Lost in “Strategy”

Nga Bledar H. Prifti October 25, 2013 11:43

Lost in “Strategy”

Në një shkrim të para disa ditësh, profesor Fatos Tarifa orvatej të sqaronte gazetarët dhe publikun se ai kurrsesi nuk kishte deklaruar se Greqia është “rivali ynë strategjik”. Por në të njëjtën kohë, ai mbështet argumentin se Italia, Turqia, dhe Kosova janë “partner strategjik” kurse Greqia është thjesht një fqinj jugor. Duke e lënë Kosovën mënjanë si “partner strategjik”, pasi ajo është shumë më shumë se kaq, ia vlen të fokusohemi tek pretendimi i Profesor Tarifës se Italia dhe Turqia janë “partner strategjik” të Shqipërisë. Argumenti im në këtë shkrim është se Profesor Tarifa ka të drejtë (nga ana strategjike) kur thotë se Greqia nuk është aleati ynë strategjik, por ai është totalisht gabim (nga ana strategjike) kur deklaron se Italia dhe Turqia janë “partnerët strategjikë” të Shqipërisë.

Në një shkrim të botuar afro dy muaj më pare në DITA, unë u përpoqa t’i tërhiqja vëmendjen qeverisë së re Shqiptare dhe studiuesve të marrdhënieve ndërkombëtare në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Rama se Turqia është “aleati ynë strategjik”. Argumenti im në atë shkrim është se partneritetet strategjike diktohen nga interesat strategjike të vendit, kurse këto të fundit diktohen nga pozicionimi gjeo-strategjik i vendit, kompozicioni demografik, dhe historia. Me pak fjalë, pozicioni gjeografik, demografia, dhe historia janë tre elementët kryesorë të cilët përcaktojnë interesat strategjike të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë. Në analizën e tij të shkurtër, duket sikur Profesor Tarifa është fokusuar totalisht në aspektin gjeo-strategjik, duke injoruar dy elementët e tjerë: demografinë dhe historinë. Është e çuditshme se si një sociolog si Profesor Tarifa injoron rolin e përbërjes demografike dhe historisë në politik-bërje.

Para dy muajsh unë argumentova se neglizhimi sikur i një elementi të vetëm do të ketë pasoja negative për politikën e jashtme të Shqipërisë dhe interesat e vendit në planin afatgjatë. Prandaj neglizhimi i përbërjes demografike të shoqërisë shqiptare dhe historisë së shtetit shqiptar ndikon në një përcaktim të gabuar të interesave strategjike të vendit, dhe rrjedhimisht në krijimin e aleancave strategjike të gabuara. Shoqëria shqiptare përbëhet kryesisht nga tre grupime të mëdhaja fetare — Mysliman, Katolik dhe Ortodoks — dhe të treja këto grupime duhet të merren në konsideratë kur projektohen politikat strategjike të vendit. Do të ishte naivitet nëse dikush do të injoronte këtë përbërje demografike dhe rolin e çdo grupimi si në politikat e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme. Biles, është vitale që ne si shoqëri të jemi të vetëdijshëm për këtë fakt dhe të përpiqemi të minizojmë në maksimum çdo lloj gjykimi preferencial që rrjedh nga të qënit i një besimi të caktuar fetar. Çdo lloj injorimi i këtij fakti do të krijonte ndasi përsa i përket politikave të brendshme dhe impotencë përsa i përket politikave të jashtme.

Për shembull, nëse Turqia do të deklarohej partneri ynë strategjik, kjo gjë do të nxiste një reagim të fortë nga grupimet Katolike dhe Ortodokse. Dhe kjo gjë ndodhi dje pas vizitës së Kryeministrit Turk në Kosovë dhe deklarimit të tij se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.” Mjafton t’i hedhim një sy reagimeve të njerëzve, dhe do të kuptojmë se të Krishterët, si Katolik dhe Ortodoks, janë kundër një bashkpunimi strategjik me Turqinë. Jam totalisht i bindur gjithashtu se nëse qeveria shqiptare do të konsideronte Italinë si një partner strategjik, atëhere grupimet Myslimane dhe Ortodokse do të ishin kundër këtij fakti. Po ashtu, nëse do të deklaronim Greqinë si “partner strategjik”, atëhere kjo gjë do të nxiste një reagim negative nga grupimet Myslimane dhe Katolike. Duke qenë përballë këtij fakti, qeveria shqiptare ka vetëm dy opsione në tavolinë: të deklarojë si “partner strategjik” ose të tre vendet — Turqi, Itali, dhe Greqi — ose asnjë nga këto vende. Të zgjedhësh tre vende fqinje si “partner strategjik” do të thotë t’i heqësh kuptimin termit “strategjik”. Nga ana tjetër, nëse qeveria shqiptare do të bëjë përzgjedhje selektive, atëherë ajo rrezikon që të shkaktojë një përçarje të panevojshme të kohezionit social në shoqërinë shqiptare.

Elementi i dytë që injorohet nga Profesor Tarifa është historia e Shqipërisë në marrdhënie me shtete potenciale për të qenë “partner strategjik”. Një pjesë e opinionit publik shqiptar, këtej dhe andej kufirit, e kundërshtojnë “partneritetin strategjik” me Turqinë duke u nisur nga historia 500 vjeçare nën sundimin e Perandorisë Osmane. Ky pushtim është pjesë e memories kolektive të shqiptarëve, dhe kjo memorie është një element shumë i fuqishëm i cili dikton si politikën e brendshme dhe atë të jashtme. E njëjta gjë vlen edhe në marrdhëniet historike me Greqinë. Genocidi Grek kundër popullsisë Çame dhe ndjekja e një vije anti-shqiptare nga qeveritë greke për një kohë të gjatë ka krijuar atë memorie kolektive e cila e bën të papranueshëm një bashkpunim “strategjik” me Greqinë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Italinë, edhe pse në rastin në fjalë ajo është shumë herë më pak negative se në dy rastet e sipërpërmendura. Por gjithsesi, pushtimi dhe influenca Italiane për një kohë relativisht të gjatë kanë krijuar një memorie kolektive tek shqiptarët e cila nuk e pranon një “partneritet strategjik” as me Italinë. Me pak fjalë, historia dhe memoria kolektive e krijuar prej saj janë faktorë shumë të rëndësishëm në përcaktimin e “aleancave strategjike” të Shqipërisë. Kjo histori kombëtare dhe memoria kolektive e krijuar ndër vite nga ngjarje të rëndësishme historike nuk lejojnë krijimin e marrdhënieve strategjike efiçente as me Turqinë, as me Greqinë, dhe as me Italinë.

Profesor Tarifa gjithashtu keqinterpreton rolin e pozicionit gjeografik të Shqipërisë në krijimin e marrdhënieve “strategjike”. Ai argumenton me të drejtë se pozicioni gjeografik nuk lejon për marrdhënie “strategjike” me Greqinë, por ai nuk shpjegon se si dhe pse Italia është e privilegjuar gjeografikisht për të qenë “partner strategjik”. Flitet për një “marrdhënie strategjike” me Turqinë dhe Italinë, por neglizhohet fakti se realisht Italia nuk ka potencialin si ekonomik dhe ushtarak për të luajtur rolin e “partnerit strategjik” si në rajon dhe më gjerë. Italia biles nuk mund të ketë as potencialin për të projektuar pushtetin/fuqinë e saj drejt vendeve Ballkanike. Aq më tepër, Italia nuk ka interesin për ta bërë këtë gjë. Ndarja me det e bën edhe më të pamundur diçka të tillë.

Ndërsa pozicioni gjeografik e bën të padobishëm një “partneritet strategjik” me Greqinë dhe të pamundur atë me Italinë, ai e bën të rrezikshëm një “partneritet strategjik” me Turqinë. Së pari, nga ana strategjike, Ministri i Jashtëm Turk, Davutoglu, i ka bërë publike qëllimet e politikës së jashtme Turke në Ballkan. Për Davutoglu, “Ballkani ose do të bëhet qendra e gjithçkaje ose viktima e gjithçkaje”. Me pak fjalë, politika e jashme Turke ka si qëllim parësor shtrirjen e influencës dhe dominimit Turk në Ballkan. Jo më kot politika e jashtme Turke nisi me aplikimin e “fuqisë së butë” (soft power), afeksionit midis “vllazërisë Turko-Shqiptare”, ndryshimin e historisë për ta bërë të mundur këtë gjë, dhe po vazhdon duke hedhur hapa drejt aplikimit të “fuqisë së fortë” (hard power) duke deklaruar se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, gjë e cila krijon premisa të forta për interferencë direkte të Turqisë në politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, mbase edhe të Shqiptarisë në të ardhmen. Do të ishte naive të mohohej ky fakt pasi kjo strategji e politikës së jashtme së Turqisë është e mirdetajuar në librin e famshëm të Ministrit Davutoglu, Thellësitë Strategjike (Strategic Depths).

Pyetja që lind në këtë rast është: A janë interesat strategjike Turke në Ballkan në të njëjtën linjë me interesat strategjike Shqiptare? Përgjigjia ime është “JO” për disa arsye. Së pari, një “partneritet strategjik” Turqi-Shqipëri do ngrinte pikpyetje shumë të mëdha në lidhje me synimet afatgjata të Shqipërisë për t’u bërë antare e Bashkimit Europian (BE). Duke iu friksuar shtrirjes së influencës Turke në Ballkan, BE nuk do të kishte rrugë tjetër por të krijonte një llogore për të ndaluar shtrirjen e influencës Turke më gjerë. Argumenti që japin disa se një afrim me Turqinë mund të shihet si një presion i Shqipërisë për të pranuar në BE nuk qëndron pasi BE është një bashkim kryesisht ekonomik dhe nuk e ka të konsoliduar bashkpunimin politik midis vendeve antare. Si e tillë, Shqipëria nuk sjell as përfitime ekonomike për vendet e BE dhe as një politikë të jashtme të sigurt në favor të vendeve të BE në të ardhme.

Nga ana tjetër, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe Rusia do ta shihnin një zgjerim të influencës Turke në Ballkan me shumë shqetësim. Marrdhëniet SHBA-Turqi janë në nivelin e tyre më të ulët përsa i përket besueshmërisë për shkak të bashkpunimit Turko-Iranian, konfliktit të rizgjuar Turqi-Izrael, konflikti për Qipron, dhe moslejimit nga ana e parlamentit Turk të përdorimit të hapsirës Turke nga ana e ushtrisë Amerikane për të sulmuar regjimin e Sadam Huseinit në Mars 2003. Pamvarësia dhe papritshmëria e përsa i përket politikës së jashtme Turke bën që SHBA të shikoj më skepticizëm çdo lëvizje të Turqisë në Ballkan. Nga ana tjetër, pas Sirisë, Rusia mund ta përdorë shtrirjen e influencës Turke në Ballkan dhe një konflikt të mundshëm/stisur atje si një tjetër oportunitet për të demostruar ringritjen e Rusisë në “piedestalin” e fuqisë botërore e gatshme për të diktuar zhvillimet politike anembanë botës. Aq më e mundur bëhet kjo gjë kur kuptohet se Rusia është furnizuesi kryesor i Turqisë me gas (Irani është furnizuesi tjetër kryesor) dhe një ndër kundërshtarët më të egër historik. Dhe argumentet mund të jenë edhe më të shumta në lidhje me impaktin gjeopolitik të shtrirjes së influencës Turke në Ballkan. Por një ngelet e pandryshuar: Turqia nuk mund të jetë “partner strategjik” i Shqipërisë edhe nga ana gjeo-politike për shumë arsye të përmendura më lart dhe të papërmendura në këtë shkrim për shkak të natyrës së tij.

Në një kohë kur as Turqia, as Italia, dhe as Greqia apo Serbia nuk mund të jenë “partnerët strategjikë” të Shqipërisë, atëherë kush mund ta luajë këtë rol? Ashtu siç kam argumentuar edhe në shkrimin e mëparshëm, unë besoj se SHBA është i vetmi shtet i cili mund të luaj rolin e partnerit strategjik të Shqipërisë për të gjitha arsyet e përmendura më parë. Një partneritet strategjik me SHBA nuk do të cënonte kohezionin social midis grupimeve të ndryshme sociale të analizuara më lart, biles një bashkpunim i tillë do të ishte mëse i mirpritur.

Gjithashtu, historia dhe egzistenca e kombit dhe shtetit Shqiptar është e lidhur ngushtë me SHBA. Ishte Presidenti Wilson ai i cili mbrojti egzistencën embrionike të kombit dhe shtetit shqiptar, ishte Presidenti Clinton i cili ishte partneri strategjik i kombit shqiptar që ndihmoi në lirinë e Kosovës nga kthetrat e Millosheviçit, dhe ishte Presidenti Bush ai që shpalli de facto pavarësine e Kosovës. Për më shumë, nga ana gjeo-politike, SHBA është i vetmi shtet i cili ka potencialin ekonomik dhe ushtarak për të na ofruar si prosperitet ekonomik ashtu edhe siguri në një botë të pasigurtë. Dhe kjo mund të bëhet në mënyrë si direkte ashtu edhe indirekte. Me pak fjalë, Shqipërisë duhet të mendojë për të shtrirë influencën e saj në Ballkan dhe jo të shërbejë si një zgjatim i influencës Turke në rajon, e cila mund të ketë pasoja negative edhe për politikën e brendshme shqiptare. Shqipërisë nuk i duhet një politikë e jashtme e tipit “o çdo gjë o asgjë” por një politikë e cila garanton një rol sa më të rëndësishëm të Shqipërisë (dhe jo të Turqisë) në politikat e Ballkanit. Për të bërë të mundur këtë gjë, politika e jashtme shqiptare duhet të fokusohet tek elementët që diktojnë interesat dhe marrdhëniet strategjike dhe jo të humbasi në retorikën e një strategjie të marrdhënieve strategjike afatshkurtra dhe potencialisht të dëmshme.

 

 

Nga Bledar H. Prifti October 25, 2013 11:43
Komento

14 Komente

  1. Boenix October 25, 05:17

    Shumë gjatë i keni rënë, për mos me na thënë gjë. Gjërat janë të qarta dhe duhet fillojnë me fjalinë:”Shteti shqiptar, laik, do të ketë bashkëpunim me shterin turk, edhe ky laik!” Kur kihet në mendje kjo, fjalë të vijnë të arsyeshme, jo përçarëse.
    Sa për dijeni këta kryetarët bashkësive fetare, që po ngrijnë zërin, duhet t’u japin përgjigje besimtarëve të bashkësisë së tyre se pse Vatikani dhe Greqia (zyrtarisht shtet fetar) nuk e kanë njohur Shtetin e Kosovës?! Përderisa po ngrijnë zërin në politikat që po merr Kosova dhe Shqipëria.
    Apo flasin ata në emër të shqiptarëve, apo në emër të politikave që kanë qendrat që ata përfaqësojnë.
    Si thoshte Noli: “Nuk ka asnjë vend në botë ku shumica e popullsisë janë muhamedan dhe e zgjedhin për kryeministër një peshkop ortodoks” !
    Dhe po shtoj se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroin kombëtar e kanë katolik!
    Këta kanë qenë, janë dhe do të jenë shqiptarët, duan apo nuk duan disa mendje!
    Ka ardhur koha, që të shohim interesat tona, pa bërë lëshime ndaj askujt.

    Reply to this comment
    • ENDRI UK October 25, 08:38

      Bashkohem me parafolësin

      Reply to this comment
    • enea October 25, 17:17

      Nuk kam degjuar asnje perfaqesues nga Varikani apo Kisha Ortodokse per kete pune.
      Pastaj edhe ndonje reagim nuk do ishte fundi i botes se Shqiptaret me shume kane qene te afert me Greqine sesa Turqine…historikisht.

      Sepse dikur tokat greke shtriheshin deri ne durres.

      Reply to this comment
      • g October 25, 18:13

        Tokat greke deri ne Durres?????? dhe kete ta ka thene plaka pa tjeter..

        Reply to this comment
        • enea October 25, 19:12

          Po po, e thone germimet arkeologjike. Mos te te vije cudi.
          E thone hartat e vjetra e shume shume te tjera.

          Reply to this comment
          • Boenix October 26, 05:52

            Enea e ke parë mirë çfarë shkruan ajo harta e madhe, që Rama ka varur në Kryeministri?!
            I njëjti autor ka edhe një tjetër më të hollësishme që zbret edhe më poshtë.
            Tani, të quhesh Enea dhe të mbrosh gënjeshtrat “greke”, më duket paradoks shqiptar dhe ndërkombëtar, historik dhe arkeologjik. 😀

  2. pelo October 25, 07:26

    Nu ka dyshom qe Turqia do te jete mbeshtetesi shpirteror dhr ushkatarak ne boten shqiptare, pasi mbeshteten nga SHBA, por ne te njejten kohe kjo do te ndodhe ne territoret Kosove, Shqiperi geghe dhe shqiper e maqedonise. Ndersa ne jugun tosk epiriot, e kane zgjidhur pasi trupat britanike sot kontrollojne aeroportin e Kucoves, bazat detare Vlore, Himare sarande. nje ndarje e kriposur dhe e qepour nga rrobaqepes te dollarit..

    Reply to this comment
  3. Albi October 25, 07:49

    Shkrim i mbushur plot me klishe dhe pa shume argument. Gjithsesi kjo ndarja myslimane-turk, ortodoks-grek, katolik-italian e thene nga nje shqiptar i shekullit XXI mban pak era percarje. Nuk me duket se eshte ky mentaliteti i kohes. Familja ime eshte ortodokse po nuk kam ndjere ndonjehere afri me greqine apo inat me italine dhe turqine. Keto jane brockulla, te rrezikshme madje.

    Reply to this comment
    • Toni October 25, 14:01

      Albi, ti je nje turk safi. ajo qe thote Bledari eshte shume e vertete. mjafton te lexosh median sot dhe shikon se shumica derrmuese e muslimaneve perkrahin aleancen me turqine kurse te krishteret jane kunder saj. dale nga ngadale, kjo mardhenia ka per ti vene flaken shoqerise sone dhe rajonit.

      Reply to this comment
      • shqiptari dhe jo fetari October 25, 19:23

        Po ateistet nga anojne?!. Ore me keto qe thoni, po na del Shqiperia jone me keq se Jeruzalemi qe zihen per fete.
        Shkoni faluni atje ku doni dhe boll u munduat te na mbushni mendjen qe qenka e ndare ne 3 komunitete Shqiperia.

        Reply to this comment
  4. arben October 25, 08:28

    MENDOJ SE PARTENER STRATEGJIK MBAS TURQISE DUHET TI VIJE RADHA RUSISE(B.R.S.S.)

    Reply to this comment
  5. beni October 25, 08:53

    Ky kryeminister me Emer Erdogan esht nje nder me fanatiket mbas Erbakan!
    Kosova ku ishte dhe perqendrimi i medies,ka qene eshte dhe do te jete nje nder vatrat me te nxehta ne ballkan bashke me Bosnjen,ku Turqia gjen pikerisht pikat me te dobta per te sunduar ne mardhenjet ekonomike e politike!
    Kosova esht nje vend ku Erdogan gjen mbeshtetje,ashtu si reklamohet edhe ai vete pra Konservator Islamist!
    Politika e qeveris se Tiranes jo vetem qe nuk i shmanget ketij sundimi,por i jep perkrahje,dhe i ben shtetet fqinje te mendojn se ktu kemi te bejm me nje pushtim te nje populli,qe nuk harin te shkeputet nga ky sundim,per shum e shum arsye ideologjike!Esht e kot qe te flasim apo te lehim me per Turqine,se ajo esht ulur kembkryq edhe ne Tirane,qe kur Kryeministrit tone i imponuan nje grua myslimane!Eshte e njellojte kur TITOS Serbet i imponuan Jovanken?!

    Reply to this comment
  6. enea October 25, 15:26

    Shkrimi ishte super i mire deri ne paragrafin e fundit ku flitet per SHBA si partner stategjik.
    Nese italia eshte ne disavantazh per shkak te detit, si mund te jete Amerika e favoreshme????????

    Lufta ne Kosove, sic dihet boterisht, nuk u be sepse i plasi amerikes per Shqiperine, por pikerisht per te patur nje baze per qellime teper te ulta ne krahasim me jeten humane (trafik armesh, nafte etj etj etj).

    Shqiperia ka vetem nje rruge, ate te asocimit me Europen sepse Europa eshte ajo qe garanton edhe pelqimin e koekzistences fetare. Dhe mbi te gjitha ne jemi brenda ne Europe. Pse te jete Amerika dhe jo Gjermania partneri yne strategjik. Fundja, ne keto 2 vitet e fundit Gjermanet (e bene vete), e shfrytezuan me se miri krizen greke dhe spanjolle dhe shtrine duart e tyre ne detin balearik dhe mesdhe.
    Te mos harrojme qe Kroacia eshte nje partner i Gjermanise dhe anasjelltas, dhe Kroacia nuk ka patur dhe nuk do kete nevoje kurre per Ameriken. Kroacia dhe Shqiperia gjeografikisht jane ne te njejtin nivel.

    Reply to this comment
  7. nick October 25, 16:48

    Bledi,per mua aleati me i mire ne bote do ishte Kina,ndaç per strategji,gjeografi,histori,miqesi e çfare te duash.Shqiperia nuk ben dot diplomaci me barkun bosh dhe per sa kohe do jemi te varfer jemi hiç.Keto qe do”zgjedhim”ne partner do jete nje shkop,nuk ka sesi te jete ndryshe.Kina mund te investonje tek ne miliarda,une mendoj se Rama po i vjen pas avazit Erdoganit pikerisht per hua-te sesa per ahengjet me vellezer,ama mezi i thote vlla atij vellai qe i ka bere nena,e jo te hargaliset me Erdoganin,por ia do puna.Nuk ka rruge tjeter Bledar,po dijte ti ku ka para te na japin borxh per te paguar pensionistet e krijuar industrira qe te futen njerezit ne pune na thuaj.Ketyre strategjive ua pime lengun,se na pushtuna me ushtare apo me lengje frutash,njesoj eshte,ne jemi fund i kavallit.Ketu nuk behet fjala per zgjedhje strategjishmbehet fjala per mbijetese.lufte per ekzistence.Nuk e di a ke qne fizikisht ne Shqiperi,ka varferi biblike.Politika e madhe ka vdekur qekur Ramiz Alia morri vesh se s’kishte qumesht qe ne kohen e Enverit,ne jemi vend i denuar per te mbijetuar dhe kur do dalim nga verferia une e ti do jemi bere gjysher.Keynes thote qe per nje kohe te gjate te gjithe do kemi vdekur,ne kuptimin qe ne keto hiç mundesi qe kemi paraprakisht,te dehim Erdoganin me raki dhe te na jape hua,se Turqia ka rezerva,Evropa nuk na jep;çfare strategjie do zgjidhje ti i dashur?Lufterat iken e shkuan,paqja behet mes armiqsh,se miqte nuk kane nevoje te bejne paqe,keshut edhe ne me Turqine,beme paqe,do lene prapa ky evokimi i historise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*