LSI: Dialog politik për reformën në drejtësi

February 29, 2016 16:56

LSI: Dialog politik për reformën në drejtësi

Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul në konsensusin për reformën në drejtësi dhe si rrugë të vetme për këtë sheh dialogun politik.

Kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike renditi tre arsye se përse kjo reformë është më e domosdoshme se kurrë më parë.

“Së pari, partitë politike të gjitha kanë shprehur nevojën për reformën. Së dyti, kemi patur dhe kemi produktin në dorë nga një udhëheqës profesionist siç është Komisioni i Venecia dhe së treti, që është edhe kryesorja, kemi të gjithë detyrimin ndaj pjesës dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë reformën”, deklaroi në një dalje për mediat, Petrit Vasili.

Lëvizja Socialist për Integrim flet për një dialog politik mes aktorëve kryesorë në vend.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të ulemi në tavolinë dhe të ndërtojmë dialogun politik që lexon në mënyrë të paanshme rekomandimet e Venecias në të mirë të një reforme solide në drejtëi që shkon përtej interesave politike dhe që ndërton drejtësinë që shqiptarët duan”, shtoi Vasili.

February 29, 2016 16:56
Komento

5 Komente

  1. spata February 29, 17:38

    Ju te LSI jeni si gozhda e Nastradumit.Po nga kush pret ti,o politikane mullari ,qe Berisha te lidhi vet duarte e tij?????

    Reply to this comment
  2. Populli February 29, 17:40

    Edhe pse te krijon pershtypjen si IDJOT ky Vasua te duket sikur flet Beni djali i Kiços me shpresen qe te vazhdoje dhe 25 vjet te tjera rrotacioni i rrotave sa te bluajne edhe kockat e shqipetarit te fundit!
    ‘Mos pandeh se u harrove,lule o Avni Rustemi….’

    Reply to this comment
  3. veti February 29, 20:38

    dialog politik = une nuk te denoj ty qe je kriminel , ti nuk me denon mua qe jam ajdut dhe qe vodha gjithe hqiperine

    Reply to this comment
  4. Gaspri March 1, 00:28

    Me nji fjale mor Vasil djali, u rakorduat me Bashen, ti ne nje krah, Halimi e Bylyku ne krahun tjeter, e vendoset qe kjo reforme nuk do miratohet.
    Sot ke thene shume.
    Populli e ka te qarte kush nuk eshte per reformen.
    Ju si koalicion duhet te ishit mbledhur sot dhe te dilnit me nje deklarate te perbashket ku te shprehnit vendimin qe ky koalicion e miraton reformen brenda dates 15 mars.
    Por ju nuk e doni reformen.
    Por e populli shqiptar te jesh i bindur se do i shporri me vote ata qe nuk e duan kete reforme se i ka shkuar thika ne kocke dhe eshte jashte mase i pakenaqur qe ne Shqiperi drejtesia eshte vetem per te pasurit, kriminelet, mashtruesit…….

    Reply to this comment
  5. Arben March 1, 06:31

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    KESHTU VENDOSET DREJTESIA NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*