LSI pranon rezultatin, Vasili: Nga sot shqiptarët do kenë opozitën e vërtetë

June 27, 2017 10:22

LSI pranon rezultatin, Vasili: Nga sot shqiptarët do kenë opozitën e vërtetë

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka pranuar zyrtarisht humbjen duke dalë në opozitë pas 8 vitesh në qeveri.

Kreu i LSI-së Petrit Vasili tha se nga sot shqiptarët do kenë opozitën e vërtetë që iu ka munguar.

Ai falënderoi më shumë se 230 mijë votues që i besuan LSI-së, duke thënë se kjo forcë do jetë zëri i shqiptarëve.

“Në radhë të parë dhe mbi çdo gjë jam këtu që në përfundim të zgjedhjeve të 25 qershorit të falënderoj pafundësisht mbi 230 mijë votues shqiptarë, mijëra e mijëra të rinj që ishin dhe lajtmotivi dhe forca themelore një fushatë të vështirë dhe mijëra burra e gra që jo vetëm votuan LSI-në por më shumë se ka për t’i ngarkuar asaj një mision, që do të thotë bërjen e Shqipërisë me një opozitë të vërtetë në këtë vend.

Kjo nevojë historike rrjedh nga një shkak madhor sepse zgjedhjet e 25 qershorit, me një fushatë terrori, në krijimin e një krimi të tillë 230 mijë votat ishin pikërisht goditja më e rëndë për këtë strategji dhe krimi i asaj rruge ku do të ecë Shqipëria dhe pas 4 vitesh mijëra shqiptarë do kenë zërin e tyre në parlamentin e Shqipërisë”, deklaroi Vasili.

Vasili u shpreh se me formimin e Kuvendit të ri, misioni i kësaj partie do të jetë goditja e bandave.

Në një konferencë për shtyp nga selia e partisë, Vasili tha se “bandat e Rilindjes nuk kishin për synim zgjedhjet e 25 qershorit, por goditjen e LSI-së”.

Kreu i LSI tha se zgjedhjet e së dielës u zhvilluan në një klimë terrori, ku “policia e drogës” sipas tij, nuk bëri detyrën.

Opozita e re do të zhdukë strategjinë e drogës. Polica e drogës e dominoi këtë situatë me sjelljen e saj. LSI do të jetë një zë i fortë opozitar që do të përfaqësohet nga deputetët e rinj. Ishin forca jonë e kësaj fushate, dhe do të jenë forca jonë edhe në të ardhmen. Do të vazhdojmë të arrijmë rezultate të larta. Votat që i janë dhënë LSI në këto zgjedhje janë mesazhe të rëndësishme për misionin e kësaj force politike. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të goditur bandat që dëmtojnë vendin. Realizuan një skenar për këto zgjedhje, që kishin si synim vetëm goditjen e LSI”, tha Petrit Vasili.

 

June 27, 2017 10:22
Komento

13 Komente

  1. Donela June 27, 10:28

    Pirdh,pirdh o Vaske

    Reply to this comment
  2. Goni June 27, 10:52

    Perralla me mbret, kush humbet nxjerr gjithmone justifikime. Keni 8 vjet qe qeverisni vendin dhe cfare keni bere per eliminimin e droges, asgje. Eshte kollaj te fajesosh te tjeret por edhe ju jeni bashkefajtor per kete situate. Populli me keto zgjedhje ju denoi duke ju lene ne opozite, prandaj nuk eshte koha per te nxjerre justifikime por per te reflektuar me objektivitet per humbjen qe keni pesuar.

    Reply to this comment
  3. 3milion koke palaret June 27, 11:01

    GODIT KRYEBANDITIN LIKE FLORIRI BASHKEAUTOR I DJEGJES SE SHQIPERISE ME BURRIN E SLLOBODANKES E DHENDERR TE SERBISE!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. taksidari June 27, 12:36

    Me pelqen qe thua te verteten.
    Kete mision paci gjithe jeten!

    Reply to this comment
  5. vlora.vlora June 27, 12:38

    y qelbesirat e Lsi-se qe keni kaq kohe qe hani dhe pini ne kurriz te partive te medha ,meta -berisha ne burg ,populli te dha voten z.Rama

    Reply to this comment
  6. ç'do idiot qe humb, lufton si qen kunder fitimtarit June 27, 13:42

    mesazh planetit demokratik : qe njerezimi te ec perpara, po e themi dhe fetare; ne rrugen e krishtit; kurr partite humbese, nuk duhet te kene qellim te punojne, per rrezimin, sa me shpejte te qeverise, deri ne fund te mandatit, per kaluar vete ne pushtet . partite humbese, duhet te mbeshtetin fuqishem partine fituese, ne te kudert, nese vene gure ne rrota, duhet te penalizohet ne menyre ekzemlare, si organizata terroriste; pra TERRORISTE . e kuptuat T-E-RR-O-R-I-S-T-E …….nese duan te hipin ne pushtet, te presin rradhen ne zgjedhjet pasardhese dhe pasi te kene shpalosur programet e tyre, te presin rezultatin e votimeve . vetem keshtu. njerezimi ecen perpara .. .PS mesazhet e medha, i japin personazhet anonim, ose…… tramp -putin ..

    Reply to this comment
  7. malo June 27, 14:03

    ku e pe krimin, cilat jane bandat, ku i ke provat kunder policise,….
    Akoma s’e kuptuat qe u palluat, qe donit thelen e madhe po mbetet edhe pa te voglen, hic, hic fare
    me cfare do t’i paguani tani ne opozite “mbeshtetesit” , u mbyll rubineti qeveritar 8 vjecar
    Mjaft me gjuhen e berishes, po keni fakte i nxirrni ,ndryshe mbylleni ate goje te piste
    suksesi me i madh i ketyre zgjedhjeve eshte nxerrja jashte pushtetit e bandes tuaj prej mashtruesish profesioniste
    shtrengoni bythen mire tani, boll ja futet shqiptareve , ju a pine lengun
    te fala like floririt dhe behu gati t’ja dorezosh partine kokemadhes Monika
    gaxhgaun !

    Reply to this comment
  8. Shqiptari June 27, 14:49

    Po cpune ka ky qe flet. Ty vasilili fushaten ta beri Likja .
    Apo je bere si lulqe bashuqi qe saliu I rrutullon shkopin edhe ty Likja. Apo tani u kujtua Likja qe eshte zgjedhur president. JOJO do te rizgjidhet qe nuk do te talleni me me popullin ju sharlatane

    Reply to this comment
  9. pelivan June 27, 14:50

    Nuk fitoj dot xha vasili
    Porse mbetet kryetar!
    Aqsa c’eshte dhe lulashi
    ne PD.njesh,i par!…

    Reply to this comment
  10. pelivan June 27, 14:53

    Nuk fitoj dot xha vasili
    Porse mbetet kryetar!
    Aqsa c’eshte dhe lulashi
    ne PD. si njësh,i par!…

    Reply to this comment
  11. Tap Topi June 27, 15:07

    Me njëqind petrita,
    Komunista lule,
    Hapi Shqipëria
    HISTERINË e kuqe !

    Opozitë petritash,
    Komunistë prej hallit,
    Me lugë futur në brez,
    Dhe idhin ngjitur ballit !

    Reply to this comment
  12. Arben June 27, 15:23

    LITARI LITARI PER HAJDUTET.

    KESHTU BEHET KY VEND.

    Reply to this comment
  13. Dielli June 27, 16:38

    Do ju heq kapelen nje dite, nese do te beni ate qe thoni, Opoziten e forte, qe vendit i duhet vertete. Po bejeni ballazi, ndershem dhe vetem me te verteten. Mos perdorni mekanizma qe vetem ju i dini, cimka apo ku di une.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*