LSI: Situata po rëndohet, qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

December 1, 2017 14:24

LSI: Situata po rëndohet, qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pasi situata është drejt rëndimit.

Me një thirrje në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se ‘kryeministri nuk mund të jetë komentator, por duhet tyë jetë në ballë të situatës’.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ç’pret akoma qeveria?!

Shqipëria po përballet me një situatë shumë të rëndë në të gjithë territorin me rreziqe shumë të mëdha për pronën dhe shëndetin e qytetarëve.

Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Çfarë pret?

Situata rëndohet ore pas ore. Kryeministri duhet të jetë në ballë të shtabit të emergjencës dhe të marrë e të ushtrojë përgjegjesitë e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, që nga zyra e deri në drejtimin në terren.

Kryeministri nuk mund të jetë komentator.

Të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme.

Koha nuk pret. Mijëra qytetare presin dorën dhe mbështetjen e shtetit.

December 1, 2017 14:24