LSI merr anëtarët e PBDNJ në komisionet zgjedhore

Redaksia Online April 24, 2013 12:21

LSI merr anëtarët e PBDNJ në komisionet zgjedhore

KQZ miratoi sot ne mbledhjen me 4 anëtarë, kërkesën e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) për caktimin e anëtarit të LSI-së në përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ)”.

Të katër anëtarët e KQZ, pasi e argumentuan të drejtë kërkesën e LSI e votuan me pas në unanimitet me 4 vota pro.

Miratimi i kërkesës sjell heqjen e anëtarit të PBDNJ dhe kalimin e këtij anëtari tek LSI.

Sipas relacionit shoqërues të aktit LSI i kërkon KQZ-së që të caktohet si parti e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ. Kjo kërkesë e saj vjen pas pranimit dje nga KQZ të kërkesës së PR-së, së cilës i njohu të drejtën për të caktuar anëtar në KZAZ, si parti e dytë e shumicës parlamentare.

Nisur nga fakti se LSI tashmë renditet si parti e opozitës parlamentare dhe në bazë të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 2009-s, ku LSI renditet e dyta nga numri i mandateve në grupin e partive të opozitës parlamentare, duhet të caktohet ajo force që ka të drejtë të propozojë anëtar në KZAZ.

Redaksia Online April 24, 2013 12:21
Komento

1 Koment

  1. Mergimtari i Larget April 24, 16:14

    …dmth LSI e njeh, e pranon kete KQZ?!
    perderisa dergon shkresa dhe kerkesa tek KQZ dmth bje dakord per legjitimitetin e tij?!

    pse nuk thoni ju qe Meta qenka ende [edhe] ne pozite?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*