LSI mes Opozitës dhe Pushtetit

June 28, 2017 21:13

LSI mes Opozitës dhe Pushtetit

Bedri Islami

12 vite më parë kur një grup socialistësh rreth Ilir Metës vendosën të shkëputen nga struktura politike ku kishin qenë bashkëthemelues dhe krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim, pak vetë, shumë pak, kanë besuar se ajo do të mbijetonte dhe do të vinte një ditë që do të kishte gati një çerek milioni votues. Në tri palë zgjedhje ajo ka patur rritje, herë pak të dukshme e herë më të ndjeshme, por vazhdon të ekzistojë dhe të ketë një përdallim shumë të madh nga simotrat e saj.

Ka pasur edhe shkëputje të tjera, që kanë ardhur nga lart, pra nga maja e piramidës së një partie të madhe, si ka ndodhur me Aleancën Demokratike të Cekës, apo me atë surrogaton politike të Pollos.

Të dy partitë, të themeluara me bujë nga figura të njohura, shumë shpejt u bënë partiçka e më pas u shuan. Njëra prej tyre kishte fillimisht të njëjtin udhëtim politik , si do të kishte më pas LSI, por thjeshtë e shkurt, nuk zuri vend. Megjithëse në qeverinë e pas vitit 1997 ata kishin poste të rëndësishme, mes të tjerave edhe të Ministrit të Punëve të Brendshme, Ceka, të ministrit të Drejtësisë, Imami, e shumë shtrirje tjetër të gjërë, ata u asfiksuan shumë shpejt, dhe si djem plangprishës, u rikthyen në shtëpi, duke pritur lëmoshën që do u jepte Berisha.

Me LSI nuk ndodhi kështu. Ajo që u quajt nga ish shefi i qeverisë Nano, si Lëvizja e Skraparlinjve të Inatosur, u bë pjesë e jetës politike, dhe, herë herë ka sjellë dëme të ndjeshme e herë herë ka pasur rolin e saj të dobishëm në qeverisje.

Tani ajo është mes dyzimit: njerën këmbë në opozitë dhe tjetrën pjesë e pushtetit, në presidencë.Qënia e tashme me disa ministra është kalimtare dhe do të kishte filluar krejt mirë atë pjesën e opozitës nëse , që në momentin e njohjes së rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit, të tërhiqte edhe ministrat e saj. Ndoshta është dashur të tërhiqen më parë, dhe vonesa e ndodhur, ndoshta nga arsyeja për të qenë brenda “tepsisë” solli edhe kalimin e saj në opozitë. Duke qenë pjesë e pushtetit, ende me katër ministra dhe duke bërë opozitën, shumë më ashpër se opozita, u bënë të pranueshëm jo për 600 mijë të rinjtë, por vetëm për një pjesë të tyre. Loja me pushtetin dhe opozitën, kjo ishte ajo çka e dalloi në këtë fushatë LSI.

Çfarë do të bëjë ajo?

Pjesa parlamentare e saj është në opozitë. Pjesa presidenciale e saj është në pallatin presidencial. Petrit Vasili do i prijë grupit të tij parlamentar, ndërsa disa dhjetra metra më tej, ish shefi themelues do të jetë duke miratuar ligjet dhe vendimet e një parlamenti që është kundër tij. Dhe do i miratojë, sepse nuk ka rrugë tjetër. Kushtetuta e Shqipërisë nuk ia lejon presidentit kthimin më shumë se një herë të ligjeve të miratuara, ashtu si nuk i lejon as kundërshtinë e trupës qeverisëse. Do apo nuk do, ai do të miratojë pikërisht atë listë që do i dërgojë shembri i tij më i madh, Edi Rama.

Çfarë do të bëjë LSI? Dyzimi mes reales dhe dëshirës është i gjithmonshëm në një parti politike, aq më tepër në një lider të saj.

Krahasimi me Nishanin, pasi edhe ai katër vite drejtoi pallatin presidencial duke pasur qeverinë Rama përballë tij, nuk qëndron.

Nishani u zgjodh nga partia e tij dhe askush nuk e dinte me siguri se do të kishim një rrotacion të fuqishëm pushteti në vitin 2013. Ai u zgjodh krejt befas, rastësisht, nga dëshira e momentit e një njeriu që kishte gjithçka në dorë dhe që i morën gjithçka nga duart. Nishani qëndroi në atë post për të përgattur revanshin institucional kundër qeverisë, pjesë e së cilës ishte edhe Meta, dhe për këtë, jo rastësisht, ai e filloi rebelimin politik duke bërë thirrje në strukturat e gjyqësorit dhe të shërbimit informativ për rezistencë kundër qeverisë.

Do e bëjë edhe Meta këtë? Është krejt e mundur që, me miratimin e ligjeve të reja, të ketë ndryshime të rëndësishme nëdrejtimin e strukturave të prokurorisë, por edhe të shërbimit informativ. Meta, duke e mbrojtur Llallën, në sulmin e tij kundër ambasadorit amerikan, u bë palë me të, dhe kjo, si duket, nuk ka lënë shije të mirë në shërbimin diplomatik.

Qëndrimi i Metës si president do të thotë të kemi një Nënpunës më shumë, megjithëse Nënpunësi numur Një i shtetit, por në fakt një lider politik më pak. Si president ai do të jetë i njëmendtë me të gjithë dhe dalngadalë, aq sa mundet të harrojë se ka qenë dikur themeluesi inatçor e pragmatik i LSI-së. Megjithëse ai ka më shumë se një këmbë brenda LSI, kjo edhe nga fakti se zonja Kryemadhi është nënkryetare e parë, ajo që bëri gjatë zgjedhjeve, e pazakontë, por jetike për të, tashmë nuk falet më.

Do të jetë një president ndryshe, por jo për gjithçka. Gardhi me të cilin Kushtetuta rrethon jo rastësisht presidencën, do e bëjë edhe atë të zakonshëm, megjithëse mes tyre do të jetë më i pazakonshmi.

Petrit Vasili, thënë hapur, nuk ka as stofin e as petkun e një lideri politik, sidomos të forcës së tretë politike. Ai bën për ndihmës, por jo për prijës. Meta e di këtë më mirë se të gjithë, ndaj edhe iu përvesh skraparlishe fushatës. Vasili mbeti jashtë loje, sepse, në fakt, nuk është bërë për lojra të mëdha. Ai do të mbetet gjithnjë drejtuesi Dy, por kurrë i pari.

Nëse opozita do të ketë figurë përçuese Vasilin, ajo do të jetë e zbehtë, dhe jo rastësisht, Rama e përdori figurën e tij si njeriun që nuk mund të merrte timonin e qeversjes, njëlloj si Basha apo Blushi.

Një opozitë e fortë kërkon një lider të fortë. Në LSI Askush tjetër nuk është “Meta”, me pragmatizmin e tij, me gabimet e gjynahet e tij, të cilat, në këtë fushatë, u shumëfishuan.

Por ndërsa në fushatë, thirrjet e tij për armatosjen e popullit kundër bandave të Rilindjes, apo edhe më tej “ thoni popullit se ka rdhur Ilir Meta me eskortën e tij” u heshtën dhe u kaluan, si një sforcim tej petkut të deridjeshëm, në presidencë jo vetëm që nuk falen, por do të mungojnë në opozitë.

Ndoshta do të ishte më e favorshme, qoftë edhe për vendin, të kemi një president më pak dhe një lider më shumë.

Forca e LSI, ose më saktë, sprova e saj, do të jenë katër vitet e opozitës. Tetë vitet në pushtet e kanë rritur atë, sepse, dashur pa dashur, por më shumë me dashje, ajo është personifikuar me pushtetin. Dhe, duhet thënë, e ka rritur pushteti, të cilin e ka pasur në duar edhe kur ka qenë forcë minore, me katër deputetë në qeverisjen Berisha, edhe kur ka pasur 20 të tillë, në qeverisjen Rama. Personifikimi i LSI me pushtetin nuk ka ardhur rastësisht, sepse është abuzuar , dhe , nëse trupa drejtuese e saj nuk e ka pranuar këtë, nuk do të thotë se nuk ka ndodhur. Një gjest mistres i deputetit të Lezhës, duke i futur në xhep të dëmtuarit nga një rrahje zarfin me para, dhe duke i rrahur barkun, si T’i thonte, “ të bëfshin mirë” , ka sjellë humbjen e mijra votave, jo vetëm në Lezhë.

Për LSI në opozitë tani është koha e saj e provës. Në një pjesë të ndjeshme të elektoratit ka alergji ndaj saj. Kjo, edhe nëse nuk pranohet, nuk do të thotë se nuk është e vërtetë.

Në fakt, e pranojmë ose jo nuk është e rëndësishme, LSI është forca politike më e strukturuar, si e kam thënë, në kohë të zakonshme ajo është një mekanizëm luftarak, ndërsa në zgjedhje – ajo është një detashment.

Por do të ishte më i besuar nëse do të hiqte boritë e luftës kur ajo ka mbaruar dhe të pushonte daullet kur veshët janë lodhur.

 

 

 

June 28, 2017 21:13
Komento

4 Komente

  1. Ivan i madh June 29, 09:19

    Po tregohesh xhongler i pa pare o z. Islami duke u hedhur here andej here ketej duke mbrojtur mikun tend Liken dhe duke nxjere nje veprim te vogel te nje punonjesit te rendomet te bandes lsi. Dhe haruar me dashje gjemat e mikut tuaj Likes me floririn e Krabes, kapja me bllokun e 700. 000 eurove me ze e figure. Si dhe felliqesira te tjera te bera ne bashkepunim me armikun tuaj ne thonjeza kriminelin e tradhetari Berisha. Kete e pranon dhe familja mafioze Meta – Monika qe e kane per zemer e mik shtepine kete moster se egersira dhe maskarai tipin e tij do nuk do te tjere. Prandaj me objektiv z. Islami se nuk i hedh dot hi syve popullit duke mbrojtur kete moster se e kane pare e degjuar realisht dhe jo me te degjuar ne vite. Ne te kundert deklaroje që je zedhenesi i kesaj bande lsi dhe kancerozit Like.

    Reply to this comment
  2. vasili June 29, 17:15

    Eshte pak ta quash kete shkrim kazani:
    Mire investigativin,nuk e ka bere kurre as ky as shume te tjera,investigimi i cili eshte mitra nga ku lind gazetari,por autori duke pasur nje formim arkaik aziatik,kllonuar me ate komunist e drejton kete gazetar(te cilit nuk i mungon zgjuaresia),qe te beje nje analize te verber dhe malinje.
    Nuk ka nevoje shqiptari,per asnje germe subjektive qe te lexoje,si ka levizur trajektorja e bemave te bandes se Cepanit.
    Kjo mbasi i ka perjetuar ato fare qarte dhe paster:
    ´´socialisti´´like bashkoi kater deputet e vet,aq sa i duheshin ndraghetes se Vicidolit,per te formuar qeverine,ku likja vet si gjithe shqiptaret e dinin shume mire qe don Saliu jo pak nga deputetet e bandes se tij i kish fituar me vota te vjedhura.Dhe kete veprim te tij me se ye ndyre,ai e quan veprim qe,shpetoi kombin.
    Dhe´´ shpetimi kombetar,´´filloi te konkretizohet negjeresi dhe thellesi,kur Saliu i hodhi kocka te majme karrigesh pushteti.
    Filloi nje reaksion zinxhir galopant i shperdorimit dhe vjedhjeve ku karriget e medha filluan te gllaberojne pa fund karrige te vogla,paaftesi dhe mega korrupsion,te dirigjuara nga blloku i metes.
    Valle nuk e di islami,qe banda e metes,duke pasur karriget dhe parate e shumta,qe kundermonin ere,ndragheta e cepanit,do te benrte kerdine ne zgjedhjet e ardheshme,qe te blinte dhe te shtonte shume me teper karrige deputetesh,ashtu si ndhe ndodhi.Gje qe beri,ate qe Rama ish i detyruar ti paguante shtrenjte reformat qe beri,mbasi likja e zgjeroi gojen sa diametri i tepsise.
    Prandaj mendoj,se kryesore,per vazhdimin e nje reforme te shendeteshme,eshte qe pushteti i ri te mundesoje nje ligjeshmeri te tille,qe ne karrigen e presidentit te mos ulen bythet dhe te qendroje koka e te palarit like.Ku ne vazhdim,tu prese koken shushunjave te tij te paafta, qe i kane ngulur ne trupin e pushtetit dhe institucionit shqiptar.
    Mbas kesaj,´´partine´´e likes,ne zgjedhjet e reja do ta kemi dhe me te tkurur se partia e pollos,apo blushkes se vogel,qe nuk po e gjejme dot se ne cfare vrime eshte futur mbas ketyre zgjedhjeve.

    Reply to this comment
  3. vasili June 29, 23:30

    Tamam kazan qe po rrit dimensionet:
    Perse vazhdoni te mos botoni pronocimet qytetare?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*