LSI: Timoni është i yni

June 2, 2017 20:12

LSI: Timoni është i yni

Lëvizja Socialiste për Integrim hapi fushatën pasditen e sotme në Kamës, ku mbajti fjalën e tij kryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, por edhe Ilir Meta.

Vasili u shpreh se LSI-ja duhet të jetë e para. “E kemi prirë gjithmonë të parët kë të vend. Ne sot jemi të parët sepse vetëm LSI mund ti sjellë vende të reja pune shqiptarëve. LSI do t’i thotë jashtë kërcënimeve dhe shantazheve. Do t’i thotë jashtë atyre që mbollën me mijëra hektarë kanabis. Do t’i japim një shans të rinjve me planin e punësimit. 100 mijë vende të reja pune për të rinj. Timoni është në duart e LSI-së”, tha Vasili.

Kreu i LSI tha se kjo parti bën kompromis vetëm me qytetarët. “Kompromosi për ne është vetëm interesi i qytetarëve. Ne nuk do të jemi qeverisja që varfëron të ndershmit dhe pasuron oligarkët. Shqipëria e njerëzve të ndershme do të tregojë se sa e etur është për të votuar LSI-në. Ne do të ndërtojnë një qeverisje që e ka qytetarin të parin”, u shpreh Vasili.

Ndërsa për Metën, LSI-ja forcë e parë, do të thotë shanse për të gjithë. “Mos ua lini Shqipërinë oligarkëve, por merreni në duart tuaja, duke votuar LSI-në. Kemi një listë që përfaqëson të ardhshmen e politikës shqiptare”, tha ai nga Kamza.

June 2, 2017 20:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim