Lotaria e kuponit tatimor, shpallet lista e fituesve

January 15, 2016 22:35

Lotaria e kuponit tatimor, shpallet lista e fituesve

Ministria e Financave shpalli sot fituesit e lojës promocionale të kuponit tatimor.

Fituesja e çmimit të madh prej një milion lekësh është Valbona Lleshi nga Shkodra, e cila kishte dorëzuar 130 kuponë.

Janë gjithsej 511 fitues të ndarë në katër kategori. Kategoria e parë është çmim i madh një milion lekë, ndërsa 10 fituesit e kategorisë së dytë do të për fitojnë nga 100 mijë lekë. Nga 15 mijë lekë do të marrin 200 fituesit e kategorisë së tretë dhe nga 10 mijë lekë 300 fituesit e kategorisë së katërt.

Loja promocionale e kuponit tatimor është pjesë e fushatës sensibilizuese dhe promovuese të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe e mbështetur nga Ministria e Financave. Ajo ka si qëllim sensibilizimin e konsumatorit për tërheqjen e kuponëve tatimorë gjatë blerjes së produkteve apo shërbimeve.

Për t’u njohur me listën e plotë të fituesve, kliko KËTU.

 

 

January 15, 2016 22:35
Komento

4 Komente

  1. Redi January 15, 23:12

    Urime fitueses. Megjithate llotaria ishte per kuponat e marre nga konsumatori gjate blerjes, pra kupona per shpenzimet personale apo familjare. Fituesja kishte shpenzuar 73’000’000 leke te vjetra per 1 muaj e gjysem? Ne kete kuptim nuk kemi te bejme me llotari per kupon tator nga konsumatoret por nga shitesit se nje familje sado e pasur nuk.konson 73’000’000 leke te vjetra per 45 dite? Dua te dije ka paguar tatimet kjo zonja per keto te ardhura?

    Reply to this comment
  2. roberto January 16, 01:51

    Fituesja me 73 milion leke shpenzime per 45 dite eshte nje mashtrim i hapur!
    edhe droge te kishte blere nuk do shpenzonte kaq shume!

    Jane shpallur fitues me me pak se 50 kupona:
    -Kategoria e 3:Numuri 168, fitoi me 38 kupona,numuri 197 fitoi me 39 kupona!
    Ne kategorine e 4:Numuri 7 fitoi me 35 kupona;numuri 266 fitoi me 18 kupona;numuri 286 fitoi me 10 kupona;numuri 289 fitoi me 2 kupona;numuri 300 fitoi me 23 kupona!
    Te gjithe duhet te ishin skualifikuar!
    Tjeter:
    -U tha se do perdorej ponderimi i sasise se kuponave me vleren totale te tyre!
    Kishte shume fitues me 50 kupona dhe vlere totale prej 30 mije leke!
    -Ndersa une kisha ne zarf 62 kupona me vlere totale prej 145 mije leke te reja!
    Pse nuk fitova une??
    Cfare programi qenka perdorur kaq RRUMPALLE???
    Ky eshte MASHTRIM I MADH!
    Organizatoreve u DOLI BOJA me kete loje MASHTRUESE!
    Nuk marr me kurre kupona tatimore!

    Reply to this comment
  3. luli January 16, 14:08

    shifeni se nuk ka fitues nga rrethet e vogla .Aty nuk funksionon shteti se nuk mundesh me e kerku kuponin se te thone tregtarucat ik pithu , hajdeni ne kukes ts vertetoni .

    Reply to this comment
  4. rezart January 16, 14:59

    Kjo loje ka qene nje MASHTRIM I MADH!
    Kurre nuk mundet qe ne nje familje te blihen mallra per 45 dite ne shifren 73 milion leke!
    Ministria te beje transparencen e kuponave te saj!
    Kjo mund te ndodhte vetem ne rastin kur fituesja mund te kishte blere ndonje autoveture,por me 130 kupona KURRE NUK MUND TE BEHEN KAQ SHPENZIME,vese do jete ndonje biznesmene qe ka mbledhur faturat e dyqaneve te veta dhe i ka dorezuar sikur i ka blere vete!
    Prokuroria ta hetoje kete rast se do te dale nje KRIM I MADH!
    Tjeter:
    -Kane dale fitues zarfat me me pak se 50 kupona,bile njeri prej tyre edhe me 2 kupona!
    Kaq i trashe eshte MASHTRIMI sa nuk kane ditur qe ta mbulojne ate!
    -Ka patur fitues me 50 kupona me vlere 30 mije leke,ndonese u tha se do te kene perparesi zarfat me me shume kupona dhe me vlere me te larte!
    -Po une, qe ne zarfin tim kisha 62 kupona me vlere 145 mije leke te reja,si nuk fitova para ketyre dhjetra fituesve ,qe kishin me me pak kupona e me me pak vlere??
    MASHTRIM TOTAL!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim