LSI: Kush prek KQZ ka prekur zgjedhjet e lira

Redaksia Online April 10, 2013 13:22

LSI: Kush prek KQZ ka prekur zgjedhjet e lira

Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani ka komentuar sot pretendimet e PR për të pasur të drejtën e një anëtari, pas daljes së LSI-së nga koaliconi me PD, pasi është forca e dytë më e madhe në koalicionin mazhoritar dhe deklaratat e PD-së se anëtari i LSI-së në KQZ duhet të dorëhiqet.

Sipas tij, zgjedhja e cdo anëtari është bërë konform Kodit Zgjedhor dhe politika nuk mund të ndërhyjë për të ndryshuar anëtarët.

“PR nuk kërkon anëtarë të KQZ. KQZ është ndërtuar mbi bazën e kodit zgjedhor konsensual, partitë nuk kanë punë me axhendën dhe anëtarët e KQZ që mbrohen me ligj, ata emërohen dhe shkarkohen nëse nuk kryejnë detyrën. Është cështje juridike, politika nuk ka punë. KQZ është standardi nr.1 i lirisë në procesin e zgjedhjeve”, tha ai.

Cdio ndërhyrje, sqaroi Manjani cënon standardet e procesit të zgjedhjeve.

“Tendenca për ta ndryshuar përbërjen e tij është një standard për të cenuar procesin e zgjedhjeve”.

Redaksia Online April 10, 2013 13:22
Komento

5 Komente

  1. erleta April 10, 14:48

    si mund te thoni qe eshte nje padrejtesi qe po ju behet ju sepse edhe vet e dini se nje gje e tille eshte e lejuar sepse ate anetare e keni fituar si pjese e koalicionit me PD-ne dhe tani me largimin tuaj automatikisht ky anetar i perket PR-se , partise se dyte ne koalicion.
    juve tani vini dhe ngritni pertendime se ai anetare eshte i juaji dhe sduhet te levize . kjo eshte nje padrejtesi mund ta quajme qe po i behet PR-se sepse ajo e meriton kete anetar dhe jo juve \.

    Reply to this comment
  2. mimi April 10, 14:53

    hahahha..Manjani qe dje ankohej per rrogen qe kishte 4 muaj pa marre, sot qenka tmerruar se iu iken dhe nje karrige po qe s’lidhet vetem me nje karrige po me pazare zgjedhore..

    Reply to this comment
  3. anna April 10, 15:04

    ashtu si te gjithe funksionaret e tjere te LSI-se te cilet kane dhene doreheqjen nga postet e tyre pasi ato i moren nga koalicioni me PD dhe tashme pas koalicionit me PS-ne ato jane nje parti opozitare dhe nk i takon ai vend ne KQZ. pavaresisht se ju zoti Manjani thoni qe PR-ja nuk e kerkon kete vend sepse nuk ju intereson dhe kjo eshte nje manipulim nga ana juaj.

    Reply to this comment
  4. erandi April 10, 15:07

    jeni bere per te ardhe keq jo per gjo po kshu eshte kur don qe te jesh i mire me te gjithe dhe ne fund perfundon si nje parti qe askush nuk ju don dhe ngelet si parazite

    Reply to this comment
  5. orjola April 11, 13:04

    o mo ylli manjani kur flisni dhe ju per ndershmeri dhe gjera te ksaj natyre eshte shume shum per te qesh jo per gjo por keni ngele sa majtas djathtas se di kur do beheni parti tamam

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*