LSI flet me emra: Si po shpërndahen paratë në Vorë në kujdesin e Saimir Tahirit

June 22, 2017 13:47

LSI flet me emra: Si po shpërndahen paratë në Vorë në kujdesin e Saimir Tahirit

Lëvizja Socialiste për Integrim, në një dalje për shtyp, ka hedhur akuza të rënda sot ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesve të policisë.

Eriona Bixha, kandidate për deputete e LSI-së në Tiranë, tha sot se Agim Kajmaku dhe nipat e tij po shpërndajnë para në zonën e Vorës dhe po iu bëjnë presion mbështetësve të LSI-së.

“Denoncoj drejtuesin e shitblerjes së votave në bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku që e ka shndërruar makinën e tij ‘Volksëagen” në bankë. Çdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi. Dy nipërit e tij, Edi Kajmaku dhe Ladi Kajmaku janë njerëzit më të besuar që përgatisin zonën dhe ushtrojnë presion.

 Ndërkohë shtetasi Rexhep Shehi që lëviz me ‘Benz C-Clas’ dhe Ledio Sorra me ‘Peugot’ mbulojnë shitblerjen e votave në Gjokaj dhe Picar.

 Po ashtu Dritan Stoka, punonjës i ALUINI-t. I bëj thirrje edhe drejtorit të ALUIZNI-t që të shmangë shpërndarjen e legalizimeve në këtë periudhë për vota.

 I bëj thirrje publike Policisë së Shtetit, të marrë masat e nevojshme për t’i thënë stop këtij fenomeni të paskrupullt. Jemi në dijeni të plotë edhe për skenarët ndaj aktivistëve të LSI-së nga ish-drejtues të policisë dhe ish-ministri Tahiri. Kurrsesi nuk mund të blejnë votat, lirinë dhe dinjitetin e vajzave e grave e të rinjve të bashkisë së Vorës”, – deklaroi Bixha.

 

 Deklarata e plotë e Eriona Bixhës

 Si nje kandidate e re, realisht nuk mund te qendroj indiferente ndaj nje situate kaosi dhe presioni te vazhdueshem qe po ushtrohet banoreve te Bashkise Vore!

Ndihem e indinjuar, e revoltuar qe disa persona mendojne qe me leke mund te blejne lirine dhe dinjitetin e banoreve te Vores dhe ne menyre te vecante te te rinjve aty!

Uragani i fitores plebishitare qe LSI do te kete ne 25 qershor eshte kthyer ne mankth per disa forca politike.

Dua publikisht te denoncoj “Drejtuesin” e shit-blerjes se votave ne Bashkine e Vores, Agim Kajmakun, i cili e ka shnderruar makinen e tij tip “Volksëagen” te zi ne nje Banke, ku ne bashkepunim te plote me drejtues te komisariatit te Vores( dhe per kete mund te verifikoni tabulatet telefonik) dhe nen perkrahjen e ish- Ministrit te Brendshem Saimir Tahirit, cdo nate organizojne skemen e shperndarjes se parave, shtepi me shtepi!

2 niperit e tij Edi Kajmaku ( drejtor i ujesjellesit ne kombinat), i cili leviz me nje makine Benz c class me targa AA988OD dhe Ladi Kajmaku jane njerezit me te besur te cilet pergatitin terrenin dhe ben presione lart e poshte neper zone.

Keta ishin disa nga emrat qe mbulojne zonen e Prezes, Mucaj dhe Marqinetit.

Nderkohe, shtetasi Rexhep Shehi i cili leviz me mjetin benc c class me targa AA 689 GM dhe shtetasi Ledio Sorra I cili leviz me mjeton Peugot me targa AA 023AV mbulojne shit-blerejn e votave ne zonen e Picarit dhe Gjokaj. Gjithashtu, edhe Berxulli ka perfaqesuesin e tij ne kete mireorganizim I cili eshte shtetasi Dritan Stoka, punonjes I Aluiznit.

Ketu, dua ti terheq vemendje drejtorit te Aluiznit per shmangjen e shperndarjes se legalizimeve per qellime elektorale. Legalizime te cilat kane perfunduar procedurat ligjore muaj me pare shperndahen sot per efekt blereje votash.

Dua ti bej thirrje publike Policise se Shtetit ( edhe pse sot jam e bindur qe makinat e personave ne fjale mund te kene ndryshuar sic do dite) te marr masat e nevojshme, per ti thene stop ketij fenomeni te turpshem, te pa skrupullt dhe shkaterrues per banoret e nderuar te Bashkise Vore.

Jemi ne dijeni te plote edhe te skenareve qe po pergatiten per aktiviste te LSI ne Vore, nga Ish- drejtues te larte te Policise, ne kujdesjen e vecante te Ish- Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri te cilet kurrsesi me mashtrimet, me arrogancen dhe babezine e tyre nuk mund te blejne votat e vajzave, nenave, te te rinjve te mrekullueshem dhe banoreve te Vores.

Vora e di qe shansi i saj per te “thyer” njehere e pergjithmone kete fenomen te tmerrshem, si dhe per ti dhene vetes shanse per jetese me te mire, pune te mirepaguara dhe mireqenie me te larte eshte te votoj nr. 1!

Lerini njerezit te votojne te lire, te qete dhe me besim me 25 qershor!

25 qershori eshte dita e shqiptareve, eshte dita e votes se lire!

June 22, 2017 13:47
Komento

7 Komente

  1. Uragani June 22, 14:18

    Derisa jeni uragan, mos kini frikë nga paratë. Ai që mbështet uraganin, e mbështet sepse ka besim se lsi me pionieret e xhaxhi ilirit, do të marrë numurin enigmë dhe xha Vasua me zonjushat do të qeverisin albaninë. Po mirë është të bëni autokritikë edhe për zarfat që ju u jepni njerezve për “qoka”. Nëse do i trajtpni.problemet pa anësi më.mirë do jetë edhe për ju zonjushë. Përshëndetje, por në këto zgjedhje partia e “pionierëve” të xhaxha Metës dhe xhaxhaTitit, nuk e mbushin dot thesin e votave sepse nuk i.lejon qeveria e “besimit”
    Urime: “suksese në jetë”. Siç uron xha beqaj shkodrani. Uragani voglush.

    Reply to this comment
  2. Alidemsi vjeter June 22, 14:43

    Ti kandidate per deputete??!! Pse sthu se na paska rujt Zoti prej “zogjve” te LSI,qe te gjitha makinat qe qarkullojne ju duken Benza sidomos C-clas.Tobestafkurullah…..

    Reply to this comment
  3. Emigrant Kanada June 22, 15:54

    KANDIDATE E RE PER KU MOJ TE KEQEN XHAXHI PER NE NDONJE MOTEL APO PER PARLAMENT.CILAT JANE ZANETET QE DI TE BESH E SA VJERT PUNE KE NE JETE E KU KE PUNUAR PER TE INTEGRUAR SHQIPERINE NE SHISHTUFINE BASHKE ME MONEN E LIKE FLORINE

    Reply to this comment
  4. edi June 22, 16:09

    ca fytyre e ndyre kjo LSI beri namin ne 2015 ne Vore
    PER CDO VOTE QE JEP PER LSI MERR 5000 TE REJA ky eshte pazari i LSI per cdo vote

    Reply to this comment
  5. mateo June 22, 16:29

    Tu befte xhaxhi moj kolopuce qe Meta te ka mashtruar se do te bej deputete.
    Me moshen qe ke ti as per brigadiere te grumbulluesve te kanoceve nuk behesh.
    Ti do besh ligje?
    Sa shkolle dhe per cfare studion?
    Cfare pervoje jete e pune ke?
    A nuk kishte ne fshatin tend asnje njeri te pjekur,jurist,ekonomist etj,te te ishte me i afte se ty?
    Apo kalamaj i do Meta qe t’i terheqe kollaj prej hunde?
    Parulla e Metes se LSI eshte parti e te rinjve eshte mashtrim i madh

    Eshte ujk i vjeter Meta prandaj i do qingjat e njome

    Reply to this comment
  6. Alban Dega June 22, 20:01

    Fakte dhe mendime

    KU HUMBI QETESIA DHE DASHURIA !?

    – Vate edhe fytyra… Po te pakten shpetoni trurin… mendjen ! Ebola dhe kanceri !?
    – Zot ruajna mendet e krese !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po behen qesharake…. Po behen edhe me mistrece se ata femijet e keqinj qe sapo zihen me shoqi- shoqin nuk lene gje pa thene e sajuar kunder njeri- tjetrit.
    Ia prune ne maje te hundes Edi Rames !
    E vune midis murit dhe shpates !
    Ju shpifen si arrogant kur te tjeret e kercenonin me guerilje e Motolotove ala Chegevara, me pjekje ne hell e hedhje ne Lane !
    Ata nuk ishin arrogantet as ultimatumdhenesit. Ata ishin “paqesore” 24 karat terroriste!
    Sapo zbatoi ultimatumim me qetesi e dashuri iu versulen duke e vendosur midis shpatave te tyre dhe murit te Cadres se Berishes!
    Shkurt: hyp se te vrava.. zbrit se te preva !
    Bakllavane per vete !
    Krundet Edi Rames !
    Sukseset LSI-se !
    Deshtimet PS-se !
    Derisa i erdhi fundi
    Qetesi – dashurise !
    Le te flasin faktet e gjalla :
    LSI ka drejtuar politikisht Ministrine e Bujqesise per vite te tera. Ishte qeveria e bujqesise…
    Krejt fajin per deshtimet ia hedhin qeverise se Edi Rames… Kam pase respekt qe ne rini per ministrin Panariti deri kur lexova alarmin per rrezikimin e djegjes se miliona eurove grante e investime te BE-se per bujqesine shqiptare.
    Fshikullimi me fakte konkrete i Erion Braces per kusarine bujqesore me tronditi jo vetem mua besoj !
    Kane pasur Ministrin e Drejtesise po per vite… Per ministrin e pare Nacon kisha degjuar histori korrupsioni e zhvatjeje nga vete goja e viktimave te tij pasi u be edhe para se te behej kryeprokuror i Durresit .
    E pasoi Ylli Manjani… Me shume analist kritik e pergjues verimash celesi hotelesh bashke me Eskobarin Balili po i LSI-se se sa minister i Drejtesise. Votues i devotshem e cbllokues i cdo vendimi per emerime e gradime ala Gjin Gjon Plepave te rinj nga Keshilli i Larte e Drejtesise dhe Bujar Nishanit ndersa degdiste nga Konispoli ne Vermosh magjistrate me rezultate te shkelqyera e te pakorruptuar!
    Shume me poshte se Komitetet Ekzekutive te ish- diktatures qe i fshikulloi ne menyren me idote te mundshme !
    Paten qeverisjen e postave me mbi 2 500 veta, domethene vota, sic i kane pare e sic shohin…. Fajin prape e ka Rama !
    Kishin qeverisjen e e burgjeve, me mijera vota ! Ua vodhen edhe ushqimin! Mire ua bene se te gjithe votonin per Berishen dhe LSI-ne !
    Paten … 35 per qind te pushtetit dhe rubinetat e parase me Berishen me vetem rreth 6 per qind te votave nga 2009 e deri ne 2013.
    U rriten ne mbi 10 per qind te votave dhe moren mbi 40 per qind te pushtetit dhe pushtetit me qeverisjen, ku kishte me shume para e me shume vota.
    Tani , meritat per cdo arritje te qeverise reformatore Rama- Meta i mbajne per vete!
    Te gjitha fajet e mekatet per cdo mosarritje i paska PS-ja e Rama !
    Po si paskan pranuar te bashkeqeverisin me nje te droguar qelibaret e Flori Meta !?
    Po si paskan votuar per nje te droguar kryetari i Kuvendit e deputetet e tij qe nuk po lene gje pa thene e rrufe pa leshuar kunder Rames !?
    Deri edhe Ebola e quajti Edi Ramen bashke kryetari i koalicionit.
    Nese Rama eshte Ebola bashkekryetari i aleanes eshte kanceri i saj !
    Eshte I vetmi krye politikan shqiptar i kapur ne flagrance me ze e figure jo nga Edi Tama as nga Sali Berisha, jo nga Gramoz Ruci as Lulezim Basha, jo nga Saimir Tahiri as nga Spartak Ngjela…. por nga zevendesi i tij ne LSI dhe ne qeveri Dritan Prifti… ne nje afere 700 000 euroshe vetem me nje dore!
    E per cdo shoqeri e Shtetit korrupsioni nuk eshte Ebola… Eshte kanceri i tyre.
    Ndryshimi!?
    Ebola eshte e sherueshme.
    Kanceri eshte i kurueshem por jo i sherueshem.
    Cfare ndodhi tani qe u doli Rakia e Skraparit apo Hashashi Lazaratit!?
    Cfare i shtyu qe te vajtojne Daden e Leskajn pse u hoqen nga listat!?
    Rrahin gjoksin e mburren si Partia me rinore ( Bravo e madhe megjithe zemer ) e akuzojne kreyaleatin dhe kyrqeveritarin tuaj pse hoqi dy te moshuara nga listat e 25 qershorit !
    Bir Selman Nenes ke te qaje me pare !
    Vetes cupulina … Rames pleq qyqare !
    Mos valle nje deputet duhet tia kaloje edhe Enver Hoxhes ne karriken e deputetit te perjetshem ?
    Apo shpif e trillo… perca e sundo !?
    Nderkohe 90 per qind e aferave korruptive qevritare te zbuluara e goditura ligjerisht gjate tete vjeteve te fundit kane per autore perfaqesues te te gjitha hallkave qeverisese dhe udheheqese te LSI-se
    Mire qe e humben dhe hodhen ne kosh plehrash kaq shpejt qetesine dhe dashurine … !?
    Por , te ruajne te pakten fytyren!!! Jo vetem ate por edhe trurin e produktin e tij kryesor, mendjen !
    Mbaj mend qe i vogel se gjyshi dhe gjyshja sa shtriheshin per te fjetur i luteshin Zotit :
    – O Zot i madh ruajnaj mendet e krese !
    Nuk luteshin as per para dhe as per vota !
    Kjo eshte edhe lutja ime jo vetem njerezore por edhe me vellazerore edhe per vellezerit e motrat e LSI-se…
    Po te humbim pushtet e para… gjithcka ne jete pervec trurit eshte fatkeqesi… Por e kemi shansin dhe pervojen ti ribejme te gjitha nga e para perseri.
    Po te humbasim vetem trurin, mendjen atehere nuk na duhen as miliardat e Bill Gejtsit as pushteti i Donald Trampit !
    Atehere kemi shkuar per lesh ! Nuk jemi ne gjendje te shkruajme as dy fjale :
    Lajmerim Vdekjeje !
    Atehere kemi pesuar vdekjen me te keqe e me te llahtarshme: vdekjen per se gjalli !
    Kjo do te ishte tragjedi e lemeri njekohesisht !
    E mos harroni se te gjitha gjallesat e kesaj Bote nje dite do te vdesim..
    E kam provuar tri here vdekjen fizike! U riktheva mbrapa… Nuk ishte aq e keqe e as aq e frikshme !
    E ne kete mengjez me nje qiell Kristal e det blu perballe me Diellin ne krahun e zemres dhe Henen ne krahun e shpates i lutem Zotit:
    – O Zot, ruajna mendet e krese mua e cdo shqiptari, cdo njeriu kudo ne Bote, se pari politikaneve !
    Amin !

    SHENIM : E ritheksoj se midis Ilir Metes dhe Edi Rames e kam pasur me mik Ilir Meten, por
    E kam mik Ilir Meten, por kam edhe me mik te verteten !
    Kopjim i shprehjes filozofike mieravjecare greke:
    E kam mik Platonin por kam me mik te verteten !
    Vec ne shqip edhe rimon !
    Ah sa e pasur eshte kjo gjuha jone shqipe qe po e varferojme e sakatojme aq egersisht me paditurine tone pa skaj …
    Cfare mekati !?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*