LSI vendos kufizimin e përfaqësimit politik dhe posteve publike te biznesmenëve

November 16, 2015 18:51

LSI vendos kufizimin e përfaqësimit politik dhe posteve publike te biznesmenëve

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim miratoi platformën politike në lidhje me transparencën dhe përfaqësimin politik të LSI­së.

Nisur edhe nga një ndjeshmëri e lartë e shprehur në opinionin publik, Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të kufizojë përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik me qëllimin e vetëm, minimizimin dhe shmangien e konflikti të interesit të mundshëm.

Njëkohësisht, duke u nisur nga një shqetësim i vazhdueshëm publik lidhur me nivelin e papërshtatshëm të përfaqësimin publik të partive politik, LSI­ja në platformën e miratuar ka vendosur si një pikë kryesore të saj të përkrahë fuqimisht çështjen e dekriminalizimit dhe të jetë e distancuar qartë dhe prerë nga ço individ me rekorde kriminale apo çdo individ me rekorde të tilla që do të synime të aderonte në këtë forcë politike.

Ndërkaq, këtë kuadër LSI do të vazhdojë të nxisë si më parë, por edhe në mënyrë të intensifikuar, pjesëmarrjen gjerë të të rinjve me një kualifikim sa më të plotë dhe të lartë në vendimmarrje.

November 16, 2015 18:51
Komento

2 Komente

  1. Kris 1 November 16, 19:13

    Te behen realitet eshte mire.

    Reply to this comment
  2. asd November 16, 19:26

    Pse vet Iliri nuk eshte biznesmen ?!…

    Po Monika nuk eshte biznesmene ?!…

    Lexoni me kujdes deklarimet e pasurive se do i gjeni mes rreshtave…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*