Meta: Berisha deri dje fliste për albanofobë, sot flet për eurofobë

December 19, 2013 14:50

Meta: Berisha deri dje fliste për albanofobë, sot flet për eurofobë

Kreu i LSI-së, Ilir Meta e cilësoi të papranueshëm qëndrimin e ish-kryeministrit Berisha ndaj mosmarrjes nga ana e Shqipërisë të statusit të vendit kandidat. I bindur se grupet ekstremiste brenda Holandës firmosën përfundimisht shtyrjen e statusit për në qershor, Meta i kujtoi Berishës deklaratat 3-vjeçare për ekzistencën e albanofobëve. Meta nuk harroi të përmendte faktin se ishte zëvendësministri i Berishës që kërkoi shpalljen “non grata” te ambasadorit të Holandës në Shqipëri. (Bëhet fjalë për Ekrem Spahinë që ishte kundër LGBT dhe për këtë kërkoi largimin e ambasadorit holandez që i mbronte). Po ashtu Meta e akuzoi ish-kryeministrin edhe për situatën e rëndë ekonomike, në të cilën, sipas tij, ai la vendin. Rezultat ky, që sipas Ilir Metës erdhi si pasojë e politikave të gabuara ekonomike, që u kundërshtuan, siç tha ai, nga LSI në atë kohë në qeverisje.

Meta për inkoherencën e Berishës

… “Ajo që më ka habitur është inkoherenca e ish-aleatit tim, z. Berisha për çështjen e statusit, sepse për tre vjet ne dëgjuam fjalime pa fund ndaj albanofobëve të Evropës, që pengonin marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë dhe kemi pak ditë që po dëgjojmë fjalime dhe një retorikë të paparë kundër eurofobëve të Tiranës, përfshirë edhe mua që po flas këtu. Ndërkohë që, është për të ardhur keq që me eksperiencën e tij të gjatë në politikë, mund të ishte shumë më i përmbajtur dhe shumë më konstruktiv, sepse ne kemi qenë koherentë”….

 

Meta për albanofobët

… “Deri një ditë përpara se Partia e Lirisë në një vend shumë të nderuar, mik dhe aleat si Holanda, e cila është jo vetëm forca kryesore opozitare, por e cila edhe kryeson në sondazhet më të fundit atje, e cila ka në program jo futjen e Shqipërisë në BE, por ka nxjerrjen e Holandës nga Bashkimi Evropian, ku disa nga drejtuesit e saj, për fat të keq, ndoshta edhe të painformuar, por ndoshta edhe për arsye politike, përdorin edhe një retorikë kundër vendeve si Shqipëria, që s’ka asnjë lidhje me realitetin, duke i akuzuar si vende islamike që nuk i duhen Evropës dhe ku përfaqësuesit nga më të lartë të saj kanë bërë të qartë se si mund të hyjë në Evropë një vend që është anëtar i Konferencës Islamike, firmën për të cilën e ka hedhur z. Berisha”…

Meta për ambasadorin holandez

… “Harron zoti Berisha  se ish zv.ministri i tij në kohën kur ky ishte Kryeministër kërkoi shpalljen “non-grata” të Ambasadorit të nderuar të këtij vendi në atë kohë. Inkoherenca të tilla janë të dëmshme dhe kërcime të tilla pindarike, kur bëhet fjala për një çështje kaq të rëndësishme, janë të papranueshme”.

Meta për FMN-në

… “Unë sapo dëgjova zotin Berisha ku pati një koherencë të jashtëzakonshme, të shkëlqyer kundër Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në këtë çështje jemi të dy palët koherentë, edhe ai edhe ne, sepse edhe kolegët që kanë qenë në qeveri me PD-në, pra kanë qenë ministra, e dinë shumë mirë se edhe qëndrimi im, por edhe i LSI-së, prej disa vitesh, ka qenë qëndrim i ndryshëm edhe në vlerësim të situatës ekonomike në vend dhe të politikave që duheshin ndjekur. Z. Berisha ka qenë tërësisht koherent në qëndrimin e tij përjashtues dhe paragjykues ndaj FMN-së, siç ka qenë edhe para se në Shqipëri të falimentonin piramidat, pra kohë kur FMN-ja i kërkonte që të mbyllte firmat piramidale në mënyrë që vendi të mos shkonte në një kolaps financiar, ashtu siç ndodhi. Zotëria nuk e dëgjoi FMN-në, Shqipëria rrëshqiti në një humnerë financiare, që solli më pas ato pasoja politike dhe krizën e vitit 1997. Përsëri ky vazhdon të jetë koherent ndaj FMN-së, por për fat të mirë shqiptarët e zgjidhën me votë këtë çështje”…

Meta për taksat

… “E thënë hapur në mënyrë direkte dhe transparente: Shqipëria pavarësisht se ka 6 vite që përdor një barrë të ulët fiskale për tatimin mbi fitimin, një normë prej 10 %, sërish raporti i Bankës Botërore, Doing Bisness, e rendit në vendin e 146 për sa i përket indikatorit të pagesës së taksave. Me të drejtë këtu lind pyetja: Si shpjegohet atëherë që ky nivel ishte vërtet kaq i ulët dhe klima e biznesit nga viti në vit erdhi duke u përkeqësuar? Këtë pyetje duhet t’ia bëjë vetes edhe z. Berisha. Ky raporti e renditi Shqipërinë 8 vende më poshtë, krahasuar me vitin paraardhës, për sa i takon klimës së të bërit biznes në vend. Pra, ku është ndikimi i barrës së ulët fiskale të djeshme? Pse nuk e ka përmirësuar këtë klimë ky instrument?” …

December 19, 2013 14:50
Komento

7 Komente

  1. Ilir December 19, 14:03

    ATY JANE SHUME NGA DHJETE ME TE KORRUPTUARIT SOT NE SHQIPERI.

    (MEQE RAMA KERKOI MENDIME SE KU MUND TI GJENTE, SE NUK PO I PIKASTE DOT)

    Reply to this comment
  2. Pionier Lubonja December 19, 15:16

    Ti je pengese shume me e madhe edhe se Berisha.Po te jesh i zgjuar qe nuk ma do mendja duhet te besh nje levizje per ti hapur rrugen integrimit.Gjej nje aesye te largohesh nga kryesija e parlamentit e keshtu i shpeton edhe drejtesise e nuk i le femijet te pagusajne hajduterine edhe pas vdekjes tende dhe monikes.Ta them me gjithe zemer.

    Reply to this comment
  3. Aurenc December 19, 15:29

    Le te mesojme nga gabimet e te shkuares dhe te mos i perserisim më…Vetem keshtu mund te perparojme…te zhvillohemi…dhe te integrojme BE…

    AB : http://darsiani.jimdo.com/the-promotion-of-the-albanian-diaspora/

    Reply to this comment
  4. Grava December 19, 17:19

    Sgan i dhjeri …te menderosurin! Ne kete zavallen shqiperi…nuk eshte vetem njeri per ta……!

    Reply to this comment
  5. Koli December 19, 17:29

    C’intitucione do modernizoj ky? Me kushtin qe te jesh nga Skrapari apo LSI te hapen dyert e posteve e hajduterise.Eshte tipike “ndermarrje biznesi “kjo parti.Se shqiptaret I shiten votat per interese s’ do te thote qe s’ dihet e verteta.Lere ndonje tjeter, o dallkauk Cepani te flas per vlera europ8ane.Je shume hipokrit I shpifur.

    Reply to this comment
  6. mongoli December 19, 18:11

    Ilir kurva ose ne gjuhen nderkombetare putana! Me falni per shprehjen bashkeatdhetare!

    Reply to this comment
  7. DREAM December 19, 20:19

    Lidhja Socialiste Interesit ,mblodhi kryesine e hajduteve ku burri eshte kryetar dhe gruaja nen kryetare …burri kr pallamenti dhe gruaja deppppputete
    po mendojne strategjine e heqjes se tullave nga poshte ,…pra cfare do u thone kokepalareve
    sepse kta ishin flamuri i integrimit …por nga Europa ,shuplaka u erdhi e ftohte …me buzeqeshje
    Europa i tregoi ,kr te kurVendit ,qe politika eshte kurve ,sepse Ilirin e moren prej veshi e hodhen nga ana tjeter ,ruajten stabilitetin e vendit dhe tani po i thone
    Nxirr ato qe ke vjedhur dhe mbaj shtetin !
    Shoku beqir …ops Ilir , leri ato batutat prej gaztori me Berishen ,sepse kur Eskrement Spahiu kerkoi largimin e ambasadorit ti duartrokisje ..po pra, ti ishe paterica e asaj qeverie
    Shoku beqir ,Ilir …ate zusken e integrimit paguaje me leket e tua ,merre te shtepia jote sepse
    …deshtoi me sukses …pra nuk ka pse te paguhet me taksat tona
    Merre dhe kryesine e hajduteve dhe vendosuni nga ai miku jot i vjeter ,Mukabwe ,…sepse Europa ,derrat e dhjamur qe rrine ne politike me bllokun ne dore …NUK I PRANON !
    Derrat si ty ,qe quajne popullin e vete Kokepalar ,nuk i duhen Europes

    KY ESHTE DESHTIMI PERSONAL JOTI DHE I ASAJ ZUSKES SH.P.K. QE FAMILJARISHT QEVERISNI !
    CDO GJE QE I FATUROHET BERISHES ,ESHTE DHE E JOTJA …NE FAKT BERISHA TATEPJETEN E MORI KUR TE FUTI TY NE PJESE !

    LAVIRE SOCIAL POLITIKE …KY ESHTE VETEM FILLIMI !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*