Lu mesazh deputetëve: Kalonit me ‘’Mercedezë’’ me ajër të kondicionuar para të papunëve

July 28, 2016 19:58

Lu mesazh deputetëve: Kalonit me ‘’Mercedezë’’ me ajër të kondicionuar para të papunëve

Ambasadori amerikan kërkoi t’i ulë tonet e konfliktit mes partive politike që pas 21 korrikut, shpallën fitoren nga negociatat për reformën në drejtësi.

“Pati një rezistencë të fortë, por reforma u votua se e donte populli”, tha Donald Lu duke kujtuar qindra njerëz që e kanë ndaluar në rrugë për t’i kërkuar kalimin e reformës në drejtësi. Ambasadori kujtoi edhe presionin që kishin deputetët nga elektorati dhe njerëzit që i rrethonin.

Kam folur me deputetë. Secili më tha të njëjtën histori: Tentoni ta votoni patjetër! Se kishin frikë të ktheheshin nga parlamenti, kur të gjithë prisnin që ata të votonin reformën në drejtësi” u shpreh ambasadori.

Ambasadori amerikan pasi ka denoncuar disa herë pasurinë që kanë vënë njerëz të korruptuar të drejtësisë, këtë herë sulmoi dhe politikanët.

Gjatë vitit të fundit mijëra njerëz nga i gjithë vendin e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Qindra qytetarët të zakonshëm u mblodhën javën e kaluar në Tiranë me pankarta të thjeshta në duar në zhegun përvëlues të verës. U mblodhën sërish para Kuvendit në pikë të diellit duke brohoritur për reformën, ndërsa Mercedezët dhe BMV-të e zeza me ajër të kondicionuar të politikanëve kalonin para tyre” u shpreh Lu.

Ata ishin të moshuar, pensionistë dhe të papunë. Ata kërkonin një gjë të thjeshtë: Drejtësi! Jam i kënaqur të udhëheqësit politikë i dëgjuan dhe e merituan. Rezistenca ndaj kësaj reforme ishte e vërtetë, u desh kurajo që të dëgjohej zëri i qytetarëve. Uroj që udhëheqësit ta zbatojnë plotësisht këtë reformë.”

July 28, 2016 19:58
Komento

12 Komente

  1. fteri July 28, 20:27

    *****Rroftë SH.B.A-ja ,dhe BE-ja.dhe ambasadori i vendosur LU ,DHE Vlahutin për të ralizuar reformën në drejtësi me një përkushtim e vendosmëri të jashtëzakonëshme pa zëmbrapje deri te protesta brutale z. LU në shoqërinë civile.kryen punë cilësore më shumë se 100 deputet shqiptar.Kjo reformë nuk do të ralizohej kurr pa ndihëmën e kontributit LU dhe Vlahutin.Faleminderit ambasador në emër të popullit të masakruar nga gjykatësit vrasës të drejtësisë së vëretetë .

    Reply to this comment
  2. nje deputete July 28, 20:45

    AUDI I KONDICIONUAR ESTE I DEMSHEM PER SHENDETIN PRANDAJ VETNDESHKOHEN POLITIJANET.

    Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... July 29, 12:59

      Zoti Lu,
      Ju faleminderit per fjalet prej diplomati qe perputhen me realitetin.
      Kjo ka ndodhur rralle ne historine 25 vjecare te shqiperise por ne kemi nevoje per me shume. Do sugjeroja qe SHBA dhe shqiperia te hapin nje linje te re biznesi qe ne si popull do ta mbeshtesim me plot zemer dhe do ta paguanim qindarke me qindarke pa hezituar. Ideja ime eshte qe ato qe SHBA po mundohet ti beje per shqiperine ne shqiperi le ti beje ne SHBA. Ne si popull jemi te gatshem qe politikanet tane ti dergojme per mesim ne burgjet federale te shteteve te bashkuara. Po ti cojme atje per 4 vjet secilin ndoshta do ven mend. Ndoshta kane nevoje qe te dalin nga mercedezet dhe bmv-te dhe te bejne dush ne burgjet federale per ca kohe. Ky kurs do te siguroje qe politikaneve shqiptare te mos u shkoj me karrigja ne mendje pasi ata nuk do mund te ulen me si me pare. Mos kini merak se nuk ka rrezik shatezanie se ata jane mushka, pelat ua mbajme ketu dhe kujdeset populli vet per to.

      Reply to this comment
  3. katarakti July 28, 20:53

    Ka folur bukur. Jo si nje ambasador amerikan me bindje politike te majta ose te djathta, por si nje qenie njerezore qe i dhimbsen te varferit, te papunet dhe te pafuqishmit ne kete vend. Bravo edhe per kritiken qe u ben politikaneve qe vetem per popullin nuk mendojne.

    Reply to this comment
  4. maks July 28, 20:55

    zoti lu ju duhet te beni nje list me keta politikan dhe ti trajtoni si trajtoni kriminelat sepse keshtu e trajtojn popullin e tyre keta te mallkuar

    Reply to this comment
  5. NIKU July 28, 21:13

    RROFTE PARTIA DESH ME THANE ,SE UNE KAM MBARUE! NUK E SI SEPSE MU KUJTUAN DO VARGJE PER AMANETIN E FUNDIT TE NJE NJERIU QE PO JEPTE SHPIRT!EDHE KJO REFORME E TILLE ASHTE!JANE LANE UQERIT ME I VAR KEMBORET BAGETISE!A THUE SE KY VEND CALOI NGA DISA GJYKATES KU NE FAKT KRYEKRIMI”BURRE SHTETI” I SIMULOI PER ME HUP GJYRMET E KOPESE SE TIJ !KJO REFORME U MIRATUE PER ME GARANTUE PALEN QE VODHI,VRAU,E TORTUROI NEN TOGEFJALESHIN “DEMO KRA CI “!ATA QE DUHEN CUAR PERPARA DREJTESISE JANE VENDIMTARE NE KETE REN FORME E PRESIN ME PADURIM ZGJEDHJET PERTEJ ATLANTIKUT KU NGA TE DYJA ANET JANE TE SIGURUAR SEPSE NGA NJE ANE ESHTE UJKU I VERTET DONALT TRAMP E NGA KRAHU TJETER “NENA DHIJA ME KECET E PODESTES”!RROFTE MIQESIA KINEZO-SHQIPTARE,ME NE KRYE PERFAQESUESIN E SAJ DONALT LU PER MESAZHET QE NA JAPIN.UROJ QE ZGJDHJET TI FITOJE NENA DHIA E TE NA SJELLE EDHE NJA KATERMIJE MUXHAHEDINE TE TJERE SI DHURATEN ME TE SHTRENJTE PER KETE POPULL MIK.,PASI VETEM NE KETE MENYRE MUND TE RIKTHEHET NE PUSHTET KUSARIA BERISHJANE SI DOMOSDOSHMERI PER RRUGETIMIN E SHQIPERISE DREJT ARRITJEVE TE REJA NE MAJAT E DEMOKRACISE KU MUNGON VETEM FJALA E POPULLT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  6. Arben July 28, 21:15

    PO TI CFARE DO OR MIK,

    POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, I KA VOTUAR DHE I PAGUAN KETA DEPUTETE, MBI TE GJITHA ESHTE I LUMTUR SI SHKEMB GRANITI.

    TI KU HYN KETU, TY RROGEN TA JEP OBAMA DHE JO POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  7. alphade July 28, 23:55

    O pushtetar ! Ju doni var ! A e degjoni ambasadorin Lu,
    cfare flet per ju !! Halete nuk duan t’ja dine sa pordhe
    leshohen ne te !!!
    Saliu e kushdo tjeter thone : qent le te lehin,hajnia te
    shkoje perpara …..!!!
    O tempora, o mores !!! Quo Vadis ?…

    Reply to this comment
  8. alphade July 29, 03:42

    Nje bravo kozmike zoti LU ! ,ambasador i SHBA-s ne.
    Shqiperi !!!

    Reply to this comment
  9. Atdhetar July 29, 06:05

    Rrofsh USA

    Reply to this comment
  10. XHIM XHIBOKSI July 29, 10:37

    Shume mire Donald Luja po keta udheheqesit tane pse nuk shqetesohen po kaq shume sa interesohen LUJA apo e kane menndjen tek te vjedhurit e te çojne ne detyra te rendsishem njerzit e tyre dhe jo ata qe nuk kane asnje problem ne karieren e tyre por zgjedhin ata te njollosurit per te njollosur te gjithe shtetin tere Shqiptaret.Z. LU menaxhoje vete situaten dhe mbaje ÇEKANIN e GJYQTARIT vete ne DORE dhe bjeru direkt e ne fityre se keshtu e duan nje pjese e tyre,mos hezito ndaj ketyre te shitureve tek Serbi. Ne duam qe Amerika te vazhdoje te drejtoje reformen deri sa te ecin vete ata te pakte te ndershem qe jane ketu.

    Reply to this comment
  11. info analitike July 30, 15:52

    Po keta me Jaguare si e kane ajrin e kondicionuar te ndezur apo te fikur?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*