LSI “fshikullon” Ramën: Sistemi është i korruptuar dhe i droguar për fajin tënd

June 12, 2017 12:03

Nënkryetari i Lëvizjes Socialist për Integrim, Luan Rama, ka sqaruar marrëveshjen me Partinë Socialiste në 4 vitet e qeverisjes. Luan Rama theksoi se marrëveshja ka qenë parimore me angazhim maksimal nga LSI dhe jo marrëveshje për tepsi apo për timon dhe as për koncesione.

“Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar 4 vjet më parë, marrëveshja e Shkodrës, apo e 1 prillit është dokumenti mbi të cilin u krijua dhe funksionoi dhe vazhdon të funksionojë bashkëqeverisja me PS-në. Nuk ka qenë marrëveshje as për tepsi as për timon, as për koncesione, ka qenë marrëveshje parimore me angazhim maksimal nga LSI për t’i dhënë vendit qeverisje të stabilizuar, të mirë për të ndikuar në jetën e qytetarëve”, deklaroi Luan Rama.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Rama për “pengesat në timonin e qeverisjes:, Luan Rama tha se “LSI nuk është bërë pengesë për asnjë reformë të qeverisë”.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së ka fshikulluar kryeministrin Rama, duke u shprehur se “Sistemi është i korruptuar dhe i droguar për fajin e kreut të qeverisë”.

“Sistemi ishte i korruptuar sepse ishte Edi Rama në krye të sistemit. Sistemi ishte i droguar sepse ishte Rama në krye të sistemit. Sistemi ishte i inkrimunuar sepse ishte Edi Rama në krye të sistemit. Kryetari i Rilindjes nuk është për reforma por për Rama- Reforma. 840 mijë euro është shpenzimi për transmetimin live të fjalimeve të tij”, u shpreh Luan Rama.

Sakaq, ai i është përgjigjuar akuzave të kryeministrit për punësimet në administratë nga ana e LSI.

June 12, 2017 12:03
Komento

11 Komente

  1. Kapedani June 12, 12:11

    O Luan o derman çfare do qe te thuash ti te gjithe e dine qe ju jeni partia qe puneson vetem ata qe votojne per ju.Kam nje kusheri qe i kerkuat te fotografonte fleten e votimit te tij dhe te familjes se tij qe ta fusnit ne pune.Dhe kete e keni bere me te gjithe.Ju e keni hallin se po nuk ishet ne pushtet do shkriheni si parti.Na shpjego pak pse ne Prrenjas ajo injorantja qe ju e keni vendosur si kryebashkiake kudo ka futur ne pune fisin e saj ,nuk po them njerezit e saj por fisin ,te gjithe .Do jete gjeja me bukur dhe me e mençur nqs PS dhe PD te bejne koalicion mbas zgjedhjeve thjesht per tju pare njehere ne opozite .Te shohim çfare elektorati do ju ngelet .

    Reply to this comment
  2. ??? June 12, 12:36

    840 mije euro qe pretendon LSI, a kane ndonje fature qe e provon kete, apo futja kot muhabet rruge.

    Reply to this comment
  3. A June 12, 13:27

    PANARITI, KOKA, RAMA.L DHE… HASHASHI NË DERË TË RAMËS.E

    Mendim
    LSI, dalë nga mitra e begatë e Partisë Socialiste, me zë e figurë impulsive të ish kryetarit- tash president, të kryetarit, të zëvendësit e të zëvendësve… slogan fushate ka “hashashin” e Ramës dhe të “policisë” së Ramës e Tahirit, akuza të egra a thua se vijnë nga planet tjetër, a thua se ata nuk janë pjesë e bashkëqeverisjes “Rilindja”, a thua se tokën e Shqipërisë, fushat dhe malet, tokën e bukës dhe pyjet e kullotat, nuk i kanë ata nën administrim ku në to mbillet e rritet kanabisi.
    Hashashin LSI-e ka hedhë në portat e PS me britma histerike…
    Më çudit fakti se asnjë analist, asnjë gazetar në studiot televizive nuk i pyet për përgjegjësinë për kultivimin e bimëve kudo, në të katër anët e vendit.
    Nuk i pyet për këtë as Edi Rama…
    Po pyes unë me një shënim paksa të gjatë…
    Kush e mbjell dhe kujt i mbetet në derë hashashi?
    Në një vjetar statistikor që kam me vete në mërgim, vërej se hapësira bujqësore ku kultivohen bimët në shërbim të jetesës së çdo shqiptari i kalon të shtatëqind mijë hektarët me një mesatare 0.217 hektarë për çdo banor, matur kjo me të dhënat e vitit të fundit të kohës së diktaturës.
    E vogël kjo për një popullsi prej më se tre milionë banorësh në atë kohë.
    E njëjta gjë mund të thuhet edhe për sipërfaqen pyjore të Shqipërisë, sipërfaqe që i kalon të një milionë hektarët.
    Është i njohur kolapsi që ka pësuar bujqësia shqiptare në këtë një çerek shekulli, copëtimi i tokave në ngastra ku më nuk bëhet fjalë për traktorë, makina mbjellëse e korrëse, autokombajna e të tjera. Shkatërrimi në themel i sistemit kullues e ujitës e nxori në “të thatë” bujqësinë e rendimentet e saj në kulturat bujqësore zbritën në kufijtë e viteve 50-të.
    E vetmja dritë mbi një pjesë tepër të kufizuar të bujqësisë shqiptare ishin serat diellore, sera që erdhën pas shkatërrimit në themel të serave diellore e me ngrohje qendrore, çka, me gjithë vështirësitë që hasën kultivuesit për shkak të indiferentizmit shtetëror për farëra të cilësisë së lartë (institutet e misrit, orizit, duhanit, perimeve, patateve, vreshtave, agrumeve, ullinjve… u rrënuan ), për shkak të mos mbështetjes financiare të fermerëve e të tjera mbijetuan dhe i dhanë emër tregut të vendit e eksporteve.
    Pyjet, si në asnjë vend tjetër, u prenë dhe u rrënuan në mënyrën më barbare të mundshme dhe, pas afro një çerek shekulli harrese u kujtuan për të vendosur një “moratorium”, një arrën të zezë qepur mbi copë të bardhë.
    Këto janë thënë e stërthënë, por ajo që nuk është thënë dhe çuditërisht as Rama, as zëri më kritik në partinë e tij, Erioni i Vogël nuk e kanë thënë dhe çuditem pse nuk e thonë me gojë plot.
    Sipërfaqet e përmendura më sipër, të tokës së punuar dhe të pyjeve janë në administrim të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ministrisë së Pyjeve, në administrim të dy ministrave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI, ministra dhe staf i tyre në fuqi.
    Në këto sipërfaqe, jo në det ku kontrollon policia e as në ajër ku kontrollojnë helikopterët civilë e ushtarakë të Shqipërisë, Italisë apo të ndonjë force ajrore evropiane, mbillet hashash, cannabis sativa.
    E çuditshme është se gjatë tre viteve të fundit nuk është thënë asnjë fjalë për përgjegjësitë e dy ministrive dhe të dy ministrave, të Panariti dhe të Kokës.
    Nuk thuhet as tani kur po flitet për zgjedhje kuvendare e për një hapësirë të re për Shqipërinë Evropiane.
    Nuk po thuhet as në fushatë ku shigjetave e kritikave dhe vetë mburrjeve janë kryqëzuar si në beteja antike kalorësish teutonë.
    Faji është hedhur vazhdimisht mbi policinë, madje edhe mbi forcat e armatosura që duhet të lënë mënjanë mbrojtjen kombëtare dhe të shpërndahen fushave, kodrave e maleve për të shkulur e djegur hashashin.
    Nuk e kemi dëgjuar asnjëherë në ndonjë konferencë shtypi, në intervista apo në FB ministrin Panariti të flasë për hashashin në tokën në administrim të tij e të partisë që e ka vënë në krye.
    E keni dëgjuar?
    Unë jo.
    Nuk e kemi dëgjuar të dalë publikisht ministrin Koka të na flasë për ngastrat tepër të mëdha në numër të mbjella me hashash nga jugu në veri të Shqipërisë.
    E keni dëgjuar?
    Unë jo.
    Si Ministria e Bujqësisë po ashtu edhe Ministria e Pyjeve, Panariti dhe Koka si drejtues kanë një strukturë piramidale nëpunësish nga qendra në bazë me një numër të madh specialistësh e rojtarësh sa po ti krahasosh me policët e Ministrisë së Brendshme apo ushtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, funksioni i të cilëve është krejt tjetër, diferencat janë të mëdha.
    Panariti ka nën vartësi, u paguan rrogat, dietat dhe shërbimet e tjera administrative 60 drejtorive bujqësore në të gjitha bashkitë dhe në 12 qarqet e vendit. Nuk ka qendër administrative (ish komunë) që të mos ketë në organikë agronomë, veterinerë e punonjës të tjerë të sistemit të bujqësisë.
    Koka ka në vartësi drejtoritë e pyjeve të 60 bashkive dhe 12 qarqeve të vendit ashtu siç ka specialistë të pyjeve me arsim të mesëm apo të lartë, rojtarë pyjesh në çdo hapësirë pyjore në të gjithë Shqipërinë…
    Kemi parë ekraneve të vegjël kombëtarë e vendorë, tokësorë e satelitorë, gjatë gjithë lajmeve e kronikave televizive të ditës e të natës, policë të lodhur e të djersitur tek presin bimët e mëdha të kërpit, foto portrete e foto kolektive, në formacione të thjeshta e luftarake, me fytyra të pastra sa dallohen se kush janë.
    Por, nuk kemi parë specialistë të bujqësisë e të pyjeve në hyqmin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Pyjeve, të Panaritit e të Kokës që të marrin pjesë qoftë edhe në një operacion të vetëm zbulimi të fidanishteve të kultivimit në kubikë të bimëve, në një operacion të vetëm të shkuljes, prerjes, djegieve të kanabisit rritur në territorin e tyre.
    Nuk kemi parë e dëgjuar as ministrin Panariti e Koka të kapin me “kanabis në duar” e të denoncojnë shkelësit e ligjit në “pronën politike të tyre”, kultivimin e bimëve narkotike.
    Ju keni parë?
    Unë jo.
    E gjithë kjo armatë bujqësore-pyjore, nuk mund të luante rolin e shurdhit e të qorrit në historinë e përhapjes në të gjithë territorin bujqësor e pyjor të vendit, të mbjelljes, kultivimit, ujitjes, korrjes, përpunimit etj., të kërpit apo të bimëve të tjera narkotike të ndaluara.
    Nuk mund të luante, por në fakt e ka luajtur në qetësinë e njeriut që shullëhet në diell.
    Në mos, me dijet shkencore që të ofron profesioni i agronomit apo i inxhinierit të pyjeve, ka ndihmuar që bima e cannabis-it të rritej “dy bojë burri” e lartë.
    Heshtja, memecëria “lart”, për një problem kaq të madh, është “mbjellë dhe kultivuar” më së miri “poshtë” në ato përmasa sa me të drejtë thuhet sa kanabisi, marihuana etj. tashmë është “shqiptare”.
    Mbase me të vërtetë është “shqiptare” kur “arat e politikës” i kultivojnë ata si në oborrin e përparmë të shtëpisë së tyre.
    Në përfundim do të thosha se të nesërmen e 26 qershorit do të ishte më e drejtë që në betejën kundër bimëve narkotike të ndaluara (duhani është bimë narkotike por nuk është i ndaluar) të hartohej një ligj ku të ndaheshin përgjegjësitë penale e shoqërore, ku sistemi i bujqësisë dhe pyjeve të mbajë përgjegjësinë për mbjelljen dhe kultivimin e tyre, sistemi i policisë dhe i shërbimit shtetëror të mbajë përgjegjësinë për trafikimin e bimëve të gatshme për treg në kontroll të rrugëve tokësore, ujore e ajrore, shteti të mbajë nën kontroll të gjithë e për gjithçka.
    Mos harroni se duhani, në fillimet e përdorimit të tij (me tymosje, me mbllaçitje dhe bërrnut), ka qenë kaq i anatemuar sa përdoruesi, kur e vendosnin për ta djegur në turrë të druve, si kërkesë fundjete kishte “Ta ndez edhe njëherë”…
    Edhe kanabisi këtë rrugë do të ndjekë.
    Deri atëherë kërkohet të mbahet nën kontroll derisa të futet në të njëjtin kanal me pjesëtarin e familjes së tij, duhanin, tash pije e përbotshme.
    Abdurahim Ashiku
    Athinë, 11 qershor 2017

    Reply to this comment
  4. Abdurahim Ashiku June 12, 13:28

    • Manti June 12, 19:16

      Z. Ashiku shtoi shkrimit tuaj edhe nje fakt tjeter qe nuk duhet tju shpetoje si gazetar me eksperience dhe qe thoni se e keni ndjekur “me laps ne dore kanabisin” Dua qe tju kujtoj rastin e pagrise se permetit ne kufi me skraparin ku ka vetem 14 familje te cileve i u gjeten tonelata droge ne ish rezervat e shtetit qe i administron ky fsha. Pastaj hidhu tre jave me vone deri ne nje fshat te skraparit atju ku zihej rakia me shefe nje bisnesmene grua nga skrapari qe u deklaruan se ishin te lsi se. Madje kryeplaku i pagrise i tha deputetit kosta te permetit se une nuk kam pune me ty pasi jam me lsi ne. pastaj mos fol per sa e sa raste te tjera qe rilindasit nuk e kane kurajon qe te hapin gojen se prishen me like floririn. Tung nga bostoni

      Reply to this comment
  5. jimmy June 12, 13:42

    Ilir Meta eshte “i droguar”nga parate e vjedhura,se jane aq shume sa e ze “gjumi”mbi ato.

    Reply to this comment
  6. owl June 12, 14:57

    O Luan po ai qe e vodhi (dmth Ju ) nuk ka faj fare ?

    Reply to this comment
  7. sopiqoti June 12, 16:11

    E po mire o zoti Luan Rama,ne krye te te gjithe te keqiave ne krye paska qene Edi Rama,PO JU o zoteri ku ishit gjate ketyre kater vjeteve?Ne preher te mamave ,;po pinit biberon,apo po luanit tavell?Ke dale zotrote me dhjetra here ne ate folese POR asnje here nuk ke shprdehur ” .keqeqeverisjen e Rames si kryeminister.Edhe Edi Rama duhet ta ndjeje veten fajtor qe gjate kater viteve te qeverisjes asnjehere nuk eshte shprehur PER QENDRIMIN OPORTUNIST dhe INDIFERENT te LSI-s.Te lutemi shume mos na dilni ne foltore per te na thene brockulla POR ne radhe te pare ti beni analize punes tuaj,te na thoni haptas se edhe ju keni pergjgjesi per ato angazhime te mara nuk keni punuar dhe pse.Kujtoni ju se ne qe ju ndigjojme jemi budallenj,nuk kuptojme dhe nuk e dime se ku eshte fajtori qe nuk mjekon plagen?Thirini mendjes.

    Reply to this comment
  8. Hajduti me bllok me ne dore. June 12, 16:13

    O Macok i tredhur ke ndonje filmim me bllok ne dore….. so ajo e Like Floririrt qe te besojme.
    Ku ka tendera dhe para publike jane te punesuar hajdutet me livcense te LSI.

    Reply to this comment
  9. Hajduti me bllok me ne dore. June 12, 16:15

    O Macok i tredhur ke ndonje filmim me bllok ne dore….. si ajo e Like Floririt qe te besojme.
    Ku ka tendera dhe para publike jane te punesuar hajdutet me livcense te LSI.

    Reply to this comment
  10. kalciani June 12, 17:31

    Kjo,LSHI juaj zoterinj,qe kur erdhi ne pushtet e deri me tani, vetem grabit dhe vjedh me cdo forme pasurine publike dhe qytetarin e pambrojtur.Ne cdo cep ku keta jane ne drejtim te puneve shteterore,vjedhjet jane te strukturuara dhe planifikuara, njelloj si lejet vjetore te pushimeve.Psh ne Drejtorite e Transportit Rrugor, po ripertrihen Lejet dhe Licensat , qe mbarojne vitin tjeter.A e dini sa paguajne shoqatat e transportit publik more zoterinj…..5000 dollare, se euroja ka rene caze.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*