“Lotaria” Brexit, si fitohet jashtë euros

February 26, 2016 14:31

“Lotaria” Brexit, si fitohet jashtë euros

Për çfarë flasim kur bëhet fjalë për Europën? Për para? Integrimin? Lirinë e lëvizjes? Solidaritetin? Të diçkaje që ushqen një gjigant pa një shpirt politik? Lotaria e Britanisë së Madhe, e pavendosur nëse do të dalë apo jo nga Bashkimi Evropian, vendos në qendër të debatit të gjitha këto pyetje.

Çdo vlerësim i shpenzimeve të një Brexit të mundshëm, siç paralajmëron edhe rezultati i mundshëm i referendumit popullor të planifikuar për në datën 23 qershor, në fakt nuk duhet të merret lehtë. Sipas analistëve të ’Morgan Stanley’, dalja e Londrës nga BE-ja do të zvogëlonte PBB-në e Mbretërisë së Bashkuar me 1.3 përqind ndërmjet viteve 2016-2017, dhe në fund të këtij viti do të çonte deri në recesion, ndërsa për ekonomistët e ‘Danske Bank’, mbyllja e Kanalit të La Manshit do të ketë një ndikim negativ edhe mbi BE-në.

Ndërkaq ‘Axa’, i frikësohet një largimi masiv të kapitalit, një rënieje të investimeve të huaja direkte, norma shumë të ulëta të interesit dhe zhvlerësimin e paundit; ekonomistët e ‘Pioneer’ gjithashtu sugjerojnë një ulje. Është logjike që guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Karnej, (që megjithatë ka përgatitur një plan emergjence), nuk e humb toruan, dhe se City përgatit “martesën” me bursën e Frankfurtit, në mënyrë që të mos humbasë kontrollin mbi ekonominë evropiane.

Me pak fjalë, në këtë epokë pasigurie, është e vështirë të vlerësosh dividentin që vendi i udhëhequr nga Devid Kameron do të shkëpuste, nëse vendos të ratifikojë marrëveshjen e arritur me shumë vështirësi me Brukselin, ose humbjen që do të vinte si pasojë e një lamtumire. Por rasti i Britanisë së Madhe ngre një çështje, duke marrë parasysh se si do të përfundojë polemika #jo BE-së# po BE-së:ia vlen apo jo të qëndrohet?

Nëse shihen të dhënat e disponueshme për burimin e parave që dalin dhe hyjnë në 28 vendet anëtare, do të duket se përgjigja është po, por pa u bërë pjesë e eurozonës. Pikërisht siç bëjnë britanikët dhe të gjitha vendet e Evropës Lindore, të cilat rriten më shumë ekonomikisht sesa etërit themelues të BE-së.

Le të fillojmë me fondet e BE-së. Italia është një kontribuese kryesore në BE, dhe Roma përpiqet jo pak për të shpenzuar të gjitha paratë që vijnë nga Brukseli, edhe pse në 31 maj 2015 – sipas të dhënave zyrtare – ka pasur një kthesë:në vitet 2007-2013, Italia pagoi ndaj Evropës 109.7 miliardë euro dhe mori mbrapsht 71.8 përqind, me një bilanc negativ prej 37.8 miliardë. Në mesin e partnerëve evropianë, Italia gjendjet në vendin e katërt në renditjen e raportit jap-marr. Në vendin e parë është Gjermania me 83.5 miliardë, balancë negative (dhe kjo thotë shumë për qëndrimet ekstremiste të Berlinit), e pasuar pikërisht nga Britania e Madhe (48.8 miliardë) dhe Franca (46.5).

Çdo gjerman ka “shpenzuar”’ 1034 euro për Evropën, italianët u ndalën në 623 euro për frymë, ndërsa spanjollët kanë marrë nga 335 euro për kokë, polakët 1.522 dhe portugezët 2100 euro. Kush ka përfituar më shumë? Greqi:2.960 euro për çdo qytetar grek, për një shumë totale prej 32.2 miliardë eurosh më shumë sesa nga ajo që është derdhur nga Athina në arkat e Brukselit.

Një e dhënë positive, nëse kihet parasysh se sot Athina ka patur nevojë më shumë se 86 miliardë euro.

Kalojmë tek analiza e rritjes ekonomike. Një studim i Bankës Qëndrore Evropiane, u detyruan të pranojnë se “konvergjenca” ekonomike e realizuar nga 12 vendet themeluese të zonës së euros në vitet e para, u provua si “zhgënjyese”. Faktet tregojnë se në shumë raste dallimet mes vendeve janë zgjeruar. Dhe humbësja më e madhe nga të gjitha është Italia, aq shumë e kritikuar për shkak të shpenzimeve të tepërta, që në vitin 1999, viti i krijimit të euros në tregjet financiare (qarkullimi i parave filloi në 1 janar 2002), bënte pjesë në grupin e vendeve me PBB-në më të lartë për frymë.

Mjerisht, prej atëhere, për një numër arsyesh që lidhen me mungesën e konkurrencës së ekonomisë, Italia ka rregjistuar “performancën më të keqe” në mesin e 12 vendeve themeluese të BE-së. Për shkak se Spanja, Portugalia dhe Greqia qenë tashmë vende me të ardhura të ulëta, ndërkohë që Italia u bë e tillë pas futjes së euros.

Nga viti 1999 deri në 2007, një vit para krizës së vitit 2008, Gadishulli Iberik dhe Republika e Greqisë regjistruan një rritje ekonomike më të lartë se sa ajo e pjesës tjetër të eurozonës, duke e rikuperuar terrenin e humbur. Por kriza që shpërtheu me falimentimin e ‘Lehman Brothers’ në vitin 2008, i katandisi këto dy vende në kufijtë e falimentimit.

Në vitet e para të monedhës së përbashkët, sipas studimit të Eurotoëer, Greqia, Portugalia dhe Spanja kanë përfituar nga një rritje e konsiderueshme e kapitalit që rrjedh nga jashtë, ndryshe Italia dhe pjesa tjetër e partnerëve me të ardhura të larta të Bashkimi Monetar. Tani këto flukse janë duke ndryshuar, mjafton të shikoni ato të sinjalizuara nga treguesi Target 2.

Ndihma për bankat

Ndërmjet viteve 2008-2012, Britania ka vënë në dispozicion të sistemit të vet bankar 873 miliardë euro, por ka përdorur vetëm 300; Gjermania ka ndarë 646 miliardë euro duke përdorur  vetëm 259. Në katër vitet e krizës, Italia ka përdorur për institucionet financiare në vend vetëm 15 miliardë, ndërsa Berlini u ka ofruar bankave me probleme rreth 25 përqind të PBB-së  duke përdorur 10 përqind, Roma ndante 8 përqind të PBB-së, duke shpenzuar vetëm 1 përqind me një kthim të mirë në drejtim të interesave.

Le të shohim tani burimet e vëna në dispozicon të vendeve të Evropës Lindore. Në shpërndarjen e burimeve strukturore për periudhën 2014-2020, BE-ja ka vënë në dispozicion 325 miliardë euro, që do të ndahen ndërmjet 28 vendeve. Për Italinë, kjo do të thotë një prikë që ka kaluar nga 27 në 31.8 miliardë euro. Por Roma nuk është në majë të klasifikimit.

Edhe pse ndarja e re e fondeve është e vogël nga buxheti i mëparshëm shumëvjeçar (2007-2013), i cili kishte në dispozicion 347 miliardë euro, me një rritje të përgjithshme të përqindjes së parave që duhet t’i paguhet vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore (177.57 në 180.93 miliardë + 2.6 përqind) në krahasim me atë të Evropës Perëndimore (nga 169 miliardë në 140 aktualisht, -16 përqind). Në detaje, do të përfitojnë më shumë Polonia (nga 67 në 72 miliardë, + 7.2 përqind), Sllovakia (nga 11 deri 13 miliardë, 11.6 përqind), Rumania (nga 19. 67 për 21.83 miliardë + 11 përqind), Bullgaria (nga 6.8 në 7.15 miliardë + 4.4 përqind), Kroacia anëtarja më e re, që gjithashtu merr 8 miliardë euro më shumë për infrastrukturën e saj.

Ndërkohë humbasin fondet evropiane Republika Çeke (nga 26.93 në 2058 miliardë -23 përqind), Hungaria (nga 25.31 në 20.50 miliardë -19 përqind), Sllovenia (nga 4.21 për 2.89 miliardë -31,3 përqind). Edhe para se Austria do të vendoste një tavan mbi pranimin e regujatëve duke mbyllur kufirin apo që Suedia të fillonte riatdhesimin e detyruar, ministri i Brendshëm gjerman Tomas de Maizier, pati paralajmëruar (gjë që më pas e bëri edhe Mateo Renci) zvogëlimin e këtyre fonde, nëse kryeministri hungarez Orban dhe pasuesit e tij do të vazhdonin t’i thoshin “jo” shpërndarjes së emigrantëve, sipas vendimit të Parlamentit dhe Komisioni evropiane:pikërisht në vendet e Evropës Qëndrore  dhe Lindore, transfertat e BE-së në fakt janë gjithnjë e më të rëndësishme, tani peshojnë mes 2 dhe 3 përqind të PBB-së, shpesh duke tejkaluar investimet e huaja direkte.

Në përgjithësi nuk ka asnjë dyshim:zgjerimi, deri më sot, ka qenë shumë fitimprurës për Budapestin, Varshavën, Pragën, edhe sepse ka lejuar krijimin brenda unionit të një zonë të gjerë të taksave të ulëta mbi punën për të gjitha kompanitë perëndimore.  Traktatet mbahen në këmbë vetëm nëse respektohen nga të gjithë, nga Lindja dhe Perëndimi, qofshin ato me emrin Maastriht apo Shengen.

Për të dalë nga ky kërcënim, duhet të rishikohet mekanizmi që bllokon investimet dhe shpenzimet për rritjen, duke filluar me Kompaktësinë fiskale, ku duhet të ketë dënime si për ata që padrejtësisht rrisin sufiçitin tregtar, sikurse insiston  Gjermania, që mbyllin kufijtë, si vendet e ish-Paktit të Varshavës, apo ata që shantazhojnë Bashkimin Evropian vetëm për lehtësitë e saj të brendshme (Londra është një shembull i qartë).

Një dalje e mundshme e Britanisë së Madhe nga unioni, do të krijonte një precedent të rrezikshëm, pasi do t’i tregonte edhe partnerëve të tjerë të unioni të zgjeruar, se një tjetër Evropë është ende  mundur dhe me gjeometri të ndryshueshme. Rreziku është një bashkësi evropiane me tri-shpejtësi:kush është jashtë, kush qëndron me monedhën e vetme dhe është subjekt i politikave shtrënguese dhe kush gëzon më shumë se të tjetër transferta nga Brukseli, pa dhënë asgjë në këmbim. / Nga Roberto Somela / HuffPost.it – Bota.al

February 26, 2016 14:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*