LSI, tryezë për buxhetin dhe paketën fiskale

November 15, 2017 14:37

LSI, tryezë për buxhetin dhe paketën fiskale

Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar ditën e sotme një tryezë diskutimi në lidhje me buxhetin dhe paketën fiskale.

Në këtë takim merrte pjesë Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputetët e grupit parlamentar të LSI-së, ekspertë të fushës ekonomike, akademikë, studentë dhe përfaqësues të grupeve të interesit nga biznesi I vogël e I mesëm, industria fason etj.

Gjatë fjalës së saj në këtë tryezë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se mazhoranca aktuale nuk ka një program qeverisës apo plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.

“Kjo mazhorancë nuk ka një program qeverisës apo një plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve por themi që kjo qeveri ka një politikë për të stimuluar oligarkët dhe klientët e qeverisë së vet. Nuk ka politika ekonomike për të stimuluar punësimin, prodhimin vendas dhe eksportet shqiptare. Buxheti I 2018 tashmë është mëse e qartë për të gjithë që rrit taksat për 99% të shqiptarëve të cilët janë të varfër dhe të klasës së mesme dhe ul taksat për 1 % të bizneseve dhe oligarkëve që janë pjesë e qeverisë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

November 15, 2017 14:37
Komento

3 Komente

  1. ??? November 15, 15:16

    Moj Monika me parti private, po si u diskutonka buxheti pa ata qe kane bere buxhetin? Kush do t’i pergjigjet pyetjeve qe kane te interesuarit?

    Mire keta te LSI qe tallin menderen me budallenjte, po ju gazeta profesioniste si ja lejoni vetes te beheni teli i bakrit qe percon genjeshtrat e kazanit te politikes?
    Te pakten ngrini pyetjen sic e ngrita une ketu.

    Reply to this comment
  2. popull November 15, 16:13

    partia me hipokrite pikerisht tani qe jane ne opozite ka nisur sulmin kunder cdo gjeje, dyshoj se do benin te kunderten nese do vazhdonin te ishin ende ne qeveri nuk besoj qe ka mbetur njeri qe degjon keto mashtrimet tuaja jeni parti qe sju degjon e siu merr njeri seriozisht sepse vetem per interesa tuaja reagoni jo se merakoseni vertete per buxhetin

    Reply to this comment
  3. C'a bohet kshtu November 15, 20:58

    Kjo kurva po tra la la mbeti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim