LRI mbledh konventën, Vasili: Të rinjtë janë edhe e tashmja e vendit

June 3, 2016 20:15

LRI mbledh konventën, Vasili: Të rinjtë janë edhe e tashmja e vendit

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi të premten Konventën Studentore Zgjedhore të LRI-së për kryeqytetin.

Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili theksoi në fjalën e tij para të rinjve se ata sot ishin edhe e tashmja e vendit jo vetëm e ardhmja. “Çdo gjë është e mundur dhe nuk ka asgjë të pamundur për LRI dhe ajo sot po përjeton një nga momentet më të shkëlqyera të saj”, tha Vasili.

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë e kësaj force politike, e cila tha ajo, është gjithmonë një mbështetje e hapur.

Ndërsa Endri Brahimllari u shpreh se LSI nxit pjesëmarrjen e të rinjve në politikë, pasi sipas tij forca dhe shpirti i LRI është e jashtëzakonshëm.

“LSI dëgjon çdo shqetësim të qytetarëve për ti kthyer ato në politika konkrete në shërbim të qytetarëve. Ne jemi krenar për ato çështje që kemi ngritur në bashkinë e Tiranës si parkimi, apo abonetë e studentëve. Ne jemi një zë në Këshillin Bashkiak të Tiranës në shërbim të qytetarëve, sepse votat që morëm janë përgjegjësi për ne”, deklaroi Brahimallari.

June 3, 2016 20:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim