LSI-ja e Metës merr postin e kryetarit, në vendlindjen e Sali Berishës

July 26, 2015 19:41

LSI-ja e Metës merr postin e kryetarit, në vendlindjen e Sali Berishës

Është zhvilluar mbledhja e parë e këshillit të bashkisë së Tropojës. Për herë të pare që nga viti 1992, bashkia e Tropojës, tashmë e riorganizuar sipas reformës teritoriale në një të vetme,nga 7 komuna dhe një bashki që drejtuan për 23 vjet, do të ketë një këshill që do të drejtohet nga e majta.

Në këtë bastion të së djathtës, postin e kryetarit të bashkisë e fitoi sërish një i djathtë, Besnik Dushaj, kundrejt rivalëve: ish-drejtues të strukturave të PD-së, Rexhë Byberi dhe Agron Demushi. Por kryetarit të ri të Tropojës, Besnik Dushaj, do t’i duhet  t’i bindet një këshilli të mbizotëruar nga partitë e majta të koalicionit qeverisës.

Raporti i këshilltarëve ishte 12 me 9 ne favor të ASHE, por duke qënë se një këshilltar ka kaluar djathtas, raporti është 11 me 10.

Në këtë mënyrë këshilli i bashkisë Tropojë do të jetë në drejtimin e të majtëve. Pavarësisht kësaj, Partia Demokratike mbetet forcë e parë në Tropojë me mbi 18%. Forca e dytë në këtë bashki është Partia Socialiste me  rreth 7 % dhe e treta LSI me 6.5o%.

Në Tropojë konkuruan rreth 40 parti, me nga një grusht votash në bilancin përfundimtar, duke e  kthyer peshoren nga ana e së majtës. ASHE humbi kreun e bashkisë, por ka fituar për herë të parë këshillin.

E veçanta është se LSI-ja, ndonëse ka dale forcë e tretë politike, me 6.5 për qind të votave, ka rrëmbyer kryetarin e këshillit të bashkisë së Tropojës, raporton tesheshi.com.

Për katër vitet e ardhshme këtë këshill do ta drejtojë Enver Buçpapaj. Kreu i ri i Këshillit bashkiak, në deklaratën e parë thekson se “Do të punoj me përkushtim vetëm për të mirën dhe të ardhmen e bashkisë sonë.

July 26, 2015 19:41
Komento

7 Komente

  1. Arben July 26, 19:52

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    Reply to this comment
    • bimi July 27, 04:31

      Hani mender m… o te nderuar bashke-komentues. Hajdutin do ta keni perseri kryeminister ne 2017-en!!!

      Reply to this comment
  2. Toni July 26, 20:13

    Po ne LSI ka me shume dizertore te PD-SHQUP+kermes berishe sesa militantet e likes..

    Reply to this comment
  3. perkthyesi July 26, 20:18

    Keni plotesisht te drejte Arben, por asnje nuk po e ngre zerin (e kam fjalen per opoziten), qe te na tregoje ne detaje bemat e ketij mamuthi te jashtezakonshem te politikes shqiptare. Sa te jete pjese e kesaj politike, Shqiperia kurre nuk do ece perpara!

    Reply to this comment
  4. loni July 26, 21:24

    ore jam dakort me ju, po mire ata qe iken ishin me te mire se ky,,nuk ka sens kjo qe thoni ju,,,nqs duhet pastruar politika nga keta qe ishin dhe keta qe jane hajde ta diskutojme po jo si thoni ju, se per burg keta jane qe te gjithe, pse vetem likja na qenkerka,,,

    Reply to this comment
  5. D O K L E A T I July 27, 01:54

    Te paren here me duhet te them: te lumte Meta!

    Reply to this comment
  6. fleta July 27, 06:23

    Nuk e kuptoj.
    PS fitoi 7%, LSI 6.5%. Por LSI merr kryesine!!!!!
    A nuk ka ketu nje dobicllek nga nje kurvllek ne koalicion?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*