LSDM publikon emrat e ministrave, nuk ka befasi

May 28, 2017 23:06

LSDM publikon emrat e ministrave, nuk ka befasi

Nuk ka befasi të mëdha në listën e ministrave që mbrëmë me propozim të liderit Zoran Zaev i miratoi Këshilli qendror i LSDM-së. Si befasi mund të llogaritet nominimi i Goran Sugarevskit, ish koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së për ministër të Transportit dhe lidhjeve dhe nominimi i Robert Popovskit, këshilltar për media, për ministër pa portofol. Kandidatët e tjerë ishin të pritshme dhe vijnë nga rrethi i ngushtë i Zaevit.

Në listën prej 17 emrave përfshihen edhe ministrat pa portofol që vijnë nga partnerët e koalicionit të LSDM-së. Kreu i LSDM-së ka njoftuar se do të bëhet përpjekje që  sa më shpejtë të jetë e mundur të përgatiten dokumentet e nevojshme dhe të dorëzohen në parlament. Kjo nënkupton se zgjedhja qeverisë së re do të mund të ndodh të mërkurën ose të enjten.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev nga Këshilli Qendror i partisë ka kërkuar mbështetje për emrat:

1. Oliver Soasovski, ministër i brendshëm
2. Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes
3. Nikolla dimitrov, ministër i jashtëm
4. Dragan Tevdovski, ministër i financave
5. Renata Deskoska, ministre e arsimit
6. Goran Sugarevski, ministër për transport dhe lidhje
7. Ljupço Nikollovski, ministër i bujqësisë
8. Milla Carova, ministre për punë dhe politikë sociale
9. Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike
10. Robert Allagjozovskji, ministër i kulturës
11. Edmond Ademi, ministër pa portofol
12. Koço Angjushev, ministër pa portofo

May 28, 2017 23:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*