Lorik Cana: Kombëtarja e “vendosi” Shqipërinë në hartën e botës

September 10, 2018 10:34

Lorik Cana: Kombëtarja e “vendosi” Shqipërinë në hartën e botës

Lorik Cana mbetet një figurë tërheqëse edhe për mediat italiane. Herë pas here, ish-kapiteni ynë kuqezi shfaqet me mendimet e tij në gazeta të ndryshme në “fqinjin” tonë të përtej Adriatikut.

Kështu ka bërë edhe kësaj here, teksa për “lalaziosiamonoi.it” ka folur veç të tjerash edhe për kombëtaren e Shqipërisë dhe të ardhmen e tij në futboll.

A keni shkuar për ta parë ekipin kombëtar shqiptar në këto ndeshje të Ligës së Kombeve?

Unë shkova për ta parë Shqipërinë në ndeshjen e parë, ku fitoi 1-0 ndaj Izraelit. Kam qenë bashkëlojtar me Berishën, Strakoshën, Bashën, me të cilët kam ndarë gëzime dhe hidhërime të shumta me fanellën kuqezi.

Futbolli shqiptar ka pasur një bum të madh për shkak të rezultateve të fundit të kombëtares. Këtu e kam fjalën për kualifikimin historik në finalet e Europianit të fundit. Kjo ishte një vitrinë e madhe, që tregoi se ka lojtarë të mirë në një vend, ku futbolli është numri një si sport. Një krenari kombëtare, jo vetëm nga pikëpamja e futbollit. Një sukses i tillë shërben edhe për ta vënë Shqipërinë në hartën e botës. Ka pasur një publicitet të madh për lojtarët e kombëtares sonë.

Në anën tjetër, Shqipëria është një vend që ka investuar shumë më tepër se më parë për futbollin. Në infrastrukturë dhe ligën vendëse ende nuk është niveli i duhur, edhe pse ka pasur një përmirësim në vitet e fundit. Falë këtyre investimeve, skuadra nga Shqipëria kanë shkuar edhe në grupet e Ligës së Europës.

Çfarë do të bëjë Lorik Cana në të ardhmen?

Unë kam një fondacion në Kosovë, për të cilin janë themelues dhe president, duke punuar me fëmijët. Unë, gjithashtu, po merrem disi edhe me televizionin, por brenda dy vjetëve do të fillojë një karrierë menaxheriale në futbollin profesionist.

Unë nuk dua të qëndroj absolutisht jashtë botës së futbollit. Do të bëj gjëra të tjera përmes fondacionit dhe TV, por dua të provoj botën menaxheriale.

Ku? jo në Shqipëri, por në Europë.

a.s/dita

September 10, 2018 10:34
Komento

1 Koment

  1. Bambi September 10, 18:44

    Hej Lorik.
    Mire dakort. E dime qe jeni krenare me arritjen,po mos fluturo shume fare…. Po ti kthehemi detajeve dhe fakteve se si arritet te beheni pjesemarres, mendoj se ka shume pikpyetje….
    Thjesht per paralelizem; Sipas teje, Kosova nuk eshte akoma ne harten e Botes, sepse nuk ka asnje arritje ne futboll ? Pooo Kanadaja, per shembull… si te duket? Eshte ne harten e botes, apo jo ? As ajo nuk ka ndonje pjesmarrje serioze ne futboll.
    Harta e botes, miku im i respektuar, eshte shuuuume me e madhe se bota e futbollit. Keto shprehje jane shume te egzagjeruara. Perpiqu t’i evitosh se ne te shohim si trainerin e ardhshem te Kombetares. Tek ty i kemi syte…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*