LSI për ligjin e mbetjeve: Referendumi, zgjidhja e vetme

September 20, 2017 12:47

LSI për ligjin e mbetjeve: Referendumi, zgjidhja e vetme

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaroi sot se zgjidhja e vetme për t’i thënë “Jo” ligjit të mbetjeve, është referendumi.

Gjatë një bisedimi me gazetarët, Vasili tha se Rama pavarësisht se shpenzoi orë të tëra nuk arriti të bindë popullin.

Sipas tij juridikisht PS nuk ka mundësi të bëjë tërheqjen e ligjit.

“E vetmja zgjidhje mbetet që të flasë populli, të sjellin referendumin popullor dhe të shprehet vetë populli për këtë. Të kemi referendum popullor, se të këqijat e këtij ligji, sidomos në aspektin shëndetësor, janë të mëdha. Vullneti popullor është ai që duhet të zgjedhë pasi ka dëgjuar të gjitha argumentat”, tha Vasili.

E votuat ligjin, por pse nuk ratë dakord me PD-në që atëherë?

Vasili: Votimi ishte në kushtet e një besimi të plotë, nuk e udhëhiqnim ne procesin, por komisioni i PS. Na siguruan se ky proces ishte shteruar. Unë kam pasur rezervat e mia. Unë propozova amendament për të vrojtuar këtë proces. Ne garantuam bashkë me kryetarin e asaj kohe Ilir Meta që në kushte të tjera këtë nismë nuk do ta mbështesnim.

PD kërkoi referendum, dhe Shalsi tha që do ta firmoste i pari. Lefter Koka nuk e konsideroi të rëndësishme këtë temë

Vasili: Sot në komision nuk ka pasur diskutime për mbetjet. Komisioni është në pozicion të shëmtuar. Aty ka një detyrim ligjor të shqyrtojë nismën e të mbajë qëndrim. Muhabetet e lira që bëhen aty unë nuk i komentoj. Më shqetëson fakti se si është mbajtur dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit një vit pa u reaguar. Duhet treguar seriozitet ligjor.

Kush është përgjegjës për këtë shkelje rregulloreje?

Vasili: Me ardhjen e dekretit të Presidentit, kryetari i Kuvendit duhet t’ja kalojë komisionit përkatës. Fajin e ka kryetari i komisionit që ka mbytur çështjen për qëllime të pastra politike.

 

 

 

September 20, 2017 12:47
Komento

3 Komente

  1. MH September 20, 13:48

    O politikan i pa taban.
    Referendum per ti than po ose jo ligjit te metjeve.
    Jo ashtu sic ta pjelle mendja yte.

    Reply to this comment
  2. Vlora1912 September 20, 17:21

    Doli edhe Tit veshgjati i LesheLise. Tit debili (lexo Vasili) Vlora ka nje fjale te mencur per gjallesa si ty: Je bere “bakallaro”.

    Reply to this comment
  3. Arben September 20, 20:20

    ORE, PO QE TANI KUR DALIN NE OPOZITE

    FLASIN SIC DUHET KETA?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim