Lorik Cana merr disa muaj pushim

September 1, 2016 09:45

Lorik Cana merr disa muaj pushim

Është mbyllur merkato verore dhe një pjesë e lojtarëve të përfaqësueses kanë ndërruar skuadër!

Ndër ata që nuk kanë zyrtarizuar ende të ardhmen e tyre është Lorik Cana. Kapiteni legjendar i Shqipërise së fundmi ka pasur disa probleme shëndetësore që nuk e kanë lejuar të jetë në formën e tij më të mirë!

Sot, në rrjetet sociale, patì një mori lajmesh rreth Canes dhe gjendjes së tij aktuale. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, kapiteni rekordmen i Kombëtares konfirmoi se i duhen disa muaj pushim.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të bëj një komunikatë publike rreth të ardhmes time”, deklaroi shkurtimisht Cana për gazetën, ndërsa tifozët presin me padurim të dëgjojnë atë që mbrojtësi ka për t’u thënë.

September 1, 2016 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*