Lu: Islami të tregojë rrugën për një botë paqësore

July 28, 2016 15:34

Lu: Islami të tregojë rrugën për një botë paqësore

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenar që janë përkrah Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit.

Teksa bota po përballet me kërcënimet, dhunën dhe shtypjen, ai tha se është e rëndësishme që Islami të ndihmojë për të treguar rrugën drejt një bote paqësore.

Lu: Tani, ndërsa bota përballet me kërcënimet e analfabetizmit, diskriminimit, dhunës dhe shtypjes, është më e rëndësishme se kurrë që Islami të ndihmojë për të treguar rrugën për një botë më paqësore. 

Ai mori pjesë në konferencën “Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm dhe i Radikalizimit”.

Fjala e plotë:

Kryetar i Komunitetit Mysliman Bruçaj, Gjeneral Lleshi, Z. Gurra, të nderuar imamë të

Ju punoni çdo ditë për të përkrahur këto vlera. Në veçanti, po i ndihmoni të rinjtë që të përcaktojnë vlerat që do të ndjekin gjatë gjithë jetës së tyre.  Shpresoj që sot të mësoni ide të reja se si mund të ndihmoni të rinjtë të shmangin rrugën e radikalizimit dhe të dhunës në komuntietet tuaja.

Ambasada Amerikane është e përkushtuar të punojë mbi këtë çështje në të gjitha nivelet — me qeverinë, me të rinjtë dhe me udhëheqësit fetarë.  Puna kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk është e lehtë. Do të kërkojë që çdo anëtar i komunitetit tuaj të punojë së bashku për të kundërshtuar mesazhet e rreme nga grupe të huaja radikale.

Ju jeni udhëheqësit e kësaj lëvizjeje. Vitin e kaluar, disa shqiptarë morën pjesë në Samitin e Shtëpisë së Bardhë kundër ekstremizmit të dhunshëm, mbajtur në Uashington.  Qëllimi i tyre ishte të nxiteshin diskutime si ky që po zhvilloni sot këtu.

Shpresoj që ky aktivitet të nxisë mësim, diskutim dhe debat.  Mendoj se burimet më të mira për ide të reja do të jenë idetë që do të mësoni nga njëri-tjetri.  Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë partner i Komunitetit Mysliman Shqiptar për këtë çështje të rëndësishme.

E kam kaluar pjesën më të madhe të moshës madhore në vende me shumicë myslimane. Si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone, jetoja përballë xhamisë së fshatit tonë. Në vend të minares, hoxha e bënte thirrjen për lutje të besimtarëve duke përdorur daullen më të madhe që të kishin zënë sytë.

Për mua, kjo është një prej pjesëve më të bukura të islamit — që mund të përshtatet dhe të mirëpresë tradita kulturore nga të gjithë popujt.  Tani, ndërsa bota përballet me kërcënimet e analfabetizmit, diskriminimit, dhunës dhe shtypjes, është më e rëndësishme se kurrë që Islami të ndihmojë për të treguar rrugën për një botë më paqësore. 

Së fundi, faleminderit Kryetar Bruçaj dhe Fejzi Shaholli për udhëheqjen e treguar në organizimin e kësaj konference sot. Keni mbështetjen tonë të plotë dhe të sinqertë për këtë punë të rëndësishme.

July 28, 2016 15:34
Komento

1 Koment

  1. Arben July 28, 20:20

    NE FAKT KETO QE THOTE SHOKU LU, MUND TE JENE KERCENIME, POR FAKTE JANE BOMBAT AMERIKANE MBI POPULLSINE MUSLIMANE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*