Lu: Mirëpresim përballjen e Tahirit me ligjin, pa imunitet

May 4, 2018 10:18

Lu: Mirëpresim përballjen e Tahirit me ligjin, pa imunitet

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar se fakti që Tahiri do të përballet me drejtësinë si një qytetar i zakonshëm pa imunitet është mëse i mirëpritur.

“Cila është sfida kryesore sot? Do të isha i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen, arrestimin dhe ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Urdhër arrestet janë lëshuar edhe për Klement Balili dhe Arbër Çekaj, po ata duhet të kapen. Kryebashkiaku Fran Frokaj dhe ish kryebashkiaku Elvis Roshi po ndiqen penalisht”, tha Lu.

“Nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve, atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur”, apeloi ai.

Teksa foli për rolin e shoqërisë civile, që sipas Donald Lu-së ka qenë mjaft aktive përsa i përket reformës në drejtësi, dekriminalizimit, dhe vettingut së fundmi, ai tha se nuk duhet të jetë dembele.

“Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Froku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve këta nuk janë më në kuvend apo bashki. Shoqëria civile duhet të jetë krenare për gjithë këto gjëra dhe shumë të tjera. Po nuk duhet të bëheni dembelë, ka ende shumë për të bërë”, tha ai.

s.a/dita

 

 

May 4, 2018 10:18
Komento

9 Komente

  1. ela May 4, 10:34

    tallu,Tallu me fukarane,po Ilir Sadedinin?,posali Berishen? po Lulin? ec mo me gjiyth amerike dhe ti je i blere

    Reply to this comment
  2. LORA May 4, 10:46

    Heu,,,,,Ambasadori Lu po lypka ndihmen e shoqerise civile per me u marr me cironka dhe per mbulimin me jatak te peshkaqenve ,,,,qe i njeh e tere shoqeria shqiptare :tash e 28 vitet e fundit !!!!!!!
    Sic duket shkoqur, z.Lu po lypka ndihmen e handikapateve.

    Reply to this comment
  3. Dibrani May 4, 11:00

    Bravo ambasador

    Presioni Amerikan duhet te jet me i ashper ndaj qeveris kriminale dhe gjykatave te kapura

    Reply to this comment
  4. Socialisti i Ndershem May 4, 11:45

    Tahiri dje tha se “Jane blere ambasadore”.
    Logjika me e dobet te thote se i pari je ti shoku Lu. Ndryshe nuk ka asnje spjegim se perse ti ke kater vjet qe konkuron me Taulantin se cili nga ju e do me shume Lartgjatesine e Tij.
    Tjetra eshte Vllahutin qe te njejtin konkurim e ka bere me Spiropalin.
    Tani n’a del e n’a shet brockulla si burre i mire dhe i ndershem.
    Ju jeni me teper se bashkefajtore per gjendjen Ekonomike, Sociale dhe Pasigurine e Shqiperise.

    Reply to this comment
  5. intelektuali May 4, 12:15

    O ambasadori i nerum Lu, por

    SAIMIR TAHIRI ESHTE “AL CAPONE” I EDVINIT

    Nuk e pate ne emisionin “Te paekspozuarit” te Ylli Rakipit si i hakerrohej gazetareve me nje cinizem te papare? Ne vend qe te ule koken dhe te kerkoje falje per krimet e tij monstruoze qe mbuloi Shqypnine me kanabis dhe qe kokainen e Xibrakes e transformonte si “Fitorje” te Partise, ne vend t’i kerkoje falje familjes se komisarit te policise, Dritan Zagani qe eshte nenpunes shteti, qe zbuloi se Ministri i Edvinit eshte edhe Kapobande e Droges ne Shqypni dhe qe e masakroi me nje egersi antinjerzore, tipike enveriste, njesoj sic vepronte edhe Al Capone ne Cikago me njerezit e ndershem qe nuk donin qe qyteti i tyre te binte pre e bandave mafioze me pushtet, ky Saje Qorri qe e meriton plotesisht kete epitet del ne median tone kombetare si “gjeli maje plehut”, fodull dhe agresiv duke sulmuar gazetaret me llafollogji halabakesh si klishte propagandistike te njeriut me pushtet qe “nuk e ze plumbi i armikut”.

    NGA BURON KY CINIZEM AGRESIV PREJ FODULLI I SAJMIR TAHIRIT?

    Mjafton te shikosh se cfare ka deklaruar Edi Rama pas tij ne media duke e cilesuar si “Akt Dinjitoz” qe te bindesh qe ai qe duhet te prangoset nuk eshte “Al Capone” i Edvinit Saje Qorri, por Kryeministri i organizates qeveritare mafioze, Edi Rama

    Reply to this comment
  6. info analitike May 4, 15:56

    Aaa jo keshtu shoke! Merreni me qetesi dhe dashuri se shoku Lu u zgjua pas nje gjumi te gjate edhe per Tahorrin por vetem pasi Tahorri permendi ambasadoret. Po qyshg keshtu more shoke “ministri me i suksesshem” rilindjot u katandis ne nje lecke qe partia e flaku porsa ia urdheroi teto Meerkeli. Eeh i shkreti lider global hall i madh e ka zene qe nje kapobande ta shantazhoje me keq se nje mafioz.

    Reply to this comment
  7. lalai May 4, 18:05

    o Qinezo….o Lululululu apo jo se i bie si Indianët kështu….o Lu…..hajde më puth njëher ne prapanicë….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*