, drejtimit të prodhimit, tregtimit, etj… Angazhimi im në e për sektorin e Horti-Frutikulturës fillon menjëherë pas përfundimit të shkollimit të lartë në vendlindjen time në Lushnjë, përkatësisht në Seksionin e Bujqësisë të Komitetit Ekzekutiv si specialist i parë për Perime-Patate. Falë përkushtimit tim në profesion, mbështetjes nga strukturat lokale shtetërore të kohës, ato vendore dhe të qendrës në Tiranë, ne arritëm të aplikojmë për herë të parë prodhimin e perimeve në sera, duke bërë që prodhimet tona të jenë ndër më të kërkuarat në tregjet e shteteve të Evropës Perëndimore e Lindore. Është një punë e gjatë prej disa dekadash që bëmë me kolegë të njohur në këtë fushë, për të cilën ne bëmë gjithçka e përveç vështirësive të shumta, provuam dhe sadifaksionin që të jep suksesi…

Është me interes të njihemi me eksperiencën e asaj kohe, kur perimet shqiptare, kryesisht domatja e hershme(ajo e prodhuar në sera), arriti të ‘pushtojë’ tregun Evropian?

-Është rasti të theksoj këtu se pas vitit 1969 që prodhimi i perimeve për tregun vendas dhe për eksport mori një rëndësi të veçantë si nevojë jetike, por dhe për të ardhurat e shumta që sillte eksporti i perimeve jashtë vendit për arkën e shtetit të kohës. Pra, ky sektor, u pa, vlerësuar dhe u mbështet me masa konkrete nga sistemi i kohës. Pikërisht, për realizimin e objektivave të caktuara në këtë fushë, nga qeveria e kohës, u miratuan dhe zbatuan vendime të posaçme e të rëndësishme. Sigurisht, u miratuan dhe u shpenzuan fonde të konsiderueshme, që me shitjen e prodhimit, rikthenin në arkën e shtetit të ardhura disa herë më shumë se sa kosto e prodhimit.

Me që jemi tek ky fakt, mund të na thoni se cilat ishin prodhimet shqiptare më të kërkuara në atë kohë?

-Prodhimet kryesore (kryesisht nga serat e para që ngritëm) që zinte peshën më të madhe të eksportit ishin domatja, kastraveci dhe domatja nga fusha, etj… Këto si prodhime të para. Ndërsa në vjeshtë-dimër ishin preshi dhe qepa. Këto prodhime, ishin ndër të parat, në fillimet e eksportit në shtetet e ndryshme të kontinentit. Ndërsa më vonë, numri i asortimenteve të eksportit u zgjeruar duke vajtur në dhjetëra lloje. Përveç atyre që përmenda më sipër, shtoj këtu dhe specin, qepujkën, karotat, barbunjën, patëllxhanin, etj… Ndërkohë, nga prodhimet e fillimit, tashmë ishte shtuar sipërfaqja e kultivimit në shumë rrethe të vendit, e prodhimet ishin të shumta në sasi. Ndërsa cilësia e tyre, ishte parametri kryesor që kërkonin konsumatorët e huaj në kontratat që lidhin e realizonin me ne.

Këto produkte, eksportoheshin të freskëta, apo të përpunuara?

-Pjesa më e madhe e tyre, ishin prodhime të freskëta që zinin mbi 80 % të sasisë së eksportit. Ndërsa pjesa tjetër, ishin prodhime të përpunuara dhe të thara… Për sa i takon interesit tonë, të dy llojet e produkteve llojet e prodhimeve të freskëta ishin më me vlerë. Ndër produktet që ne eksportonim kryesisht në stinë vjeshte e dimri përmend preshin, qepën, specin dhe spinaqin e thatë…

Cilat ishin bazat kryesore, pra zonat ku kultivoheshin këto produkte?

-Bazë kryesore ishin zonat bregdetare të Shqipërisë, zona që kishin një klimë të përshtatshme për kultivim, kryerjen e shërbimeve dhe transport. Pra, këto perime që eksportonim, kultivoheshin në zonat bregdetare që nga Kopliku i Shkodrës e deri në Jug, në Konispol. Por zona ku u bënë eksperimentet e para dhe u shtri më gjerë kultivimi i perimeve, ishte zona e Divjakës. Zona e Divjakës, duke qenë si të themi nismëtare e kultivimit të parë në sera, dhe me përvojë në kultivim masiv në parcela, u bë si shkollë edhe për prodhimin e perimeve në zona të tjera të vendit. Kështu, pothuaj në të gjitha ato rrethe(zona) që kishin kushte optimale, nisën kultivimin e perimeve me destinacion tregun vendas dhe për eksport… Në kushtet e krijuara, tashmë, peshën kryesore të prodhimeve të eksportit e mbanin rrethet Durrës, Fier, Vlorë, Sarandë, Krujë, Lezhë e Shkodër… Ndërsa në vitet e fundit, një vend të konsiderueshëm në volumin e prodhimeve për eksport, zunë dhe Tirana e Elbasani. Pra, zgjerimi prodhimit dhe i tregut në këtë aspekt, qe i diktuar…

Nga se diktohej prodhimi i artikujve për eksport?

-Zgjerimi i tregut të eksportit, u diktua nga përkujdesje, fondet e akorduara dhe shtimi i prodhimit në vend. Tashmë, këto praktika, (s’e kam fjalën për praktikën kolektive të prodhimit në monizëm), tek ne pothuaj janë harruar apo i janë lënë spontanitetit, ndryshe nga vendet e tjera të kontinentit. Dua të theksoj, se  objekt kryesor në këtë fushë ishte sigurimi i prodhimit të stinës.

Cilat ishin shtetet ku eksportoheshin prodhimet tona?

-Para se të rendis disa nga shtetet që kërkonin perimet tona, kryesisht ato të hershme, të prodhuara në sera, dua të sqaroj dhe një fakt tjetër, mënyrën se si bëhej eksporti i prodhimeve. Eksporti bëhej në devizë të lirë(dollar) dhe me klering. Ky i fundit bëhej kryesisht me vendet e Lindjes. Vendet Perëndimore që kërkonin perimet tona ishin kryesisht Austria, Gjermania dhe më pak Zvicra… Ndërsa ndër vendet e Lindjes mund të përmend Çekinë, Poloninë, Hungarinë, etj….

Pse kërkoheshin masivisht perimet tona nga konsumatori i huaj?

-Së pari, kërkoheshin se ishin prodhime me të vërtetë të natyrës bio. Ky prodhim kishte brenda përmbajtjen e elementëve e vlerave ushqyese më të mira, më cilësore e në sasi më të madhe se të njëjtat prodhime të vendeve të tjera. Prodhimet tona kishin gjithashtu aromën e veçantë dhe të pëlqyer nga konsumatori. Kështu, kur bëhej sallata, era e specit e domates së prodhuar nga ne, ‘pushtonte’ shtëpinë. Ndryshe ndodhte me të njëjtat prodhime të vendeve të tjera… Siç ndodh sot rëndom me perimet që importohen nga jashtë dhe konsumohen masivisht nga konsumatori shqiptar.

Si specialist, mund të na thoni shkakun përse ndodh kjo?

-Kjo ndodh pasi në krahasim me vendet e tjera, për shembull Spanjën, Holandën, Izraelin, Italinë, etj, tek ne gjatë kultivimit të perimeve, përdorej pak pleh kimik (ishin në përdorim të kufizuar). Po ashtu dhe pesticidet e herbicidet e tjera. Prodhimet tona ishin prodhime të drejtpërdrejta të sezonit, pra, ato nuk stimuloheshin me hormone siç bëhet sot…

Me që jemi këtu… Cili ishte kapaciteti i eksportit të prodhimeve (perimeve) shqiptare në tregun e huaj?

-Po. Së pari, dua të shtoj këtu se Divjaka përgatiste rreth 50% të prodhimit për eksport. Për shembull, marrim për konkretizim domaten. Nga 1000 ton që eksportonim në vitin 1965(kur dhe janë hapat e para të këtij aktiviteti), në vitet 1988 dhe 1989, eksporti vjetor i saj shkoi 34 mijë ton. Eksporti i shalqirit, (ishte modest në fillim), në vitin 1988 arriti 31000 ton në vit. Edhe për prodhimet e tjera, eksportet zinin nga 5 mijë ton deri në 7 mijë ton në vit. Pra nga patatja e kastraveci që eksportonim në fillim, u shtuan zërat e prodhimeve të tjera, derisa lista shkoi në 17. Në bazë të statistikave, mesatarisht, sasia e frutave dhe perimet që eksportonte në një vit vendi jonë, shkonte në 100 mijë ton.

Përmendët eksportin me klering, si funksiononte konkretisht?

-Dërgonim perimet dhe si këmbim merrnim pajisje të ndryshme mekanike për bujqësinë, sipas nevojave që kishim. Merrnim gjithashtu dhe produkte e kimikate që nuk i prodhonim në vend. Për shembull, merrnim autokombajna për korrje-shirje gruri, traktorë të markave të ndryshme për punimin e tokës. Por kryesisht, në masë, merrnim pjesë këmbimi. Këto bëheshin mbi bazë kontratash. Përllogaritja e vlerës, detyrimet përkatëse nga palët, bëheshin që në fillim e në detaje të përcaktuara nga specialistët.

Kush e kryente eksportin e produkteve?

-Si çdo gjë, pra çdo aktivitet në shtetin monist, përfshi dhe fushën e eksportit, ishin të përqendruara. Kështu, eksporti i perimeve dhe frutave, eksportet bujqësore kryheshin nëpërmjet Agro-Eksportit, që ishte i vetmi përfaqësues i shtetit tonë që kontaktonte me partnerët  e homologët në vendet që ne eksportonim këto mallra. Ndërsa për pjesët mekanike e makineritë ishte Alb-Importi. Këto ishin ndërmarrje të veçanta e të specializuara që përfaqësonin interesat e shtetit shqiptar. Transporti i produkteve që çonim në destinacion, ashtu dhe tërheqja e pjesëve e makinerive, bëhej nëpërmjet ndërmarrjes tonë shtetërore Trans-Albania. Kjo ndërmarrje, këtë aktivitet e bënte nëpërmjet automjeteve që ajo dispononte vetë, por përdorte dhe automjete të shteteve të tjera me të cilët kishim aktivitetin e ndërsjelltë tregtar. Kështu, me kontrata të rregullta përdoreshin automjete të ndërmarrjes Jugo-Speg(të Jugosllavisë), Hungar-Kamion(Hungarisë), etj… Për sa më sipër, duke qenë afër për një periudhë të gjatë, natyrshëm më lind e drejta të falënderoja një specialist të përkushtuar, Luan Shahun, drejtorin e Transportit. Gjatë viteve në vazhdim, veçanërisht në prag të ndryshimeve politike në vitin 1990, kur ndjehej dukshëm mungesa e drithërave të bukës, kur ekonomia shqiptare ishte drejt rënies, Ramiz Alia u kujtua, apo më saktë mendoi si rrugë zgjidhje shtimin e të ardhurave nga eksporti, nëpërmjet shtimit të prodhimit…

Çfarë urdhëroi Ramiz Alia?

-Ishte viti 1998. Pali Miska, një nga 3 Ministrat e Bujqësisë me të cilët kam punuar unë në këtë institucion na përcolli porosinë (urdhrin) e Ramiz Alisë. Ramiz Alia i kishte thënë:’Shtoni disa herë eksportin e shalqinit, që të blejmë grurë se kemi nevoja emergjente!’. Në fakt, eksporti i shalqirit, atë kohë, ishte me shumë leverdi. Kështu, të ardhurat që siguronim nga eksporti i prodhimeve të një hektari të mbjellë me shalqi, ishin 5 herë më të mëdha se të ardhurat nga tregu i brendshëm. Pali Miska më thërret në zyrë. Me mua ishte dhe përgjegjësi i bostanoreve të Institutit të Perime-Patateve, Sokrat Jani. Pali Miska, pasi na vuri në dijeni për detyrën që kishte marrë nga Alia kërkoi mendimin tonë, nëse ekzistojnë kushtet dhe mundësitë praktike. I thashë: “Po, ekzistojnë mundësitë që prodhimin ta shtojmë 5-10 herë nga sasia që prodhojmë aktualisht”. Na tha që të merreshin masa që puna të niste menjëherë, me të gjitha kapacitetet financiare e teknike… Por para se të ndaheshim, më tha: “Dëgjo! Tani ti Loni, më duhesh edhe për eksportin”. Pra, unë që kisha dekada në këtë punë, nga eksperimentet e para të prodhimit të perimeve në sera, u emërova në Eksport-Import. Detyra ishte e rëndësishme, pasi, siç thashë më parë, nevoja në vend për grurë ishte e madhe…

Arritët që ta përmbushni këtë detyrë?

-Bëmë gjithçka, por dihet si qenë ato kohë… Ikën javë, muaj e dy vite, dhe nisën proceset demokratike. Po kjo i takon një kohe të vonë, shumë kohë nga eksperimenti i parë për prodhimet e perimeve në sera në Shqipëri…

 

(Vijon nesër) 

 

SOM 1

“Eksporti bëhej në devizë të lirë( dollar) dhe me klering. Ky i fundit bëhej kryesisht me vendet e Lindjes. Vendet Perëndimore që kërkonin perimet tona ishin kryesisht Austria, Gjermania dhe më pak Zvicra… Ndërsa ndër vendet e Lindjes mund të përmend Çekinë, Poloninë, Hungarinë, etj… Prodhimet tona ishin shumë cilësore, prodhime bio, e kërkoheshin shumë nga tregu ndërkombëtar”

 

                       

SOM 2

“Marrim për konkretizim domaten. Nga 1000 ton që eksportonim në vitin 1965(kur dhe janë hapat e para të këtij aktiviteti), në vitet 1998 dhe 1999, eksporti vjetor i saj shkoi 34 mijë ton. Eksporti i shalqinit, (ishte modest në fillim), në vitin 1998 arriti 1000 ton në vit. Edhe për prodhimet e tjera, eksportet zinin nga 5 mijë ton deri në 7 mijë ton në vit. Pra nga patatja e kastraveci që eksportonim në fillim, u shtuan zërat e prodhimeve të tjera, derisa lista shkoi në 17”

 

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimin e specialistit Loni Çuko:Si u arrit shtimi i ndjeshëm i prodhimit të perimeve për eksport dhe pse për tregun vendas, qytetarët shqiptar, konsumimi i tyre ishte minimal.

-Biseda me Ministrin Kiço Ngjela, biseda me të lidhur me mundësinë e kultivimit të parë të domateve e trangujve në sera me synim eksportin e këtyre prodhimeve në tregun Evropian.

-Si u eksperimentua për herë të parë prodhimi i perimeve në sera me polietilen dhe me xhama në Divjakë, rezultatet dhe aplikimi masiv në shkallë vendi i kësaj praktike.

 

Specialisti Loni Çuko

 

Loni Çuko u lind në 14 shkurt të vitit 1942 në Krutje të Lushnjës. Arsimin 7-vjeçar e kreu në vendlindje në Teknikumin Bujqësor në Tiranë dhe shkollën e mesme në Golem të Kavajës. Arsimin e lartë bujqësor e ka kryer në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës në Tiranë, sot Universiteti Bujqësor Tiranë, ku u diplomua si specialist në Hoti-Frutikulturë. Pas emërimit nis punë në si specialist i bujqësisë në Seksionin e Bujqësisë pranë Komitetit Ekzekutiv të Lushnjës. Në vitet 1966-1969 punon në kooperativën Bujqësore ‘Mao Ce Dun’ në Divjakë,ku që vitin e parë ndërtoi 1.2 hektarë sera diellore me polietilen dhe kultivon me shumë sukses domate të hershme me rendiment rreth 1000 kv për hektarë. Nga janari i vitit 1969 deri në fund të vitit 1988 punon në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë si specialist dhe Drejtor i Perimeve-Patateve. Nga viti 1989 deri në vitin 1992 punon në Agro-Eksport. Më pas punon si Drejtor i Sektorit të Bujqësisë në Fondacionin iranian ‘Albiran’. Ndërsa në Institutin e Cilësisë për Integrimin, del në pension. Eksperiencën e gjatë të punës studimore-shkencore, e ka publikuar në dhjetëra artikuj shkencor, botuar në shtypin e kohës.

 

Nga Kujtim Boriçi September 23, 2013 14:30
Komento

21 Komente

  1. feniks September 23, 15:20

    Ka qene nje KOHE E LAVDISHME ME NJEREZ TE LAVDISHEM!!!
    Keta jane ata qe quheshin “NJERIU I RI” e jo sic tallen sot duke i krahasuar me TRAFIKANTET,DROGAXHINJTE,TE KORRUPTUARIT,HAJDUTET,MILITANTE E PARTIVE sot etj!!!

    Reply to this comment
    • prandaj ngordhi populli per buke September 23, 19:21

      prandaj ngordhi populli per buke na cate veshet derr derr

      Reply to this comment
      • beni September 23, 23:55

        ore populli ngordhi sepse eksportoheshin pra e jo per konsum te brendshem . Por ama duhet te themi qe ne demokraci bujqesine, mire apo e keqe, sic ishte, u shkaterrua.

        Fshatra te tere u ngriten e moren rruget e kubetit…per te punuar arat e grekut apo te italianit edhe tokat tona nga bujqesore u kthyen ne toka djerre.
        Tani, qe na kane ardhur pak trute e duke pare veshterise qe kane Greqia dhe Italia emigracioni duket qe nuk eshte zgjidhja. Shume emigrante po kthehen e po perpiqen qe te riaktivizojne bujqesine ne zonat e tyre perkatese. Por fatekeqesisht ne gjithe keto vite, toka e papunuar eshte e veshtire qe te rikthehet ne toke te shendeteshme per te prodhuar fruta e perime. Per te mos permendur qe toka eshte coptuar ne pjeseza te vogla che tokat me te mira jane perdorur per te ndertuar ‘vila’ …..

        Si gjithmone ne shqiptaret i bejme gjerat mbrapsh.

        Reply to this comment
      • ARUSHA September 24, 03:12

        me keto gjera hanim buke te tere dhe nuk na falte asnje shtet para ose banke perendimore se ishim te lire dhe jo te pushtuar nga bankat qe u be shqiperia sot kuje ne dere

        Reply to this comment
  2. [email protected] September 23, 16:45

    Per Feniksin!
    Ne fakt, ajo kohe mund te kete qene shume e veshtire, e nuk di cfar te them… Por keto gjera qe thuhen ne ekte interviste, kane qene te verteta. Ndaj, pavaresisht nga rezervat e kritikat qe kemi per ate regjim, ca gjera te asaj kohe, brezi i ri duhet qe ti dije…

    Reply to this comment
  3. albania eagle September 23, 16:58

    Shikoj mbiemrin CUKO ketij Lonit.
    Dinastija e LENKES ka qene.
    Keta lalet kane mbajt njeri tjetrin dhe te hanin nga mbrapa si tenja rrushin.

    Reply to this comment
  4. kromikuq September 23, 17:13

    Laluc, sterlaluc, keto gjera, keto prodhime jane bere atehere. Une kam punuar atehere si shofer Eksporti… Lonin e njoh. Ka qene punetor dhe specialist i mire…

    Reply to this comment
  5. luani londer September 23, 17:22

    SHkrim genjeshter,ne vitin 1998-1999ne domaten e te gjitha perimet i kemi importuar,nga vendet fqinje ,kredite qe mori fshataresia i bleu Benza mbushni gazetat me rrena ose korigjoni datat.Prodhimet tona nuk jane eksportuar ne evrope qe nga viti 1990.

    Reply to this comment
    • abc April 19, 09:58

      Luan londinezi ka te drejte qe nuk jane vitet 98-99. Me sa duket eshte gabim shtypi. Por kuptohet lehte nga shkrimi se autori ben fjale per periudhen para viteve ’90.

      Reply to this comment
  6. kromi kuq September 23, 17:39

    Ja fut kot ‘Luani Loder!’!
    Une jam deshmitar i eksportit me karvane makinash ‘Albania’ sic u thoshim atehere. Jane me dhjetra shoke te mije e une bashke me ata qe e kemi bere kete pune… Bile, po te doje ky ‘Luani Loder’ (nese nuk eshte loder koti), une i nis disa foto te asaj kohe… Eshte tjeter pune se sa hanin domatte ‘Luani…’ e te tjeret ne Shqiperi ne ate kohe… Atehere, ne ishim keq per buke, e shitja e domateve jasht vendit, ishte burimi kryesor me te cilin binim drithera… Ta dij luani se ne ate vit, ne conim domate ne Gjermani e Austri, e ketej ngarkonim grure..

    Reply to this comment
  7. diktatura September 23, 18:52

    Ja qe ka pasur dhe ndonje eksperience te mire diktatura. Keto e ndonje te mire tja marim. Te tjerat, ti harrojme…

    Reply to this comment
  8. DRENICA E KUQE September 23, 20:57

    E vetmja periudhe qe ka qene dhe ka mbetur teresisht shqiptare, ka qene dhe mbetet Epoka e “Diktatorit”, kur vleres dhe punes i eshte dhene vend i merituar, prandaj shoku Loni Çuko me plot te drejte na e zbardhe nje te vertete qe nuk do u pelqeje pirateve bashkekohore. S’eshte çudi asgje ne kete vend me hajna n’udheheqesi!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  9. Flash September 23, 21:24

    Vleresoj punen e palodhur mendore e fizike te Loni Cukos dhe gjithe specialisteve te tjere te bujqesise qe kane dhene gjithçka per te rritur prodhimin ne sera te perimeve e,sidomos,te domates.Prodhimi i tyre fillonte(ne sera diellore) nga 10-diteshi i pare i majit e deri sa fillonte domatja e fushes me te cilat fillonte eksporti drejt vendeve te Evropes.Parku i Eksportit ne Durres ,me maunet e famshme te eksportit ,rrihte gjithe tregjet e Evropes Lindore e Perendimore deri ne Holanden e larget.Ishte ky eksport e keto domate qe çanin “bllokaden”,siç thuhej atehere.Domatet ishin ashtu,siç i cileson edhe zoti Loni Cuko,te kerkuara ne tregun evropian per cilesine e tyre bio dhe per uniformitetin e kokrrave,te cilat kalibroheshin para se te ngarkoheshin ne makina.Kjo pervoje keto 20 vjetet e fundit eshte zvenitur.Lind e domosdoshme t’i rikthehemi kesaj pervoje duke shfrytezuar edhe pervojen e suksesshme te agronomeve te asaj periudhe ,qe per fatin tone te mire,i kemi ende midis nesh.

    Reply to this comment
  10. tol francezi it September 23, 21:57

    industria , agrikultura ,blegtoria e asaj ikenn u shkateruan nga terapia e shokut qe aplikuan pas viteve 90te nga tosi nanos ,sali haram berishovici me klanet e tyre.tani do zhvillohemi plantacione droge ,me hotele ,prostitucion,kriminalitet ,qebaptore,ndonje punishte leshi apo preshi.

    Reply to this comment
  11. N jeriu koti September 23, 22:04

    Ore, po cfare eshte ky Loni Cuko mo!!! Se per domatet e Enverit kemi degjuar dhe ne me te rinjte… Po nuk i kemi provuar…

    Reply to this comment
  12. Divjaka September 23, 22:06

    Mos eshte ky Ai Loni qe pi kafe e raki tek Agolli. E njohim per burre te mire, por paska qene dhe i zoti si specialist, shejtani.

    Reply to this comment
  13. Karavastaja September 23, 22:10

    Ore! Bravo Loni. Pune te mire paska bere dhe i lumte. Po c’eshte ky emer keshtu mo Loni… Leonidha apo… Ore, po ky Loni te na thote se ku mund ti gjeme keto domatet bio…

    Reply to this comment
  14. DREAM September 23, 23:01

    Pushtuan Europen ???
    Sa kam qeshur ,fanari ndricues .Jo mo Loni jo ne pushtuam …

    Populli ne kembe ,partia ne balle
    botes mbare i futem friken
    barkun bosh me nje gote dhalle
    per nje cik pushtuam Ameriken !

    Prodhime bio thote Loni ,nuk thote skllaveri .
    Loni ne kishim gazin 51 ne sherbim te kryetarit te deges se brendeshme ,nenin 55 per te zgjuarit ….dhe parmenden .Nuk kishim asgje bio ,lulezonte injoranca dhe skllaveria .
    Do mbillnin shalqi se do blinin grure …hahhahaha fanari ndricues …fanari bio .
    Ishin mire ateher ,koperativiste te gjithe .
    GENETIKISHT POPULL ME BISHT !

    Reply to this comment
  15. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. September 24, 02:14

    Une nuk e njoh LONI CUKON por njoh aq mire sa njoh edhe “FUTBOLLIN” ,bujqesine ,sido qe nuk kam mbaruar per BUJQESI .
    LUSHNJA ,me sakte INSTITUTI BUJQESOR “MICURIN ” ,edhe pse me metoda KLASIKE te viteve ’60 (behet fjale per vitet ’70 ,bente per BUJQESINE sidomos per GRURIN dhe LULEDIELLIN por edhe per PERIMET nje pune te mirefillte por egzakte SHKENCORE .
    Farat tona ELITE ,SUPER -ELITE dhe SUPER-SUPER -ELITE ishin BIO 1000000 % dhe prandaj ishin te kerkuara ne tregun EUROPIAN .
    Une kam provuar domaten tone te serave te ndermarrjes ” GJERGJ DIMITROV ” ne ate bote ,qe ishte e rritur pa HERBICIDE ,PESTICIDE ,FUNGICIDE ,ishte nje MREKULLI te beje nje sallate me te .
    Ose ,ishte po nje mrekulli te haje nje sallate me domate “TIRANA ” ,kurse po te haje nje domate “VENDI ” te marim shembull ,te nje rrethi te ftohte si PUKA apo edhe te nje ekonomoie ne GJIROKASTER apo domate vendi te SMOKTHINES ne VLORE ishte mrekulli e mrekullive ..
    Te pakten ne BUJQESI regjimi ENVERIAN ishte nje hap perpara te gjitha fushave .
    INSTITUTI I “MISER – ORIZIT ” ne SHKODER ku ne vitet e fundit te diktatures ka dhene EKSPERIENCEN e vet edhe “DISENJATORJA “, alias JOZEFINA TOPALLI ,jo duke promovuar “ROZAFAT ” qe nga 85-127-135 por duke u “KUJDESUR “,per KOCANIN jo te MISRIT ,por te HYSEN LACEJT .
    Kete e thote gjithe SHKODRA .
    Perpos kesaj edhe misri “ARI i FSHATAREVE” (sepse qyqeqaret ,qytetaret hanin vetem buke gruri ) ,arriti rekorde ku ne disa ekonomi ,krahasohej rendimenti edhe me ATDHEUN ,ARGJENTINEN .
    Por tani ne ,me pak ,por femijet tane me shume hane ushqime te “HOMOGJENIZUARA ” ,qe do ja degjojne “KRISMEN ” ,brezat e ardheshem sepse do bjere ne minimum IMUNITETI NJEREZOR .

    Reply to this comment
  16. luani londer September 24, 04:42

    Dy fjale per ,une jame 62 vjecare e kame punuare edhe ne kooperative,makina tona ose ziz rinin ne radhe per eksportin e prodhimeve tona si dhe te pijeve alkolike,por lexoini me kujdes behet fjale per vitet e partise se punes e jo te partise se Nanos eBerishes,aty eshte shkruar viti1998e i999 pra ne kohen kur neishim ne demokraci te ashtequajtur se ne bujqesi ne keto vite ne punonim tokat e italianeve e grekeve jo tonat ,por juve ju kane lene syt une i kame perfekt,kame patur edhe shoke qe kane bere pune shkecore per hibridet e ndryshme qe kerkonte klima jone por nuk zgjatem ne detaje,por hapni syte kur shkruanie lexoni neqoftese dini te lexoni mos ngateroni vitet e Hoxhes Nanos Berishes ,Rames,ne kohen e zogut te pare vetem per nje presje kane denuar tjetrin me varje!

    Reply to this comment
  17. neo October 3, 10:49

    Si arritem ? … Ja , dilnin njerezit lakuriq neper arra , ne te mbejlla me domatet … kur ato fap skuqeshin nga turpi …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*