Lu sqaron pse populli e kupton Reformën dhe tregon historinë e gruas së dhunuar

June 2, 2016 10:45

Lu sqaron pse populli e kupton Reformën dhe tregon historinë e gruas së dhunuar

Ambasadori amerikan Donald Lu duke rivënë theksin tek reforma në drejtësi i ka quajtur sot politikanët shqiptarë arrogantë.

Donald Lu: Kam pasur një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë në të vërtetë debatin për reformën në dretësi. Sinqerisht kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë të zgjuar mjaftueshëm për të kuptuar se cfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare.

Nga e di unë se shqiptarët e kuptojnë reformën dhe problemin e korrupsionit? Për shkak të studimeve serioze të Shoqërisë Civile – tha Lu.

Ai foli për një raport “të kryer në mënyrë profesionale”.

“Raporti tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit me një rënie prej 13% të njerëzve që thonë se kanë pasur një përvojë vetjake dhe të drejtëpërdrejtë me korrupsionin. Studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike , prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim. Ai tregon se populli shqiptar e kupton me të vërtetë se cfarë po ndodh me korrupsionin në Shqipëri – thotë ambasadori.

Ai ka treguar edhe historinë tronditëse të një gruaje, si shembull i korrupsionit në drejtësi.

“Një grua shkoi në sistemin gjyqësor, por vuajtjet e saj u shtuan më shumë. Kam mbetur i prekur nga historia e saj. Gruaja e dhunuar gjeti më shumë vuajtje nga drejtësia. Gjykata i dha burrit të saj kriminel pasurinë, por edhe fëmijët. Fëmijët përfunduan në duart e abuzuesit. Arsyeja e këtij vendimi ishte thjesht korrupsioni”, tregoi Lu.

 

June 2, 2016 10:45
Komento

7 Komente

  1. I.Troplini June 2, 11:10

    Eh more Zoti Lu,

    mire e kini Ju dhe ajo shqipja juaj e keqe.
    Nga njera ane, shperndani medalje te korruptuarish per “BURRA SHTETI” dhe beni gjithcka qe korrupsioni dhe vrasjet per korrupsion te mos zgjidhen kurre,,,,nga ana tjeter paskerkeni konstatuar se “elita shqiptare” qenkerka qenka arrogante.
    Me perlote o Z.Lu. Nuk ka shami qe mi than mua syte.
    Vazhdoni silluni si mbreti i shqiptareve Z.Lu.
    Kur tu teket, ngrini gishtin e madh lart. Kur te mos doni, uleni poshte.
    Me shpellare matrapaze, mund te besh gjithcka. Vetem mos i quaj ELITE, te lutem.
    Vazhdo biseden me “elitat” shqiptare o bilbil i shqipes.
    Vazhdo fol me Mulin,Jozin,Fufin,Paloqen,Bumcat,Lylin,Saliun. Mos harro Xenin dhe dhendrin.
    ELITA? Apo gropa e gjirizit?

    Reply to this comment
  2. Arben June 2, 11:22

    TE LUMTE GOJA OR MIK,

    JE VERTET MIK I KETIJ POPULLI

    Reply to this comment
  3. kris 1 June 2, 12:11

    mire eshte qe SHBA ti zevendesoj konstatitmet me veprime konkrete.
    Te ndaloje pritjet si heronj te politikaneve te korruptuar ne departamentin e shtetit dhe ne kongres.
    Te aktivizoje goditjen ne zerin e Amerikes tekorrupsionit.
    ti terheq vemendjen FMN dhe banked boterore qe kane 25 vjet qe me projektet e tyre po thellojne korrupsionin dhe po rrisin varferine.
    Te ndihmoje rriorganizimin e sherbimeve inteligjente shqiptare per ti sherbyer vendit dhe Natos sepse deri tani jane lodra ne duart e politikes.
    te ndryshohet ligji elektoral si antdemokratik.Votohet per partine si ne kohen e Enverit.
    Te ndryshohet kodi penaal dhe te rihapen te gjitha ceshtjet e mbyllura me procedure.
    CIA ti dorzoje shtetit shqiptar listat e agjentures serbo-sllave ne shqiperi prej luftes se dyte boterore deri me sot.
    Te shpallet i padeshirueshem per ameriken krimineli Berisha dhe familja e tij
    Reforma ne drejtesi nuk mund te arrije qellimin duke ju lutur kriminelev per konsensus.Me konsesusin e politikaneve reforma do te jete nje kerbac per popullin

    Reply to this comment
  4. Gani USA June 2, 13:44

    I more leje Saliut per kete deklaraten o xhaxhi Lu?

    Reply to this comment
  5. Fevzi Biberaj June 2, 14:09

    KUR NUK E KUPTON DASH QE KY PO DESKRITITON AMERIKEN SI TA KUPTOJE KALI I XENIT QE E KA BASHKEPRONAR ME DHENDERRIN SERB!

    Reply to this comment
  6. mentor June 2, 15:25

    Lot po vajtoj..a eshte serioze apo gallate ?
    Nese ka dicka mos luani me lot e vajtime se duken si shtirje

    Reply to this comment
  7. D June 2, 17:24

    Me shume se kedo Amerika(Agjensite e saj) njohin Sali Berishen per veprimtarine e tij antishqiptare e antiamarikane(kur e kane kritikuar ate)antireforme etj.Ai kur ja do puna ka sulmuar disa Ambasadore Amerikane por nuk ka marre nga ata pergjigjen e merituar(si duket Podesta vazhdon ta mbroje)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim