Lotaria Kombëtare, Balla: Pazari i fundit i Berishës

Redaksia Online March 4, 2013 14:27

Lotaria Kombëtare, Balla: Pazari i fundit i Berishës

Opozita kundërshton dhënien e licencës së Lotarisë Kombëtare kompanisë ‘Austrian Lotteries’. Socialistët thonë se qeveria e ka shpallur fituesin shumë kohë para hapjes së tenderit.

Deputeti socialist, Taulant Balla, tha se Berisha po mbyll pazarin e fundit, atë të Lotarisë Kombëtare, të cilin me të ardhur në pushtet, socialistët do ta anulojnë.

“Kjo qeveri po sillet si ushtri pushtuese. Kjo seancë parlamentare është klienteliste dhe e korruptuar, si thirret në një ditë si për të privatizuar si për të dhënë licenca. Berisha po bën aktin e turpit të vet, po ikën Berisha, po ikën si hajdut. Ne nuk jemi kundër privatizimeve, por këto prona po falen me çmime nën vlerën e tyre reale, nuk ka qeveri në botë që tre muaj para zgjedhjeve të shesë pronat e shqiptarëve, sot Berisha po mbyll edhe pazarin e fundit, pazarin e Lotarisë Kombëtare. Lotaria Kombëtare nuk mund të shitet në kushtet e Shqipërisë tonë, pasi ai është element për financimin e programeve të sportit. Ka vetëm një mundësi që të rilindë sporti, vetëm nëse do mbështetet në aspektin financiar. Eksperienca evropiane thekson se shkëlqimi i sportit ka në bazë financimin nga Lotaria Kombëtare. Pas 23 qershorit do e vendosin Lotarinë e Kombëtare të shërbim të sportit”, deklaroi Balla.

Deputeti socialist u shpreh se Shqipëria ka vendosur çmimin më të ulët në botë për shitjen e licencës dhe premtimet e qeverisë për kompensim përmes taksave të larta janë mashtrim.

“Është korruptive, pasi është pazar i mbyllur shumë kohë më parë që të zhvillohet tenderi. Kriteret që Berisha përdori në tenderin e dhënies së kësaj licence ishin përjashtuese. Qeveria vendosi si kriter disponimin e dy certifikata për blerësin. Këto certifikata lëshohen nga shoqata botërore kombëtare, ndaj u përjashtuan lotarinë me famë botërore. Qeveria nuk vendosi çmimin, por e caktoi çmimin e fiksuar, vetëm këta mund të bëjnë një gjë të tillë, që të fiksohet çmimi 3.5 mln euro. Shqipëria ka vendosur çmim më të ulët në botë për shitjen e licencës. Pretendimet e kësaj qeveria të korruptuar se çmimin e ulët do e kompensojë me taksa të larta ndaj kompanisë fituese janë mashtrime. Qeveria thotë se përveç taksave të zakonshme do të paguajë një tatim shtesë mbi10%. Është dëmtuese për buxhetin e shteti dhe akt korruptiv, në këtë kontratë ka shkelje të mjaftueshme për ta anuluar pas 23 qershorit, dhe ka vend për hetim të plotë dhe vënien para përgjegjësive të kësaj administrate të korruptuar”, përfundoi Balla.

 

Redaksia Online March 4, 2013 14:27
Komento

1 Koment

  1. anim March 4, 15:48

    Nje shkrim qelbesire nga Kaci I Zi i berishes sot tek panorama e metes…
    E bukura eshte qe per pothuaj gjithcka qe KACi thote per Ramen duket se i ka per veten e tij … p.sh “paaftësitë e tij të shumëllojta e të panumërta, me kompleksin e tij të inferioritetit, me teknikat makiavelike” – mua kjo fjali me kujton vec Kacin e Zi te berishe (tashme).
    Kushdo duhet ta dije se individe si puna e Kacit eshte me mire ti kesh e mbash larg, dhe se eshte e sigurt qe ne nje te ardhme jo shume te larget dhe nese i preken interesat e tij meskine ai do ti kthehet me po te njejten gforce negative edhe padronit te rradhes. Individe si Kaci kane lindur vetem per te keqija dhe te zhdukin e baltosin cdo gje te bukur e te dlire.
    Mos harroni, ky maskara ish Kryetar i Kuvendit te fund komunist donte tu hiqte dhembet protestuesve, dhe si Minister komunist i arsimit mbylli universitetet per studentet antiregjim pas greves se urise. Per cdo demokrat te ndershem, vendosja e ketij sherbetori te Zi ne listat e PD do te ishte tradheti dhe turpi me i madh. Padyshim pas turpit primar te te qenit nen pushtetin e urdherat e Berishes komunistit me te devotshem e diktatorit hoxhist par-excellence
    Pastaj Kaci behet tejet i bezdisshem ne zhgarravinat e tij e ne kete rast ka harxhuar kaq shume fjale e hapesire gazete per dicka qe ne te gjithe e dijme dhe qe mund te thuhej ne nje fjali. Une e urrej ramen (ashtu sic di te urreje vetem nje njeri i Zi), cfaredo gjeje qe te bej apo mos bej ai dhe qysh nga momneti qe ai me hodhi jashte PS une jam gati te bej aleance edhe me djallin (me Berishen e bej me kenaqesi jo vetem interesat e mija meskine, por per ngjashmerite e karakterit malinj dhe nga prejardhja fshatare/provinciale/shkollore e ambiciet per tu bere komunistet me devotshem te enverit e ramizit e shkelur e vrare kedo qe na del para e pengon ne kete synim) vec PS te mos jete ne pushtet – pasi keshtu shkoj edhe une ne te semes…
    mua me duket se kjo fjali mjafton per Kacin dhe gjithe te zinjte si ai qe kane bere qejf o qejf ne regjimet komuniste te Nano/Metes dhe Berishe 1 & 2.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*