Kur moralin e apelon amoraliteti

Aida Nako April 1, 2014 20:22

Kur moralin e apelon amoraliteti

“Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, zhvilloi sot, për herë të parë në Shqipëri, një konferencë me temën “Lojëra me Përgjegjshmëri” – thuhet në një lajm të botuar dy-tri ditë më parë në disa media.

Lojëra me Përgjegjshmëri?!  Uau! E thënë kjo nga “lotaria” në fjalë ngjan si të dëgjosh në një bordello, përbetime për virgjërinë.   “Lotaria Kombëtare” nuk është thjesht një koncesion problematik i dhënë nga Berisha në muajt e fundit të pushtetit të tij, por është koncesioni ‘lapidar’ i Berishës dhe i vetmi koncesion që ish-opozita socialiste e artikuloi në mënyrë të qartë se do ta anulonte pasi të fitonte zgjedhjet e 23 Qershorit. Ka edhe një letër të z.Rama drejtuar kancelarit austriak për këtë gjë.

Do ishte e tepërt të rendisnim nga e para, konfliktin e interesit të  ‘Familjes’ në këtë koncesion, procedurat korruptive të tenderit të këtij koncesioni, valixhet më para të Shkëlzenit të bëra publike në Kuvend nga deputeti Balla, kushtet diskriminuese dhe krejt të pafavorshme të shtetit shqiptar në lidhjen e kësaj kontrate. Faktet janë më kokëforta se fjalët.

E vërteta është se ky koncensionar që sot jep leksione “përgjegjshmërie” është produkti tipik i papërgjegjshmërisë më ekstreme të një ish-qeverie të zhytur thellë në krime ndaj shoqërisë shqiptare. Të vjedhësh është një gjë, por të vjedhësh dhe të mbash leksione morale është komplet gjë tjetër.  Publiku e ka të qartë tashmë që shtetet serioze nuk e lënë në duar privatësh apo piratësh, lotarinë kombëtare.  Dhe është në pritje që kjo pasuri t’i kthehet publikut.

 

Lotaria Kombëtare, historia e një mega-skandali

Në 17 shtator 2012, Ministria e Financave deklaroi se Shqipëria ia shiti licencën publike të Lotarisë Kombëtare kompanisë austriake “Austrian Lottery”. Qeveria e Shqipërisë i dha kësaj kompanie edhe monopolin dhjetëvjeçar të shtatë lojrave të fatit. Gjithcka kundrejt çmimit simbolik 3.5 milionë euro. Ishte një tender i shumëpërfolur, jo vetëm për shkak të çmimit qesharak të shitjes së një pasurie të vyer publike.

Disa krahasime

E thënë shkurt për ata që nuk kanë durim të lexojnë kjo licensë i duhet kthyer shtetit shqiptar. Eksperiencat evropiane Llotarinë Kombëtare e vendosin si monopol të shtetit. Pra e mbajnë publike. Duke ia përdorur fort fondet për politika sociale. Në Shqipëri, ish-kryeministri Berisha dhe numrat e tij në Kuvend vendosën ta shesin, duke e kaluar si monopol të një të huaji. Por edhe nëse u vendos papritur që duhej të privatizohej, çmimi nuk mund të ishte kurrë ai me të cilin e shiti qeveria Berisha.

3.5. milionë euro? Skandaloze. Në Irlandë, (shtet me 4.4 milionë banorë), çmimi i nxjerrjes në shitje të licensës së Lotarisë Kombëtare ishte te 400 deri në 600 milionë euro. Qeveria greke po ashtu e shiti licensën për dhjetë vjet me një çmim prej 400 milionë eurosh, ndërsa në Turqi kompania fituese e pagoi licensën 2 miliardë euro. Për Maltën, një vend me rreth 400 mijë banorë, 7 apo 8 herë më pak banorë se Shqipëria, shifra me të cilën u shit e drejta e lotarisë është rreth 39 milionë euro.

Letra e Ramës

Ish-opozita e atëhershme, tani në pushtet ka ngulmuar fort në parlament që kjo licencë të mbetej shtetërore dhe ka premtuar se do rikthehet si e tillë. Fondet do përdoren sipas modeleve europiane, në interesa publike, veçanërisht në financimin e sportit dhe rinisë (lexoni në fund të këtij artikulli, paragrafin detajues).

Në 1 gusht të vitit të kaluar, zoti Rama, tashmë kryeministër i ka nisur një letër kancelarit të Austrisë, zotit Fayman në lidhje me licensën e Lotarisë Kombëtare shqiptare dhe tenderin e çuditshëm të dhënies së saj. Rama i shkruan kancelarit austriak, se dhënia e licensës nga qeveria shqiptare kompanisë austriake ishte qartësisht e manipuluar kundra çdo interesi publik.

“Partia që drejtoj dhe unë personalisht,- thotë Rama në letër, – planifikojmë të ndërmarrin të gjitha hapat ligjorë  për të hetuar të gjithë procesin e paracaktuar, për të riparuar dëmet që i janë bërë publikut shqiptarë nga ky akt tejet i papërgjegjshëm”.

I kudondodhuri Shkëlzen

femijet e berishes5 ditë përpara kësaj letre, në sallën e Kuvendit pati debate të forta.  Deputeti Taulant Balla tha hapur atë që në qarqet e biznesit dhe të medias në Tiranë e dinin tashmë të gjithë: në aferë ishte biznesmeni i familjes Berisha, Zamir Mane dhe djali i kryeministrit, Shkëlzeni.

Se sa është rryshfeti për t’i siguruar me çmim qesharak dhe me një kontratë super të favorizuar, një licensë kombëtare shqiptare një kompanie të huaj, kjo pret hetime, por deputeti Balla thotë në Kuvend:

“…I them sot Sali Berishës që licensën e Lotarisë Kombëtare, për të cilën more më shumë ti ‘cash’ në Vjenë se sa do të marrë Ministria e Financave në shtator, ne do t’ia kthejmë shqiptarëve .”Austrian Lottery” është nën hetim për korrupsion në vendin e vet, ndërsa në Shqipëri blen të njëjtën licencë, 100 herë më lirë se sa në Austri. Pra, këtu jo vetëm që duhet hetuar, por kjo duhet bllokuar me çdo kusht. Dua t’i drejtohem sot edhe kësaj kompanie dhe them se ne do të kërkojmë një hetim për korrupsion, ndaj këtij subjekti, një hetim të plotë në Shqipëri dhe në Austri dhe kudo gjetkë ku janë zhvilluar biseda, ku janë bërë pagesa ‘cash’ dhe ku janë dhënë rryshfete. Do të zbardhim të gjitha pazaret, të gjitha parakontratat. I them sot kompanisë “Australin Lottery”, që tender-komedia e Ridvan Bodes, nuk vlen, ndërsa licencën që kanë rënë dakord me Zenin, ne do ta anulojmë dhe do t’ia kthejmë atë shqiptarëve. Nuk mund të lejojmë që shqiptarëve t’ju merret për 3 milionë euro një pronë publike, prej më shumë se 100 milionë eurosh, se kështu ka rënë dakord Zeni në Austri“, – tha Balla.

Justifikimet e rrëzuara të Qeverisë

Qeveria e justifikoi proçedurën e shumëkundërshtuar të tenderit më dy argumenta. Së pari, se u jepte mundësi “të garonin vetëm kompanive serioze, pa probleme me drejtësinë”.  Por ky argument u lëkund pak javë para marrjes vesh të fituesit kur “Austrian Lottery”, kompania fituese, u vu zyrtarisht në hetim nga Parlamenti austriak për qarkullim kapitalesh të dyshimta në politikë dhe blerje të politikanëve për të mbajtur monopolin në treg.

Bosi i saj Fridrich Shtikler, është thirrur para Komisionit Antikorrupsion të parlamentit austriak, për të dëshmuar në lidhje me disa pagesa të dyshimta te kryera ndaj politikanëve me qëllim për të penguar liberializimin e tregut të bixhozit në Austri gjatë vitit 2006. Gjatë hetimeve dolën në shesh pagesa rryshfetesh që “Austrian Lottery” ka bërë për llogari të një agjencie pranë partisë në pushtet,e cila kishte propozuar ndryshimet ligjore. Pagesa u justifikua nga “Austrian Lottery”, si “shpërblim për një studim mbi tregun e bixhozit”. Zoti Shtikler pranoi se ishte ai që ka firmosur mandatin e pagesës, por e quajti atë thjesht një transkasion normal duke mohuar akuzat se përmes këtyre parave ka patur për qëllim të blejë politikanë.

Marifeti me “konsulencën e huaj”

Kur Ministria e Financave e Shqipërisë u pyet pse një tender me kushte të tilla, dhe pse një pasuri publike e shitur me një çmim qesharak të para-fiksuar, ra brenda me këmbët e veta. Ministria deklaroi se organizmi që i hartoi kriteret për tenderin e Lotarisë Kombëtare ishte… Shoqata Europiane e Lotarive Shtetërore.

“Mbi bazën e rekomandimit që ky Këshilltar ka dhënë, Ministria e Financave ka propozuar kriteret “, tha pa ia bërë syri tërr ish-zv.ministri i Financave, Alfred Rrushaj. Ky pohim e kompromenton edhe më shumë tenderin. Sepse në faqen zyrtare të Shoqatës Europiane të Lotarive (në organigramën drejtuese të saj), shihet qartë se presidenti i Shoqatës Europiane të Lotarive është… Friedrich Sticler dora vetë. Shoqata e zotit Sticler, përmes konsulentit të saj ligjor, ‘Vlademik Partners’ i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që të heqë kriterin e çmimit nga tenderi për licencën e Lotarisë Kombëtare. Dhe pastaj këtë tender e ka fituar… Austrian Lottery. Por zotëria në fjalë mban njëkohësisht edhe postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të “Austrian Lottery” dhe është anëtar i bordit të saj që prej vitit 1986. Pra zoti Sticler ka këshilluar qeverinë shqiptare se sa t’ia shesë Lotarinë shqiptare, zotit Sticler (?!)

 “Argumenti” me taksat

Argumenti i dytë i qeverisë Berisha ishte se çmimi i ulët i shitjes së Lotarisë publike do të kompensohej përmes taksave, sipas saj të larta mbi kompaninë fituese. Por edhe ky pretendim rrëzohet kur taksat e vendosura mbi kompaninë në Shqipëri krahasohen me ato të vendeve të tjera.  Sipas krahasimeve, kompania në fjalë do të paguajë taksa në buxhetin shqiptar dy herë më pak se sa paguan në vendin e saj, Austri.

Në këtë vend “Austrian Lottery”, e mbylli vitin e kaluar me një xhiro prej rreth 2.9 miliardë euro. Qeveria austriake ka vendosur dy taksa të posaçme mbi Lotarinë Kombëtare, njëra quhet ‘tarifa e licencës’, ndërsa tjetra ‘tarifa e basteve’. Vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare nga vetë bilanci i saj, Lotaria Austriake pagoi vetëm për këto dy taksa 447 milionë euro ose 15.4 për qind të xhiros totale.

Veç këtyre taksave, qeveria austriake i ka vendosur detyrim kompanisë të paguajë viti për vit 3 për qind të xhiros bruto, si mbështetje për sportin. Vitin e kaluar (për këtë zë) Lotaria Kombëtare e Austrisë pagoi edhe 80 milionë euro të tjera. Në total të dy detyrimet (sipas të dhënave të vetë kompanisë) ishin 527 milionë euro ose 18.2 për qind e xhiros. Këto janë vetëm taksat e posaçme që lidhen me Lotarinë, pa përfshirë taksat e tjera qe ajo paguan si çdo biznes tjetër si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar,  Tatimi mbi Fitimin apo kontributet për punonjësit. Kjo në Austri…Por si do të taksohej e njëjta kompani me të njëjtën xhiro në Shqipëri sipas taksave që ka vendosur qeveria dhe për të cilat pretendon se janë të larta?

Po në Shqipëri?

Sipas kontratës me qeverinë Berisha,  detyrimet e vetme që ajo do paguajë në Shqipëri janë dy taksa të lidhura me aktivitetin e lotarisë, ajo prej 10 për qind si tatim mbi xhiron bruto dhe 0.5 për qind si pagesë për mbikëqyrjen. Në total me këto dy taksa, nëse do të realizonte në Shqipëri të njëjtën xhiro si në Austri, pra 2.9 miliardë euro, kompania do të paguante këtu vetëm 304 milionë, që përbën 10.5 për qind të xhiros ose gati dy herë më pak se sa në Austri.

Dhe këto llogari janë bërë pa përfshirë fitimet që shpërndahen si çmime për lojtarët. Në Austri kompania ndan 70 për qind të xhiros si fitim dhe nëse i shtohen dhe taksat apo shpenzimet e tjera, fitimi i saj mbetet vetëm 1.3 për qind. Siç shprehet edhe deputeti Erion Braçe: “Nuk  është normale, që në vendin e saj kjo kompani e huaj të fitojë vetëm 1,3 perqind të xhiros, ndërsa këtu të fitojë sa të dojë”.

Çfarë thotë një ish-konkurent i larguar

Një drejtues i kompanisë Intralot, Harris Dotsis – (kompania në fjalë denoncoi procedurën e qeverisë shqiptare si penguese për pjesëmarrjen e tyre në tender dhe paralajmëroi emrin e fituesit disa muaj përpara shpalljes zyrtare) – e përshkruan kështu skandalin shqiptar të Lotarisë Kombëtare:

“Ne kemi liçensë për llotari kombetare në disa vende, si në Afrikën e Jugut,  në Australi, në Maltë, etj etj. Por, ju siguroj që në asnjë nga këto vende nuk kemi parë tender me kritere të tilla si këto që janë vendosur në Shqipëri”

Për pjesën që qeveria shqiptare nuk vendosi çmimin si një nga kriteret konkurruese në tender, por e paracaktoi atë te fiksuar, ai shton:

”Nëse autoritetet do të kishin përfshire çmimin e liçensës në kriteret e tenderit, sigurisht që çmimi do të rritej pasi kompanitë konkurrente do të garonin me njëra-tjetrën. Mënyra më e mirë për të sqaruar është t’iu jap një shembull. Ne sapo fituam një tender për liçensën e llotarise kombetare të Maltes. Çmimi me të cilin e fituam ishte 39 milionë euro. Qeveria Shqiptare e paracaktoi çmimin 500 milione lekë shqiptare, që në mos gaboj është tre milionë e gjysëm euro. Pra bejini vetë llogaritë sa është popullsia e Maltës dhe se sa është ajo e Shqiperisë, krahasoni çmimin dhe do ta keni të qarte atë se çfarë ndodhi”.

Para që dalin jashtë Shqipërisë

Tenderi i shumëpërfolur i lotarisë kombëtare vuri në lëvizje dhe Avokatin e Popullit. Përmes një shkresë zyrtare, që mban datën 18 gusht të vitit të kaluar institucioni i Ombudsmanit i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Financave që të informojë kompanitë e skualifikuara nga gara për procedurat që ka ndjekur në përzgjedhjen e konsulentëve.

Ndërsa organizata e njohur e biznesit shqiptar Konfindustria ka kërkuar marrjen drejtpërdrejtë nën administrimin e qeverisë të Llotarisë Kombëtare. Një deklaratë e saj:

“Të gjithë shembujt që vijnë nga vendet më të zhvilluara të botës, tregojnë se në rastin e aktiviteteve të ngjashme, institucionet publike kryejnë administrimin e tyre. Lotaria Kombëtare për vetë natyrën dhe qëllimin e saj, nuk duhet lejuar të kthehet në një biznes të mirëfilltë, por duhet përdorur si një mjet për të zbutur sadopak nevojat e shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare të prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike. Administrimi i drejtpërdrejt nga ana e shtetit i Lotarisë Kombëtare është mënyra e vetme për të arritur qëllimin e mësipërm. Është e papranueshme, që të ardhurat e siguruara nga Lotaria Kombëtare, të dalin jashtë arkës publike, qoftë edhe pjesërisht. Aq më shumë, është e papranueshme nëse këto të ardhura dalin jashtë vendit”

Sikurse ndodh qartesisht me operatorin që po menaxhon prej muajit prill të këtij viti, Lotarinë Kombëtare të Shqipërisë.

 

E majta dhe modeli britanik i Lotarisë publike

“Me Lotarinë Kombëtare në dispozicion të sportit e rinisë, ne do ta rilindim sportin shqiptar”, – ka thënë Rama në një postim në rrjetin social Tëitter dhe ka marrë modelin britanik si një shembull suksesi që duhet ndjekur. “I jemi referuar me kohë shembullit të Britanisë së Madhe kur kemi folur për Lotarinë Kombëtare dhe jemi të bindur se kjo është rruga e duhur”, – shkruajti ai.

Britanikët, vendi mikpritës i Lojrave Olimpike 2012, u renditën si një nga kombet më të sukseshme për nga rezultatet (29 medalje të arta). Jo shumë vite më parë, në Lojrat Olimpike të Athinës 2004, rezultati ishte krejt tjetër. Britanikët u renditën të dhjetët me vetëm 9 medalje ari, ose tre herë më pak. Por kujt i takon merita për këtë ngritje të fortë të sportit britanik?

Alister Kembell, ish-zëdhënës i Toni Bler (ky i fundit tashmë, këshilltar i qeverisë Rama) në një opinion për CNN thotë se suksesi i dedikohet kryesisht politikave të qeverive britanike në mbështetje të sportit.

“Suksesi ka shumë baballarë”, shkruan Kembell, duke cituar thënien e famshme të presidentit Truman, “por unë do të veçoja vetë sportistët dhe ish-qeverinë e Xhon Meixher, i cili ndërtoi Llotarinë Kombëtare, që bëri të mundur investimet në sportin elitar”. Sipas të dhënave zyrtare, llotaria kombëtare e Britanisë vetëm vitin e fundit dhuroi 2 miliardë paund për Lojrat Olimpike.

“Ne s’mund ta pranojmë që Llotaria Kombëtare të kthehet në një bixhoz ku shqiptarët paguajnë ndërsa pushtetarët fitojnë – është shprehur Rama në një editorial në shtyp lidhur me Lotarine, disa muaj përpara 23 qershorit. Dhe e ka bërë të qartë konceptin e tij:

“E kemi sqaruar mëse njëherë se si duam ta organizojmë Llotarinë Kombëtare dhe ta vendosim në funksion të interesit publik. Llotaria Kombëtare është një lojë që e organizon shteti, por jo për të fituar një fatlum e për të dalë i humbur tërë populli me qëllimin që miliona e miliona euro të kalojnë në xhepat e menaxherëve të lojës. Në asnjë mënyrë! Paratë e përfituara nga organizimi i lojës shteti duhet t’ua kthejë qytetarëve në formë shpenzimesh kapitale për politika të natyrës sociale. Ne vetë do t’i kalojmë për sportin dhe rininë”.

 

Aida Nako April 1, 2014 20:22
Komento

16 Komente

  1. Euro MALOKU September 13, 23:24

    SHQIPTARET GJITHEMON DO TE PAGUAJNE “TAKSEN E BUDALLAIT” DUKE LUAJTUR KUMAR….

    Reply to this comment
  2. tori September 14, 00:16

    Frymen i merrni ketij qeni, nenen sa t’ju haje krahu se keshtu ka bere me ne , asnje meshire s’ka pas ,
    vetem mos ardhte ajo dite kur duhet te paguash o Sali Berisha…..

    Reply to this comment
  3. Gramoz September 14, 00:37

    samir mane eshte i paprekshem ky manjak i ka renjet shume te thella ,ky eshte nje koza nostra qe eshte zor se e ve njeri poshte ,,nuk e di po e kane kot qe harxhojne kohen me te ….ai ahte nje berluskon shqiptar dhe vetem drejtesia mund ta vere poshte ..politika jone politike ruge nuk e neneshtron dot manen ,ai cdo politikan e ka ne xhep madje para atij qendrojne gatitu te gjithe qelbesirat e politikes ,mbaheni mend kete

    Reply to this comment
    • uliks September 14, 14:17

      keta te kesaj lotarise jane karagjoza, kot i merrni seriozisht.
      ktyre u del gogla ne transmetim u iken neper salle.
      njiher tjeter ju ngeci gogla, e hodhen shortin em nje gogel me pak, budallalliqe me oke

      Reply to this comment
      • nastradini September 14, 14:18

        Your comment is awaiting moderation.
        LEKAT e Manes jane LEKAT qe Enver Hoxha u vodhi per 50 vjet shqyptareve me radhe. Qe nga viti 1944 kur implementoi ne vendin tone ZINE bolshvike deri ne vitet 1990 kur falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin duke i transformuar shqyptaret si kafshe pylli. Sic jane edhe me sot. Kush i beson perralles me mbret qe Zamir Mane nga Korca shkoi ne Austri si emigrant dhe nga perkthyes u be miliarder per disa vjet? Po pse nuk kishte te tjere qe te konkuronin me lavatricet e ketij emigranti? Zamir Mane dhe Sali Berisha eshte domethenja e enigmes pse Enver Hoxha eshte akoma HERO i popullit dhe HERI i punes socialiste.

        Reply to this comment
  4. Reparti Riedukimit Nr.313 September 14, 03:49

    Mbrapa Kriminelit Sali ne foto shikojeni eshte Shkelzen Dauni, ky dhe Gita jane Kumbaret e cdo biznesi te piset dhe vjedhjeve ne Shqiperi. Keta kane arritur deri ne krime qe ja kalojne edhe Mafias, sic eshte vrasja e biznesmenit shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka,qe u gjet iaksidentuar per vdekje ne gjuet Pasi e kishin eleminuari, skenar per filma hollivudiane. Trbicka foli duke thene qe ne Gerdec eshte dora e Shke..enit te Saliut qe komandonte ministrin e mbrojtjes, te financave, te ekonomise dhe te drejtesise pra vetem per nje rast implikoji 30 % te ministrive te qeverise si djali i familjes se Sulltanit Sali.

    Reply to this comment
  5. OKTAPODI September 14, 05:03

    MONUMENT I BIZNESIT NDERKOMBETAR E KOMBETAR.RUHET NGA SHTETI YNE,DHE SHTETE TE TJERA.PRANDAJ NU KA FRIKE.

    Reply to this comment
  6. Babai i vertete i Dardanit September 14, 07:24

    Burri i Sadijes, djali i Ali Alushanit, babai i femijeve te importuam, burri i kushurires dhe gjyshi i bastardeve dhe njeriun e denuar te mos trashegohet Sali Sheqere Berisha. 😛
    Argita bej kujdes per vajzen se yt vella nuk nje norma fisi e gjaku.
    Te beje kujdes dhe Sadija per vajzen e madhe se Shkerdheni i Salise sic veproi me te mund ta beje dhe me te bijen e adaptuar. Asnje problem nuk ka per djalin e Lirise se Xhelil Gjonit. 😀

    Reply to this comment
  7. SA DHANE LLOGARI ZOGU,1944-1990 DO TE JAPE LLOGARI SALA September 14, 08:54

    ESHTE BERE NJE MAL ME AKUZA POR AI KA NE DORE GURIN E DESTABILIZIMIT.
    E BESUESHME SE VERTET DO TE VIHET DREJTESIA DO TE JETE NQS PRONONCOHEN PERFAQESUESIT E SHBA,DHE EUROPES EKSKLUZIVISHT PER TE ARDHMEN E KETIJ MONUMENTI TE BIZNESIT SHQIPTAR QE ENDE RUHET NGA SHTETI.

    Reply to this comment
  8. OKTAPODI September 14, 08:54

    KY SALUA YNE RAJERSONIN E SHBA DEGJOI SHUME KUR SHKATERROI SHQIPERINE QE I QUANTE BASHKE ME PISHTARIN LEVIZES NGREHINAT KOMUNISTE.SOT 23 vjet ME VONE DEL SE KY PASKA QENE KRYEOKTAPODI I SHQIPERISE.VETEM BOTA DO TE MUND TI JAPI ZGJIDHJE PROBLEMIT TE TIJ.BOTA DUHET TJA KEPUSI BASHKE ME SHQIPTARET GJUHEN KERCENUESE KETIJ .AI NUK KA PUNE FARE ME POPULLIN QE NUK E DO.DASHURIA E POPULLIT PER TE KA MBARUAR QEKUR AI I VURI VETES TITULLIN OKTAPOD.

    Reply to this comment
  9. leo September 14, 13:27

    Llotaria Kombëtare e Shqipërisë duhet t’i kthehet shtetit. Anullim i tenderit skandaloz dhe ndryshim i ligjit – janë dy veprimet që duhen ndërmarrë.

    Dhe jo vetëm për nivelin joserioz. (ka patur raste në shortetë e hedhura deri tani që goglat që dalin nga aparatura marrin vrapin nëpër skenë, ndërkohë që në raste të tjerë, tjetër gogël del nga aparatura, tjetër lexohet nga spikerja, dhe tjetër del në ekran).

    Dhe as vetëm për shkeljen me këmbë të shqiptarëve që blejnë bileta (kompania në fjalë i shpërndan klientëve shqiptarë në formë cmimesh vetëm 30 përqind të fondit të grumbulluar nga shitja e biletave, ndërkohë që në të gjitha lojërat e fatit në botë minimumi i shpërndarjes së këtij fondi është mbi 50 përqind. Në Austrinë e tyre, përshembull kompania në fjalë, shpërndan plot 70 përqind për cmime! Me shqiptarët tallen, sepse shqiptarët të tillë i kanë patur pushtetarët)

    Dhe me sa duket ata dhe miqtë e tyre në ish-qeverinë Berisha shpresojnë shumë që t’ia mbajnë sytë mbyllur publikut shqiptar. Për këtë kanë shpërndarë mbi 1 milion euro reklama në median shqiptare në vetëm 6 muajt e fundit). Dhe media ka heshtur.

    Por shqiptarët kanë treguar që kuptojnë edhe kur mediat e tyre shiten. E treguan në 23 qershor. Kanë votuar që të mos blejnë më bileta për familjen Berisha, po për t’i prerë biletën familjes në fjalë, dhe babëzisë që ajo përfaqëson.

    Reply to this comment
  10. Gramoz September 14, 15:23

    po femijet e enver hoxhes me ke kane lidhje ////a nuk eshte mania sherbetori i tyre ,,,berisha ,djemte e hoxhes samir mane jane kupola e mafies shqiptare ,,e theksoj vetem nje prokuror i nivelit artistik te korado katanit e shkateron kete kupole te rezikeshme mafioze shqiptare ..rezikshmeria e ketyre eshte shume e madhe ,a nuk e shikoni qe vemjet e enver hoxhes nuk ndjehen fare ..pse renjet ata i kane shume thelle

    Reply to this comment
  11. Pellazgu September 14, 16:13

    E thua mirë o artikullshkrues që “Lotaria Kombëtare” duhet të mbetet shtetërore, përderisa është një veprimtari ekonomike që nuk mund të dalë kurrë me humbje. Mund të shitet e drejta e saj vetëm kur shteti është në krizë, siç ka ndodhur me disa syresh dhe i duhen likuiditete të menjëhershme. Por kjo bëhet për vlera shumë të mëdha e jo për shumën qesharake 3,5 milion euro, që shërbejnë pak a shumë për të mbuluar për 1 muaj fondin e pagave në sektorin shtetëror.

    Reply to this comment
  12. salisaliu September 15, 22:09

    Un qe po shkruaj keto rradhe jam nje specialist i llotarive ne shqiperi Nepermjet ketij shkrimi ju kujtoj e ju baj me dije se lotatite e para kan fillue ne shtator te vitit 1990 dhe qe quhej toto-futboll-nje kopjim i totokalcios italiane-U krijua dhe qendra e lotarive sportive dhe me drejtorin e pare Kasem Seferi i cili me aq kushte e njohuri qe kishte punoi me perkushtim per ta rritur e zgjeruar rjetin e saj duke e shtrire ne mbare vendin Me kalimin e kohes dhe me fitimin e eksperiencave lotarite filluan dhe te modernizoheshin e te viheshin ne nje klas si ne Itali.Lotaria ne fjale mori nje zhvillim te madh dhe nga java ne jave qemdra rriste fitimet dhe nepermjet saj rritej dhe fitimi per sportet.Por per cudine me te madhe nje dite te bukur kjo qender hengri nje grusht godites dhe na u zevendesuan sot me nja 30 e ca kompani bastesh qe ne arken e shtetit rrezik nuk inkasojne as dhe nje kacidhe Kuptohet se pas tyre shtrihet dora e qeveritareve plangprishes -jo vetem demokrate por edhe ato ish socialiste -te cilet neprmjet ryshvetit japin licensat dhe sot kan mbire kudo e ngado te hedhesh syte e kan kther vendin ne nje salle te madhe bixhozi ku i fituari eshte gjithnje organizatori dhe humbes lojtari PERSHENDES IDENE E KRYEMINISTRIT TE RI ZOTIT RAMA PER KTHIMIN NE INDENTITET TE LOTARISE KOMBETARE PER TE MIREN E TE GJITHEVE

    Reply to this comment
  13. P.A.B April 1, 22:06

    Keshtu po, flm Aida.

    Tani kushdo mund te shikoje perqindjet e parregullsite; si dhe demin e bere.

    Licenca duhet te ri-shikohet ASAP.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*