Lorik Cana mungon ndaj Lorient, arsyeja mbetet një mister

December 19, 2015 10:41

Lorik Cana mungon ndaj Lorient, arsyeja mbetet një mister

Lorik Cana rrezikon të mos zbresë në fushë, në sfidën ku Nantes luan në fushën e Lorient, të vlefshme për javën e 19-të të Ligue 1 franceze. Kjo pritet të jetë një tjetër mungesë për kapitenin e Kombëtares shqiptare, pas asaj të fundjavës së kaluar, ku 32-vjeçari ishte i pezulluar në ndeshjen ku Nantes barazoi 1-1 në fushën e saj përballë Toulouse.

Arsyeja mbetet një mister për t’u zgjidhur, pasi variantet e publikuara janë të ndryshme. Sipas burimeve pranë skuadrës së kanarinave, vendimi i trajnerit Der Zakarian për ta lënë Canën në stolin e rezervave lidhet me faktin që stafi teknik i Nantes beson se mbrojtësi shqiptar është në vështirësi kur luan në fushë me bar sintetik, siç është ajo në stadiumin “Stade du Moustoir”.

Vendimi për të lënë Lorik Canën në stol do të ishte i pakuptimtë, edhe duke vlerësuar gjendjen alarmante në skuadër prej mungesave. Shtatë lojtarë janë në fazën e rikuperimit, duke bërë që formacioni të jetë në emergjencë të plotë.

Një tjetër argument për mungesën e Lorik Canës janë raportimet se kuqeziu nuk e zhvilloi të plot seancën stërvitore gjatë paradites së djeshme dhe sipas mediave franceze kjo lidhet me probleme të lehta fizike.

Sido që të jetë, kjo situatë nuk i ul vlerat e Lorikut, për të cilin te Nantes e vlerësojnë jo vetëm për eksperiencën dhe garancinë që ka sjellë në repartin difensiv, por mbi të gjitha edhe për faktin se mbetet një lojtar i përulur në punë dhe që vazhdimisht ndihmon shokët më të rinj të repartit, duke u dhënë këshilla për pozicionimin në fushë apo në situata të ndryshme loje.

December 19, 2015 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim