Tavo kërkon interpelancë me ministren: Nuk ka tekste shkollore për minoritetin

January 29, 2014 12:14

Tavo kërkon interpelancë me ministren: Nuk ka tekste shkollore për minoritetin

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, këkon interpelancë me ministren e Arsimit. Tavo ka depozituar një kërkesë për interpelancë me ministren Lindita Nikolli, në lidhje me atë që e quan mungesë të teksteve shkollore në shkollat e minoritetit grek.

“Ky është një shqetësim për të gjithë prindërit e këtij komuniteti, që edhe pse në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar zgjidhjen e këtij problemi në qeverinë e mëparshme, problemi nuk ka gjetur ende zgjidhje, e fatkeqësisht vazhdon e njëjta situatë. Dua të bëj me dije opinionin publik se, nga 2680 tekste që nevojiten për arsimin e detyrueshëm, kanë ardhur vetëm 367, pra 13.6 % e tyre.

Ndërsa për arsimin e mesëm, nga 35 tituj, nuk ka ardhur asnjë prej tyre.

Janë 1010 nxënës, prej të cilëve 200 të arsimit të mesëm, të cilët në mungesë të teksteve të sipërpërmendura detyrohen të marrin mësimet me shënime, gjë që kujton mësimdhënien e disa dekadave të mëparshme.

Ky problem bëhet edhe më i madh duke mbajtur parasysh gjendjen infrastrukturore, si edhe mungesën e bazës materiale për zhvillimin normal të mësimdhënies në shkollat Frashtan, Jorgucat, Bularat, Finiq, Mesopotam e Livadhja.

Kjo situatë problematike e trashëguar nuk ndihmon aspak në qëllimin madhor të vendit tonë, integrimin e këtij komuniteti në shoqërinë shqiptare, por edhe integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, si objektiv madhor i koalicionit të mazhorancës për Shqipërinë Evropiane,” tha Tavo.

 

January 29, 2014 12:14
Komento

8 Komente

  1. miri January 29, 13:04

    o sqipetari kuluar…….si vone je kujtu.

    Reply to this comment
  2. TROJA January 29, 13:58

    Ministrja i regulloi,te gjithe te afermit e vet,tani nuk po i plas as per librat e emigranteve,as per shkollat ne shqiperi dhe as per zhvillimin e arsimit.
    Po me ndodh si me ministrin e Salit,Myqerem Tafajn,qe kur i shkruje dhe i ankoheshe se vendimet KM nuk zbatohen,se udhezimet e MASH,jane hedhur rrugeve,as te kethente pergjigje,as te priste,as ndalonte kur i dilje perpara,por ikte si lepur dhe futej ne ministri.
    I njeti fenomen po ndodh edhe me ministren e “RILINDJES”
    Kur i kerkon ministres se personi qe u emerua ne Kurbin ne DA,nuk ka vjetersi ne arsim,nuk asnje kualifikim,se ka dekumenta jo te regullta,se ka dale me 1/2 e pikeve te fituses,se eshte e afert me njerez qe s;duhet ta emeronin,jo vetem qe hesht,jo vetem qe shmanget,por megjithe se eshte tallur (me konkurime fiktive) me inteligjencen e nje qarku. eshte e kenaqur qe ka vendosur njerez qe ka shokuar arsimtaret e nje rrethi,duke ulur reputacionin e”RILINDJES” dhe duke e barazuar me parullen e Saliut “ME DUAR TE PASTRA”

    Reply to this comment
  3. sheme shapka 2 January 29, 14:13

    …ha gjize Agush ha…Salihi prishi tere sistemin arsimor ne Shqioeri,ti dashke tekste per ne Gerqi.Rregulloni shtetin njehere pastaj mendoni per gerqiun.

    Reply to this comment
  4. DREAM January 29, 15:41

    HAHHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHHA,
    DITA ,ju do me qmendni mua
    VANGJEL TAVA ,ai qe e mori diplomen ….para 2 vjeteve kerkon tekste …hahhahahah
    kte e kishim ministrin e shendetesise …u be doktor i vonuar …po u be ama .
    hahhahahhahahhah Vangjel ,Vangjel te thashe ,po ci do tekstet mor pis i leseis
    mjafton te jene te partia jote
    LINDITA NIKOLLIT I KERKON LLOGARI VANGJEL TAVA …??????????????
    NA VRAU IDIOTESIA ….ME SAKTE NA VRANE NGJALAT !

    Reply to this comment
  5. adrian January 29, 15:58

    Qirio Vangjel , Kur dhe ne Greqi te hapen shkolla shqipe te botohen tekste shkollore shqip ! Kur shqipetareve te mos u detyrohet ndryshimi i emrit/perkatesia fetare! Kur pse eshte te shkruar ne pasaporte Selanik dhe jo Thessaloniqi nuk mund te hysh/dalesh nga Greqia ! Kur te hiqet ligji luftes nga Greqia “mike” !Kur te largohet uzurpatori grek i kishes autoqefale shqipe ! Etj Etj atehere mund te kesh te drejte qirio Vangjel te kerkosh te drejta per minoritetin! Fajin e ka politika shqipetare ne 23 vitet e fundit kur beri pronare ardhacaket greke duke ja hequr token pronarit legjitim shqipetar. I njejti ligj i zbatuar nga greket ne dem te cameve duhej zbatuar per minoritaret ne Shqiperi! Tung dhe eshte gabim qe u jepet hapesire ne media thenijeve te nje grekofili!

    Reply to this comment
  6. shqiptari January 29, 16:18

    para greku para ne njeren ane iliri i monikese na nxjere serbe dhe na hap shkolle serbe kure shqiptarete i there serbi pere qef ca prete me nga greku qe ka te sakte me prejardhje greke 15 a 20 deputete qe punojne pere shkatrimine e shqiperis o si nuk vuri dore kjo amerike te ngrej nje repate te operacioneve speciale dhe te vare ne mese te qyteteve shqiptare te gjithe teroristete etokese shqiptare qe militojne ne politike pere te shfarosure tokene shqitre dhe shqiptarete

    Reply to this comment
  7. I.Troplini January 29, 17:45

    Pasi mbaruan pune me varret e Permetit dhe bastardimin e kishes autoqefale shqiptare,,,pasi u perpoqen te “blejne greke” qe nuk egzistojne ne vendin tone duke iu dhene disa palacove pa shtylle kurrizore nga 300€ ne muaj si pension,,,tani do kemi edhe nje interperlance per tekstet shkollore te atyre qe nderrojne kombesine 3 here ne dite.
    Tani qe Greqia nuk paguan me pensione sepse i ka rene prapanica ne toke dhe eshte bere vete per ndihme sociale,,,ka rene ndjeshem numuri i “minoritareve”, per pasoje edhe nevoja e teksteve shkollore. Edhe ata qe ishin dikur,,kane vendosur te behen kineze. Kina premtuar tu paguaj nga nje pension 400€ ne muaj.
    Interperlancen e ardhshme e kemi me ambasadorin kinez.

    Reply to this comment
  8. S.p. January 29, 19:01

    O zoti Tavo po deputet i LSI-se ne pushtet ke qene deri ne 15 shtator 2013 ishte qeveria Jote dhe e Berishes deri sa filluan shkollat, perse nuk e ngrite zerin dhe perse nuk kerkove interpelance kur Saliu paraqiste projekt buxhetin ne pjesen per arsimin ne vitin 2013, te ka dale gjumi vone ose te kane njoftuar me “qinito” qe edhe ti te kerkosh hesap per pune librash.Interpelancen duhet ta kerkosh tek vetja se je i vonuar per kete vit dhe jo ta kerkosh tek ministrja e sapo vendosur mbas zgjedhjeve.
    Si problem per mungesen e teksteve mund ta keshe te drejte, mendoj se kjo qeveri nuk do t’a leri pa e zgjidhur, por me radhe e kur t’i vije koha “qirjo” Tavo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim