LSI kundër rritjes së akcizës për pijet alkoolike

November 21, 2015 17:01

LSI kundër rritjes së akcizës për pijet alkoolike

Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë në komisionet parlamentare, ku po diskutohet projekbuxheti i vitit 2016, që qeveria të heqë dorë nga rritja e akcizës për pijet alkoolike vendase.

Kryetari i Grupit Parlamentar i kësaj force thotë se, miratimi i një propozimi të tillë, do të thotë falimentim i këtyre bizneseve dhe si pasojë mijëra punonjës të hedhur në rrugë.

Vasili komenton dhe lëvizjet më të fundit në kabinetin qeveritar, duke hedhur poshtë çdo mundësi që Kryetari i LSI Meta, i është imponuar Kryeministri Rama, duke propozuar Ylli Manjanin në krye të Ministrisë së Drejtësisë, raporton Klan.

Vasili shfaqet i habitur nga komentet që pasuan lëvizjen e përfaqësuesëve të LSI në qeveri, pasi sipas tij, kjo forcë, ndryshimin e ka pjesë e filozofisë së saj politike.

I pyetur mbi mundësinë e ndryshimeve të tjera në qeveri, ai jep mendimin e tij bazuar në eksperiencën e gjatë politike.

November 21, 2015 17:01
Komento

3 Komente

  1. hajdari November 21, 19:52

    Normal qe partia e bektashinjve eshte kunder akcizes se rakise, po kur nje ish-minister shendetesie ankohet per rritjen e akcizes se alkoolit, tregon se e ka marre ferra uraten…

    Reply to this comment
  2. klod rrjepaj November 21, 20:44

    Ish ministri i shendetesise do mbetet ne histori si shkaterruesi dhe hajduti me i madh dhe pse pas Beqjas. Ish ministri vazhdon te mbetet si servili dhe palacoja me i madh i te gjitha oborroreve kryeministrore ose partiake.
    Eshte zgjimi me i bukur i mengjesit te kryetarit qe i jep dozen e perditshme te krehjes dhe ate te shakave “plot kripe” ku lakohen emra ose viktima te ndryshem.

    Reply to this comment
  3. aktori November 21, 22:13

    qeshin bl…loqet,tha ai i estrades se fierit ,ku shiteshin blloqe dhe mungonin gernat……ne na mungon rilindja,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*