LSI: Drejtori i spitalit në Sarandë, presion personelit të shkojnë në mitingun e PS në Vlorë

June 23, 2017 17:15

LSI: Drejtori i spitalit në Sarandë, presion personelit të shkojnë në mitingun e PS në Vlorë

Dega e LSI-së në Sarandë denoncoi presionin e drejtorit të Spitalit të Sarandës ndaj punonjësve, për të marrë pjesë në mitingun e Partisë Socialiste në Vlorë.

Sipas njoftimit të LSI-së, drejtori i spitalit, Arjan Kalcuni është urdhëruar t’i bëjë presion personelit të spitalit të shkojë në mitingun e sotëm në Vlorë.

NJOFTIMI I LSI SARANDË

Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë denoncon me forcë presionin që drejtori i Spitalit të Sarandës ka ushtruar ndaj punonjësve për të marrë pjesë në mitingun e rilindjes në Vlorë.

Qyteti i Sarandës prej ditësh po vuan një presion të paimagjinueshëm nga rilindja dhe drejtuesit e saj.

E trembur dhe në panik nga humbja në 25 qershor, rilindja urdhëron drejtorin e spitalit Arjan Kalcuni, një ushtar i verbër i partisë, ti bëj presion personelit të spitalit të shkoj në miningun e sotëm në Vlorë.

Vetë drejtori Kalcuni në rolin e “fatorinos”, duke takuar personalisht çdo punonjës, i ka treguar për vendin dhe autobuzin! Në të kundërt infermierët dhe mjekët do të shkarkohen nga puna. Ndërsa spitali do të punojë me staf të reduktuar. Situata është e njejtë edhe në bashkinë e qytetit. I bëjmë thirrje task forcës dhe ministrit të shëndetësisë, ta shkarkojë urgjentisht nga detyra këtë abuzues flagrant me ligjin dhe personalitetin e mjekëve. Ndërsa prokuroria duhet të hetojë këtë shkelje flagrante të ligjit dhe mos lejojë përsëritjen e këtyre gjesteve skandaloze. Qytetarëve sarandjot, delvinjot, himarjot e gjithë bregut, i bëjmë thirrje të ruajnë qetësinë dhe të djelën ti japin 1 shans Shqipërisë, për më shumë punësim dhe më shumë mirëqenie.

June 23, 2017 17:15
Komento

2 Komente

  1. Xha Braho June 23, 18:54

    Po shansi eshte te shporrim numrin 1 nga perfaqsimi ne Parlament. Shqiptaret do dine ta shfarosin kete epidemi qe quhet Lesh e Li.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*