Lorik Cana: Ceremonia e lamtumirës gjatë 2017-s

September 28, 2016 22:18

Lorik Cana: Ceremonia e lamtumirës gjatë 2017-s

Reagon Lorik Cana pas zërave se në ndeshjen me Spanjën më 9 Tetor në “Loro Borici” do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës së tij me Kombëtaren. Në një postim në adresën e tij në “Facebook”, ikona e përfaqësueses kuqezi ka sqaruar të gjithë opinionin publik se një ceremoni e tillë është parashikuar gjatë gjashtëmujorit të parë të 2017-ës, por pa e përcaktuar së në cilën ndeshjen të Shqipërisë.

Përshëndetje te gjithë miq, më kanë pyetur rreth ceremonisë e lamtumirës me kombëtarën dhe zërat qe po qarkullojnë për mbajtjen e saj me 9.10 në Shkodër!!!
Doja të ju informoj që nuk është e vërtet, dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahët në 6 mujorin e parë të 2017 së.
Me rrespekt dhe dashuri Loriku.”

Aktualisht Cana është pa skuadër, pas ndërprerjes me konsensus të marrëdhënieve me Nantes, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen t’i rikthehet futbollit për nje etapë të fundit të karrierës së tij.

September 28, 2016 22:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*