Lu-kryebashkiakëve: Kur vini me Mercedeza a mendoni për votuesit?

October 30, 2015 10:56

Lu-kryebashkiakëve: Kur vini me Mercedeza a mendoni për votuesit?

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lul deklaron se ka ardhur koha që qeveria të dëshmojë se reformën territoriale nuk e ka bërë për të fituar zgjedhjet, por për të përmirësuar shërbimet.

Gjatë një konference kombëtare për pushtetin vendor, përfaqësuesi i SHBA-ve në Tiranë, kërkoi më shumë fonde për njësitë vendor dhe të mos ketë favorizime.

Na është thënë nga qeveria se reforma territoriale u miratua për të përmirësuar shërbimet publike dhe rritur cilësinë e administratave vendore dhe jo për të fituar zgjedhjet. Kemi nxitur kryeministrin dhe ministrin e Financave t’u japin administratave vendore paratë dhe pushtetin që u nevojitet për të përmirësuar shërbimin”, tha ai.

Lu tha se fondet duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë si për baskitë e majta ashtu edhe për ato që kanë drejtues të zgjedhur nga e djathta.

“I kemi kërkuar qeverisë qendrore të investojë drejtpërdrejtë tek qeveritë vendore, në vend të fondeve rajonale të zhvillimit të cilat ndeshen me rrezikun e përdorimit për financimin e kryetarëve të bashkive të PS-së dhe LSI-së dhe mohimin e fondeve për kryetarët e bashkive të opozitës. Bashkitë duhet të kenë burimet e tyre të financimit përmes tatimit vendor, ose ndarjes së taksave me qeverisjen vendore”, u shpreh.

Kritikat e tij u drejtuan edhe nga drejtuesve të pushtetit vendor për mënyrën se si menaxhojnë fondet.

Nëse keni ardhur me Mercedez, BMV apo me makina të zeza, duhet të mendoni, nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo e postës, në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni: A do të shpenzoheshin më mirë këto para për mbledhjen e plehrave, apo përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve?”, theksoi ai.

Në fund, ai tha se qeveria amerikane përmes USAID-it ka caktuar një fond prej 12.8 milionë dollarë për zhvillimin urban në qeverisjen vendore. /Dita/

 

October 30, 2015 10:56
Komento

18 Komente

  1. Ali October 30, 11:16

    Ka te drejte Ambasodori.Ata duhet te punojne vete cdo dite , te kujdesen per qytetaret.Jo te rrine gjithe diten neper klube lluksoze.Bravo Amasadori.

    Reply to this comment
  2. Arber October 30, 11:17

    Eh mer Lu, mer Lu. Aty po u rruhet atyre me fjalimin tend. Ata po thone me vete mos kapim ndonje bentley se mercedesit i ka dale boja ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi October 30, 11:21

    Zoti Lu, respekte per kete konstatim. por politikanet tane, sapo marrin votat, harrojne premtimet, dhe harbojne pas perfitimeve! Kjo situate zgjidhet vetem me bisturi. Sigurisht e ka ne dore populli ta perdore……

    Reply to this comment
  4. BESI October 30, 11:32

    Me pelqen shume kritika qe shoku Lu u drejton te zgjedhurve ne krye te pushtit Lokal!Nuk e gjeje me vend kur deklaron se “Ne” u kemi kerkuar qeverise,se Ne i kemi thene ketyre e atyre !Mos valle demokracia ne Shqipëri krahas kater pushteteve qe ka gjithe bota demokratike mban mbi kuriz edhe pushtetin e peste ate ambasadorial?

    Reply to this comment
  5. Andrea October 30, 11:53

    Ju gjithmone kini te drejte presidenti LU por kryeministri nuk po ben detyren,prandaj hiqeni ate dhe vini Berishen se keshtu do gezoni edhe majmunin Arvizu.P.S. keta ambasadore ose jane nul dhe nuk kane haber nga diplomacia,ose nuk jane dakord me qeverine e zgjedhur nga populli.Lerini llogjet z.LU dhe mos u bej ombrelle e kriminelave te ketij kombi por hapini driten jeshile qeverise per te shkateruar banden e Saliut dhe yllit ne ngjitje Lulezimit.Dekriminalizimi nuk fillon vetem ne P.S.dhe mbaron aty por duhet te arestohen te gjithe plerat e llumi i ketij kombi qe [er 25 vjet ja leruan ketij vendi.Popullit gjithnje e me shume po i mbushet mendia se ju ambasadoret po coroditni gjithcka prandaj zgjedhjet e ardheshme do votojme per ambasadat e jo me per perfaqesues te popullit.

    Reply to this comment
    • USA October 30, 16:39

      Fjale me vend e ambasadorit. Populli i mesiperm duhet ti largohet interesave personal that ti kerkojne llogari qeverise per cdo para te shpenzuar pa kriter.

      Reply to this comment
  6. F. Kusho. October 30, 12:57

    Me pasurite e zea te politikaneve koka ne tranzicion, vertetohet qe ata, nuk cajne koken per varfanjakert shqiptare,.me idene se permes fuqise te shtetit do mbulojne gjithe kleptot e tyre.Gjithe gangrena eshte tek fakti, pse saliu vret shqiptaret qe i dijne faktet? Trebicken,Olldashin,Gramozin,etj,etj.

    Reply to this comment
  7. why ? October 30, 13:29

    nuk e kuptoj cfare statusi ka ambasdori amerikan ne shquperi ?

    mbret..governor ,,sekretar I pare apo perandor

    kush do qe te jete nga keto te trija ai po e ben punen keq ..pse ?

    te tolerosh superkriminelin berishe qe plus krimeve ka dhe nje pasuri sa nje miljon here e ketyre bashkiakeve te Lu-se.

    nuk e di a I sheh zoti andrea Stefani keto daljet ilegale te nje nje ambasdori qe vetem detyren e tij nuk po kryen…

    zoti ambassador ju siguroj qe 99 perqind e shqiptareve nuk e imagjinonin keshtu 2015…

    Reply to this comment
  8. Jorgo October 30, 15:51

    zoti Lu ka te drejte, por pyetjen per reformen territoriale duhet tje beje edhe parardhesit te tij, ai le tja shpjegoje a ishte reforme poltike apo per te permiresuar sherbimet.

    Reply to this comment
  9. Prologu i një vjedhjeje tjetër “në emër të kombit” October 30, 16:04

    Te nderuar lexues,

    Duam t’ju bejme me dije disa fakte ne lidhje me tenderin e zhvilluar dje, ku u paraqiten ofertat për Zonën Ekonomike të Spitallës, nga dy kompani të huaja.
    http://www.ekonomia.gov.al/al/newsroom/lajme/hapen-ofertat-per-zonen-ekonomike-te-spitalles-dy-kompani-te-huaja-interes-per-zhvillimin-e-zones

    Nga 2 ofertuesit:

    – firma italiane “RENDur4” sh.p.k. qe nje firme fantazem, qe nuk ekziston fare ne Itali dhe per kete mund te kerkoni neper regjistrat italiane. Kjo na le te mendojme qe pjesmarrja e saj ne tender eshte bere thjeshte per te nxjerre fitues konkuruesin e dyte.

    – ndersa dy firmat kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd” jane dy firma per te cilat mund te informoheni shume qarte ne website te Qeverise Kineze per Regjistrin e Kompanive: http://gsxt.saic.gov.cn/

    Ne kete website “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” eshte nje kompani shume e vogel, bile dhe per permasat e Shqiperise, me nje kapital prej 2,7 milione euro (ose 20 milione Juan) dhe ne historikun e aktivitetit te saj ka blere aksione te nje prodhuesi te vogel farmaceutik. Kjo kompani rezulton qe nuk ka as faqe interneti.
    http://gsxt.zjaic.gov.cn/appbasicinfo/doViewAppBasicInfo.do?corpid=966217C221760E2A9600135A33FE7AF18C7DD49CE2BF756EB984754884A10D77
    Kjo kompani ndodhet ne nje zone rurale te Kines, ne Quzhou te provinces Zhejiang. Pa asnje Zonë te Lire Ekonomike.
    https://www.google.com/maps/place/1+Nan+Hu+Lu,+Kaihua+Xian,+Quzhou+Shi,+Zhejiang+Sheng,+China/@29.1293387,118.4058768,17z/data=!3m1!4b1!4m2!3m1!1s0x3437ccb32a9dc887:0x746e99f65c45c865

    Ndersa firma “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd” ka ne aktivitetin e saj mirembajtjen e shtepive te pleqve ne Kine.

    Pra asnje nga firmat kineze ne konsorcium

    – nuk kane kapacitetin financjar te investoje 1,5 miliarde dollare, sic pretendohet ne njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;

    – nuk kane asnje eksperience per zhvillimin e Zonave te Lira Ekonomike;

    – nuk kane asnje eksperience nderkombetare;

    – nuk kane certifikimet e nevojshme per aktivitet Free Trade Zone ne Kine.

    – nuk paraqiten dje ne tender asnje garanci bankare per investimin e tyre.

    Nga informacione shume te sigurta kompania “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” i ka shkruar vete termat e references, te cilat ministri Ahmetaj i paraqet si sygjerime nga Universiteti i Harvardit. Pra ministria ka pergatitur cdo gje sipas “sygjerimit” te firmes “kineze”. Kjo shpjegon dhe faktin e mungeses se interesit nga kompani te medha ne kete sektor.

    Duhet t’jua themi troc se mbrapa ketyre dy firmave kineze qendron direkt vellai i Edi Rames, Olsi Rama, perfaqesuesi de-facto i ketyre firmave dhe fituesi real i Zones se Lire Ekonomike te Spitalles.

    Kete mund ta shifni ne faqen e web te nje kompanie kineze te ndrelidhur (sa pa e fshire), qe thote qe Olsi Rama eshte i derguari zyrtar i Qeverise Shqiptare ne keto negociata, se bashku me Keshilltarin Tregtare te Ambasades Krivis Meci dhe Gëzim Mance, perfaqesues per investimet ne Shqiperi. http://www.awjt.cn/P1.asp?id=19522

    Cuditerisht Gëzim Mance, se bashku Xiaohe Zhou (foto e pasaportes dhe kartvizita jane bashkengjitur), pronarin e firmes kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd”, qe jane ne fotot e mesiperme me Olsi Ramen ne Kine, dje jane paqitur ne tenderin e Ministrise se Ekonomise.

    Organet repsektive dhe mediat le te bejne hetimet perkatese.

    Per ne perfitues real i Zones se Lire Ekonomike te Spitalles prej 500 hektare dhe per 99 vjet eshte Edi Rama dhe vellai i tij Olsi Rama. Firmat e vogla kineze jane paraqitur ne tender thjeshte sa per te mbuluar kete mega afere korruptive.

    Plan biznesi real i tyre nuk eshte zhvillimi i nje Zone Industriale ne Spitalle, pasi ajo zone nuk ka nje port te mirfillte dhe lidhje hekurudhore efektive me rajonin dhe Europen, por eshte shitja e vizave dhe rezidencave te perhershme per shtetas kineze, i cili eshte nje nga bizneset me fitim prurese ne Kine.

    Per kete kemi informacione te sigurta, qe qeveria shqiptare do te beje nje pakete ligjore, ku cdo shtetas i huaj qe investon mbi 200 mije euro ne Shqiperi merr automatikisht leje qendrimi ne Shqiperi. Po te ishte bere ky rregullim ligjor para ketij tenderi, sigurisht qe do te kishin marre pjese shume firma kineze. Por gjithmone me qellim shitjen e rezidences ne Shqiperi dhe jo investimet ne industri, c’ka kerkon paketa ligjore me komplekse, qe qeveria shqiptare as nuk i ka dhe as nuk i di.

    Kjo eshte nje RILINDJE e GRABITJEVE te PRONAVE PUBLIKE!

    Albanian Whistleblower

    [email protected]

    Reply to this comment
    • BESI October 30, 19:36

      Po pse ka akoma prona publike ne Shqiperi?Valle mire Sala qe edhe mund te jete ngopur me prona po Lulu.ja qe vdes per to si mund ti kete lene keto prona,po Likja qe s’te fal?Ndaj i nderuar komentues anetar i birose politike Berishjane leri shakate se jeni ju qe e shkerdhyet kete vend qe e vodhet e shitet e s’ma do mendja qe te keni lene ne kembe prona publike por tere Shqiperine e virgjer e kthyet ne shtepi publike,fale edhe fabrikes qe Ju prodhoi e qe tash kerkon qe te ndertoje nje mozuleum ku te fusi eshtrat tuja si makinat me ç’njerezore qe ka prodhuar deri me tash.

      Reply to this comment
  10. Kris 1 October 30, 16:35

    Ky Ollsiu mos eshte ai qe la ameriken per atdhedashurine?

    Reply to this comment
  11. Arben October 30, 17:02

    TE LUMTE OR MIK,

    E THE ME SPOND PER JAGUARET E LARTEGJATESISE SE TIJ.

    HAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAH

    Reply to this comment
  12. Vëzhguesi F. October 30, 17:04

    Sa keq dhe sa turp! Çdo te thote nje shkrim i tille?!
    Sado te drejta te jene konstatimet (dhe keto nuk ka pse na i bene me dije nje ambasador , qofte ky dhe i nje vendi te madh dhe mik i demokracise), ky lloj prezantimi i statusit te nje ambasadori i kalon caqet apo limitet qe i takojne nje perfaqsuesi te nje trupi diplomatik.
    Ky zoteri, flet sikur te jete Presidenti i Republikes, jo ky qe eshte zgjedhur me 50+1, por te nje presidenti te zgjedhur nga populli qe ka te drejta kushtetuese qe te nderhyje, te kritikoje, te terheqe vemendje cilitdo pushteti dhe pushtetari. Nuk ma do mendja qe ky zoteri nuk e di qe Shqiperia nuk eshte as protektorat i ndokujt dhe as Republijke ambasadoriale.
    “Na eshte thene nga qeveria se reformat teritoriale…”
    Çdo te thote kjo menyre te shprehuri ne kete fare feje.
    Kjo qeveri, si çdo qeveri e nje vendi sovran, ka detyrime ndaj qytetarve dhe zgjedhesve te saj dhe jo t’i premtoje apo t’u thote ambasadoreve.
    Nuk besoj se ambasadori meqe flet shqip, duhet te marre poziten e nje kritikuesi opozitar apo si perafqsues i popullit.
    Gjithesesi, gjykoj, se edhe per qendrime apo veprime te tilla, pergjegjesia eshte e kesaj qeverisje, e cila nuk di te mbaje pozicionin e saj kushtetues.
    Toleranca te kesaj natyre, perveçse nje lloj paniku dhe inferioriteti ndaj me te medhenjeve, jane dhe nje pranim i hapur ndaj papergjegjshmerise dhe paaftesise ne kryerjen e detyrave dhe detyrimeve kushtetuese.
    Une gjykoj se ambasadori, para se te merret me konstatime, qe i shohin te gjithe perdite, si perfaqesues i nje shteti te madh dhe partner strategjik per Shqiperine, duhet te ndihmoje ne gjetjen e rrugeve ligjore per te vene ne pozita kushtetues Drejtesine e korruptuar shqiptare, gje e cila do te çonte ne finalizimin e vendimeve historike per te vene ne banken e te akuzuareve ata qe e deformuan demokracine shqiptare, ata qe e vodhen dhe e vrane shpren e ketij populli ne keto 25 vjet tranzicion pa fund, ne krye te listes te se cileve duhet te jete Sali Ram Berisha dhe gjithe banda e tij ne poste politike apo ekonomike.
    Çdo gje tjeter eshte loje apo tjerrje fjalesh dhe fjalishe per te mbuluar me pluhur veprimtarine antidemokratike te shkaktarit kryesor te kesaj amullie.

    Reply to this comment
    • Bariu October 30, 17:21

      Tani po e mer vesh ti kastravec se kudo ne rajon president e kryeminister i cdo vendi esht ambassadori amerikan!
      Te zgjedhurit jan formale e se sovranitet nuk ka ne kapitalizem po made in usa!

      Reply to this comment
    • LOVE October 30, 17:30

      aaaaaaaaaaaa Vezhguesi F
      tani ma bere borxh ,se nuk doja as te flisja ,kam frike se me iken prape 😛
      1] fjaimet e ketyre merren ne nje kontekst te pergjithshem ,gazeta shkruan aq sa ka qejf ,ose thjesht ate qe i intereson dhe ketu ka shkruar
      mjaftueshem dhe sakt
      po foli Likja shkruajne ca me pak , u ka hipur qetesia dhe dashuria
      me Skraparin
      ti me siguri je frymezuar nga fjalimi i gjithollogut Stefani ,nuk besoj se e ke akoma nga politika e rrezikut angllo – amerikan ,por sidoqofte meso
      qe keta do flasin derisa harxhojne miliona dollare ,derisa jane partneri strategjik
      i yni ,derisa marrin rrogen ,thene me popullorce ,dicka do thone …
      dhe sidomos duke qene se ju lane 50 vjet e pane qe e ndritet .
      ne i konstatojme perdite ,po kur e thone ata eshte pak me ndryshe
      pastaj se kane fajin ata qe qiviria mbyti turkoshakun dhe ngjalli jaguarin 😛
      mos u nxeh kot ,degjo mua ,se nuk kane faj ata
      dhe sa per proktetoriatin ,eshte gjynah i madh qe nuk jemi
      do filluar peticioni qe te na adoptojne ,me keta politikan jemi jetim te gjithe …

      Reply to this comment
  13. Vëzhguesi F. October 30, 19:17

    Replike e detyruar!
    @Bariu!
    Une nuk pres nga nje çoban dhishe me nje Tablet (ne vend te radios ILIRIA) ne mal, te me replikoj ndryshe.
    Ate kastravecin po te pelqen ne daç haje ne daç beji qefin fundshpines.
    Po nuk te pelqej mos me lexo, por as kam pranuar dhe as pranoje fyerje nga askush dhe jo nga injorante qe sjellin ne kete rrjet social gomarlleqe pa hesap.
    @”Love”
    Na “çkrive” me ato shakate e dua me te kripura se ato te Fadil Hases pasi ka rrekellyer nja dy dopio.
    Ne kohen e “Enferrit” tend ti, qe kerkon te na prezantohesh here si enderimtare, here si perfaqesuese e dashurise, kishe ca kripe me ato imtimet e kengetareve, por qe kur je kthyer nga Gjermania, me duket se i je futur politikes se llojit futja kot si turku asaj punes.
    Per ato 50 vjetet qe shkuan, ti je nga ato qe ke perfituar edhe pse nuk je shquar per ndonje diçka, madje qendron shume me posht jo se yt vella se ai eshte dikushi por se dhe jot moter qe eshte ca vjet me e vogel.
    Tani besoj se nuk te vlejn shume nofkat qe zgjedh si ai plakushi i kostreceve.
    Une nuk nxehem kur komentoj, por jap opinionin tim mbeshtetur ne logjiken se si mund dhe duhet te funksionoje nje shtet normal.
    Dhe diçka duhet te dish moj noce, pardon goce (megjithese nuk je ne moshe çike).
    Askush, ne menyre absolute , askush nuk te ka dhene dhe te jep miliona dhoro, por borxh, e kupton borxh, qe mbetet i tille jo per kete brez por per disa breza.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*